Vizita e parë e fëmijës tek dentisti

Vizita e parë e fëmijës tek dentisti është një aspekt i rëndësishëm i shëndetit tyre të përgjithshëm. Dentistët dhe mjekët pediatër rekomandojnë që vizita e parë të kryhet 1 ose 6 muaj pas daljes së dhëmbit të tyre parë. Kjo vizitë ka disa funksione të rëndësishme. Dentisti do të jetë në gjendje të vlerësojë shëndetin e përgjithshëm të dhëmbëve të fëmijës, të këshillojë prindërit se si t’i pastrojnë ato siç duhet dhe të diagnostikojë problemet sa më shpejt të jetë e mundur për t’i trajtuar ato. Për më tepër, kjo e bën fëmijën të ndihet më i sigurt në ambjentin e klinikave dentare, duke i bërë vizitat e ardhshme më pak të sikletshme. Kujdesi i hershëm dentar siguron një buzëqeshje të ndritshme dhe të shëndetshme tek fëmija juaj dhe vendos bazat për praktika të shkëlqyera të higjienës orale gjatë gjithë jetës.

Foto qe ilustron viziten e femijeve tek dentisti

Kur duhet të jetë vizita e parë e fëmijës tek dentisti?

Edhe pse mund të duket herët, vizita e parë e fëmijës tek dentist duhet të jetë brenda gjashtë muajve nga koha e daljes së dhëmbit të parë ose kur ai të mbushë një vjeç, cilado që të ndodhë e para. Diskutoni me dentistin çdo problem të mundshëm dentar që mund të keni vënë re. Fëmija ka më shumë gjasa të vuaj nga prishja e dhëmbëve nëse pjestarë të tjerë të familjes kanë vuajtur gjithashtu nga probleme të tilla ose nëse fëmija bie shpesh në gjumë duke u ushqyer me gji ose me shishe. Edhe pse dhëmbët e tyre janë thjesht të përkohshëm, është thelbësore të ruani shëndetin e tyre.

A është vërtet e nevojshme ta çoni fëmijën tuaj tek dentisti?

Vizita e parë e fëmijës tek dentisti mund t’i ndihmojë ata dhe ju në shumë mënyra. 

Zbulimi dhe parandalimi i problemeve të shëndetit oral

Prishja e dhëmbëve përveçse është jashtëzakonisht e dhimbshme mund të ndikojë gjithashtu negativisht në mënyrën e jetës së një personi deri në moshë madhore, madje mund të dëmtojë edhe aftësinë e tyre për të folur dhe komunikuar sic duhet. Diagnoza e hershme e çështjeve të shëndetit oral është thelbësore dhe fëmijët mund të përfitojnë nga këto ekzaminime gjatë gjithë jetës së tyre. Stomatologët pediatër do të mundësojnë kujdesin e nevojshëm, të parandalojnë krjimin e problemeve të tjera dhe të lehtësojnë dhimbjet duke diagnostikuar problemet sa më herët.

Marrdhënie e mirë me dentistin

Vizita e parë e fëmijës tek dentisti në moshë të hershme i atij jep mundësinë të krijoj një marrdhënie të mirë me dentistin. Instrumentet e shumta të përdorura në procedura dentare u prezantohen fëmijëve gradualisht gjatë vizitave duke ju a bërë më pak të frikshme klinikën e dentistit. Për më tepër, vizitat tek dentisti në moshë të re mund t’i ndihmojë fëmijët të mësohen me procesin e pastrimit dhe të ekzaminimit të gojës.

Vizita e parë e fëmijës është e rëndësishme edhe për prindërit

Takimi i parë i fëmijës tuaj me dentistin do të zgjasë vetëm disa minuta dhe nuk do të jetë i dhimbshëm. Ky takim është vendimtar edhe për prindin, sepse dentisti do t’i këshillojë ata se si duhet të pastrojnë dhëmbët dhe mishrat e fëmijës tyre me furçë dhëmbësh ose me leckë të lagur në varësi të moshës së tij.

Foto qe ilustron kontrollin e pare dentar per femijet

Çfarë ndodh në kontrollin e parë dentar të fëmijës suaj?

Pra, çfarë ndodh saktësisht gjatë vizitës së parë tek dentisti? Dentisti do të ekazminoj dhëmbët e fëmijës tuaj me kujdes për të kontrolluar për ndonjë problem të mundshëm. Vizita e parë tek dentisti është mundësia ideale për të kërkuar këshilla profesionale për sa i përket kujdesit të dhëmbëve.

Në shumicën e rasteve, vizita e parë do të shërbejë kryesisht si një mundësi e vlefshme për prindërit për të mësuar si të kujdesen për dhëmbët e fëmijëve të tyre. Si prindër të rinj, ju mund të mos dini si t’i pastroni dhëmbët e fëmijës tuaj në mënyrën e duhur. Dentisti do t’ju ndihmojë dhe do t’ju këshillojë gjatë gjithë këtij procesi pasi praktikimi i përditshëm i larjes së dhëmbëve dhe përdorimit të fillit dentar është thelbësor për parandalimin e zhvillimit të kaviteteve dhe problemeve të tjera të dhëmbëve. Edhe pse mund të duket e vështirë, dentisti do t’ju japë udhëzime të qarta për t’i ndjekur në shtëpi.

Një faktor tjetër i rëndësishëm për shëndetin oral të fëmijës suaj që do t’ju duhet të diskutoni me dentistin është ushqyerja dhe dieta e fëmijës.  Efektet që disa ushqime dhe pije kanë në shëndetin e dhëmbëve të fëmijëve ndonjëherë janë befasuese. Për shembull biskotat që ndihmojnë për daljen e dhëmbëve përmbajnë sheqer të shtuar dhe mund të dëmtojnë dhëmbët e fëmijëve, buka e bardhë është e pasur me karbohidrate dhe konsumim i tepërt i saj mund të kontribuojë në krijimin e kaviteteve tek fëmijët. Vizita e parë dentare është gjithashtu një mundësi e mirë për të marrë këshilla se si të mundësoni një dietë të shëndetshme për fëmijën tuaj.

Pse fëmijët duhet të shkojnë tek dentisti në moshën 1 vjeçare?

Dentistët rekomandojnë që fëmijët të fillojnë vizitat e tyre të para dentare sapo të mbushin një vjec ose 6 muaj pas daljes së dhëmbit të parë për të krijuar bazën e kujdesit të tyre dentar. Përveç identifikimit dhe trajtimit të hershëm të problemeve, fillimi i vizitave te dentisti në moshë kaq të hershme mund ta bëjë fëmijën të mësohet me këtë rutinë dhe të mos krijojë fobi ndaj dentistit. Dentisti gjithashtu mund të ndihmojë në trajtimin e disa çështjeve të shëndetit oral të fëmijëve sic janë dhe:

  • Kontrolli i zakoneve si thithja e gishtit të madh.
  • Dalja e dhëmbëve.
  • Ekzaminimi i dhëmbëve të qumështit.
  • Ndikimi i ushqimit në shëndetin e dhëmbëve.
  • Zhvillimi i nofullës dhe mishrave të dhëmbëve.
  • Këshilla për kujdesin e dhëmbëve të fëmijës.

Foto qe ilustron viziten tek nje dentist per femije ne Shqiperi

Pse fëmijët duhet të shkojnë te dentisti në moshën 4 vjeçare?

Pas takimit të parë dentar të fëmijës suaj në moshën 1 vjeçare, ai nuk do të ketë nevojë për një vizitë tjetër për rreth 3 vjet. Planifikoni një ekzaminim tjetër dentar për fëmijën kur ai të jetë katër vjeç.

Dentistët thonë se kavitetet tek fëmijët mund të formohen sapo u dalin dhëmbët. Kavitetet mund të jenë të dhimbshme dhe mund të shkaktojnë probleme të tjera në të ardhmen, kështu që është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendjen e duhur shëndetit oral gjatë këtyre viteve.

Nëse fëmijët kanë zhvilluar zakone si thithja e gishtave, atëher duhet të merren masa për ndalimin e tyre përreth kësaj moshe. Për më tepër, gjatë këtyre kontrolleve, dentistët mund të diskutojnë me prindërit disa metoda për të ndihmuar fëmijët që të largojnë me sukses këto zakone të dëmshme për dhëmbët.

Vizita dentare në këtë moshë është një urë lidhëse midis moshës së rekomanduar që fëmijët të fillojnë vizitat tek dentisti, që është mosha një vjecare, tek mosha e rekomanduar për të vizituar një ortodont, që është shtatë. Konsideroni këtë moshë si kalimin nga një dentist të specializuar për fëmijë tek një dentist për të rritur.

Pse fëmijët duhet të shkojnë te dentisti në moshën 7-vjeçare?

Problemet me kafshimin mund të zhvillohen gjatë shpërthimit të dhëmbëve në moshën 7-vjeçare. Kjo i lejon ortodontët të vlerësojnë me saktësi lidhjet midis dhëmbëve të fëmijës, të parashikojnë problemet e mundshme dentare në të ardhmen dhe të zhvillojnë një strategji për trajtimin e këtyre çështje përpara se të përparojnë më tej. Studimet tregojnë se mosha 7 vjeçare është mosha ideale për të kryer këtë vizitë. Dhëmbët e fëmijërisë dhe dhëmbët e përhershëm do të bashkohen në këtë moshë dhe ortodonti do të jetë në gjendje të dallojë problemet e mundshme që në fazat e tyre të hershme.

Gjatë kësaj konsulte fillestare ortodontët do të vlerësojnë shtrirjen e dhëmbëve gjithashtu telat mund të jenë të nevojshëm bazuar në shtrirjen aktuale dhe lëvizjet  e mundëshme të dhëmbëve. Shumica e fëmijëve i vendosin telat midis moshës 9 dhe 14 vjeç, megjithatë në raste të caktuara ato mund të vendosen edhe më herët. Duke vizituar një ortodont në moshën 7-vjeçare do të lehtësojë procesin e zhvillimit të dhëmbëve.

Foto qe ilustron vizitat dentare tek dentisti per femije

A duhet ta çoni fëmijën tuaj tek stomatologu pediatër apo tek stomatologu i familjes?

Stomatologu i familjes është një zgjedhje më praktike për ata që duan që e gjithë familja të vizitohet nga i njëjti dentist. Gjithsesi zgjedhja e një dentisti pediatër për fëmijën tuaj ka më shumë përfitime në krahasim me një stomatolog të përgjithshëm. Avantazhet janë të dukshme sapo hyni në zyrën e stomatologut pediatër. Këto zyra janë dizenjuar specifikisht për fëmijët, plot aktivitete për t’i mbajtur ata të zënë, si dhe për t’i bërë të ndihen rehat dhe të mos kenë frikë.

Këta ekspertë janë të specializuar të punojnë me fëmijët dhe të zbatojnë aftësit e tyre për të krijuar një lidhje me pacientët e tyre të vegjël dhe për t’i qetësuar ata. Një klinikë stomatologjike pediatrike përdor trajtime më pak invazive dhe çdo fazë e procesit përshkruhet në terma të thjeshtë që fëmija juaj do të jetë në gjendje ti kuptojë. Edhe pajisjet dentare që ata përdorin janë më të vogla dhe më të përshtatshme për fëmijët.

Edhe pse ata mund të jenë të aftë të trajtojnë probleme të ndryshme, stomatologët e familjes shpesh kanë më pak përvojë se dentistët pediatër në lidhje me trajtimin e këtyre problemeve tek fëmijët. Prandaj, duhet të dini se zgjedhja e një stomatologu pediatër do të garantojë që nevojat specifike orale të fëmijëve tuaj të plotësohen duke ofruar trajtimin më të mirë dentar për ta.

Tabela Përmbledhëse