Urgjencat Dentare: Parandalimi Dhe Trajtimi I Tyre

Urgjencat dentare mund t’i ndodhin kujtdo dhe mund të ndodhin athëher kur nuk e prisni. Siç e  dini, trajtimet dentare ndryshojnë në varësi të problemit dhe ndonjëherë mund të jenë shumë të shtrenjta, prandaj është e rëndësishme që këto çështje të trajtohen sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse problemet tuaja të shëndetit dentar nuk trajtohen siç duhet, mund të rezultojnë në dhimbje dhe dëmtime të përhershme duke ndikuar gjithashtu në shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Ndonjëherë mund të jetë e vështirë të caktoni një vizitë më dentistin tuaj, në varësi të kohës dhe momentit. Ndërsa disa klinika ofrojnë shërbim 24-orësh, shumica e tyre jo. Megjithatë, në këtë blog, ne do të përmendim disa masa paraprake që mund të ndërmerrni për të parandaluar dhe trajtuar urgjencat dentare në rastet kur vizita tek dentisti nuk është e mundur. Këto praktika mund të ndihmojë në parandalimin e komplikimeve dhe gjithashtu mund të shpëtojnë dhëmbët nga dëmtimi i mëtejshëm.

Foto qe ilustron dhimbjen e papritur te dhembit.

Arsyet Më Të Shpeshta Të Problemeve Me Dhëmbët

Ndonjëherë urgjencat dentare janë të vështira për t’u diagnostikuar dhe mund të jetë e vështirë të dalloni nëse keni nevojë për kujdes të menjëhershëm ose nëse mund të prisni derisa të mund të vizitoni dentistin tuaj. Për shembull, mund të keni një dhëmb të plasaritur i cili nuk shkakton dhimbje por dhe pse ka nevojë për kujdes të shpejtë prap trajtimi i këtij problemi mund të pres disa ditë derisa të vizitoni dentistin tuaj. Në disa raste të tjera kur dhimbja bëhet e fortë, do të nevojitet kujdes i menjëhershëm nga një specialist.

Në rastet kur vëreni ënjtje dhe dhimbje në zonën e dhëmbëve, mund të provoni të përdorni pako akulli për të lehtësuar dhimbjen. Një rast tjetër që kërkon vëmendje të menjëhershme nga një ekspert dentar është rënia e mbushjeve ose kurorave. Edhe pse është e rëndësishme që ato të trajtohen sa më shpejt që të jetë e mundur, ende nuk konsiderohen urgjencë dentare. Mund t’i mbushni me çamçakëz pa sheqer ose t’i ngjitni derisa të shkoni te dentisti për t’i zëvendësuar në mënyrë profesionale. Në raste të tjera kur lëndoni gojën dhe keni gjakderdhje, mund ta shpëlani gojën me ujë të kripur për të eliminuar bakteret ose grimcat e ushqimit duke përdorur një garzë të lagur ose çaj për të ndaluar gjakderdhjen duke ushtruar presion në zonë.

Foto qe ilustron krisjen apo thyerjen e dhembit.

Kur Konsiderohen Problemet Dentare Si Emergjencë?

Duhet të keni parasysh se shumë probleme dentare nuk kanë nevojë për kujdes të menjëhershëm dhe nuk konsiderohen urgjenca dentare. Sido qoftë shumica e klinikave dentare ofrojnë kujdes urgjent dhe disa prej tyre madje mund të jenë në dispozicion për të trajtuar pacientët e tyre edhe gjatë fundjavave. Nëse keni një urgjencë dentare, kërkoni klinika që ofrojnë kujdes dentar në këto raste.

Disa probleme me dhëmbët mund të rezultojnë në probleme serioze për jetën, kështu që në këto raste nevojitet kujdes urgjent dentar. Problemet si abscesi dentar pranë rrënjës së dhëmbit tuaj për shembull do të kenë nevojë për vëmendje të menjëhershme nga dentisti pasi mund të çojnë në probleme serioze mjekësore. Kjo gjendje është një tregues i infeksionit të pulpës së dhëmbëve dhe do të nevojitet trajtimi i kanalit të rrënjës. Në këto raste, dentisti do të kullojë infeksionin dhe kjo do të bëjë që ënjtja në fytyrën tuaj të ulet duke lehtësuar dhimbjen dhe ulur temperaturën. Për më tepër, ata do të rekomandojnë antibiotikët e duhur për të lehtësuar shqetësimin dhe dhimbjen. Për të parandaluar përhapjen e infeksionit dhe dëmtimin e mëtejshëm, dentisti do të rekomandojë procedurën e kanalit të rrënjës ose heqjen e dhëmbit.

Ndonjëherë dhëmbët mund të dëmtohen nga aksidente të ndryshme duke shkaktuar thyerjen ose copëtimin e tyre. Në disa nga këto raste, mund të kërkohet shërbim urgjent dentar. Në rastet kur dhëmbi ka rënë, përpiquni ta mbani të pastër, dhe bëni kujdes që të mos prekni rrënjët sepse mund të dëmtoni indet e buta të lidhura me të. Nëse është e mundur, përpiquni ta vendosni dhëmbin me vendin e tij pa u sforcuar, por nëse nuk mundeni vendoseni në një enë qumështi për ta ruajtur dhe shkoni te dentisti sa më shpejt të jetë e mundur brenda gjysëm ore. Dentisti do të jetë në gjendje të shpëtojë dhëmbin duke e vendosur atë në dhëmbët ngjitur për të lejuar që rrënjët të rilidhen. Nëse nuk mund të vizitoni dentistin në kohën e duhur, do të nevojitet kujdes shtesë dhe zëvendësim i tij.

Megjithatë, mbani mend se jo çdo urgjencë dentare do të duhet të trajtohet nga një dentist dhe shumica e këtyre problemeve mund të presin për disa ditë. Shumicën e kohës kur dëmi dhe dhimbja janë të forta, dentisti do të gjejë kohë për të akomoduar pacientët e tij dhe nuk do t’i lërë ata të presin sepse e dinë se këto çështje nuk vijnë me paralajmërim dhe mund të ndodhin papritur. Nëse dentisti juaj është pushim, mund të provoni të vizitoheni nga një dentist tjetër derisa problemi të zgjidhet, përpara se të shkaktohen dëmtime të mëtejshme.

Foto qe ilustron dhimbjen e rende te dhembit.

Çfarë Duhet Të Bëj Nëse Kam Dhimbje Të Fortë Dhëmbi?

Studimet tregojnë se dhimbjet e forta të dhëmbëve mund të jenë tregues të një infeksioni aktiv dhe nëse ky infeksion nuk trajtohet mund të përhapet në rajone të tjera të trupit duke përfshirë trurin dhe veshin dhe duke e bërë atë shumë të rrezikshëm për shëndetin tuaj. Këtu do të përmendim disa këshilla dhe hapa që duhet të merrni nëse nuk mund të vizitoni menjëherë dentistin.

Mundohuni Të Reduktoni Dhimbjen

Përdorimi i pakove të akullit mund të jetë i dobishëm për të reduktuar dhimbjen e dhëmbit. Përdoreni atë për 20 minuta dhe më pas hiqeni. Bëjeni këtë sa herë të doni nëse ju ndihmon me lehtësimin e dhimbjes. Gjithashtu mund të përdorni ilaçe kundër dhimbjeve ose ilaçe anti-inflamatore (NSAID) – ose ibuprofen (Advil ose Motrin) ose naproksen (Aleve) për të lehtësuar simptomat. Këto mjekime do të ndihmojë në menaxhimin e tyre derisa të vizitoni dentistin tuaj.

Merrni Ndihmë Mjekësore Urgjente

Nëse urgjenca dentare ndodh në një kohë kur vizita dentare nuk është e mundur, duhet të shkoni në qendrën e urgjencës spitalore menjëherë për të marë antibiotikët e nevojshëm për të parandaluar përhapjen e infeksionit në zona të tjera. Së bashku me simptomat e dhimbjes së dhëmbit, të tjera simptoma si ethet, ose ënjtja nën syrin tuaj, përgjatë faqes ose nën fyt janë të mundshme. Pas marrjes së antibiotikëve, ju sugjerojmë të shkoni tek dentisti për trajtim të mëtejshëm.

Po Sikur Të Më Ketë Ngecur Diçka Mes Dhëmbëve?

Ndonjëherë mund të përjetoni dhimbje nëse diçka ju ngec midis dhëmbëve. Duhet të keni parasysh që të mos ushtroni forcë pasi mund ta lëvizni objektin më tej dhe kjo do të shkaktojë më shumë dhimbje, gjithashtu përpiquni ta hiqni objektin me fill dentar ose duke i larë dhëmbët me furçë si normalisht. 

Foto qe ilustron trajtimin e emergjencave dentare tek dentisti.

Çfarë Duhet Të Bëj Nëse Më Bie Mbushja?

Kur Mbushja E Rënë Nuk Shkakton Dhimbje

Nëse mbushja e thyer nuk po shkakton dhimbje dhe nuk po irriton gojën dhe faqet, nuk duhet ta prekni derisa të vizitoni dentistin tuaj, pasi ai do të kujdeset siç duhet për të. Edhe nëse nuk shkakton dhimbje, duhet të planifikoni një vizitë me dentistin tuaj sa më shpejt që të mundeni, sepse sa më shumë të avancojë aq më keq do të bëhet dhe mund të jetë më e vështirë për ta trajtuar.

Kur Mbushja E Rënë Shkakton Dhimbje

Nëse ju bie një mbushje, materialet e përkohshme mbushëse janë të disponueshme në departamentet dentare të shumicës së supermarketeve dhe farmacive dhe ato mund të përdoren për një kohë të shkurtër për të mbuluar zonën e thyer nëse dhëmbi i dëmtuar po shkakton shqetësim dhe dhimbje deri sa vizita me dentistin të jetë e mundur.

Çfarë Duhet Të Bëni Në Rastet Kur Ju Thyhen Protezat?

Ndonjëherë mund të keni urgjencë dentare gjatë kohës që udhëtoni dhe nëse keni proteza nuk duhet të përpiqeni ta rregulloni vetë problemin pasi mund ta bëni më keq. Provoni të gjeni një dentist afër që mund t’i ngjisë dhëmbët ose të riparojë dëmtimet minimale dhe më pas kur të ktheheni në shtëpi vizitoni dentistin tuaj për trajtim të mëtejshëm. Nëse protezat e thyera shkaktojnë dëm dhe acarim, mos konsumoni ushqime të forta dhe ngjitëse pasi ato mund të irritojnë më shumë gojën.

Dëmtimi I Kurorës Ose Implantit Dentar

Nëse dëmtonikjurorën ose implantin dentar, duhet të mbushni hapësirën ose ta ngjisni përsëri pjesën e dëmtuar me ngjitës që përdoret në urgjencat dentare. Nëse kurora ose implanti bie, provoni këto metoda derisa të vizitoni dentistin tuaj. Ai më pas do ta rregullojë problemin duke përdorur ngjitës dentar ose duke zëvendësuar kurorën nëse është e nevojshme.

Foto qe ilustron nje dhemb te thyer.

Çfarë Duhet Të Bëjë Në Rastet Kur Dhëmbët Thyhen Ose Plasariten?

Nëse keni një dhëmb të thyer ose të plasritur, duhet të përpiqeni të vizitoni dentistin tuaj sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse mundeni, mblidhni pjesët e dhëmbëve në mënyrë që t’i ribashkoni më pas. Shpëlajeni dhëmbin e rënë me ujë për ta mbajtur të pastër dhe siç e përmendëm edhe më parë nëse mund ta mbani në gojë do të ishte më mirë, nëse jo vendoseni në një enë me qumësht derisa të shkoni te dentisti i urgjencës. Nëse zona është e fryrë, mund të përdorni akull për ta qetësuar atë.

Me Kë Duhet Të Kontaktoj Nëse Nuk Mund Të Shkoj Tek Dentisti?

Në përgjithësi, gjëja më e mirë për të bërë është të shkoni te dentisti juaj, por në disa raste mund të jetë më mirë të shkoni tek urgjenca, veçanërisht nëse keni gjakderdhje dhe dhimbje, për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm të shëndetit tuaj të përgjithshëm. Nëse nuk keni shumë dhimbje, duhet t’ia shpjegoni gjendjen tuaj dentistit me telefon dhe ai do t’ju këshillojë se çfarë hapash të mëtejshëm duhet të ndërmerrni. Edhe pse mund të duket sikur keni nevojë për kujdes dentar menjëherë, shumica e problemeve dentare mund të presin për t’u trajtuar dhe nuk kanë nevojë për kujdes të menjëhershëm.

Parandalimi I Urgjencave Dentare

Pasi të keni lexuar të gjitha këto informacione, mund të pyesni veten se çfarë mund të bëni për të parandaluar këto urgjenca dentare. Duhet të dini se vizitat e shpeshta te dentisti dy herë ose më shumë në vit janë të rëndësishme për shëndetin tuaj dentar. Çelësi për të pasur një buzëqeshje të shëndetshme është parandalimi dhe trajtimi i problemeve në kohën e duhur. Nëse jeni të rregullt me takimet tuaja, ka më pak gjasa që të shfaqet ndonjë problem dhe nëse ndodh, ai do të diagnostikohet në kohën e duhur.

Një gjë e rëndësishme që duhet të dini është se problemet dentare përkeqësohen me kalimin e kohës dhe nëse vëreni ndonjë shqetësim duhet ta trajtoni atë në kohën e duhur pasi duke i evituar këto procedura rrezikoni shëndetin tuaj. Përpiquni të mbani një rutinë të shëndetshme duke i larë dhëmbët me furçë dhe duke përdorur fillin dentar dy herë në ditë, çdo ditë. 

Një këshillë tjetër që duhet të keni parasysh është të bëni kujdes me ushqimin. Ju duhet të përpiqeni të minimizoni konsumimin e ushqimeve të pasura me sheqer dhe acid dhe gjithashtu të jeni të kujdesshëm kur hani ushqime të forta. Duke u kujdesur për shëndetin tuaj oral në mënyrën e duhur do të parandaloni çdo dëmtim të mundshëm dhe urgjencat dentare kanë më pak gjasa të ndodhin.

Tabela Përmbledhëse