KIRURGJIA ORALE DHE MAKSILO-FACIALE

Kirurgjia Orale dhe Maksilo-Faciale është një specialitet kirurgjikal-mjekësor që trajton të gjitha patologjitë e kavitetit oral, patologjitë e nofullave, problemet estetiko-funksionale të fytyrës dhe skeletit facial. Duke ditur sa të vështira dhe sa delikate janë ndërhyrjet kirurgjikale, kujdesemi duke marrë të gjitha masat e nevojshme për të ulur mundësinë e komplikacioneve dhe për ti ofruar siguri maksimale pacientëve tanë.
Kirurgjia Orale dhe Maksilo-Faciale
  • Vlerësim preoperator i detajuar i pacientit nga ana e mjekut anestezist-reanimator dhe kirurgut oral-maksilo-facial

  • Konsultë interdisiplinore me mjekët specialist në rastet kur vuan nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese

  • Monitorim të shenjave vitale të pacientit gjatë gjithë kohës së ndërhyrjes (frekuenca kardiake, frekuenca respiratore, presioni arterial, oksigjenimi)
  • Pacientët me probleme të zemrës, diabetik, apo anksioz janë të sigurtë nën relaksimin e ofruar nga sedacioni venoz koshient nën mbikqyrjen e mjekut anestezist-reanimator

  • Klinika është e pajisur me të gjitha medikamentet dhe aparaturat e ndihmës së shpejtë të cilat kontrollohen/rifreskohen çdo 6 muaj

  • Stafi është i specializuar për të ndërhyrë me shpejtësi dhe saktësi maksimale në rastin e emergjencave mjekësore
doc ted surgery

Shërbimet:

Kirurgjia dento-alveolare
  • Ekstraksione dentare të thjeshta
  • Ekstraksione dentare komplekse
  • Ekstraksione të rrënjëve të mbetura
  • Ekstraksione të dhëmballëve të pjekurisë
  • Ekstraksione të dhëmbëve të përmbajtur

Kirurgjia implantare dhe para-implantare

  • Teknikat “All on 4” , “All on 6” , “All on 8”
  • Implantologji e guiduar
  • Shtim të kockës autologe ose heterologe (në rastet e mungesës së kockës)
  • Shtim të gingivës (në rastet e mungesës së gingivës)
  • Ngritja e madhe e sinusit maksilar
  • Ngritja kreshtale e sinusit maksilar
Kirurgjia e indeve të buta
  • Gingivektomi dhe gingivoplastikë
  • Zgjatje e kurorës klinike ( në rastet e buzëqeshjeve gingivare)
  • Frenulotomi dhe frenulektomi labiale/linguale
  • Shtim i forniksit ( në rastet e mungesës së kreshtë, për pacientët pa dhëmbë)
Tumore beninje
  • Tumoret e indeve të buta : Fibroma, Papiloma, Lipoma, Epulis, etj.
  • Tumoret e kockës : Ameloblastoma, Odontoma, Osteoma, Kodroma, etj.

Lezionet kistike të nofullave

  • Kistat radikularë
  • Kistat rezidualë
  • Keratokistat
  • Kistat folikularë
  • Kistat e erupsionit

Patologjitë e artikulacionit temporo-mandibular

  • “Klik” (zhurma) e artikulacionit
  • Luksacioni temporo-mandibular
  • Sindromi (dhimbja) e artikulacionit temporo-mandibular
Patologjitë e gjëndrave të pështymës
  • Bllokimi i gjëndrave nga gurët salivarë
  • Mukocelet e buzës
  • Ranula sublinguale
Traumatologjia
  • Luksacionet e dhëmbëve
  • Intrudimi, ekstrudimi apo avulsioni i dhëmbëve
  • Fraktura korono-radikulare e dhëmbëve
  • Fraktura e proçesit alveolar
  • Laçerimi i indeve të buta
Trajtimet kirurgjikale-ortodontike
  • Minividat dhe miniimplantet për ankorim
  • Zbulimi i dhëmbëve të përmbajtur
  • Kortikotomia

Injeksione të acidit hialuronik dhe botoksit

  • Shtim i volumit të buzëve
  • Mbushje e rrudhave
  • Trajtimi i bruksizmit