DENTISTRIA E PERGJITHSHME

Higjena dhe parandalimi i sëmundjeve orale

Parandalimi është mënyra më e sigurtë për të pasur një buzëqeshje perfekte dhe të shëndetshme. Një higjenë e përditshme korrekte mundëson parandalimin e problemeve të shumta dentare si kariesi, gingiviti dhe paradontiti, duke garantuar dhëmbë të shëndetshëm dhe të bukur për të gjithë jetën. Përveç masave vetjake është e këshilluar një kontroll tek dentisti dy herë në vit.

dentistria e pergjithshme

  • Kontrolli profesional përfshin:
  • Ekzaminim vizual të gojës, nofullave, fytyrës dhe qafës
  • Ekzaminim radiografik dixhital
  • Kontroll i xhepave paradontalë
  • Pastrim profesional i dhëmbëve
  • Rregjistrim dhe ruajtje e të dhënave në kartelën klinike

Fluorizimi

Fluorizzazione

Konsiston në administrimin e fluorit për të parandaluar lezionet karioze dhë për të forcuar smaltin së bashku me strukturën dhëmbore. Fluori është një element i cili transformon kristalet e hidroksiapatitit (element përbërës i smaltit) në fluorapatit, i cili është më rezistent ndaj veprimit acid demineralizues të pllakës bakteriale.

Fluori mund të merret në dy mënyra, nëpërmjet fluorizimit topikal dhe fluorizimit sistemik .

Fluorizimi topikal

Është një proçedurë që nuk ka kufizim moshe, mund të bëhet nga vet pacienti në shtëpi ose nga një mjek në një klinikë dentare. Në rastin e parë kur e ben vet pacienti fluori asimilohet nga përdorimi i pastave apo solucioneve shpëlarësve që kanë në përmbajtje fluorur natriumi.

Ndërsa fluorizimi profesional në një klinikë dentare kryhet nga një mjek i cili llogarit në mënyrë saktë sasinë e fluorit dhe e vendos ate në trajtën e nje xheli në sipërfaqen e dhëmbëve. Kjo teknikë eshtë e rekomandueshme 2 herë në vit, së bashku me pastrimin profesional.

Fluorizimi sistemik

Në këtë rast fluori asimilohet përmes pikave apo tabletave qe merren në mënyrë orale. Ai vepron mbi elementët dentarë që në fazën e formimit të tyre dhe kështu mund të penetrojë në shtresat më të thella të dhëmbit

Prandaj është e rëndësishme që fluorizimi sistemik të kryhet gjatë gjithë periudhës së formimit të dhëmbit, periudhë e cila fillon me nënën gjatë shtatzanisë( që në muajin e 4 të jetës intrauterine) dhe vazhdon deri në moshën 12-13 vjeç.

Silantet

1 UltraSeal XT plus Step by Step Etch

Silantet dentare së bashku me fluorizimin përfaqësojnë trajtimet më të rëndësishme për parandalimin e lezioneve karioze në pacientët e rinj.

Funksioni i silantëve është të pengojnë formimin e kariesit në zona të caktuara ku depozitimi i mbeturinave dhe i baktereve është më i lehtë. Sipërfaqja e dhëmbëve karakterziohet nga një anatomi komplekse e cila ka shumë sulkuse (kanale) të vogla ku pastrimi bëhet shumë i vështirë. Janë pikërisht këto vende të cilat bëhen iniciatorët e parë të lezioneve karioze.

Për të parandaluar grumbullimin e baktereve në këto zona, bëhet mbushja e tyre me silante, të cilët janë materiale rezinoze viskoze.

Silantet përmbajnë edhe fluor i cili çlirohet në mënyrë konstante duke e bërë smaltin edhe më rezistent. Kjo proçedurë është e shpejtë , e padhimbshme, jo invazive dhe nuk ka nevojë për asnjë lloj forme të anestezisë.

Estetika Dentare

Estetika është fushë në të cilën dentistria moderne po investon shumë në vitet e fundit. Një buzëqeshje e bukur është një dhuratë që na bën të lumtur, të vlerësuar dhe të sigurtë në vetvete. Kjo është arsyeja pse ne përpiqemi fort ti dhurojmë të gjithëve buzëqeshjen që endërrojnë!

Fasetat Dentare

Faccette Dentali

Fasetat dentare janë veshje estetike me një trasëesi 0.3-0.6 mm, të cilat mbulojnë sipërfaqen e jashtme të dhëmbëve. Funksioni i tyre është që të modifikojnë ngjyrën, formën dhe rreshtimin e dhëmbëve. Fasetat kanë si avantazh ruajtjen e sa më shumë strukture dentare, dhe ka raste kur vendosja e tyre bëhet edhe pa e prekur fare dhëmbin egzistues. Fasetat dentare variojnë në saj të materialit dhe mënyrës së prodhimit. Fasetat e kompozitit krijohen në poltronin dentar, direkt në gojën e pacientit, ndërsa fasetat e qeramikës prodhohen në laborator, pasi mjeku pregatit dhëmbin dhe merr masën në klinikë.
Fasetat direkte me kompozit
Këto faseta krijohen duke shtuar mbi dhëmbë shtresa të ndryshme kompozitësh dentarë. Eshtë një proçedurë që mbaron në një seancë prandaj nuk ka nevojë për fazat laboratorike. Ato sigurojnë një estetikë të mirë, por në krahasim me fasetat qeramike, e humbasin pak shkëlqimin fillestar me kalimin e viteve. Një ndër avantazhet e tyre, përveç kostos dhe thjeshtësisë, është që janë të riparueshme në rast se pësojnë dëmtime të vogla.
Fasetat e qeramikës
  • Fasetat feldspatike
Janë më të mirat nga pikëpamja estetike, por edhe më të kushtueshmet duke qënë se proçesi i prodhimit të tyre është komplet artizanal dhe kompleks. Modelimi i tyre bëhet me dorë duke vendosur qeramikën shtresa-shtresa mbi dhëmbin në modelin e allçisë. Sigurojnë estetikë dhe natyralitet maksimal. Janë më pak të forta se fasetat emax dhe kanë përputhje më të ulët me dhëmbin se ato.
  • Fasetat Emax

Fasetat Emax përbëhen nga qeramikë e presuar (Emax press Ivoclar). Kanë një estetikë të shkëlqyer, mbase edhe pse jo të njëjtë me ato feldspatike. Megjithatë avantazhet nuk janë të pakta, mbi të gjitha për sa i përket jetëgjatësisë dhe rezistencës.

Fasetat feldspatike humbasin pak nga natyraliteti i tyre pas disa viteve dhe janë më jetëshkurtra se ato Emax. Ndërkohë fasetat Emax kanë puthitje më preçize me dhëmbin por kërkojnë preparimin e më shumë strukture dentare për ti realizuar.Te dyja ofrojnë buzëqeshjen që keni ëndërruar! Ja lini në dorë profesionistevë tanë të vendosin se cila alternativë është më e mirë për ju.

Indikacionet:

  • Dhëmbët e ngjyrosur
  • Dhëmbët me probleme të smaltit
  • Dhëmbët me hapësira
  • Dhëmbët e keq pozicionuar
  • Dhëmbët me forma të çrregullta
  • Dhëmbët që i rezistojnë proçedurave të zbardhimit
  • Dhëmbët me smalt të dëmtuar

Zbardhimi profesional

Sbiancamento dentale Ngjyra e dhëmbëve është një komponent shumë i rëndësishëm në buzëqeshjen ideale. Pacientët që nuk janë të kënaqur nga ngjyra e tyre e smaltit mund të përfitojnë nga një zgjidhje shumë e thjeshtë dhe e shpejtë që është zbardhimi profesional me lazer ose zbardhimi dentar në shtëpi.
Zbardhimi profesional me lazer
Kjo proçedurë nënkupton vendosjen e një xheli më përmbajtje peroksidi hidrogjeni në sipërfaqen e dhëmbëve. Ky xhel sapo rrezatohet nga lazeri, fillon veprimin mbi smalt duke lëshuar radikale të lira të cilat mund të penetrojnë në shtresat e thella të dhëmbit, dhe të largojnë nga aty molekulat e pigmentuara të cilat janë shkaku kryesor për ndryshimin e ngjyrës së dhëmbëve Veprimi i xhelit të peroksidit dhe nxitja e lazerit, krijojnë një rezultat të menjëhershëm, duke i bërë dhëmbët të bardhë dhe të shndritshëm.
Zbardhimi dentar në shtëpi
Xheli zbardhues vendoset në një maskerinë (shinë) plastike individuale e cila prodhohet në laborator pasi merret masa në gojën e pacientit. Shina mbahet kryesisht gjatë natës por mund të mbahet edhe disa orë gjatë ditës. Proçesi i zbardhimit zgjat 8-10 ditë.

Mbushjet Estetike

Gjenerata e fundit e kompozitëve që ne përdorim, ofron një rezultat të shkëlqyer estetik në dhëmbët anteriorë dhe jetëgjatësi funksionale në dhëmbët posteriorë. Ne krijojmë mbushje të padukshme që do ngelin gjithmonë një sekret.

Protezat Dentare

Mungesa e dhëmbëve është një nga shqetësimet më të zakonshme të pacientëve. Përveç problemit estetik dhe psikologjik që ul besimin në vetvete, mungesa e dhëmbëve sjell edhe pasoja funksionale, dëmtime të artikulacionit temporo-mandibular, kequshqyerje dhe probleme në sistemin tretës. Klinika jonë vë në dispozicion të gjitha njohuritë për ti rikthyer pacientëve buzëqeshjen dhe funksionin, duke ju përshtatur më së miri edhe gjëndjes ekonomiko-sociale të tyre.
Protezat e Lëvizshme
Protesi Mobile
  • Protezë totale rezine (mungesë e plotë e dhëmbëve)
  • Protezë parciale rezine me tela (mungesë e pjesshme e dhëmbëve)
  • Protezë elastike
  • Protezë totale rezine e përforcuar me skelet metalik
  • Protezë e skeletuar
  • Protezë me atashmente
  • Protezë mbi implante (Overdenture)

Protezat Fikse

Protesi Fissa

  • Kurora dhe ura metal-porcelani, zirkoni, ari ose paladiumi
  • Kurora Emax për estetikë maksimale në dhëmbët anteriorë
  • Faseta Emax
  • Kurora dhe ura mbi implante dentare
  • Inlay, Onlay, Overlay (mbushje qeramike)

Dentistria Konservative

carie dentali

Trajtimi i kariesit dentar
  • Mbushjet me kompozit (të bardha)
  • Mbushjet me amalgam (të zeza)
  • Inlay, onlay (mbushje qeramike)
Rindërtimi i dhëmbëve të dëmtuar danneggiati
  • Vida të parafabrikuara metalike ose qelqia
  • Vida të derdhura (të individualizuara sipas anatomisë së kanalit të dhëmbit
  • Zgjatje e kurorës klinike ( zbulimi i kufirit të shëndoshë në një dhëmb të kariuar ose të thyer)

Endodoncia dhe Infeksionet e Dhëmbëve

root

Falë metodave moderne për pastrimin dhe zgjerimin e kanaleve të dhëmbit, shplarësve dhe medikamenteve intrakanalare, ultratingullit dhe lazerit, është rritur në mënyrë të dukshme suksesi në trajtimin e infeksioneve dentare.

Asnjë dhëmb me infeksion që mund të rindërtohet, nuk duhet hequr pa provuar më parë terapinë e kanaleve sepse organizmi njërëzor ka kapacitete të larta rigjeneruese. Ne ofrojmë kontrolle periodike falas me grafi dixhitale pas 3, 6, 12 muajsh për të gjithë pacientët e trajtuar në klinikën tonë.

Emergjencat Dentare

Emergenze dentali

Klinika jonë trajton të gjitha llojet e emergjencave dentare. Krijojmë hapësirat e nevojshme për ti dhënë përparësi trajtimit të :

  • Dhimbjes së dhëmbëve
  • Infeksioneve dentare
  • Traumave dentare
  • Hemoragjisë pas heqjes së dhëmbit
  • Çarje të mukozave, gjuhës, buzëve dhe fytyrës
  • Lëvizjes së urave dhe kurorave

Radiografia Dixhitale

Radiografia Digitale

Radiografia dixhitale intraorale dhe panoramike i ofron një ndihmë shumë të madhe dentistrisë moderne për vendosjen e diagnozave klinike. Rrezet X bëjnë të mundur zbulimin e patologjive dhe lezioneve në nofulla dhe monitorojnë në mënyrë dinamike ecurinë e dhëmbëve të infektuar apo shërimin lezioneve pas ndërhyrjeve kirurgjikale. Te gjitha të dhënat rregjistrohen në mënyrë elektronike në kartelën e pacientit.