Supozojmë se keni marë vendimin për të vendosur implante dentare për të zëvëndësuar dhëmbët që ju mungojnë, hapi tjetër që duhet të merrni është zgjedhja midis protezave të levizshme ose fikse. Dallimi midis dy alternativave është se protezat e lëvizshme mund të shkëputen dhe hiqen nga abutmentet sa herë që të jetë e nevojshme, ndërsa protezat e fiksuara të mbështetura me implant janë të përhershme dhe mund të hiqen vetëm nga një mjek dentar.
Pavarësisht nga lloji i protezës që ju do të vendosni, dicka është e sigurt, qe do të përfitoni një kafshim të fortë, protezë të përshtatshme dhe një buzëqeshje rrëzëllitëse. Lexoni për të mësuar gjithçka që duhet të dini rreth protezave të lëvizshme dhe fikse.
Protezat e fiksuara me implant janë një alternativë që ofrojnë pamjen, ndjesinë dhe funksionet e dhëmbëve origjinalë pasi ato janë të lidhura përgjithmonë me implantet dentare. Nuk ka nevojë për heqje çdo natë për t’i pastruar ose për t’i futur në një gotë me ujë pranë shtratit gjatë gjumit – mund të harroni fare se keni vën proteza.
Zakonisht , protezat fikse të mbështetura me implant kërkonin më shumë kockë në nofull për mbështetje sesa protezat e lëvizshme, kështu që ato nuk ishin të përshtatshme për të gjithë pacientët, që do të thotë se vetëm ata që kishin një kockë të fortë të nofullës ishin kandidatë të përshtatshëm. Megjithatë, në ditët e sotme, një hark i plotë me vetëm katër restaurime implantare mund të përdoret si alternativë për disa pacientë. Përveç kësaj, ekziston shartimi i kockave, i cili mund të përdoret për të forcuar nofullën për protezat fikse.
Protezat e fiksuara me implant pastrohen dhe lahen njësoj si dhëmbët natyral, edhe pse duhet të keni parasysh se hapësira e vogël ku restaurimi takohet me mishrat e dhëmbëve ka nevojë për një pastrim më të hollësishëm. Pacientë të shumtë përdorin fill dentar ose furça të vogla interproksimale për të lehtësuar procesin e pastrimit.
Protezat e lëvizshme të fiksuara me implant janë diku midis protezave tradicionale dhe protezave fikse të fiksuara nga implantet, duke u ofruar njerëzve shumë përparësi të protezave fikse, si dhe disa nga disavantazhet e protezave tradicionale. Edhe pse nuk kanë nevojë për ngjitës dentar dhe janë të fiksuara fort në implant në mënyrë që të mos rrëshqasin, ato prap kanë ndjesinë e protezave tradicionale. Ato janë më të mëdha dhe duhet të hiqen çdo natë për pastrim. Në mëngjes, mund të vendosen përsëri.
Në rast se kocka e nofullës ka humbur, protezat e fiksuara janë një alternativë më e mirë se ato fikse pasi kanë nevojë për shumë më pak mbështetje sesa një restaurim i përjetshëm. Një përfitim tjetër i qartë për shumë pacientë është se protezat e lëvizshme të fiksuara me implant janë më ekonomike sesa protezat fikse. Për më tepër, protezat e lëvizshme janë më të lehta për t’u mbajtur të pastra, sepse ato mund të hiqen për higjienën e përditshme.
Edhe përse protezat janë të dukshme për këdo, ju jeni të vetmit që mund t’i ndjeni. Kjo është arsyeja pse ju duhet të merrni parasysh mënyrën se si protezat tuaja përshtaten në gojën tuaj pas futjes. Sa herë që protezat nuk përputhen siç duhet, ato do të çojnë në shqetësime që zgjasin dhe shpesh shkaktojnë dhimbje.
Kur instalohen siç duhet, protezat fikse do të përshtaten në mënyrë të rehatshme në gojën tuaj. Gjithashtu ato ofrojnë përfitime estetike që të jenë sa më të ngjashëm me dhëmbët natyralë.
Protezat fikse do t’ju mundësojnë të hani dhe të flisni më lehtë sesa protezat e lëvizshme. Nuk ka nevojë të shqetësoheni që ato të lirohen papritur për një kohë shumë të gjatë. Për më tepër, ato e përcojnë më mirë ndehtësinë sesa protezat e lëvizsshme, duke ofruar një ndjesi më të mirë të temperaturave të ushqimit.
Arsyeja kryesore që një pacient nuk mund të një kandidat i përshtatshëm për proteza fikse është se kocka e nofullës së tyre nuk është mjaft e fortë për të përballuar ndërhyrjen. Edhe pse protezat e lëvizshme me implant duhet të funksionojnë në mënyrë të ngjashme me pjesët e tjera të dhëmbit, natyra e tyre e shkëputur ka shumë të ngjarë të rezultojë në siklet dhe dhimbje të gojës.
Mbani në mend se protezat kërkojnë disa javë apo edhe muaj për tu përshtatur plotësisht në gojë. Në këtë periudhë pacientët ankohen më shpesh se ndjejnë siklet dhe dhimbje. Në fillim protezat e lëvizshme mund të duken më pak të natyshme, por me kalimin e kohës shumcia e pacientëve mësohen me lookun e ri.
Në fund të fundit, lloji i protezave të cilat vendosni duhet të përshtatet për të qenë i dobishëm për vitet në vijim. Protezat duhet të përshtaten me stilin tuaj të jetesës që të mos nderhyjnë në rutinën tuaj të përditshme.
Edhe përse protezat e lëvizshme dhe ato fikse janë të dyja alternativa të mundshme që ofrojn përdorim afatgjatë, ka dallime në mirëmbajtjen dhe kujdesin e tyre të cilat mund ti diskutoni me dentistn tuaj.
Protezat e lëvizshme duhet të pastrohen me kujdes dhe të zhyten në një tretësirë specifike,megjithatë marrja dhe nxjerrja e tyre mund ti ekspozojë ndaj baktereve dhe mikrobeve. Për shkak të kësaj, njerëzit me proteza të lëvizshme mund të vuajnë më shumë nga thyerja e dhëmbëve, prishja dhe periodontiti me kalimin e kohës. Nëse zgjidhni të vendosni proteza të lëvizshme me implant, athere duhet ti mirmbaheni rregullave të duhura të higjenës në mënyrë që të zjasin sa më shumë. Disa nga këshillat e kujdesit të tyre janë:
Protezat e fiksuara me implant lahen në mënyrë të ngjashme me dhëmbët normalë dhe kërkojnë të njëjtën kujdes dhe vëmendje. Ata e ruajnë fortësin e tyre me kalimin e kohës, edhe në rastet kur duhet të mbështesin dhëmbët akrilik (me të cilët protezat e lëvizshme nuk lidhen mirë). Në fakt, në shumicën e rasteve dështimi i protezave fikse lidhet me prishjen paraekzistuese rreth ose në zonën e protezës. E thënë ndryshe, prishja e dhmbit po shkaktonte dëm në këtë zonë që con në dështimin e protezave, jo se proteza dështoi vetë.
Përsëri, disavantazhi më i madh i protezave fikse është se ato mund të përkeqësojnë problemet ekzistuese të shëndetit oral duke e dobësuar strukturë kockore. Pavarësisht se ofrojn shumë përfitime, pacientët që kanë probleme në shëndetin oral mund të mos kualifikohen për këtë procedurë.
Nëse keni pyetur ndonjëherë një dentist ose keni kërkuar në internet, “Cila janë më të shtrenjta – protezat fikse ose të lëvizshme?” mund të jet e vëshitrë të zbuloni një përgjigje të saktë që përshkruan kostot që lidhen me çdo procedurë.
Zgjedhja midis alternativave të mundshme është një proces që duhet shikuar bashk me dentistin tuaj pasi ai do tju ndihmoj në të paturit informacion rreth asaj që duhet të prisni.
Protezat e lëvizshme janë alternativa shumë më ekonomike në qoftë se flasim në afat të shkurtër kohor. Ndërhyrja minimale mundëson reduktimin e kostos në shumë elementë që ndikojnë, si materali mpirës i nevojshëm për instalimin e tyre (për shembull, mpirja lokale ose anestezi e plotë). Ndërsa protezat fikse janë një alternativë më e shtrenjtë se ato të lëvizshme, disa pacientë i pëlqejnë sepse mundësojnë përtypje dhe të folur më të mirë.
Shumë pacientë mund të përfitojnë nga zëvendësimi i plotë i rreshtave të dhëmbëve, në disa raste është mirë që dhëmbët origjinalë të njerëzve të ruhen. Në një situatë të tillë, sugjerimi i dentistit do të ishte proteza e lëvizshme. Të dhënat nga studimet e kryera kanë treguar se dhëmbët e shëndetshëm (që do të thotë pa kavitete) janë të përshtatshëm për proteza të lëvizshme. Ato janë alternativa që kërkojnë më pak ndërhyrje në kockat e nofullës.
Sipas Journal International of Prostodontics, ndërhyrja procedurale në lidhje me instalimin e protezave fikse “kërkon sakrifikimin e indeve të forta të shëndetshme”. Kjo e kthen të gjithë procedurën në shumë më ndërhyrëse sesa protezat e lëvizshme; duke e bërë një alternativë të papërballueshme për shumë pacientë. Megjithatë, e mira është se duhet të vendosen vetëm një herë dhe më pas janë të sigurta, gjithashtu kërkojnë mirëmbajtje të lehtë dentare.
Siç përmendëm dhe më parë, ka mjaft avantazhe që lidhen me çdo alternativë protezash. Një protezë fikse me implant është më e ngjashme me dhëmbët tuaj të vërtetë, por gjithashtu mund të jetë e kushtueshme dhe jo e përshtatshme për të gjithë pacientët, duke qenë se jo të gjithë kanë kockat e përshtatshme për ta mbështetur atë. Protezat e lëvizshme të mbështetura nga implantet, nga ana tjetër, janë shumë më të lehta për t’u pastruar dhe kushtojnë më pak, por pacientëve nuk u pëlqen t’i shohin pasi janë të ngjashme me protezat tradicionale.
Në fund, mënyra më e mirë për të vendosur se cili opsion është i duhuri për ju është të konsultoheni me dentistin. Ne do të flasim për historinë tuaj dentare dhe stilin tuaj të jetesës, do të bëjmë një vlerësim dhe do të diskutojmë se çfarë prisni të arrini nga trajtimi. Marrja parasysh e të gjithave më sipër do të na ndihmojë në përcaktimin e alternativës së implantit dentar më të përshtatshëm për ju.
Studimet dentare gjatë viteve kanë vënë re një nevojë në rritje në të gjithë botën për protezat e lëvizshme dhe fikse. Nëse keni vuajtur nga prishje ose humbje të dhëmbëve, konsultohuni me dentistin tuaj për të gjitha zgjidhjet e mundshme dhe mos kini frikë të bëni pyetje. Zgjedhja e duhur për ju është ajo qe do tju ndimojë ne shëndetin tuaj të përgjithëm.