LABORATORI

LABORATORI PERFECT DENT 4.0

PerfectDent4.0 është themeluar në vitin 2009 në Kavajë nga Hysen Dibra, i diplomuar në Itali, pranë Institutit IPSIA San Benedetto Del Tronto. Në fillimet e veta kjo studio punonte me urat fikse metal-porcelani dhe protezat e lëvizshme. Në vitin 2010 laboratori transferohet në Tiranë për të rritur investimet dhe gamën e shërbimeve që ofronte.

laboratori

Në vitin 2014 “Perfect Dent 4.0” u pajis me sistemin CAD-CAM duke ofruar punime preçize të teknologjisë së lartë. Zirkon, Peek, Disilikat, PMMA ishin materialet e reja me të cilët u zgjerua aktiviteti dhe kjo bëri që çdo vit të investohet në teknologji dhe burime njerëzore.Stafi është i specializuar në punimet e qeramikës, disilikatit të litiumit, zirkonit, metal-qeramikës, protezat Toronto, barrat implantare, protezat fikse mbi implante, ortodoncisë së padukshme dhe implantologjisë së kompjuterizuar.

foto 2

Objektivi i laboratorit për vitin 2020 është të ofrojë një punë totalisht të dixhitalizuar. Momentalisht kjo studio numëron 14 të punësuar, 3 skanera (Smart Optics, Medit T300, Edge DOF), 2 sisteme CAD-CAM (VHF K5 dhe VHF K5+), sistemin e marrjes së ngjyrës E_LAB.

foto 3

Falë besimit dhe feedback-ut pozitiv të marrë, mund të themi që Perfect Dent 4.0 është një nga laboratorët më të mirë në Shqipëri, dhe është një laborator “pilot” për projektet e reja në dentistri.

foto 4

STAFI I LABORATORIT