Shtatori është ajo kohë e vitit kur prindërit dhe fëmijët kalojnë një sërë emocionesh të ndryshme pasi të gjithë janë të shqetësuar dhe entuziastë për fillimin e shkollës. Mes ngutjes së përgatitjes së drekës dhe blerjes së rrobave të reja, është thelbësore të mos anashkaloni shëndetin oral të fëmijës suaj. Mbi të gjitha, një buzëqeshje e shëndetshme është thelbësore për vetëbesimin dhe mirëqenien e tyre gjatë gjithë vitit shkollor. Për t’ju ndihmuar në këtë rrugëtim, ne kemi përgatitur një udhëzues me këshilla të dobishme se si t’i mbani dhëmbët e fëmijëve tuaj në gjendje sa më të shëndetshme.
Fëmijëria është një periudhë eksplorimi, aventure dhe zhvillimi personal. Megjithatë, këto vite eksplorimi mund të sjellin edhe disa probleme me higjenën orale. Problemet dentare tek fëmijët mund të jenë të ngjashme si tek të rriturit, por duhet të keni parasysh që dhëmbët e tyre janë më delikat dhe më të ndjeshëm pasi janë ende në proces zhvillimi. Nëse nuk kontrollohen, këto probleme mund të përkeqësohen duke cuar në komplikacione më të mëdha dentare që do të jenë më të vështira për t’u trajtuar. Fillimisht është e rëndësishme të kuptoni nga se shkaktohen këto probleme dhe si t’i zgjidhni ato.
Disa nga problemet më të zakonshme dentare tek fëmijët janë:
Ndërsa përgatiteni për vitin e ri akademik, është e rëndësishme të mbani mend se kontrollet dentare janë po aq të rëndësishme sa ato mjekësore. Pse? Sepse zbulimi dhe trajtimi i hershëm i këtyre problemeve është më i thjeshtë, pasi dëmi nuk ka avancuar ende. Problemet më të zakonshme tek fëmijët e këtyre moshave janë kavitetet. Ndonjëherë, fëmijët e vegjël mund të mos tregojnë nëse po përjetojnë dhimbje dhëmbi duke e bërë cështjen më shqetësuese. Identifikimi dhe trajtimi i hershëm i këtyre problemeve mund të parandalojë dhimbjen, vështirësitë në të ngrënë dhe në të folur dhe të shmang mungesat në shkollë.
Inkurajojini fëmijët tuaj të lajnë dhëmbët dhe të përdorin fillin dentar rregullisht pasi këto mund t’i ndihmojë ata të shmangin grumbullimin e mikrobeve në dhëmbët e tyre dhe të heqin çdo grimcë ushqimi që mund të ngecë në mes. Gjatë takimit me dentistin mund ti kërkoni atij ti demonstrojë fëmijës mënyrën e duhur për të larë dhe pastruar dhëmbët, dhe më pas ai mund ti praktikoj ato në shtëpi. Detyra e prindërve është ti inkurajojnë fëmijët ti lajnë dhëmbët rregullisht dhe të përdorin fillin dentar duke u kujdesur gjithashtu që të mos ushtrojnë shumë presion mbi mishrat e dhëmbëve, pasi kjo gjë që mund të çojë në dëmtim të tyre.
Zhvillimi i një rutine të shëndetshme të higjienës orale në moshë të re mund të shërbejë si bazë për dhëmbë dhe mishra të shëndetshëm gjatë gjithë jetës. Në qoftë se po hasni probleme mund të konsideroni përdorimin e lojërave për ta bërë më argëtuese larjen e dhëmbëve për fëmijën tuaj ose ti kryeni këto aktivitete në të njëjtën kohë duke dhënë gjithashtu një shembull tek ta.
Përveç këshillave të përmendura më lart ju mund të konsideroni dhe këto masa të tjera paraprake për parandalimin e problemeve dentare:
Është e rëndësishme të dini se shumë probleme dentare janë të shmangshme nëse trajtohen në kohën e duhur. Duke ndjekur këto udhëzime të thjeshta dhe duke u vizituar tek një dentist për fëmijë me eksperiencë ju do ti siguroni fëmijës tuaj një rutinë dhe dhëmbë të shëndetshëm në të ardhmen.
Fëmijët të cilët kanë tela shpesh përjetojnë ndryshime të mëdha në rutinën e tyre të higjienës dentare, veçanërisht gjatë fazave të hershme të trajtimit. Disa këshilla për menaxhimin e ndryshimeve që sjell ky trajtim janë:
Ora e drekës është një mundësi e shkëlqyer për fëmijët që të shoqërohen me bashkëmoshatarët e tyre. Nëse dëshironi që fëmija juaj të qëndrojë plot energji gjatë gjithë ditës, është e rëndësishme t’i mundësoni atij ushqime të shëndetshme. Edhe nëse nuk e paketoni më drekën e tyre, prapëseprapë mund t’i inkurajoni ata të hanë shëndetshëm duke u dhënë me vete disa snacks për ti motivuar që të mbajnë një dietë të ekuilibruar.
Dhëmbët e fëmijës tuaj mund të dëmtohen nëse ato konsumojnë shumë ushqime dhe pije të cilat përmbajnë sheqer dhe ngjyrues. Fëmijët në shkollën fillore kanë nevojë për ushqim të shëndetshëm për të pasur mishra dhe dhëmbë të fortë. Zëvendësoni pijet dhe ushqimet me sheqer me disa opsione më të shëndetshme për dhëmbët si qumështi, djathi dhe frutat tropikale. Për shembull kivit dhe mangot kanë një shije të shijshme dhe janë gjithashtu opsione të shëndetshme.
Është e domosdoshme që prindërit t’u ofrojnë fëmijëve të tyre një përzgjedhje të larmishme ushqimesh të shëndetshme që promovojnë shëndetin oral, veçanërisht sepse fëmijët fillojnë të shoqërohen më shpesh me bashkëmoshatarët e tyre gjatë orëve të drekës. Fëmijët kanë më shumë gjasa të konsumojnë snacksa pasi kjo nuk do t’u marri shumë kohë gjatë pushimit të drekës. Perimet si kastravecat, karotat dhe selinoja janë disa opsione të shkëlqyera të cilat nxisin dhëmbë dhe mishra të fortë.
Rikthimi në shkollë mund të jetë një sfidë për fëmijët e moshave të ndryshme, pasi shpesh ndërhyn në rutinën e tyre të përditshme, duke përfshirë këtu dhe praktikat e tyre të higjienës dentare. Për të lehtësuar këtë tranzicion pa rrezikuar shëndetin oral të fëmijës suaj, ju mund të merrni parasysh disa nga sugjerimet e mëposhtme.
Është thelbësore të diskutoni për rëndësinë e shëndetit oral me fëmijët tuaj. Duke diskutuar me ta për rëndësinë e larjes së dhëmbëve, përdorimit të fillit dentar dhe ngrënies së ushqimeve të shëndetshme, ju mund t’i ndihmoni ata të formojnë një rutinë të shëndetshme të mirëmbajtjes së dhëmbëve e cila do ti ndihmojë në të ardhmen.