Zhvillimi i Dentistrisë Shqiptare në 20 vitet e fundit
Nëse është e vërtetë që Shqipëria në vitet e fundit ka njohur një proçes zhvillimi global, atëherë ky pohim ka akoma më shumë vlerë për dentistrinë, e cila ka pësuar një transformim rrënjësor në 20 vitet e fundit.
Po të kthehemi pas në vitet 90, në klinikat dentare shqiptare nuk kishte as aspirator për të thithur pështymën.
Dentistët i dedikoheshin kryesisht restaurimeve dhe dentistrisë konservative. Duke kujtuar të shkuarën, është gati e pabesueshme kur shikon klinikat e sotme dentare që ofrojnë me profesionalitet shërbimet më moderne në stomatologji, dhe drejtohen nga mjekë të diplomuar e trajnuar me pikë maksimale në universitet më të mira të Europës.
Diplomimi në Dentistri
Deri në vitin 2004, e vetmja mundësi për tu diplomuar në Stomatologji ishte të studioje në
Fakultetin e Mjekësisë Dentare, pranë Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
hte të studioje në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, pranë Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. Më pas u hapën universitetet e para private në të cilat studentët mund të diplomoheshin për mjekësi apo dentistri.
Disa nga këto universitete u mbyllën nga qeveria sepse nuk ishin të akredituara.
Sot të gjithë studentët e stomatologjisë diplomohen pranë dy universiteteve private dhe në Fakultetin e Mjekësisë Dentare (publik), i cili është më i synuari , duke ditur edhe kërkesat e larta për punësim që kanë këta studentë pas përfundimit të fakultetit.
Shqipëria, një vend kandidat për Bashkimin Europian
Edhe pse nuk është akoma pjesë zyrtare e vendeve të Bashkimit Europian, Shqipëria nga pikëpamja shoqërore, edukative dhe cilësisë së shërbimeve dentare është në të njëjtin nivel si vendet Europiane.
Edhe pse nuk është akoma pjesë zyrtare e vendeve të Bashkimit Europian, Shqipëria nga pikëpamja shoqërore, edukative dhe cilësisë së shërbimeve dentare është në të njëjtin nivel si vendet Europiane.
Dentistët Shqiptarë janë të përditësuar me njohuritë dhe protokollet e fundit, janë të pajisur më aparaturat më të fundit të teknologjisë dhe kryejnë në klinikat e tyre shumë studime shkencore të pavarura.
Konkurenca e lartë rrit cilësinë
Si në çdo garë, konkurenca e lartë sjell zhvillim. Në Tiranë sot egzistojnë qindra ose mijëra klinika dentare të cilat ofrojnë: dentistri restorative, proteza fikse metal-porcelani ose zirkoni, zbardhime profesionale, estetikë dhe faseta dentare, implante dentare, ngarkesë imediate mbi implante, implantologji të guiduar, etj.
Pyetja që lind spontanisht është : “ A mundet vërtet të gjitha këto klinika dentare të ofrojnë me cilësi dhe profesionalitet shërbimet e mësipërme, edhe pse pjesa më e madhe e këtyre klinikave përbëhen nga një dentist i vetëm?!”
Kujdes nga mashtrimet
A mundet një dentist i vetëm të ofrojë shërbime me profesionalitet të lartë në të gjitha degët e dentistrisë?! Dentistria ka shumë specialitete, dhe normalisht çdo mjek stomatolog në një klinikë dentare duhet të jetë i specializuar në një fushë të caktuar, duke dhënë në këtë mënyrë maksimumin për secilin shërbim të ofruar. Ka mjekë në Shqipëri, ashtu si edhe kolegë të tyre në Europë, që mendojnë se dinë të bëjnë çdo gjë mirë, kur në fakt nuk janë të zotët në asgjë
Kështu që për të bërë zgjedhjet e duhura është e nevojshme të dish egzaktësisht se për cfarë shërbimesh dentare ke nevojë, pra nëse do vendosni një implant dentar duhet të kërkoni një klinikë me një kirurg oral dhe maksilo-facial, nëse keni nevojë për kurora dentare duhet të kërkoni një klinikë me një mjek të specializuar në proteza fikse.
Nëse bëni kërkime të kujdesshme, do zbuloni në Tiranë klinika që kanë në stafin e tyre mjekë të specializuar në implantologji dentare, proteza fikse e të lëvizshme, ortodonci, estetikë, etj. Janë pikërisht këto klinika që të ofrojnë një shërbim vërtet të sigurt, profesional dhe me garanci të përjetshme.
Dentistët në Shqipëri: Çmimet
Fakti që turizmi dentar në Shqipëri po zhvillohet me ritme shumë të shpejta, tregon që ofrojmë shërbime me cilësi të lartë por me çmime më të ulëta. Klinikat dentare në Tiranë i premtojnë pacientëve të vendeve të zhvilluara Europiane, një kursim që shkon deri në 60% të vlerës, për të njëjtat shërbime që do merrnin në shtëpitë e tyre. Kjo është një shifër e konsiderueshme, sidomos kur bëhet fjalë për rikonstruksione masive apo implantologji.
Shumë mjekë në vendet Europiane, diferencën e çmimeve e justifikojnë me përdorimin e materialeve me cilësi të ulët. Por, a është kjo e vërtetë?! Në fakt, mundet edhe të ketë klinika në Shqipëri që nuk përdorin materialet më të mira, por në pjesën më të madhe të rasteve ndryshimet e çmimeve deri në 60% vijnë si rezultat i shumë arsyeve të tjera që nuk kanë lidhje me materialet e përdorura.
Pse Shqipëria dhe turizmi dentar në vendin tonë ofron çmime më të ulëta?
Sigurisht që arsyeja nuk janë materialet me cilësi të ulët! Egzistojnë faktorë të qartë që justifikojnë tërësisht çmimet e ulëta, të cilat të japin mundësinë që të kursesh deri në 60% të vlerës krahasuar me vendet më të zhvilluara Europiane.
Në gjithë këta faktorë nuk bën pjesë cilësia e ulët e materialeve të përdorura sepse materialet që mjekët në Shqipëri përdorin janë të gjitha të markuara CE dhe janë të njëjtat me ato që përdorin edhe kolegët e tyre Europianë.
Sigurisht që taksat e paguara nga Dentistët Shqiptarë janë shumë më të ulëta krahasuar me ato që paguajnë dentistët në vendet e tjera Europiane.
-
Rrogat e personelit më të ulëta
Rrogat e personelit në vendet e zhvilluara Europiane janë të paktën dy herë më të larta se në Shqipëri. Kështu, një dentist që punon në një klinikë dentare në Itali paguhet minimalisht rreth 2500-3000 Euro në muaj, ndërsa një dentist në Shqipëri paguhet 700-1000 Euro në muaj.
Një infermier në Itali paguhet 1300-1400 Euro, ndërsa në Shqipëri paguhet 300-400 Euro. Edhe pagat e recepsionistes, higjenistit dhe teknikut dentar janë të gjitha më të ulëta, kështu që kostot e shërbimit reduktohen në mënyrë sinjifikative.
-
Qeratë mujore kushtojnë shumë më pak
Për të marrë me qera një ambjent me sipërfaqe 100 m2 në Milano duhet të paguash rreth 1500 Euro/muaj. I njëjti dyqan në Tiranë paguhet rreth 500 Euro.
-
Elektriciteti, interneti dhe konsumet e përditshme kushtojnë më pak
Për shembull, energjia elektrike për aktivitetet e biznesit në vendin fqinjë Itali kushton 15-20 cent/kwh, ndërsa në Shqipëri kushton vetëm 10 cent/kwh.
-
Materialet dentare kushtojnë më pak
Kjo qëndron në rastet e klinikave të mëdha të cilat punojnë me një numër të madh pacientësh. Duke marrë një sasi të madhe furnizimesh, ata përfitojnë çmime më të ulëta nga distributorët.
-
Laboratoret dentare ofrojnë punime me çmime më të ulëta
Për të gjitha arsyet e sipër përmendura, laboratoret dentare në Shqipëri mund ti ofrojnë mjekëve punime cilësore me çmime më të ulëta.
-
Çmimet e ulëta të hotelerisë, restoranteve dhe transportit
Kjo i jep mundësinë mjekëve shqiptarë ti ofrojnë pacientëve të huaj një shërbim të mirë organizuar, me akomodim dhe transport të përfshirë në paketat dentare.
Pra në Shqipëri çdo gjë kushton
më pakdhe kjo të jep mundësinë të kesh një buzëqeshje të shndritshme me një çmim më të ulët.
City Dental Clinic, shembulli i një klinike moderne në Tiranë
City Dental Clinic në Tiranë është një klinikë dentare që të ofron çdo gjë që ke nevojë duke të garantuar standarte europiane.
Veçohen për profesionalizmin e lartë në shërbimet dentare dhe mbështeten në mjekë të specializuar në fusha të ndryshme të dentistrisë si kirurgji orale -maksilo-faciale, ortodonci, implantologji dhe estetikë dentare.
dentistrisë si kirurgji orale -maksilo-faciale, ortodonci, implantologji dhe estetikë dentare. Punojnë me aparaturat më të përparuara, përdorin materiale të markave CE, disponojnë çertifikata të cilësisë ISO 9001 dhe operojnë në ambjente moderne duke ju shërbyer me një staf miqësor i cili do ju bëjë të ndiheni si në shtëpinë tuaj.
Ofrojnë garanci të shkruar për të gjitha shërbimet: protetikë, kurora zirkon, faseta emax, implantologji me ngarkesë të menjëhershme, dhëmbë provizorë fiks mbi implante për 24 orë, implantologji të guiduar, projektimin dixhital te buzëqeshjes, shtim të kockës, monitorim të shenjave vitale dhe sedacion koshient endovenoz nga nje mjek i specializuar anestezist.
City Dental Clinic ka mjekët më të zotë në Shqipëri dhe me turizmin dentar mund të ju ofrojë çmime që të kurseni deri në 50%.
Vlerësimi për Dentistët Shqiptarë
Për të minimizuar riskun e problemeve të mëvonshme, duhet të gjeni një klinikë që ju ofron me garanci shërbimet më të mira. Kjo ka edhe më shumë vlerë për pacientët e turizmit dentar të cilët nëse kanë një problem duhet të rikthehen në Shqipëri në një moment të pa përgatitur
Një nga mënyrat për të vlerësuar klinikat dentare është të shikosh punimet dhe feedback-un që pacientët i kanë dhënë në faqet e tyre ëeb apo rrjetet sociale. Në fakt, në të shumtën e rasteve në këto faqe gjenden vetëm vlerësime nga pacient të kënaqur nga shërbimi që kanë marrë. Për fat të keq mund të ndodh që këto vlerësime mos të jenë të sinqerta, por të jenë produkt i përfitimit të një shërbimi me çmim më të ulët.
Prandaj nuk është e mjaftueshme vetëm të shikosh vlerësimet që pacientët kanë lënë por duhet të thelloheni në informacione për stafin, për specializimet e mjekëve që punojnë, materialet që përdorin dhe çertifikatat e cilësisë. Nëse bëni zgjedhjet e duhura, të jeni të sigurtë që Dentistët Shqiptarë do dinë të ju dhurojnë një buzëqeshje të mrekullueshme për të gjithë jetën.