Si Të Shmangni Sëmundjen Periodontale

Infeksioni dhe inflamacioni i mishrave të dhëmbëve dhe kockës që rrethon dhëmbët tuaj njihet si sëmundja periodontale. Higjiena e dobët mund të jetë një nga shkaqet, por disa individë janë më të ndjeshëm ndaj këtij lloj infeksioni se disa të tjerë. Mishrat e gjakosur dhe të fryra, dhëmbët që ndihen të lirshëm dhe era e keqe e gojës janë disa nga simptomat më të zakonshme. Në bazë të ashpërsisë së gjendjes, dentisti mund të ofroj trajtime të ndryshme.

Cilët Janë Simptomat E Sëmundjes Periodontale?

man dentist2

Disa nga simptomat më të zakonshme të sëmundjes periodontale përfshijnë:

  • Mishra të fryrë që bëhen të kuq ose rozë të fortë.
  • Në fazat më të rënda të sëmundjes, dhëmbët mund të fillojnë të lirohen.
  • Ndryshime në mënyrën se si dhëmbët tuaj qëndrojnë.
  • Mishra që gjakosen vazhdimisht.
  • Dhimbje të mishrave të dhëmbëve.
  • Erë e keqe e gojës.
  • Shije e pakëndshme kur hani ushqim.
  • Dhimbje kur përtypni ushqimin.
  • Vini re që mishrat kanë filluar të tërhiqen nga dhëmbët.

Shkaqet

Sëmundja periodontale shkaktohet nga inflamacioni i shkaktuar nga bakteret në gojë që infektojnë indet përreth dhëmbëve. Bakteret që qëndrojnë në dhëmbë për një periudhë të gjatë kohe prodhojnë një shtresë të njohur si pllakë, e cila ngurtësohet dhe formon gurëza, e njohur gjithashtu dhe si tartar. Akumulimi i tartarit mund të shtrihet nën vijën e mishrave, duke e bërë pastrimin e dhëmbëve më të vështirë. Vetëm një specialist dentar është i aftë të eliminojë tartarin dhe të parandalojë përparimin e sëmundjes periodontale.

Fazat E Sëmundjes Periodontale

Kur i prekni,  mishrat e shëndetshëm të dhëmbëve ndjehen të forta dhe nuk fryhen ose gjakosen. Mishrat e fryrë, të gjakosur dhe me ngjyrë të kuqe ose rozë të fortë mund të jenë një simptomë e sëmundjes periodontale ose i një problemi tjetër oral. Sëmundja e mishrave të dhëmbëve mund të shkatërrojë kockën e nofullës tuaj nëse lihet pa trajtuar, gjë që mund të rezultojë në dëme shumë të mëdha sic është humbja e dhëmbëve tërësisht.

Në fazën përfundimtare indet përreth dhëmbëve tuaj do të dëmtohen ndjeshëm. Gjithashtu shumica e njerëzve nuk do të ndjejnë dhimbje kur kanë sëmundje të mishrave të dhëmbëve, veçanërisht në fazat e hershme të saj. Prandaj, është e rëndësishme të njihni simptomat e para. Sëmundja e mishrave të dhëmbëve përparon në katër faza:

close up ulcerative stomatitis gums gum inflammation young woman showing red gingiva 1

Gingiviti

Faza fillestare e sëmundjes së mishrave të dhëmbëve është gingiviti. Shenjat e para janë skuqja e mishrave, fryrja e tyre dhe gjakosja e tepërt kur i pastroni. Në këtë fazë nuk ka humbje të kockave, kështu që me kujdesin e duhur kjo mund të trajtohet lehtësisht.

Periodontiti I Lehtë

Gjatë kësaj faze, mishrat tuaja kanë lejuar që mikrobet të depërtojnë dhe të dëmtojnë kockën. Mund të ndodhë që mishrat tuaja të ndahen nga dhëmbët dhe të formojnë xhepa rreth tyre. Në këto xhepa, ku furça dhe filli nuk mund të arrijnë, mund të fshihen lehtësisht pllakat dhe mikrobet.

Periodontiti I Moderuar

Nëse periodontiti lihet pa trajtuar, mikrobet fillojnë të prishin kockën, indet e buta dhe ligamentet që mbajnë dhëmbët në vend. Era e keqe dhe qelbi afër vijës së mishrave janë simptoma të të zakonshme. Në këtë fazë, shumica e njerëzve fillojnë të ndjejnë siklet dhe dhimbje kur hanë.

Periodontiti I Avancuar

Humbja e kockave do të ndodh ndërsa sëmundja periodontale vazhdon të përparoj. Dhëmbët tuaj mund të lirohen si rezultat dhe përfundimisht të bien. Sëmundja e mishrave të dhëmbëve është e trajtueshme nëse diagnostikohet herët. Megjithatë, nëse ajo përparon ka rrezik të humbni kockën rreth dhëmbëve tuaj. Nga ana tjetër, me kujdesin e duhur dhe higjienën dentare të rregullt, ju do mund ta mbani atë nën kontroll.

3 Hapa Të Nevojshëm Për Të Evituar Sëmundjen E Mishrave Të Dhëmbëve

Një shumëllojshmëri faktorësh, duke përfshirë faktorët genetik dhe mjekësor, mund të kontribuojnë në sëmundjen e mishrave të dhëmbëve. Duke ruajtur një higjienë të mirë orale dhe duke vizituar dentistin rregullisht, pacientët mund të shmangin zhvillimin e këtij problemi. Individët që kanë një gjendje mjekësore që mund të përkeqësojë simptomat e periodontitit ose një histori familjare të sëmundjes së mishrave të dhëmbëve duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm në kontrollimin e kësaj gjendje. Ata duhet të jenë të vetëdijshëm për simptomat paralajmëruese të periodontitit të avancuar pasi trajtimi për këtë gjendje është shumë më invaziv se për rastet e hershme, dhe prognoza përkeqësohet ndërsa sëmundja përkeqësohet.

Praktikoni Një Higjienë Të Mirë Orale

Nuk mjafton vetëm të lani dhëmbët për të parandaluar sëmundjen e mishrave të dhëmbëve. Çdo pacient duhet të ndjekë një rutinë strikte ditore për higjienën dentare e cila përfshin larjen dhe pastrimin me fill dentar. 

Ne u rekomandojmë pacientëve tanë të lajnë dhëmbët të paktën dy herë në ditë. Është e rëndësishme që të zgjidhni një furçë dhëmbësh me madhësinë dhe forcën e duhur të fijeve. Nëse nuk jeni të sigurt mund të konsultoheni me dentistin për të gjetur produkte që përshtaten më mirë me dhëmbët tuaj. Gjithashtu dentisti mund të rekomandojë të përdorni furcë elektrike pasi ato mund të pastrojnë më mirë. 

Për sa i përket praktikave të rregullta të higjienës orale, shpëlarësi i gojës mund të jetë një mjet mjaft i dobishëm për të mbajtur gojën sa më të pastër. Për shkak se alkoli than indet orale, pacientët duhet të zgjedhin një shpëlarës pa përbërje të tillë. Gjithashtu pastat e dhëmbëve me përbërës anti-tartar ose anti-gingivit do të ndihmojnë në eliminimin e baktereve orale. Nga ana tjetër është e ditur që fluori forcon dhëmbët, gjë që është e dobishme për të parandaluar efektet dëmtuese të periodontitit. 

woman brushing her teeth close up 1

Vizitoni Dentistin Rregullisht

Shumica e njerëzve kanë nevojë për një ekzaminim dentar të paktën dy herë në vit, sipas dentistëve. Përveç pastrimit të dhëmbëve të pacientit dhe marrjes së rrezeve X, dentisti, higjienisti ose asistenti përdor këto vizita për të identifikuar çdo problem të shëndetit oral që mund të ketë nevojë për trajtim. Pastrimet e rregulla dentare janë shumë efektive kur vjen puna tek parandalimi i sëmundjes të mishrave të dhëmbëve. 

Dentisti mund të këshillojë kontrolle më të shpeshta për ata që kanë shenja paralajmëruese të këtij problemi, në mënyrë që të shikoj se cfare nuk po shkon si duhet. Ndryshe këto vizita quhen vizitat e mirëmbajtjes periodontale. Gjatë këtyre seancave, dentisti do të shqyrtojë mishrat e pacientit dhe sasinë e kockës rreth dhëmbëve të tyre. Gjatë kësaj kohe ai do mund të vej re çdo përparim ose përkeqësim të gjendjes. 

Inflamacioni I Mishrave Të Dhëmbëve Do Të Trajtohet Në Fazën E Hershme

Faza e parë e sëmundjes periodontale është gingiviti. Fatmirësisht, kjo fazë mund të trajtohet lehtësisht, dhe është edhe e kthyeshme. Shenjat e para më të zakonshme të gingivitit janë shpesh mishrat e gjakosur dhe të acaruar, edhe përse në disa raste shumë njerëz nuk përjetojnë asnjë simptomë. Gingiviti mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm duke përfshirë ndryshimet hormonale të shkaktuara nga stresi, shtatzënia dhe moskujdesi dentar. Përveç kësaj, pirja e duhanit dhe cigareve elektronike, mund të kontribuojnë gjithashtu në zhvillimin e gingivitit në gojë.

Pasi gjendja të diagnostikohet nga dentisti, trajtimi mund të merret dha nga një higjenist dentar i cili do t’ë jap dhe rekomandimet e duhura se si ti lani dhëmbët si duhet dhe të përdorni fillin dentar. Gjtihashtu ai mund tju rekomandojë dhe përdorimin e furçave të dhëmbëve elektrike ose me fije të buta, për pacientët me mishra të ndjeshme. Nëse gingiviti nuk trajtohet, mund të përparojë në periodontit, gjë që rrit rrezikun e humbjes së dhëmbëve dhe kockave.

Pyetje Të Shpeshta Për Sëmundjen E Mishrave Të Dhëmbëve

Çfarë Mund Të Shkaktojë Sëmundja E Mishrave Të Dhëmbëve?

Me kalimin e kohës sëmundja e mishrave në fazat e vona mund të shkaktojë humbjen e dhëmbëve. Për më tepër, bakteret mund të hyjnë në gjak duke çuar në artrit reumatoid, sëmundje të mushkërive, sëmundje të arteries koronare, qarkullim të dobët të sheqerit në gjak dhe probleme të tjera shëndetësore.

A Mund Të Ndalohet Përhapja E Sëmundjes Së Mishrave Të Dhëmbëve?

Absolutisht. Kontrollimi i infeksionit me trajtime jo kirurgjikale ose kirurgjikale është një metodë mjaft e mirë për të trajtuar sëmundjen e mishrave të dhëmbëve. Larja dhe përdorimi i rregullt i fillit dentar gjithashtu do të ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të mishrave dhe dhëmbëve.

Çfarë E Shkakton Sëmundjen E Mishrave Të Dhëmbëve?

Shumë faktorë mund të kontribuojnë në çrregullimet e mishrave të dhëmbëve, por arsyeja kryesore është higjiena e dobët orale, e cila çon në akumulimin e baktereve, pështymës dhe grimcave të tjera që formojnë pllakën dentare.

Cilat Janë Llojet E Ndryshme Të Sëmundjeve Të Mishrave Të Dhëmbëve?

Gingiviti dhe periodontiti janë dy lloje të sëmundjes së mishrave të dhëmbëve. Gingiviti është një lloj infeksioni më pak i rëndë që shkakton acarim dhe fryrje të mishrave pa shkaktuar ndonjë humbje të indeve dhe kockës që mbështet dhëmbët. Nëse lihet pa trajtuar, periodontiti, i cili është një infeksion më serioz, mund të çojë në humbjen e indeve dhe kockave të dhëmbëve, duke i liruar dhe duke shkaktuar rënien e tyre.

A Janë Të Nevojshme Medikamentet Për Të Trajtuar Sëmundjet E Mishrave Të Dhëmbëve?

Infeksioni i mishrave të dhëmbëve duhet të trajtohet me medikamente, të cilat mund të përfshijnë:

  • Kremra që aplikohen në indet e mishrave të dhëmbëve.
  • Pilula për sëmundjen periodontale të rëndë.
  • Antibiotikët të cilët vendosen në xhepin e mishrave për të trajtuar periodontitin.

Si Mund Ta Parandaloj Sëmundjen E Mishrave Të Dhëmbëve?

Një nga hapat më të rëndësishëm që duhet të keni parasysh është të mbani një rutinë të shëndetshme pastrimi për dhëmbët tuaj. Kjo përfshin larjen dhe përdorimin e fillit të dhëmbëve tuaj të paktën dy herë në ditë për të shmangur çdo akumulim të mundhsëm. Gjithashtu, nëse pini cigare rregullisht, përpiquni ta kufizoni sa më shumë të jetë e mundur.

Tabela Përmbledhëse