Ne e kuptojmë që fëmijët janë natyrshëm shumë aktivë, dhe aksidentet janë të zakonshme. Zakonisht ato ndodhin nëse bien gjatë lojës, gjatë aktiviteteve sportive, apo edhe nga kafshimi i një objekti të fortë.
Aksidentet mund të ndikojnë në çdo pjesë të fytyrës, por dhëmbët janë shpesh më të prekurit. Të dini si të veproni gjatë një urgjence dentare tek fëmijët është vendimtare për të ruajtur shëndetin e tyre oral dhe për të parandaluar probleme më serioze.
Në këtë blog, do të shpjegojmë urgjencat dentare më të zakonshme dhe hapat e duhur se si duhen trajtuar. Duke ndjekur këto këshilla, mund të mbani dhëmbët e fëmijës tuaj të shëndetshëm dhe të parandaloni probleme të mundshme në të ardhmen.
Rënia e dhëmbit është një nga urgjencat dentare më të zakonshme që kërkon trajtim të menjëhershëm. Për fëmijët që ende kanë dhëmbët e qumështit, rivendosja e dhëmbit zakonisht nuk rekomandohet. Megjithatë, në rastet kur bëhet fjalë për një dhëmb të përhershëm, veprimi i menjëhershëm është i domosdoshëm.
Këtu janë disa nga hapat që duhet të ndiqni nëse fëmijës tuaj i bie një nga dhëmbët:
Fëmijët e vegjël shpesh kanë zakonin të kafshojnë objekte të ndryshme si mënyrë për të eksploruar botën përreth tyre. Megjithatë, kafshimi i objekteve të forta mund të çojë në thyerje ose krisje të vogla të dhëmbëve. Në disa raste, kjo mund të shkaktojë dhimbje të menjëhershme, ndërsa në raste të tjera, fëmija mund të mos ndjejë asgjë. Pavarësisht kësaj, dëmtimi mund të përkeqësohet nëse neglizhohet, duke çuar në probleme më serioze dentare.
Kur vëreni një krisje ose frakturë në dhëmbët e fëmijës tuaj, gjëja e parë që duhet të bëni është t’ia shpëlani gojën me ujë të ngrohtë. Kjo do të pastrojë zonën e dëmtuar dhe do të ndihmojë në uljen e rrezikut të infeksionit apo përhapjes së baktereve.
Në raste kur dëmtimi prek edhe indet e buta dhe shkakton ënjtje, është e dobishme të aplikoni një kompresë të ftohtë. Kjo jo vetëm që ndihmon në reduktimin e ënjtjes, por gjithashtu ofron një efekt mpirjeje në zonën e prekur, duke lehtësuar dhimbjen.
Është e rëndësishme të inkurajoni fëmijën tuaj që të përdorë anën e padëmtuar të gojës për të përtypur ushqimin. Kjo ndihmon në shmangien e presionit mbi dhëmbin e plasaritur, duke parandaluar dëmtime të mëtejshme dhe duke reduktuar çdo dhimbje të mundshme.
Nëse është e nevojshme, mund t’i jepni fëmijës një qetësues dhimbjeje të sigurt për moshën e tij, si ibuprofen ose paracetamol, për të lehtësuar dhimbjen. Shmangni aspirinën, pasi mund të shkaktojë komplikacione serioze tek fëmijët.
Kontaktoni menjëherë dentistin e fëmijës tuaj në rast të krisjeve ose dëmtimeve të dhëmbëve, pasi ato shpesh kërkojnë vlerësim profesional për të parandaluar dëmtime të mëtejshme. Tek City Dental Clinic në Shqipëri, profesionistët tanë do të kujdesen për dhëmbin e fëmijës tuaj dhe do të ofrojnë trajtimin e nevojshëm.
Dhimbjet e dhëmbëve janë të zakonshme edhe tek fëmijët, ashtu si tek të rriturit, dhe mund të variojnë nga të lehta deri te shumë të forta. Ndërsa dhimbjet e lehta nuk konsiderohen urgjente, dhimbja e vazhdueshme shpesh kërkon një kujdes më të detajuar.
Disa nga hapat që duhet të ndërmerrni nëse fëmija juaj po përjeton dhimbje dhëmbi janë:
Nëse fëmija juaj mban tela ortodontike, lëndimet e buzëve dhe gjuhës janë të zakonshme. Zakonisht, këto dëmtime janë të lehta dhe shërohen vetë me kalimin e kohës. Megjithatë, në raste më serioze, kur dëmi është më i madh, mund të jetë i nevojshëm kujdesi profesional.
Nëse vëreni një plagë, fillimisht shpëlani dhe pastroni zonën me ujë të ngrohtë duke përdorur një leckë të pastër. Në rast të gjakderdhjes së rëndë, vendosni leckën mbi zonën e prekur dhe ushtroni presion të lehtë derisa gjakderdhja të ndalojë.
Ënjtja dhe dhimbja janë të zakonshme në këto raste, prandaj rekomandohet të aplikoni një kompresë të ftohtë në zonën e dëmtuar. Kjo ndihmon në reduktimin e ënjtjes dhe ofron një efekt mpirjeje për të lehtësuar dhimbjen.
Nëse vëreni se plaga e fëmijës është e madhe dhe ka gjakderdhje të tepërt, është e rëndësishme të kërkoni kujdes mjekësor. Monitoroni nga afër procesin e shërimit dhe, nëse është e nevojshme, caktoni një takim dentar për vlerësim dhe trajtim profesional.
Një nga urgjencat më serioze dentare tek fëmijët është thyerja e nofullës, e cila shpesh ndodh si pasojë e aksidenteve që prekin fytyrën ose kokën. Kjo gjendje zakonisht shoqërohet me simptoma të rënda, duke përfshirë dhimbje të forta dhe vështirësi në kryerjen e funksioneve normale të gojës, si të folurit, përtypja dhe lëvizja e nofullës.
Nëse dyshoni për një dëmtim të nofullës tek fëmija juaj, mund ta ndihmoni duke mbështjellë një leckë ose fashë rreth kokës dhe mjekrës për të mbajtur nofullën në vend deri sa të arrini në klinikën dentare. Për të lehtësuar dhimbjen dhe për të zvogëluar ënjtjen, mund të aplikoni një kompresë të ftohtë në zonën e prekur.
Thyerja e nofullës është një problem serioz dentar si tek të rriturit ashtu edhe tek fëmijët, dhe kërkon kujdes të menjëhershëm mjekësor. Është e rëndësishme të shkoni në urgjencë ose të kontaktoni një nga dentistët tanë në City Dental Clinic në Shqipëri për ndihmë të specializuar.
Edhe pse parandalimi i urgjencave dentare, veçanërisht tek fëmijët nuk është aq i lehtë, ka disa mënyra se si mund t’i parandaloni ato.
Një nga mënyrat më të sigurta për të mbrojtur gojën e fëmijës tuaj dhe për të shmangur dëmtimet dentare është përdorimi i një mbrojtësi goje gjatë aktiviteteve sportive. Këto mbrojtëse janë të personalizuara për çdo pacient, duke ofruar një përshtatje të rehatshme dhe mbrojtje optimale për dhëmbët, veçanërisht gjatë aktiviteteve me rrezik të lartë.
Higjiena e duhur e dhëmbëve është shumë e rëndësishme, veçanërisht për fëmijët. Mësojuni fëmijëve tuaj të lajnë dhëmbët dy herë në ditë, të përdorin fill dentar dhe të shmangin ushqimet me shumë sheqer për të ruajtur dhëmbët e tyre.
Këto zakone të thjeshta dhe të rregullta të higjienës orale ndihmojnë në forcimin e dhëmbëve, mbrojtjen e smaltit dhe reduktimin e rrezikut të kaviteteve dhe infeksioneve. Kjo parandalon probleme më serioze dentare që mund të jenë më të vështira dhe më të shtrenjta për t’u trajtuar.
Fëmija juaj po mëson vazhdimisht gjëra të reja, kështu që edukimi do të luajë një rol të madh në parandalimin e problemeve dentare. Duke qenë se ata janë vazhdimisht duke eksploruar trupin e tyre dhe botën përreth, është e rëndësishme t’u mësoni atyre funksionin e dhëmbëve që kur janë të vegjël.
Thënë kështu, ata duhet të jenë në dijeni që dhëmbët e tyre nuk duhet të përdoren për të hapur sende ose pako ose për të kafshuar gjëra të çuditshme përveç ushqimit. Edukimi i vazhdueshëm i tyre për shëndetin oral do të jetë shumë i dobishëm në të ardhmen dhe do të shmangë problemet serioze dentare.
Nëse fëmija juaj ka pësuar një aksident dentar, është e natyrshme të kërkoni një zgjidhje të shpejtë. Këtu lind pyetja nëse duhet të drejtoheni në një klinikë dentare ose në urgjencë. Ja disa hapa që do t’ju ndihmojnë të merrni vendimin e duhur:
Për lëndime të vogla si dhimbja e lehtë e dhëmbëve ose dëmtime të vogla në strukturën e tyre vizitoni klinikën dentare pasi ato duhet të ekzaminohen me kujdes nga një dentist i specializuar.
Në rastet kur fëmija juaj ka të bëjë me dëmtime të rënda si gjakderdhje e tepërt apo thyerje e nofullës, këshillohet që të kërkoni kujdes të menjëhershëm mjekësor sa më shpejt të jetë e mundur. Në disa raste, këto probleme kërkojnë edhe kujdes mjekësor përveç atij dentar.
Zakonisht, problemet dentare te fëmijët, si thyerja ose krisja e dhëmbëve, dëmtimet në indet e buta, ënjtja apo dhimbjet e forta, konsiderohen urgjenca dentare. Nëse vëreni ndonjë prej këtyre shenjave, rekomandohet të kontaktoni menjëherë një klinikë dentare që ofron shërbime urgjente të specializuara për fëmijë.
Nëse fëmija juaj ka dhëmbët e përhershëm dhe një ose më shumë prej tyre bie ose shkëputet nga vendi, duhet të veproni menjëherë. Shmangeni kapjen e dhëmbit nga rrënja; mbajeni vetëm nga kurora, për të mos dëmtuar indet. Nëse dhëmbi është bërë pis, pastrojeni vetëm me ujë të ngrohtë.
Sigurohuni që dhëmbi të jetë në drejtimin e duhur përpara se të përpiqeni ta fusni përsëri në vendin e vet. Nëse kjo nuk është e mundur, vendoseni dhëmbin në një kavanoz qumështi ose në solucion fiziologjik. Koha është shumë e rëndësishme për ruajtjen e tij, prandaj duhet të kërkoni kujdes dentar menjëherë.
Pastrojeni gojën e fëmijës tuaj duke e shpëlarë me ujë të ngrohtë. Për të reduktuar ënjtjen e fytyrës, vendosni një kompresë të ftohtë në zonën e dëmtuar. Mblidhni çdo pjesë të dhëmbit të thyer dhe mbajini në ujë ose qumësht. Më pas duhet të kontaktoni menjëhërë dentistin tuaj.
Lani fillimisht gojën e fëmijës tuaj me ujë të ngrohtë. Për të hequr qafe grimcat e ushqimit të ngecur në dhëmb, pastroni me fll dentar rreth dhëmbit të dëmtuar. Aspirina dhe qetësuesit e tjerë nuk duhet të aplikohen drejtpërdrejt në mishrat e dhëmbëve pasi kjo mund të shkaktojë dëmtim të indeve. Nëse dhimbja vazhdon është e rëndësishme të kontakoni dentistin tuaj.
Mësimi i një rutine të rregullt dentare, mbajtja e një mbrojtësi të gojës gjatë aktivitetit fizik, shmangia e ushqimeve shumë të forta si akulli ose farat, si dhe edukimi se dhëmbët nuk duhet të përdoren për të hapur sende, janë të gjithë shembuj të mirë. Megjithatë, parandalimi i plotë nuk është i mundur, pasi aksidentet mund të ndodhin pavarësisht përpjekjeve për t’i shmangur ato.
Po, edhe nëse fëmijës i bien dhëmbët e qumështit, duhet ta dërgoni te dentisti. Megjithëse dhëmbët e qumështit bien vetë, një dëmtim mund të rrezikojë rritjen e dhëmbit të përhershëm poshtë dhe të shkaktojë infeksion ose probleme me vendosjen e tyre në të ardhmen.
Acetaminophen ose ibuprofeni janë shembuj të ilaçeve kundër dhimbjes që mund t’i jepni fëmijës tuaj, për sa kohë që ndiqni rekomandimet e dozës për moshën dhe peshën e tyre. Kini parasysh se fëmijëve nuk duhet t’u jepet aspirinë ose të aplikohen qetësues direkt në mishrat e dhëmbëve.
Nëse fëmija juaj pëson ndonjë dëmtim dentar, veprimi më i mirë është ta dërgoni te dentisti sa më parë. Sidomos nëse fëmija humb një nga dhëmbët, pasi mundësia më e mirë për ta shpëtuar dhe për ta ripozicionuar me sukses është brenda 30 minutave. Kjo ndihmon në parandalimin e komplikimeve dhe nxit shërimin e plotë të gojës.