Bruksizmi ose kërcitja e dhëmbëve është një çrregullim mjekësor që shkakton shtrëngim, bluarje ose goditje të dhëmbëve, qoftë gjatë gjumit ose kur jeni zgjuar. Këto veprime bëhen në mënyrë të pavetëdijshme, kështu që njerëzit që vuajn nga ky problem nuk jan në gjendje ta kontrollojnë atë. Nëse i bëni këto lëvizje gjatë gjumit, profesionistët do ta quajnë bruksizëm të gjumit dhe keni më shumë gjasa të vuani nga çrregullime të tjera të gjumit si gërhitja ose apnea.
Megjithatë, nëse niveli i bruksizmit tuaj është i ulët, me shumë mundësi nuk do të keni nevojë për ndonjë trajtim, por në raste të tjera, ky çrregullim mund të jetë më i shpeshtë dhe mund të çojë në çrregullime të nofullës, dhimbje koke, dhëmbë të dëmtuar ose probleme të tjera dentare. Për shkak se ndonjëherë mund të jetë e vështirë të vërehen komplikimet e mundshme të bruksizmit, në këtë blog ne kemi shpjeguar informacionin e nevojshëm për të njohur shenjat dhe simptomat e para të këtij çrregullimi dhe për të kërkuar trajtimin e duhur dentar përpara se problemi të zhvillohet më tej dhe të shkaktojë më shumë probleme në shëndetin tuaj.
Kërcitja e dhëmbëve dhe bruksizmi janë e njëjta gjë dhe siç e përmendëm më parë kjo është një gjendje që karakterizohet nga kërcitja ose shtrëngimi i dhëmbëve në mënyrë të pavetëdijshme. Zakonisht ndodh gjatë gjumit, kështu që do të thotë që nuk do të jeni në gjendje ta kontrolloni atë dhe mund të bëhet një çështje serioze. Presioni i ushtruar mbi dhëmbë do të çojë në dëmtime të konsiderueshme të dhëmbëve, gojës dhe nofullës. Fjala mjekësore për këtë është bruksizmi i gjumit, ose kërcitja e dhëmbëve gjatë natës, sipas profesionistëve të kësaj fushe. Ky lloj problemi i lëvizjes mund të jetë një tregues i sëmundjeve më serioze, duke përfshirë apnea e gjumit, e cila karakterizohet nga pauzat e frymëmarrjes ose gërhitja.
Kërcitja e dhëmbëve ose bruksizmi vjen me disa simptoma, kështu që nëse vëreni ndonjë prej tyre, rezervoni një konsultë me dentistin tuaj. Treguesi i parë është kur vëreni se dhëmbët tuaj kanë filluar të rrafshohen, copëtohen ose ndihen më të lirë. Kjo do të dobësojë smaltin e dhëmbëve tuaj, gjë që do të çojë në ekspozimin ndaj shtresave më të thella të dhëmbit. Nëse kjo shtresë konsumohet, dhëmbët tuaj do të bëhen më të ndjeshëm, gjë që do të shkaktojë siklet ose dhimbje gjatë ngrënies ose pirjes.
Nëse shtrëngoni dhëmbët gjatë natës dhe zhurma është aq e madhe sa të shqetësoj të tjerët athëer duhet të konsultoheni sa më shpejt me dentistin tuaj. Fërkimi i fortë i dhëmbëve do të ushtrojë presion mbi dhëmbët tuaj dhe do të rezultojë në dhimbje të fytyrës dhe qafës, të cilat mund t’ju lodhin më tepër. Shenjat tipike të bruksizmit gjithashtu përfshijnë dhimbje koke të shurdhër që fillojnë në tempuj, dëmtime brenda faqeve nga dhëmbët dhe gjumi i çrregullt.
Për më tepër, ne do të shpjegojmë disa nga faktorët që mund të çojnë në bruksizëm.
Ndërsa në shumicën e rasteve kërcitja e dhëmbëve ose bruksizmi nuk do të shkaktojnë ndonjë ndërlikim serioz për shëndetin tuaj të përgjithshëm, në disa raste mund të çojnë në dëmtim të dhëmbëve sidomos në rastet kur keni restaurime si fasetat ose kurorat. Bruksizmi do të shkaktojë dhimbje në nofullën e cila do të çojë në dhimbje koke të forta. Kërcitja e dhëmbëve do të ndikojë gjithashtu në nyjet temporomandibulare (TMJ), të cilat janë të vendosura drejtpërdrejt para veshëve tuaj dhe mund të shkaktojnë kërrcitje kur hapni dhe mbyllni gojën.
Diagnoza e bruksizmit do të bëhet gjatë ekzaminimeve tuaja të rregullta dentare, nga një dentist i specializuar. Nëse vëreni ndonjë simptomë bisedoni me ta dhe diskutoni shqetësimet tuaja pasi kjo do t’i ndihmojë ata të vendosin cili është trajtimi i duhur për ju.
Për të konstatuar nëse keni nevojë për trajtim dhe nëse gjendja po përparon, dentisti juaj do të monitorojë çdo ndryshim në dhëmbët dhe gojën tuaj gjatë rrjedhës së vizitave të ardhshme nëse shfaqni ndonjë simptomë.
Nëse dentisti është i sigurt se keni bruksizëm, ai fillimisht do t’ju pyesë nëse keni vënë re ndonjë simptomë ose shenjë të tij. Gjithashtu ai do të duhet të dijë historinë tuaj të përgjithshme të shëndetit të dhëmbëve dhe zakonet tuaja të gjumit. Dentisti do të kontrollojë për shenja si ndjeshmëria në muskujt e nofullës tuaj të shkaktuar presioni mbi dhëmbët tuaj dhe për shenja të ndonjë anomalie dentare si dhëmbët e thyer ose të prishur. Nëse ai dyshon për ndonjë shkak tjetër, ai mund të kërkojë gjithashtu rreze X për të parë gjendjen e kockave dhe rrënjët e tyre. Gjatë ekzaminimit dentar, dentisti do të jetë gjithashtu në gjendje të identifikojë sëmundje të tilla si anomalitë e kyçit temporomandibular (TMJ), çrregullime të mëtejshme dentare ose sëmundje që mund të shkaktojnë siklet në nofull ose në zonën e veshit.
Nëse dentisti konstaton se kërcitja e dhëmbëve tuaj është rezultat i problemeve serioze të gjumit, ai do t’ju këshillojë të vizitoni një ekspert të kësaj fushe në mënyrë që çrregullimi të trajtohet siç duhet. Eksperti i gjumit do të bëjë teste të tilla si studimet e gjumit për të kërkuar raste të kërcitjes së dhëmbëve dhe për të diagnostikuar apnenë e gjumit ose probleme të tjera të gjumit. Ju gjithashtu mund të drejtoheni te një terapist ose psikolog i certifikuar nëse kërcitja e dhëmbëve tuaj lidhet me ankthin ose probleme të tjera psikologjike të ngjashme.
Trajtimi i bruksizmit nuk do të jetë gjithmonë i nevojshëm, veçanërisht nëse pacienti është fëmijë, pasi në shumicën e rasteve do ta trajtohet vetë me kalimin e moshës. Tek të rriturit, bruksizmi zakonisht nuk është aq i rëndë, kështu që specialistët nuk do të ofrojnë asnjë trajtim. Në disa raste të rënda terapia dhe medikamentet do të jenë të nevojshme nëse problemi është i rëndë dhe po ju shkakton dhimbje dhe parehati dhe për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm të dhëmbëve dhe nofullës tuaj. Nëse dyshoni se vuani nga bruksizmi, duhet të kontaktoni mjekun tuaj dhe të zbuloni se cili është ilaçi dhe trajtimi më i mirë i disponueshëm për ju.
Nëse një anëtar i familjes suaj ose ju vuani nga bruksizmi, dentisti juaj mund të rekomandojë trajtime për të shpëtuar ose drejtuar dhëmbët tuaj. Ndërsa këto teknika mund të parandalojnë dëmtimin e mëtejshëm që mund të shkaktojë bruksizmi, ato nuk mund të ndalojnë dëmtimin e dhëmbëve përgjithmonë:
Në varësi të shkakut të kërcitjes së dhëmbëve, ka disa mënyra të tjera mund t’ju ndihmojnë të trajtoni këtë çrregullim:
Ilaçet nuk rekomandohen gjithmonë për trajtimin e bruksizmit pasi nuk ka prova të mjaftueshme që tregojnë efektivitetin e tyre. Megjithatë, disa trajtime që mund të ndihmojnë me simptomat janë:
Një trajtim i mundshëm për sëmundjet e lidhura me bruksizmin është mjekimi i tyre. Mjeku juaj mund t’ju shkruaj një recetë ose të rekomandojë medikamente të reja nëse bruksizmi zhvillohet si një efekt anësor i medikamenteve që po merrni ndërkoh. Ndonjëherë kërcitja e dhëmbëve ndodh për shkak të problemeve që lidhen me gjumin dhe në këtë rast duhet të mendoni për trajtimin e problemeve të lidhura me gjumin si apnea obstruktive, e cila mund të lehtësojë potencialisht bruksizmin. Disa çrregullime të tjera mjekësore gjithashtu mund të jenë shkaku i këtij problemi dhe trajtimi i këtyre sëmundjeve, siç mund të jetë sëmundja e refluksit gastroezofageal (GERD), mund të ndihmojë ne simpotomat e bruksizmit.
Ndryshimet në stilin e jetesës mund t’ju ndihmojnë të parandaloni dhe trajtoni bruksizmin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe disa prej këtyre ndryshimeve mund të jenë:
Nëse vëreni ndonjë nga simptomat që përmendëm më parë, rezervoni një konsultë me një dentist ose një mjek të kujdesit parësor. Gjithashtu mund të caktoni një takim me një ekspert të gjumit, për të gjetur diagnozën e duhur.
Ndërsa përgatiteni për vizitën tuaj, bëni një listë të:
Mund të vërejmë së shrëngimi i nofullës ndodh më shpësh gjatë natës. Herë pas here mund ti shtrëngojmë dhëmbët dhe gjatë ditës sidomos kur kemi nevojë të përqendrohemi, si psh kur shikojmë një shfaqje televizive shumë interesante, kur punojmë para një kompjuteri, apo edhe në raste kur kemi emocione si psh kur i japim makinës për herë të parë.
Studimet tregojnë se faktori kryesor psikologjik që kontribuon në kërcitjen e dhëmbëve është stresi. Zakonisht vëmë re se i kërcasim dhëmbët më shpesh gjatë periudhave stresuese, të tilla si kur kemi të bëjmë më shumë punë, në kërkim të një pune të re, çështje familjare ose për studentët periudha e provimeve. Lodhja, ankthi ose përpjekja për t’u fokusuar janë disa shkaqe të tjera të mundshme.
Gërryerja e dhëmbëve është efekti kryesor i bruksizmit. Dhëmbët tanë do të përkeqësohen nëse i gërryejm dhe i shtrëngojmë për periudha të gjata kohore. Si përfundim do të rezultojë në dhëmbë më të shkurtër, rreziku që mbushjet të bien nga goja, dhe copëtime të vogla dhe fraktura tek dhëmbët natyralë.
Mënyra më e mirë për të vepruar nëse dyshoni për shenja të bruksizmit është të vizitoni dentistin tuaj. Duke ekzaminuar modelet e konsumimit në dhëmbët tuaj, dentisti juaj duhet të jetë në gjendje të përcaktojë nëse vuani nga bruksizmi. Shenja të tjera të shtrëngimit dhe gërryerjes përfshijnë siklet të dhëmbëve, pa marrë parasysh prishjen ose problemet e tjera, dhimbje të muskujve të fytyrës që shkaktojnë dhimbje dhe tension, dhimbje koke të përkohshme dhe dhimbje në qafë. Këto janë simptoma mjaft të lehta që shfaqen kryesisht në mëngjes dhe zhduken gradualisht gjatë ditës.
Menaxhimi i stresit është mënyra më efikase për të menaxhuar simpotmat e bruksizmit. Bëni aktvitete argëtuese për të tërhequr vëmëndjen në mënyrë që të jeni të zënë gjatë ditës. Për sa i përket kujdesit dentar, dentisti juaj mund të ndihmojë duke krijuar një mbrojtës nate plastike transparente akrilike që vendoset mbi të gjithë dhëmbët tuaj të sipërm. Nëse gërryeni dhëmbët gjatë natës, duhet ta vendosni mbrojtësin para se të shkoni në shtrat, në mënyrë që dhëmbët të mos fërkohen me njëri tjetrin. Ushtrimet e rregullta të nofullës janë një tjetër gjë që mund të bëni për të ndihmuar me simptomat e tjera të listuara më sipër.