TURIZMI DENTAR NË SHQIPËRI

Shqipëria, vendi me një fytyrë tjetër

Ka akoma shumë njerëz që e lidhin fjalën “Shqipëri” me diktaturën komuniste dhe luftën civile të vitit 1997. Shumë herë pyesin : “ A është një vend i sigurtë?” Tani çdo gjë ka ndryshuar! Në vitet e fundit Shqipëria ka pësuar një zhvillim të jashtëzakonshëm në nivelin ekonomik dhe infrastrukturor.

Ky zhvillim ka ndihmuar shumë turizmin, që përveç bregdetit të famshëm Jonian, është zhvilluar edhe në kryeqytetin e saj, Tiranën. Ky qytet që ka më shumë se 1 milion banorë është transformuar në një tërheqje turistike shumë të fortë.

Duhet të harroni qytetin gri e të trishtuar të kohës së diktaturës staliniste kur Shqiptarët jetonin në mungesë të infrastrukturës e shërbimeve bazë. Sot Tirana është një qytet i sigurtë, plot me jetë e ngjyra, e rekomanduar nga agjensitë më prestigjoze botërore, si Lonely Planet, Rough Guide, etj!

E bukura Tiranë…

Tirana është një qytet me një sipërfaqe urbane rreth 1100 m2 dhe vitet e fundit po e rrit me ritme të shpejta madhësinë e saj. Sigurisht nuk mjafton një ditë e vetme për të parë atë që ky qytet ofron.

Egziston një simbiozë midis kafeterive të shumta ditore dhe klubeve të mrekullueshme të natës, midis gjallërisë gati kaotike të qendrës dhe qetësisë së periferisë. Tirana ka një numër të madh vendesh për të vizituar nga të cilat veçohen:

  • Sheshi Skënderbej
  • Muzeu Historik Kombëtar
  • Xhamia e Et’hem Bej
  • Kulla e Sahatit
  • Piramida e Tiranës
  • Kalaja e Tiranës
  • Pazari i Ri
  • Sheshi Nënë Tereza
  • Ura Tabakëve
  • Blloku
  • Parku Kombëtar i Dajtit
  • Kështjella e Petrelës
  • Parku i Madh i Liqenit

Turizmi dentar, një fenomen tashmë global…

Turizmi dentar, i lindur në dekadat e fundit, është një degë e turizmit mjekësor. Njerëzit zgjedhin të udhëtojnë në vende të tjera për të marrë të njëjtat shërbime dentare por me një çmim më të ulët.

Të parët që e filluan ketë lëvizje ishin Amerikanët dhe Kanadezët të cilët shkuan për të marrë trajtime dentare në Meksikë, Kosta-Rika dhe Peru. Australianët udhëtuan drejt Tajlandës dhe Indisë. Në ditët e sotme italianët shkojnë me shumicë drejt Kroacisë duke e shfrytëzuar edhe për pushime verore.

Turizmi dentar në Shqipëri lindi mbi 10 vjet më parë me pacientët e parë që ishin pikërisht vet Shqiptarët që jetonin në vendet fqinje dhe vinin në Shqipëri për të kaluar pushimet verore.

Ishin këta pacient shqiptarë të cilët rekomanduan edhe miqtë e tyre të huaj që të kalonin pushimet në Shqipëri dhe njëkohësisht të kryenin trajtimet dentare duke kursyer deri në 60% të vlerës. Sot turizmi dentar është shumë i organizuar.

Shumë klinika ofrojnë paketa dentare që përfshijnë asistencën për biletën, transportin nga aeroporti, akomodimin dhe guidë turistike.

Shqipëria ka rigjeneruar shërbimin e saj mjekësor

Nuk ka dyshime që Shqipëria ka pësuar ndryshime rrënjësore në fushën e shërbimeve mjekësore në dy dekadat e fundit. Në Tiranë gjejmë spitale të famshme Europiane, si Spitali Hygea, Spitali Amerikan dhe shumë klinika dentare që ofrojnë shërbim të lartë profesional. Mjekët shqiptarë investojnë shumë në karrierë dhe në studimet e dentistrisë.

. Ata përditësojnë njohuritë e tyre duke ndjekur konferenca dhe kongrese shkencore vendase dhe të huaja. Në Shqipëri egzistojnë vërtet klinika në të cilat ofrohet shërbim modern i mbështetur në aparatura të teknologjisë së fundit, masat dixhitale, trajtimi i gingivave të infektuara me lazer, implantologjia e drejtuar me kompjuter dhe projektimi dixhital i buzëqeshjes përpara ndërhyrjes.

Turizmi dentar në Shqipëri, a ja vlen?!

  • Turizmi dentar dhe lehtësirat

Nëse kërkon në internet për “Turizëm Dentar në Shqipëri” gjënden shumë klinika të cilat mund të jenë krijuesit e ardhshëm të buzëqeshjes suaj. Sot në kohën e internetit është shumë e thjeshtë të marrrësh të gjitha informacionet për trajtimet dentare që këto klinika ofrojnë.

Pas kërkimeve do shikojmë që shumica e klinikave pothuajse ti ofrojnë të gjitha shërbimet: konsulencën për biletat, transportin nga aeroporti, akomodimin dhe guidat turistike. Atëherë çdo gjë është e thjeshtë, apo jo?Në Tiranën e sotme është shumë e lehtë të organizohesh dhe të ofrosh të gjitha këto shërbime

Është e thjeshtë të gjesh hotele të rehatshme me një çmim të mirë në qendër të Tiranës, të lëvizësh në taksi dhe të ushqehesh në restorante me guzhinë tradicionale apo mesdhetare duke paguar sa gjysma e çmimeve të vendeve të zhvilluara Europiane!

Shumë nga klinikat që ofrojnë turizëm dentar kanë menduar ti përfshijnë të gjitha këto shërbime si pjesë e paketave të tyre dentare, duke bërë kështu çdo gjë më të thjeshtë për pacientët e huaj.Duke e parë në këtë drejtim sigurisht mund të themi që turizmi dentar ja vlen!

  • Ekonomia dhe kursimi

“ Kurseni deri në 50%” është ajo që të gjitha klinikat dentare reklamojnë, por a është vërtet kështu? Në Shqipëri çdo gjë kushton më pak dhe kjo të jep mundësinë të kesh një buzëqeshje të re, të kursesh 50% dhe të vizitosh Tiranën për disa ditë.

Çmimet më të ulëta të trajtimeve dentare janë në një linjë me të gjitha çmimet e shërbimeve të tjera në Shqipëri.Taksat, rrogat, qeratë, çdo gjë kushton më pak në krahasim me vendet e zhvilluara Europiane.

Shumë kolegë italianë pretendojnë se në Shqipëri përdoren materiale të një cilësie të ulët, por kjo absolutisht që nuk është e vërtetë sepse në Tiranë ka shumë klinika që operojnë me çertifikata cilësie ISO 9001 dhe me materiale të markave CE. Për më shumë informacion në lidhje me arsyen e çmimeve dentare më të ulëta në Shqipëri ju lutem lexoni : https://cdc.com.al/blog/detistetneshqipëri/

  • Profesionaliteti dhe garancia

Në fund ajo që ka më shumë rëndësi janë cilësia, profesionaliteti, dhe jetëgjatësia e trajtimeve dentare. Edhe në Shqipëri, si në të gjitha vendet e tjera të botës mund ti gjesh të dyja anët e medaljes. Kështu mund të gjejmë pa dyshim klinika moderne që ofrojnë shërbime me të njëjtin profesionalitet dhe cilësi si në vendet e zhvilluara Europiane, por mund të gjejmë edhe klinika që pretendojnë se dinë të bëjnë gjithçka kur në fakt mjekët që punojnë aty nuk janë të specializuar në asnjë fushë të dentistrisë.

Mjafton të kërkojmë në internet për feedback-un e pacientëve dhe do të gjejmë shumë të tillë të kënaqur nga shërbimet e marra. Pra, nëse gjenden profesionistët e duhur, trajtimi dentar do të jetë i sigurtë dhe i shëndetshëm për shumë e shumë vite me radhë.

 Mitet Europiane për Turizmin Dentar në Shqipëri 

Janë disa dentistë në Itali apo në vende të tjera të Europës të cilët pretendojnë se është e pamundur të bëhet një punë cilësore brenda një kohe prej 7-10 ditësh dhe përpiqen që këtë mendim ta vërtetojnë me të dhëna praktike si kohë e pamjaftueshme për të kryer mbushje dhëmbësh, terapi të kanaleve, kurora etj.

Në fakt, pjesa më e madhe e pacientëve që zgjedhin turizmin dentar, kërkojnë shërbime të implantologjisë për zëvendësimin e të gjithë dhëmbëve. Këta pacientë nuk kanë dhjetra mbushje apo terapi kanalare për të bërë sepse nuk është shumë e leverdisshme të vish në Shqipëri vetëm për të bërë mbushje apo restaurime të thjeshta dentare.Faza e parë e implantologjisë, e cila është faza kirurgjikale për vendosjen e implanteve, kryhet në një seancë të vetme, edhe në rastet kur vendosen implante në të dy nofullat.

Ky protokoll ndiqet edhe nga dentistët Europianë në klinikat e tyre. Gjithashtu, vlen të theksohet që dentistët shqiptarë të cilët ofrojnë turizëm dentar i japin përparësi pacientëve të huaj në mënyrë që të mbarojnë trajtimin në kohë shumë të shpejtë.

E njëjta kohë prej 24-48 orësh nevojitet edhe prej dentistëve në Shqipëri për të vendosur një protezë provizore fikse mbi implante.Si konkluzion, duhet thënë që vërtetë shërbimet e ofruara nga dentistria shqiptare kryhen brenda një kohe të shkurtër, por kohë totalisht e arsyetueshme për klinikat që i dedikojnë një pjesë të madhe të punës së tyre turizmit dentar.

Rastet Klinike

Trajtime me cilësi të lartë dhe çmime të përballueshme:

  • Implant Dentar (përfshirë abutment) 50.000 Lekë
  • Kurorë Metal-Porcelani 10.000 Lekë
  • Kurorë Zirkoni 25.000 Lekë
  • Faseta Emax 30.000 Lekë
  • Sedacion Koshient Endovenoz 10.000 Lekë/Ora
  • Ortodonci e Padukshme(një nofull) 120.000 Lekë
  • Trajtimi i Kistave të Nofullave 30.000 Lekë
  • “All on 6” (6 implante) dhe
    12/14 dhëmbë fiks metal-porcelani
    420.000 Lekë
  • “All on 6” (6 implante) dhe
    12/14 dhëmbë fiks zirkoni
    520.000 Lekë
  • “All on 4” (4 implante) dhe
    12/14 dhëmbë metal-porcelani
    330.000 Lekë
  • “All on 4” (4 implante) dhe
    12/14 dhëmbë fiks zirkoni
    430.000 Lekë
  • “All on 4” (4 implante) me protezë
    të lëvizshme “Overdenture
    330.000 Lekë
  • “All on 4” (4 implante) me protezë
    fikse dhëmbë rezine
    300.000 Lekë
  • “All on 6” (6 implante) dhe
    12/14 dhëmbë fiks metal-porcelani
    420.000 Lekë
  • “All on 6” (6 implante) dhe
    12/14 dhëmbë fiks zirkoni
    520.000 Lekë
  • “All on 4” (4 implante) dhe
    12/14 dhëmbë metal-porcelani
    330.000 Lekë
  • “All on 4” (4 implante) dhe
    12/14 dhëmbë fiks zirkoni
    430.000 Lekë
  • “All on 4” (4 implante) me protezë
    të lëvizshme “Overdenture
    330.000 Lekë
  • “All on 4” (4 implante) me protezë
    fikse dhëmbë rezine
    300.000 Lekë