KLINIKA JONË

Gjithçka filloi rreth 10 vjet më parë në një klinikë të vogël dentare, në të cilën Dr. Ersted Muço nisi karrierën, pasi përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë Dentare në Tiranë. Stafi dhe gama e shërbimeve u rritën vit pas viti falë besimit që pacientët tanë na dhuruan.

eralii

Zhvillimi i njohurive në degët e Stomatologjisë dhe kryesisht në Kirurgjinë Orale dhe Maksilo-Faciale solli dhe rritjen e numrit të pacientëve në një pikë të tillë që lindi nevoja për tu transferuar në një klinikë të re.2N2A7787

Kështu, në vitin 2016 lind “City Dental Clinic”, e vendosur në zemër të Tiranës, vetëm 400 metër nga Sheshi Skënderbej. Në këtë studio moderne sot punojnë katër mjekë të specializuar në fusha të ndryshme të dentistrisë e kirurgjisë, dhe një staf miqësor që ju bën të ndiheni si në shtëpinë tuaj.

Clone Stamp 3 e1589757824172

Për ti ofruar pacientëve tanë një shërbim ekselent përdorim aparatura të teknologjisë së fundit : radiografi panoramike dixhitale, lazer për zbardhim profesional të dhëmbëve, lazer kirurgjikal dhe paradontologjik, monitor të shënjave jetësore, sterilizues euopian CE, skaner intraoral digital për marrjen e masave, etj. Clone Stamp 4 e1589757667474

Përdorim materiale të çertifikuara ISO 9001:2015 dhe bashkëpunojmë me distributorët më prestigjoz për të ofruar gjithmonë një shërbim të garantuar. Klinika jonë është akredituar nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga shumë agjensi internacionale për shërbimin dhe cilësinë.Personeli përditëson në mënyrë të vazhdueshme protokollet e trajtimit duke ndjekur të gjitha konferencat dhe kongreset shkencore kombëtare dhe europiane.
Clone Stamp 5

Mjekët janë pjestarë të shoqatave shkencore internacionale si : “European Association for Cranio Maxillo Facial Surgery” (EACMF) ; “Association of Dental Implantology”(ADI); “International Association of Orthodontics”(IAO); “American Academy of Cosmetic Dentistry”(AACD).

hyperion

Jemi një klinikë elitë në Shqipëri për të ofruar shërbime të një cilësie të lartë në fushën e dentistrisë, estetikës dentare, kirurgjisë orale dhe maksilo-faciale, implantologjisë së avancuar, estetikës faciale dhe ortodoncisë.