Përse Duhet Të Konsideroni Të Zëvendësoni Protezat Me Implatet Me Hark Të Plotë

Kur ju mungojnë një ose disa dhëmbë, do të ndiheni në siklet të hani, të flisni dhe të buzëqeshni para njerëzve të tjerë. Kjo jo vetëm që do të shkaktojë probleme estetike, por gjithashtu do të bëj që dhëmbët të lëvizin duke i bërë të duken të shtrembër. Për të rregulluar këtë problem, dentisti mund të rekomandojë një sërë trajtimesh, por më të zakonshmet do të jenë protezat dhe implantet dentare. Në këtë blog, ne do të flasim për ndryshimet midis këtyre dy trajtimeve dhe pse duhet të konsideroni implantet dentare nëse për momentin mbani proteza.

Proteza apo implante dentare ne Shqiperi

Çfarë Janë Protezat?

Fillimisht, do të donim t’ju shpjegojmë se çfarë janë protezat. Qëllimi i këtij trajtimi dentar është të zëvendësojë dhëmbët që mungojnë dhe indet e tyre përreth. Ato ndahen në dy lloje: proteza të pjesshme dhe të plota. Dallimi midis të dyjave është se protezat e pjesshme mbushin boshllëqet e mbetura ku mungojnë dhëmbët ndërsa protezat e plota synojnë të zëvendësojnë të gjithë rreshtin e dhëmbëve që mungojnë.

Gjatë konsultës së parë, pacienti duhet të vijë në klinikën dentare për të marrë masat e gojës. Pasi të merren këto masa, përgatitja e protezave do të marr pak kohë. Ata do të duken njësoj si dhëmbët tuaj të vërtetë dhe përbëhen nga dy pjesë: një bazë në ngjyrën e mishërave dhe kllapa metalike për t’i ndihmuar në mbajtjen e tyre në vend.

Nëse mungojnë të gjithë dhëmbët, dentisti do të rekomandojë harqe të plota në nofullën e poshtme ose të sipërme. Thithja e krijuar nga qiellza e gojës do të ndihmojë në mbajtjen e tyre në vend. Përveç këtyre mjeteve konvencionale të lëvizshme që janë përdorur për një kohë shumë të gjatë, teknologjia ka avancuar duke krijuar denturat e mbështetura nga implantet, të cilat ofrojnë më shumë rehati dhe stabilitet se ato konvencionale. Përpara se të zgjidhni opsionin e duhur, është e rëndësishme të flisni me dentistin tuaj nëse ky opsion i përshtatet nevojave tuaja dhe qëllimeve tuaja.

Si Funksionojnë Protezat?

Siç e thamë dhe më parë, protezat janë pajisje protetike që synojnë të zëvendësojnë dhëmbët që mungojnë dhe të rikthejnë pamjen e buzëqeshjes tuaj. Kur bëhet fjalë për anën funksionale, ata nuk mund të bëjnë shumë pasi mund të lëvizin dhe të rrëshqasin nga goja. Në rastet kur do të jetë një zëvendësim i plotë i gojës i nevojshëm ata do të mbahen në vend nga fuqia thithëse e gojës sonë dhe nga ngjitësi dentar.

Në mënyrë që të përputhen saktësisht me gojën tuaj, dentisti do te marr masat e nevojshmë që në vizitat fillestare. Në këtë mënyrë ato do të ngjajnë njësoj si dhëmbët tuaj natyral duke konsideruar çdo faktor si madhësisa, forma dhe ngjyra. Dhëmbët artificialë mund të përbëhen prej porcelani ose plastike, megjithatë, baza e protezës do të bëhet prej rrëshirës akrilike.

Mund të duhet pak kohë që protezat të ndjehen të natyrshme në gojën tuaj pasi të jenë vendosur. Ndërsa mësoheni me ndjesinë e tyre, mund të ndjeni shqetësime ose acarime të vogla të cilat do të kalojnë lehtësisht.

Është e rëndësishme të lani protezat tuaja dy herë në ditë me një furçë dhëmbësh me qime të buta dhe sapun të butë ose pastrues protezash për t’i mbajtur ato sa më të pastra dhe pa baktere. Para se t’i vendosni përsëri në gojë pas pastrimit, sigurohuni që t’i shpëlani mirë nga sapuni.

Për njerëzit që po përjetojnë probleme si mungesa e dhëmbëve, protezat janë një zgjidhje e përshtatshme. Nëse zgjidhni dentistin e duhur dhe ato vendosen siç duhet, vetëbesimi juaj do të përmirësohet ndjeshëm.

Pacient i cili po konsideron implantet dentare në Shqipëri si një alternativë më e mirë se protezat.

Si Të Menaxhoni Problemet Tipike Të Protezave

Si çdo procedurë dentare, edhe protezat kanë problemet e tyre. Për më tepër, ne do të shpjegojmë se cilat janë disa nga këto probleme dhe si t’i kapërcejmë ato:

  • Kur goja prezantohet me një objekt të ri, do të bëjë që gjëndrat e pështymës të prodhojë më shumë pështymë. Kjo mund të jetë e bezdisshme, por do të rregullohet me kalimin e kohës ndërsa mësoheni me protezat. 
  • Gjatë ditëve të para të vendosjes së protezave, do të ndjeni një rëndesë në gojën tuaj. Me kalimin e kohës do të mësoheni me këtë ndjenjë të re dhe nuk do t’ju bëjë më shumë përshtypje.
  • Një nga disavantazhet më të mëdha të protezave është se ato mund të rrëshqasin në çdo kohë. Gjatë ngrënies ju do të ushtroni presion në gojë dhe nëse protezat nuk janë ngjitur si duhet ato do të bien ose levizin. Gjithashtu, kini kujdes të shmangni ngrënien e ushqimeve të forta dhe krokante.
  • Dhimbja e gojës dhe plagët janë një tjetër çështje që mund të ndodhë me protezat që shfaqen disa orë pas vendosjes së tyre. Një mënyrë efektive për të lehtësuar shqetësimin dhe njollat ​​e pakëndshme është shpëlarja e gojës me ujë të ngrohtë me kripë ose përdorimi i një ngjitësi protezash që ndihmon në ndalimin e lëvizjes së tyre.
  • Protezat e vendosura keq. Me kalimin e kohës, kocka e nofullës dhe mishrat e dhëmbëve dobësohen dhe bien nën protezat tuaja. Nëse pas një kohe, protezat tuaja ndihen të lirshme, coktoninjë konsultë me dentistin tuaj. Në këto raste mund t’ju duhet një rregullim ose një grup i ri protezash zëvendësuese.

Çfarë Janë Implantet Me Hark Të Plotë?

Siç nënkupton edhe emri, implantet me hark të plotë kanë për qëllim zëvendësimin e të gjithë dhëmbëve. Ato përbëhen nga rreth 4-6 implante dentare të cilat janë përparime të reja në implantologji. Në varësi të faktit nëse keni nevojë të zëvendësoni të dy ose vetëm një rresht dhëmbësh, ata mund të vendosen në një ose të dy harqet e gojës suaj.

Këto implante përbëhen nga copa të vogla titani në formën e vidhave. Ato futen kirurgjikisht në mandibulën tuaj, ku lidhen me kockën dhe shërohen me kalimin e kohës. Titani përdoret në këto pasi ka aftësinë për t’u osseointegruar lehtësisht me kockën.

Një palë proteza të suportuara nga implantet do të ndërtohen për t’u përshtatur mbi implantet tuaja dentare pasi ato të jenë shëruar dhe integruar me nofullën tuaj. Ato mund të dizajnohen për t’u ngjitur me implantet tuaja në mënyrë permanente ose të jenë të lëvizshme si protezat e zakonshme. Në çdo rast, protezat me hark të plotë do të fiksohen mbi implantet dentare, duke ofruar qëndrueshmëri dhe të siguri. Kjo do të thotë që kur hani, flisni ose përtypni, protezat dhe implantet nuk do të lëvizin, duke ju ofruar një përvojë më të rehatshme.

Implantet me hark të plotë do të jenë shumë të dobishëm kur bëhet fjalë për zëvendësimin e dhëmbëve që mungojnë pasi ato zëvendësojnë të gjithë strukturën e tyre. Kjo do t’i mbajë ata të shëndetshëm dhe në vend duke shmangur përkeqësimin e nofullës. Protezat nuk e kanë këtë aftësi, kështu që nëse doni të shmangni këto probleme, implantet do të jenë zgjedhja e duhur.

Hark i plote me implante dentare ne Shqiperi

Avantazhet E Implanteve Dentare Me Hark Të Plotë

Pamje Natyrale E Dhëmbëve

Fakti që implantet dentare me hark të plotë ofrojnë një buzëqeshje që duket natyrale është një nga avantazhet e tyre më të mëdha. Dhëmbët artificialë që vendosen mbi implante kanë një pamje dhe funksionalitet shumë të ngjashëm me dhëmbët natyralë. Kjo do t’ju ndihmojë të ndiheni më rehat kur buzëqeshni, flisni dhe hani.

Përmirësimi I Ngrënies Dhe Të Folurit 

Kur bëhet fjalë për aftësitë e të folurit dhe përtypjes, implantet dentare me hark të plotë janë më të mira se protezat e zakonshme. Do të mund të flisni siç duhet, të jeni më të qetë dhe të hani një shumëllojshmëri ushqimesh pa u shqetësuar nëse implantet tuaja ju rrëshqasin nga goja, ndryshe nga protezat. Gjithashtu nuk do keni nevojë t’i hiqni ato gjatë natës.

Përmirësimi I Shëndetit Oral

Për shkak se protezat e suportuara me implant ndalojnë humbjen e kockave të nofullës, ato do të përmirësojnë ndjeshëm shëndetin oral. Ndryshe nga protezat konvencionale, të cilat kanë potencialin për të përshpejtuar procesin e resorbimit të kockës, implantet dentare me hark të plotë stimulojnë kockën, duke ruajtur integritetin e saj strukturor.

Llojet E Implanteve Dentare Me Hark Të Plotë

Implantet dentare me hark të plotë vijnë në disa variacione që i shërbejnë të njëjtit qëllim. Megjithatë, ato kanë karakteristikat dhe avantazhet e tyre unike që i dallojnë nga njëri-tjetri. Dy llojet më të zakonshme dhe të njohura të implanteve dentare që synojnë të rregullojnë harkun e plotë të dhëmbëve që mungojnë janë:

Implantet Dentare All-On-4

Siç thotë edhe emri, procedura e implantit dentar All-On-4 konsiston në vendosjen e katër vidave që shërbejnë si rrënjët e dhëmbëve që mungojnë. Këto vida do të mbështesin harkun e plotë të dhëmbëve të rinj që do të vendosen sipër. Nëse keni përjetuar pak humbje kockash kjo do të jetë procedura perfekte për ju.

Implantet Dentare All-On-6

Implantet dentare All-on-6 shërbejnë për të njëjtin qëllim si implantet dentare all-on-4, por ndryshimi kryesor i tyre është se ky opsion është më i përshtatshëm në rastet kur pacienti ka një kockë më të dendur se zakonisht. Zgjedhja midis këtyre dy procedurave do të vendoset nga dentisti pasi të ekzaminojë të gjithë strukturën e gojës suaj.

Dentist i cili po bisedon me nje pacient lidhur me proceduren e implanteve dentare

Si Funksionon Procedura E Implantit Dentar

Konsultimi Dhe Vlerësimi

Ashtu si me çdo procedurë tjetër, vendosja e implantit dentar do të fillojë me konsultim fillestar me një dentist implantolog. Ai do të kryej disa ekzaminime dhe kontrolle që do të jenë të nevojshme për të përcaktuar nëse jeni një kandidat i përshtatshëm për procedurën ose nëse duhet të zgjidhni një tjetër. Pasi dentisti të ekzaminojë strukturën e gjirit tuaj dhe gjendjen e kockës, ai do të vendosë midis teknikave.

Vendosja E Implantit

Nëse dentisti vendos që ju jeni një kandidat i përshtatshëm për implantet dentare me hark të plotë, hapi tjetër do të jetë caktimi i një date për vendosjen e tyre. Zakonisht, ato janë prej titani, pasi është material biokompatibël dhe nuk shkakton asnjë problem. Numri i implanteve do të varet nëse zgjidhni metodën All-On-4 ose All-On-6.

Proteza E Përkohshme

Pasi të vendosen implantet në nofull, do t’ju duhet pak kohë për t’u rikuperuar. Ky quhet procesi i osseointegrimit. Gjatë kësaj kohe hapësira nuk do të mbes bosh, pasi dentisti do t’ju vendosë një dhëmb të përkohshëm për t’ju ndihmuar të ruani pamjen normale të gojës.

Proteza Përfundimtare

Pasi të përfundojë procedura e rikuperimit dhe integrimit, dentisti do të heqë kurorën e përkohshme dhe do ta zëvendësojë atë me atë të përhershme. Kjo protezë do të jetë e dizajnuar për t’u dukur, funksionuar dhe ndjerë njësoj si dhëmbët tuaj natyralë. Ata do të ngjiten mirë në nofull dhe do të orfrojnë stabilitet dhe qëndrueshmëri në të njëjtën kohë.

Rikuperimi pas operacionit te implanteve dentare

Procesi I Shërimi Dhe Kujdesi Pas Operacionit

Kujdesi Pas Operacionit

Pas kryerjes së procedurës së implantimit të harkut të plotë dentar, mund të përjetoni shqetësime dhe ënjtje. Kjo mund të menaxhohet lehtësisht me qetësues kundër dhimbjeve dhe akull. Para procedurës, dentisti juaj do t’ju japë disa këshilla se si të kujdeseni për veten dhe ju duhet t’i ndiqni ato në mënyrë strikte.

Kufizime ushqimore

Është e rëndësishme të dini se gjatë periudhës së rikuperimit, duhet të konsumoni vetëm ushqime të buta pasi presioni i ushtruar mund të dëmtojë implantin. Me kalimin e kohës, ju mund ti riktheheni dietës tuaj të zakonshme.

Mirëmbajtja

Implantet dentare me hark të plotë kërkojnë nuk kanë nevojë për shumë mirëmbajtje. Jetëgjatësia e protezave tuaja të suportuara nga implantet varet nga ekzaminimet rutinë dentare, higjiena e mirë orale dhe procedurat dentare nga dentisti juaj.

Implantet Dentare Me Hark Të Plotë Apo Proteza Tradicionale

Stabiliteti Dhe Komoditeti

Kur bëjmë krahasimin midis protezave dhe implanteve dentare, problemi kryesor është mungesa e qëndrueshmërisë dhe shqetësimi që këto të dytat shkaktojnë. Për shkak se protezat mund të rrëshqasin dhe lëvizin gjatë aktiviteteve normale si të ngrënit ose të folurit, ju do ndiheni në siklet në shumë raste. Ndërsa me implantet dentare, këto probleme do të shmangen. Duke qenë se kanë të njëjtin qëllim si dhëmbët tuaj natyralë duke përfshirë rrënjën, ata do të jenë zgjidhja e duhur nëse keni mungesë të tyre.

Mirëmbajtja

Një faktor tjetër që i bën implantet dentare shumë më të mira se protezat është mirëmbajtja e tyre. Protezat tradicionale duhet të pastrohen dhe të qëndrojnë në ujë çdo natë, ndërsa implantet do të duhet të lahen njësoj si dhëmbët tuaj natyralë. Thënë kështu, implantet me hark të plotë janë një zgjidhje afatgjatë që nuk ka nevojë për mirëmbajtje shtesë.

Jetëgjatësia

Nëse kujdeseni siç duhet për to, si protezat ashtu edhe implantet do të zgjasin për një kohë shumë të gjatë. Sidoqoftë, duhet të keni parasysh se ashtu si dhëmbët tuaj natyralë, ata mund të përsojnë dëmtime dhe të thyhen kështu që duhet të kini kujdes. 

Proteza për zëvendësimin e nje harku te plote dhembesh

Cili Është Opsioni I Duhur Për Ju?

Çdo pacient mund të ketë nevoja specifike që do të ndikojnë në vendimin midis implanteve dentare dhe protezave. Disa nga faktorët që ndikojnë në këtë vendim përfshijnë stilin tuaj të jetesës, buxhetin dhe atë që mendoni se do t’ju përshtatet më së miri. Nëse po mendoni të zëvendësoni dhëmbët që ju mungojnë, duhet të mendoni gjithashtu se si do të ndikojë trajtimi në planin afatgjatë. Ne ju rekomandojmë të konsideroni implantet dentare pasi ato do të shmangin zhvendosjen e dhëmbëve dhe ndryshimet në nofull. Ndërsa protezat do të ishin më të përshtatshme për pacientët në moshë më të madhe.

Implantet dentare me hark të plotë funksionojnë si dhëmbë natyralë për të rivendosur funksionin e nofullës dhe për të siguruar përmirësimin e pamjes së gojës. Procedura e vendosjes kërkon kirurgji, por procesi i shërimit zgjat vetëm disa ditë. Rezultatet do të jenë afatgjata, duke rritur vetëbesimin e pacientëve që vjen me të pasurit e një buzëqeshje të bukur dhe natyrale. Është e rëndësishme të peshoni të mirat dhe të këqijat e secilës zgjedhje përpara se të merrni vendimin tuaj.

Në Përfundim

Nëse jeni mes zgjedhjes së implanteve dentare me hark të plotë dhe protezave tradicionale, duhet të peshoni përfitimet dhe disavantazhet e tyre. Në thelb, ajo që kemi thënë deri më tani është se implantet dentare me hark të plotë janë një zgjidhje e përhershme për humbjen e dhëmbëve dhe parandalojnë problemet e ardhshme të kockave të nofullës. Megjithatë, në disa raste, ato nuk do të jenë të përshtatshme dhe dentisti do të rekomandojë protezat, të paktën për një kohë. Nëse jeni duke kërkuar për një opsion të përballueshëm, protezat tradicionale do të jenë të shkëlqyera, por edhe ato duhet të zëvendësohen çdo pesë vjet.

Cila metodë e zëvendësimit të dhëmbëve është më e mira për ju, në fund të fundit, do të varet nga nevojat dhe qëllimet tuaja, si ato afatshkurtra ashtu edhe ato afatgjata. Përpara se të merrni vendimin, rekomandohet gjithmonë të konsultoheni me një dentist ose ortodont profesionist. Si implantet dentare me hark të plotë, ashtu edhe protezat e rregullta janë alternativa të shkëlqyera.

Për të bërë zgjedhjen e duhur, ju ftojmë të vizitoni City Dental Clinic, klinikën tonë në Tiranë, ku stafi ynë profesional do t’ju ofrojë këshilla dhe t’i përgjigjet çdo pyetje që mund të keni në lidhje me implantet dentare me hark të plotë dhe protezat konvencionale.

Paciente e cila po konsideron implantet dentare në Shqipëri si një mundësi e shkëlqyer për zëvendësimin e dhëmbëve me kosto të ulët

Pyetjet E Bëra Më Shpesh

Sa Është Kohëzgjatja E Implanteve Dentare Me Hark Të Plotë?

Nëse kujdeseni siç duhet për implantet dentare me hark të plotë, ato do të zgjasin për një kohë shumë të gjatë. Gjithashtu do të jenë shumë të qëndrueshëm dhe rezistent ndaj faktorëve të jashtëm.

A Janë Të Dhimbshme Implantet Dentare Me Hark Të Plotë?

Ilaçet kundër dhimbjeve mund të ndihmojnë me çdo shqetësim ose ënjtje që mund të keni gjatë fazave të rikuperimit pas procedurës së vendosjes së implanteve. Megjithatë, nesë mendoni për rezultatet që do të merrni nga kjo procedurë, dhimbja do t’ja vlejë totalisht.

Cila Është Shkalla E Suksesit Të Implanteve Dentare Me Hark Të Plotë?

Në shumicën e rasteve, implantet dentare me hark të plotë kanë shkallë suksesi më të lartë se 95%. Kombinimi i duhur i teknikës kirurgjikale dhe kujdesit pas operacionit është faktor kyç për këto statistika.

A Ka Një Kufi Moshe Për Vendosjen E Implanteve Dentare Me Hark Të Plotë?

Vendosja e implanteve dentare me hark të plotë nuk ka kufizim moshe për personat mbi moshën 18 vjeç. Shëndeti juaj i përgjithshëm dhe dendësia e kockave janë faktorët kryesorë që përcaktojnë nëse jeni një kandidat i mirë për kirurgjinë orale. Për të zbuluar nëse kualifikoheni për këtë procedurë, konsultohuni me dentistin tuaj.

A Është Më Mirë Të Vendosni Proteza Apo Implante?

Implantet dentare janë zëvendësime afatgjata të dhëmbëve që kanë fituar popullaritet si një alternativë e avancuar ndaj protezave në vitet e fundit. Edhe pse janë më të shtrenjta se protezat tradicionale, ato ofrojnë një jetëgjatësi më të madhe dhe nuk kërkojnë zëvendësime të shpeshta, duke ofruar një investim më të qëndrueshëm në afatgjatë.

Tabela Përmbledhëse