SEDACIONI KOSHIENT ENDOVENOZ

Të paktën një në tre persona ndjen frikë ose ankth kur ka një takim me dentistin. Në rastet kur pacientët do i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale ky numër rritet edhe më shumë.

Sot ka një mënyrë të sigurtë, të thjeshtë dhe jo invazive që të lejon ti përballosh trajtimet dentare pa dhimbje, frikë dhe ankth.

Si funksionon?

sedacioni koshient endovenoz

Gjatë kësaj proçedure pacientit i administrohen në rrugë endovenoze medikament anksiolitike kundra ankthit) dhe analgjezik(kundra dhimbjes, ose në rast nevoje në disa pacientë mund të përdoren edhe medikamente kundra të vjellës, antibiotikë, kortizonikë apo antialergjikë.

Pacienti ndjehet totalisht i relaksuar, ankthi zhduket, humbet perceptimi i trajtimit dentar dhe zvogëlohet shumë refleksi faringeal (provokimet e të vjellës). Refleksi i frymëmarrjes dhe vetëdija nuk humbasin, por pacienti është i përgjumur dhe në fund të trajtimit do kujtojë shumë pak gjëra nga seanca e kryer.Edhe pse gjatë kësaj proçedure funksionet dhe reflekset jetësore janë të ruajtura, mjeku përdor monitorin për të kontrolluar gjithë shenjat vitale dhe për të garantuar siguri maksimale për ju.

Është e rëndësishme të dihet që kjo teknikë është shumë e sigurtë për aq kohë sa drejtohet nga një mjek specialist anestezist-reanimator, prandaj ne bashkëpunojmë me një nga mjekët më të mirë të anestezisë dhe reanimacionit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Përse nevojitet?

  • Reduktim, deri në zhdukje të shqetësimeve të pacientit:
    -Dhimbjes
    -Krizat e panikut/ankthit
    -Refleksin e të vjellit
    -Vështirësinë në frymëmarrje
    -Humbjen e ndjenjave
    -Palpitacionet
    -Reaksione alergjike
    -Reagimet klaustrofobike
  • Siguri dhe qetësi maksimale në pacientët që vuajnë nga patologji të përgjithshme:
    -Diabet mellitus
    -Probleme të zemrës
    -Probleme psikiatrike
  • Intervente në pacientë që nuk bashkëpunojnë me mjekun :
    -Fëmijë
    -Pacientë fobikë
    -Pacientë anksioz
    -Pacientë autik
    -Pacientë me probleme psiko-motore
  • Intervente të mëdha kirurgjikale
  • Implantologjia për rikonstruktimin e gjithë nofullës (4,6,8 implante
  • Ngritja e sinusit maksilar
  • Proçedurat e shtimit të kockës
  • Heqje kirurgjikale të vështira
  • Ndërhyrje të gjata në kohë
  • Siguron kirurgun të punojë në kushte qetësie
  • Mundëson kryerjen e më shumë proçedurave brenda një seance
sedacioni koshient endovenoz


A jam unë një kandidat ?

Zakonisht kjo teknikë anestezie nuk paraqet kundërindikacione dhe pothuajse të gjithë pacientët mund të përfitojnë prej saj. Gjithsesi mjeku anestezist-reanimator vlerëson gjëndjen tuaj shëndetësore përpara ndërhyrjes për të qenë të sigurtë që ju jeni një pacient kandidat për sedacionin koshient endovenoz.

A duhet të përgatitem për sedacionin endovenoz ?

  • Nëse jeni nën trajtim për sëmundje të tjera, merrni mjekimet si gjithmonë në të njejtën orë dhe sasi, përveç rasteve kur mjeku anestezist do ju këshillojë të kundërtën
  • Mos përdorni alkol ose drogë (kanabis,kokainë) 48 orë përpara interventit
  • Mos konsumoni ushqim dhe ujë, përkatësisht 6 orë dhe 2 orë përpara interventit
  • Duhet të shoqëroheni nga një adult mbi 18 vjeç, që të ju ndihmojë të ktheheni në shtëpi me makinë/taksi pas interventit
  • Informoni mjekun nëse jeni shtatëzanë ose ushqeni fëmijë me gji
  • Mos i jepni fëmijës gji deri në 12 orë pas interventit

Çfarë masash duhet të marr pas interventit?

  • Duhet të qëndroni në klinikë për të paktën 1 orë pas përfundimit të interventit. Mjeku anestezist-reanimator do të vlerësojë se kur mund të ktheheni në shtëpi
  • Nuk duhet të ktheheni në shtëpi vetëm, një shoqërues duhet të drejtojë automjetin nëse keni ardhur me makinën tuaj.
 Për 12 orë:
  • Nuk duhet të drejtoni automjet, motoçiklet ose biçikletë
  • Nuk duhet të punoni ose të përdorni makineri të ndryshme
  • Nuk duhet të përdorni drogë ose alkol
  • Nuk duhet të firmosni dokumenta të rëndësishme
  • Nuk duhet të merrni përsipër të kujdeseni për të tjerë
  • Duhet të pushoni derisa të zhduken të gjitha shenjat e anestezisë
 

Nëse keni një problem mund të telefononi në çdo orë 24/7 në numrin e klinikës. Do të gjeni gjithmonë staf të disponueshëm për të ju ndihmuar dhe për tu përgjigjur ndaj çdo emergjence.