Klinike Dentare ne Tirane - City Dental Clinic

PSE NE?

​Klinikë dhe mjekë të çertifikuar

në nivel internacional

Staf miqësor dhe mikëpritës

që ju bën të ndiheni si në shtëpinë tuaj

111111111

Anestezi venoze koshiente

ndërhyrje pa ankth, pa dhimbje, pa frikë

Aparatura dhe teknologji

të gjeneratës së fundit

Materiale të markave CE

dhe çertifikatë cilësie ISO 9001

Garanci e shkruar

për të gjitha trajtimet tona

Kohë e shpejtë

e ekzekutimit të punimeve

Emergjencat dentare

menaxhim dhe trajtim i shpejtë i tyre

Klinike dentare ne tirane

Klinikë dhe mjekë të çertifikuar

në nivel internacional

Staf miqësor dhe mikëpritës

që ju bën të ndiheni si në shtëpinë tuaj

111111111

Anestezi venoze koshiente

ndërhyrje pa ankth, pa dhimbje, pa frike

Emergjencat dentare

menaxhim dhe trajtim i shpejtë i tyre

Materiale të markave CE

dhe çertifikatë cilësie ISO 9001

Garanci e shkruar

për të gjitha trajtimet tona

Aparatura dhe teknologji

të gjeneratës së fundit

Kohë e shpejtë

e ekzekutimit të punimeve

Rruga e Buzëqeshjes

Telefononi në numrin tonë

Për informacione të mëtejshme

3123

Dërgoni një grafi panoramike

Ju dërgojme një preventiv fillestar

3123

Konsultë mjekësore e plotë

Plan trajtimi i personalizuar
Preventiv i detajuar

cccc

Ndërhyrje nën anestezi venoze

Pa frikë
Pa ankth
Pa dhimbje

gggg

Garanci e shkruar

Për buzëqeshjen tuaj të re

Telefononi në numrin tonë

Për informacione të mëtejshme

3123

Dërgoni një grafi panoramike

Ju dërgojme një preventiv fillestar

3123

Konsultë mjekësore e plotë

Plan trajtimi i personalizuar
Preventiv i detajuar

cccc

Ndërhyrje nën anestezi venoze

Pa frikë
Pa ankth
Pa dhimbje

gggg

Garanci e shkruar

Për buzëqeshjen tuaj të re

Trajtimet

1

Ekspertë

1

Vendndodhje

1

Pacientë

1

Trajtime

STAFI YNË

çertifikatat tona

Trajtime me cilësi të lartë dhe çmime të përballueshme:

  • Implant Dentar (përfshirë abutment) 50.000 Lekë
  • Implant Zigomatik 70.000 Lekë
  • Kurorë Metal-Porcelani 12.000 Lekë
  • Kurorë Zirkoni 20.000 Lekë
  • Faseta Emax 30.000 Lekë
  • Sedacion Koshient Endovenoz 10.000 Lekë/Ora
  • Ortodonci e Padukshme(një nofull) 120.000 Lekë
  • Cistektomi (heqje kisti) 30.000 Lekë
  • Anestezi Gjenerale 100.000 Lekë
  • “All on 6” (6 implante) dhe
    12/14 dhëmbë fiks metal-porcelani
    420.000 Lekë
  • “All on 6” (6 implante) dhe
    12/14 dhëmbë fiks zirkoni
    520.000 Lekë
  • “All on 4” (4 implante) dhe
    12/14 dhëmbë metal-porcelani
    330.000 Lekë
  • “All on 4” (4 implante) dhe
    12/14 dhëmbë fiks zirkoni
    430.000 Lekë
  • “All on 4” (4 implante) me protezë
    të lëvizshme “Overdenture
    330.000 Lekë
  • “All on 4” (4 implante) me protezë
    fikse dhëmbë rezine
    300.000 Lekë

Pyetjet e bera me shpesh

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.

Nëse është e vërtetë që Shqipëria në vitet e fundit ka njohur një proçes zhvillimi global, atëherë ky pohim ka akoma më shumë vlerë për dentistrinë, e cila ka pësuar një transformim rrënjësor në 20 vitet e fundit.Po të kthehemi pas në vitet 90, në klinikat dentare shqiptare nuk kishte as aspirator për të thithur pështymën.Dentistët i dedikoheshin kryesisht restaurimeve dhe dentistrisë konservative. Duke kujtuar të shkuarën, është gati e pabesueshme kur shikon klinikat e sotme dentare që ofrojnë me profesionalitet shërbimet më moderne në stomatologji, dhe drejtohen nga mjekë të diplomuar e trajnuar me pikë maksimale në universitet më të mira të Europës.

Edhe pse nuk është akoma pjesë zyrtare e vendeve të Bashkimit Europian, Shqipëria nga pikëpamja shoqërore, edukative dhe cilësisë së shërbimeve dentare është në të njëjtin nivel si vendet Europiane.Edhe pse nuk është akoma pjesë zyrtare e vendeve të Bashkimit Europian, Shqipëria nga pikëpamja shoqërore, edukative dhe cilësisë së shërbimeve dentare është në të njëjtin nivel si vendet Europiane.Dentistët Shqiptarë janë të përditësuar me njohuritë dhe protokollet e fundit, janë të pajisur më aparaturat më të fundit të teknologjisë dhe kryejnë në klinikat e tyre shumë studime shkencore të pavarura.

Si në çdo garë, konkurenca e lartë sjell zhvillim. Në Tiranë sot egzistojnë qindra ose mijëra klinika dentare të cilat ofrojnë: dentistri restorative, proteza fikse metal-porcelani ose zirkoni, zbardhime profesionale, estetikë dhe faseta dentare, implante dentare, ngarkesë imediate mbi implante, implantologji të guiduar, etj.Pyetja që lind spontanisht është : “ A mundet vërtet të gjitha këto klinika dentare të ofrojnë me cilësi dhe profesionalitet shërbimet e mësipërme, edhe pse pjesa më e madhe e këtyre klinikave përbëhen nga një dentist i vetëm?!”

A mundet një dentist i vetëm të ofrojë shërbime me profesionalitet të lartë në të gjitha degët e dentistrisë?! Dentistria ka shumë specialitete, dhe normalisht çdo mjek stomatolog në një klinikë dentare duhet të jetë i specializuar në një fushë të caktuar, duke dhënë në këtë mënyrë maksimumin për secilin shërbim të ofruar. Ka mjekë në Shqipëri, ashtu si edhe kolegë të tyre në Europë, që mendojnë se dinë të bëjnë çdo gjë mirë, kur në fakt nuk janë të zotët në asgjëKështu që për të bërë zgjedhjet e duhura është e nevojshme të dish egzaktësisht se për cfarë shërbimesh dentare ke nevojë, pra nëse do vendosni një implant dentar duhet të kërkoni një klinikë me një kirurg oral dhe maksilo-facial, nëse keni nevojë për kurora dentare duhet të kërkoni një klinikë me një mjek të specializuar në proteza fikse.Nëse bëni kërkime të kujdesshme, do zbuloni në Tiranë klinika që kanë në stafin e tyre mjekë të specializuar në implantologji dentare, proteza fikse e të lëvizshme, ortodonci, estetikë, etj. Janë pikërisht këto klinika që të ofrojnë një shërbim vërtet të sigurt, profesional dhe me garanci të përjetshme.

Fakti që turizmi dentar në Shqipëri po zhvillohet me ritme shumë të shpejta, tregon që ofrojmë shërbime me cilësi të lartë por me çmime më të ulëta. Klinikat dentare në Tiranë i premtojnë pacientëve të vendeve të zhvilluara Europiane, një kursim që shkon deri në 60% të vlerës, për të njëjtat shërbime që do merrnin në shtëpitë e tyre. Kjo është një shifër e konsiderueshme, sidomos kur bëhet fjalë për rikonstruksione masive apo implantologji.Shumë mjekë në vendet Europiane, diferencën e çmimeve e justifikojnë me përdorimin e materialeve me cilësi të ulët. Por, a është kjo e vërtetë?! Në fakt, mundet edhe të ketë klinika në Shqipëri që nuk përdorin materialet më të mira, por në pjesën më të madhe të rasteve ndryshimet e çmimeve deri në 60% vijnë si rezultat i shumë arsyeve të tjera që nuk kanë lidhje me materialet e përdorura.

Sigurisht që arsyeja nuk janë materialet me cilësi të ulët! Egzistojnë faktorë të qartë që justifikojnë tërësisht çmimet e ulëta, të cilat të japin mundësinë që të kursesh deri në 60% të vlerës krahasuar me vendet më të zhvilluara Europiane.Në gjithë këta faktorë nuk bën pjesë cilësia e ulët e materialeve të përdorura sepse materialet që mjekët në Shqipëri përdorin janë të gjitha të markuara CE dhe janë të njëjtat me ato që përdorin edhe kolegët e tyre Europianë.

• Taksat më të ulëta
Sigurisht që taksat e paguara nga Dentistët Shqiptarë janë shumë më të ulëta krahasuar me ato që paguajnë dentistët në vendet e tjera Europiane.
Rrogat e personelit më të ulëta

• Rrogat e personelit në vendet e zhvilluara Europiane janë të paktën dy herë më të larta se në Shqipëri. Kështu, një dentist që punon në një klinikë dentare në Itali paguhet minimalisht rreth 2500-3000 Euro në muaj, ndërsa një dentist në Shqipëri paguhet 700-1000 Euro në muaj.Një infermier në Itali paguhet 1300-1400 Euro, ndërsa në Shqipëri paguhet 300-400 Euro. Edhe pagat e recepsionistes, higjenistit dhe teknikut dentar janë të gjitha më të ulëta, kështu që kostot e shërbimit reduktohen në mënyrë sinjifikative.

• Qeratë mujore kushtojnë shumë më pak
Për të marrë me qera një ambjent me sipërfaqe 100 m2 në Milano duhet të paguash rreth 1500 Euro/muaj. I njëjti dyqan në Tiranë paguhet rreth 500 Euro.

• Elektriciteti, interneti dhe konsumet e përditshme kushtojnë më pak
Për shembull, energjia elektrike për aktivitetet e biznesit në vendin fqinjë Itali kushton 15-20 cent/kwh, ndërsa në Shqipëri kushton vetëm 10 cent/kwh.

• Materialet dentare kushtojnë më pak
Kjo qëndron në rastet e klinikave të mëdha të cilat punojnë me një numër të madh pacientësh. Duke marrë një sasi të madhe furnizimesh, ata përfitojnë çmime më të ulëta nga distributorët.

• Laboratoret dentare ofrojnë punime me çmime më të ulëta.

Për të gjitha arsyet e sipër përmendura, laboratoret dentare në Shqipëri mund ti ofrojnë mjekëve punime cilësore me çmime më të ulëta.
Çmimet e ulëta të hotelerisë, restoranteve dhe transportit
Kjo i jep mundësinë mjekëve shqiptarë ti ofrojnë pacientëve të huaj një shërbim të mirë organizuar, me akomodim dhe transport të përfshirë në paketat dentare.Pra në Shqipëri çdo gjë kushton më pakdhe kjo të jep mundësinë të kesh një buzëqeshje të shndritshme me një çmim më të ulët.

City Dental Clinic në Tiranë është një klinikë dentare që të ofron çdo gjë që ke nevojë duke të garantuar standarte europiane.Veçohen për profesionalizmin e lartë në shërbimet dentare dhe mbështeten në mjekë të specializuar në fusha të ndryshme të dentistrisë si kirurgji orale -maksilo-faciale, ortodonci, implantologji dhe estetikë dentare.dentistrisë si kirurgji orale -maksilo-faciale, ortodonci, implantologji dhe estetikë dentare. Punojnë me aparaturat më të përparuara, përdorin materiale të markave CE, disponojnë çertifikata të cilësisë ISO 9001 dhe operojnë në ambjente moderne duke ju shërbyer me një staf miqësor i cili do ju bëjë të ndiheni si në shtëpinë tuaj.Ofrojnë garanci të shkruar për të gjitha shërbimet: protetikë, kurora zirkon, faseta emax, implantologji me ngarkesë të menjëhershme, dhëmbë provizorë fiks mbi implante për 24 orë, implantologji të guiduar, projektimin dixhital te buzëqeshjes, shtim të kockës, monitorim të shenjave vitale dhe sedacion koshient endovenoz nga nje mjek i specializuar anestezist.City Dental Clinic ka mjekët më të zotë në Shqipëri dhe me turizmin dentar mund të ju ofrojë çmime që të kurseni deri në 50%.

Për të minimizuar riskun e problemeve të mëvonshme, duhet të gjeni një klinikë që ju ofron me garanci shërbimet më të mira. Kjo ka edhe më shumë vlerë për pacientët e turizmit dentar të cilët nëse kanë një problem duhet të rikthehen në Shqipëri në një moment të pa përgatiturNjë nga mënyrat për të vlerësuar klinikat dentare është të shikosh punimet dhe feedback-un që pacientët i kanë dhënë në faqet e tyre ëeb apo rrjetet sociale. Në fakt, në të shumtën e rasteve në këto faqe gjenden vetëm vlerësime nga pacient të kënaqur nga shërbimi që kanë marrë. Për fat të keq mund të ndodh që këto vlerësime mos të jenë të sinqerta, por të jenë produkt i përfitimit të një shërbimi me çmim më të ulët.Prandaj nuk është e mjaftueshme vetëm të shikosh vlerësimet që pacientët kanë lënë por duhet të thelloheni në informacione për stafin, për specializimet e mjekëve që punojnë, materialet që përdorin dhe çertifikatat e cilësisë. Nëse bëni zgjedhjet e duhura, të jeni të sigurtë që Dentistët Shqiptarë do dinë të ju dhurojnë një buzëqeshje të mrekullueshme për të gjithë jetën.

Deri në vitin 2004, e vetmja mundësi për tu diplomuar në Stomatologji ishte të studioje në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, pranë Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.hte të studioje në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, pranë Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. Më pas u hapën universitetet e para private në të cilat studentët mund të diplomoheshin për mjekësi apo dentistri.Disa nga këto universitete u mbyllën nga qeveria sepse nuk ishin të akredituara.Sot të gjithë studentët e stomatologjisë diplomohen pranë dy universiteteve private dhe në Fakultetin e Mjekësisë Dentare (publik), i cili është më i synuari , duke ditur edhe kërkesat e larta për punësim që kanë këta studentë pas përfundimit të fakultetit.

Si pacient, me siguri do keni provuar nje trajtim qe lidhet me shëndetin e dhëmbëve tuaj. Prishja e dhëmbëve ose sëmundja e mishit të dhëmbëve ka të ngjarë të jenë dy kategoritë më të mundshme të problemit. Për të trajtuar prishjen e dhëmbëve (kariesin e dhëmbëve) ose sëmundjen e mishit të dhëmbëve (sëmundja periodontale), mund të përjetoni nxjerrjen e dhëmbit, shkallëzimin dhe planifikimin e rrënjës, trajtimin e kanalit rrënjor endodontik dhe / ose restaurimin e dhëmbit.

Trajnimi i përgjithshëm i një dentisti do të mbulojë shumicën e sherbimeve dentare. Trajtimi restaurues do të nënkuptojë mbushje, kurora dhe ura. Trajtimi protetik (pasi të keni humbur një dhëmb) do të përfshijë protezat. Trajtimi endodontik është më i njohur zakonisht si terapi i kanalit rrënjë. Dhe periodontali (terapia e mishrave të dhëmbëve) përfshin procedurat e pastrimit për të shëruar indet e mishit të infektuar.

Do t’ju jepet një ekzaminim i përgjithshëm dhe mund t’ju kërkohet t’i nënshtroheni provave të tilla si rrezet x të dhëmbëve. Në varësi të gjendjes tuaj, mund t’ju duhet të merrni ilaçe të tilla si një qetësues ose antibiotikë, ose ilaçe më pak të fuqishëm me receta për të ndihmuar në procesin e shërimit.

Stomatologët inkurajojnë kujdesin e vazhdueshëm përmes higjienës së duhur dhe kontrolleve vjetore ose dy herë në vit për të vlerësuar gjendjen e dhëmbëve tuaj. Kjo është e rëndësishme për të parandaluar zhvillimin e sëmundjeve sistemike si osteoporoza, kanceri dhe diabeti. Nëse keni sëmundje të mishit të dhëmbëve, duhet të jeni në vëzhgim për një rrezik në rritje për diabet, sëmundje të zemrës dhe lindje të parakohshme. Kjo sepse shëndeti oral shpesh lidhet me shëndetin sistemik.

Kanali i Rrënjës. Kanalet rrënjësore, ose endodoncia, kërkohen kur pulpa e një dhëmbi sëmuret ose infektohet. Pulpa e dhëmbit gjendet tek enët e gjakut dhe nervat që rrethojnë dhëmbët tuaj. Nëse besoni se mund të keni nevojë për një kanal rrënjësor sepse vuani nga dhimbja e dhëmbëve, mos vononi. Mos marrja e një kanali rrënjësor kur keni nevojë mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme. Një infeksion mund të përhapet në kockën e nofullës ose në pjesë të tjera të gojës tuaj.

Do t’ju jepet një anestetik gjatë trajtimit të kanalit tuaj rrënjor, kështu që trajtimi në vetvete nuk duhet të jetë i dhimbshëm – nuk duhet të ndjeni asgjë. Trajtimi do të përqendrohet në ruajtjen e dhëmbëve tuaj natyralë. Pulpa hiqet dhe dhëmbi juaj do të vuloset përsëri me një kurorë. Ky trajtim është jashtëzakonisht efektiv dhe në shumicën e rasteve do të paraqesë një zgjidhje të përhershme të problemit.

Sëmundja e mishit të dhëmbëve (Periodontics). Sëmundja e mishit të dhëmbëve është një tjetër problem i zakonshëm që vetëm një dentist mund t’ju ndihmojë të përmirësoheni. Pse njerëzit marrin sëmundje të mishit të dhëmbëve? Goja jonë ka shumë baktere. Kombinuar me mukozen, bakteret do të formojnë një pllakë të pangjyrë, ngjitëse në dhëmbët tuaj. Kur lani dhe pastroni fillin, hiqni këtë pllakë. Por kur pllaka nuk hiqet, ajo do të ngurtësohet. Edhe larja e dhëmbëve nuk do të ju shpëtojë prej saj. Pastrimi profesional nga një dentist është i nevojshëm për ta hequr atë nga dhëmbët tuaj. Nëse kjo gjendje (gingiviti) nuk përmirësohet, ajo mund të përparojë duke u bërë periodontit, ose sëmundje e mishit të dhëmbëve.

Periodontiti, që do të thotë “pezmatim rreth dhëmbit”, përshkruan atë që ndodh kur mishrat tërhiqen nga dhëmbët. Ata formojnë xhepa që infektohen. Sistemi imunitar lufton me ato baktere, por pllaka mund të përhapet nën vijën e mishit të dhëmbëve. Nëse toksinat grumbullohen dhe infeksioni vazhdon të rritet, indet, mishrat e dhëmbëve dhe kockat përreth dhëmbëve mund të shkatërrohen. Dhëmbët gjithashtu mund të lirohen dhe të kërkojnë heqje. Kjo e bën jashtëzakonisht të rëndësishme që nëse po përjetoni kruajtje ose dhimbje në mishrat e dhëmbëve, menjëherë të shkoni te një dentist. Parandalimi është shumë më i mirë sesa kujdesi pas!

Kujdesi ndaj dhëmbëve mund të jetë i kushtueshëm, veçanërisht nëse jeni duke vizituar një praktikë private dentare. A keni dëgjuar ndonjëherë për një klinikë dentare? Epo, tani po. Një klinikë dentare permbush të gjitha nevojat tuaja dentare brenda nje vizite. Dhe kjo përfshin trajtim nga specialiste te fushesh tek CDC City Dental Clinic. Klinikat dentare priren të jenë më pak të kushtueshme sesa të vizitoni dentiste te dedikuar private, dhe ato ofrojnë përfitime të tjera gjithashtu dhe skonto ne cmime.