IMPLANTOLOGJIA E AVANCUAR

Implantologjia e avancuar në Shqipëri ju mundëson të rikuperoni estetikën e buzëqeshjes tuaj edhe në mungesë të kockave, duke mundësuar një protezë të plotë dhe rikthimin e funksionit mastikator.

Implante të Anguluar

Implantologjia e anguluar është një teknikë e implantologjisë e cila përdoret në raste specifike si një zgjidhje alternative për implantet e kockës. Këndi i implanteve mund të jetë 17˚, 30˚ ose 45˚ dhe shmang strukturat e rëndësishme anatomike si sinuset, nofullën ose nervi mendor.

Implantet Pterigoid

Implanti pterigoid përfshin tre lloje kockash (tuberoziteti maksilar i maksilës, procesi piramidal i kockës së palatinës, procesi pterygoid i kockës sfenoidale) që ndodhen në zonën më të pasme të maksilës. Këto kocka nuk i nënshtrohen resorbimit siç bën kocka e nofullës, kështu që ky vend është gjithmonë një mundësi për vendosjen e një implanti dentar për pacientët që vuajnë nga humbja e kockës në nofullën e sipërme.

Për më tepër, implantet pterigoid janë të veçanta dhe unike për qëndrueshmërinë e tyre në aspektin e kohës, sepse janë shumë më të gjata se implantet tradicionale. Pra, implantet pterigoidë janë 15 deri në 25 mm, një gjatësi që është projektuar për të siguruar vendosje të saktë në kockë.

Për të arritur osseointegrimin dhe funksionimin për një kohë të gjatë, një implant kërkon stabilitet parësor dhe sekondar i cili arrihet duke përfshirë korteksin e dendur të kockës.

Tuberoziteti i maksillës (pjesa e pasme e kockës së nofullës) është një kockë sfungjerore e tipit III ose IV me cilësi të ulët. Procesi piramidal i kockës palatine dhe procesi pterigoid i sfenoidit përbëhen kryesisht nga kocka e dendur kortikale. Këto dy kocka i japin këtij implanti stabilitetin e osteointegrimit, funksionalitetin dhe i japin pacientit mundësinë e ngarkimit të menjëhershëm (proteza të përkohshme fikse menjëherë pas operacionit)

Proteze e implanteve pterigoide.

Klinika jonë është një nga të paktat klinika dentare në Shqipëri që ofron këtë procedurë inovative të zëvendësimit të dhëmbëve. Vendosja e implanteve pterigoid kërkon përvojë kirurgjikale, ekspertizë dhe trajnim në fushën e implantologjisë. Për këtë arsye, City Dental Clinic është vendi më i përshtatshëm për ju, pasi kirurgu ynë ka një diplomë Master në Implantet Pterigoid dhe Zigomatikë nga Universiteti i mirënjohur i Pisa, Itali. Ju sigurojmë se mund t’i besoni klinikës sonë. Ne përdorim pajisje moderne dhe teknikat më të avancuara dhe inovative që ju garantojnë një rezultat të shkëlqyer.

Implantet Zigomatike

Vendosja e implanteve zigomatike është një metodë specifike që përdoret për të trajtuar pacientët që kanë pësuar humbje kockore. Këto implante janë më të gjata dhe me kënd më të pjerrët sesa ato që përdoren gjatë procedurave të zakonshme të implanteve dentare. Në vend që të vendosen direkt në kockën e nofullës, gjatësia e implanteve zigomatike mundëson vendosjen e tyre në mollëzën e pacientit (zigoma). Zigoma është një kockë tepër e dendur e cila ofron mbështetje të mjaftueshme për implantet gjatë gjithë jetës së pacientit.