Nxirja e mishrave të dhëmbëve mund të ndodhë për shumë arsye të ndryshme. Këto ndryshime në gojën tuaj mund të jenë tregues të disa problemeve shëndetsore më madhore, prandaj kontrolli i tyre është shumë i rëndësishëm. Një nga arsyet më të shpeshta për nxirjen e mishrave të dhëmbëve është kujdesi i dobët i gojës, i cili mund të çojë në grumbullimin e baktereve dhe krijimin e gurëzave tek dhëmbët duke shkaktuar nxirjen e mishrave të tyre. Gjithashtu, disa probleme mjekësore si sëmundja e mishrave të dhëmbëve (peridontiti) ose parregullsia e melaninës si dhe përdorimi i duhanit mund të jenë gjithashtu shkaktar të këtij problemi. Diagnostikimi, trajtimi dhe parandalimi i nxirjes së mishrave të dhëmbëve duhet të bëhen nga një dentist i specializuar i fushës.
Nxirja e mishrave të dhëmbëve mund të shkaktohet nga lezione të padëmshme, pirja e duhanit, trajtime të ndryshme dentare dhe nga disa lloje medikamentesh ose problemesh mjekësore, përfshirë këtu dhe kancerin. Nëse këto probleme vazhdojnë ato mund të shkaktojnë dhimbje, gjakderdhje dhe simptoma të tjera shqetësuese dhe nuk kurohen vetë pa trajtim. Është e rëndësishme të konsultoheni me dentistin tuaj për të diagnostikuar problemin dhe për të gjetur trajtimin e duhur. Ndërhyrja e hershme mund të parandalojë komplikimet e mëtejshme dhe të sigurojë shëndetin tuaj oral. Disa nga shkaqet kryesore të nxirjes së dhëmbëve janë:
Tek mishrat e dhëmbëve mund të shfaqen njolla të zeza beninje të quajtura makula melanotike. Ato përbëjnë 86% të lezioneve të errëta dhe janë burimi më i shpeshtë i pigmentimit të errët në gojë. Këto lezione nuk prodhojnë simptoma të tjera përveç njollave të zeza. Ato mund të jenë ngjyrë gri, blu, të zeza ose kafe. Një ekzaminim nga një profesionist mjekësor mund të përfshijë kryerjen e biopsisë për të përjashtuar mundësinë për kancer pasi makula melanotike mund të ngjaj me sëmundje të tjera të rrezikshme.
Melanina mund të grumbullohet herë pas here në mishrat e dhëmbëve si rezultat i pirjes së duhanit dhe kjo quhet “melanoza e duhanpirësit”. Ajo shfaqet si një njollë e sheshtë, e zezë ose kafe në mishrat e dhëmbëve. Kjo sëmundje prek rreth 22% të duhanpirësve, kështu që është mjaft e zakonshme. Probabiliteti i saj ndryshon në varësi të sasisë së konsumit të duhanit. Melanoza e duhanpirësve nuk ka një kurë ekzakte, megjithatë, vlen të theksohet se indet zakonisht kthehen në gjendje normale 6 deri në 36 muaj pas lënies së duhanit. Gjithashtu për të përjashtuar mundësinë e kancerit, mjeku mund të kryejë një biopsi.
Terminologjia mjekësore për tatuazhet me amalgamë në gojë është “amalgamë dentale”. Ky term përcakton depozitimin e grimcave të amalgamës në indet e gojës, zakonisht pas procedurave dentare të ndryshme. Këto depozita shpesh shfaqen si njolla të sheshta, të ngjyrave të ndryshme si blu, gri ose të zezë. Një gjë e rëndësishme që duhet të dini për tatuazhet me amalgamë është se ato janë të padëmshme dhe nuk shkaktojnë shqetësime të mëtejshme për shëndetin e gojës. Megjithatë, vlen të theksohet se zbulimi i një njolle të re në gojën tuaj mund të jetë alarmante dhe kërkon vlerësim të kujdesshëm nga një dentist profesionist.
Pigmentimi i melaninës tek mishrat e dhëmbëve mund të jetë efekt anësor i disa ilaçeve të ndryshme. Disa nga këto ilace janë:
Sëmundja e Addison-it bën që trupi të mos gjenerojë sasi të mjaftueshme të hormoneve kortizol dhe aldosteron e cila shkaktohet nga mosfunksionimi i gjëndrës mbiveshkore. Disa nga simptomat e kësaj sëmundje janë: Siklet në bark, marramendje, lodhje dhe njolla në lëkurë. Mishrat e dhëmbëve janë një lloj membrane mukoze ku shpesh ndodh errësimi i lëkurës dhe nëse dikush është diagnostikuar me sëmundjen e Addisonit, nxirja përkeqësohet. Kjo sëmundje mund të shkaktojë njolla dhe në pjesë të tjera të trupit jo vetëm në zonën e gojës.
Sindroma Peutz-Jeghers (PJS) është një sëmundje e cila ndodh për shkak të një mutacioni gjenetik dhe karakterizohet nga zhvillimi i rritjeve beninje gastrointestinale. Një nga simptomat e kësaj sëmundje mund të jetë nxirja e mishrave dhe zonës përreth gojës.
Melanoma orale është një lloj kanceri lëkure i cili rritet në gojë, veçanërisht në mishrat e dhëmbëve. Kjo sëmundje fillimisht mund të jetë asimptomatike (pa paraqitur asnjë simptomë), por më pas mund të shfaq ndryshime në ngjyrën, simetrinë dhe formën e mishrave të dhëmbëve. Nëse sëmundja përkeqësohet, mund të shfaqen plagë të hapura, gjakderdhje e parregullt dhe ënjtje e gojës. Ato variojnë nga kafe e errët në të zezë. Megjithatë, këto lezione shfaqen rrallë. Për të identifikuar melanomat mjekëve u duhet të kryejn një biopsi të indeve.
Mishrat e nxirë shpesh herë nuk janë simptomë e ndonjë sëmundje të rrezikshme, por në disa raste ato mund të jenë tregues i kancerit oral, ndaj është rëndësishme që të vizitoni rregullisht dentistin për të zbuluar se çfarë i shkakton ato. Disa nga simptomat e mishrave të nxirë janë:
Dentisti juaj do t’ju rekomandoj përdorimin e shpëlarësve të gojës me fluor dhe me pastë dhëmbësh antibakteriale për të ndihmuar në trajtimin e sëmundjes së mishrave të dhëmbëve dhe për të ruajtur shëndetin e tyre nëse jeni ende në fazat e hershme.
Nëse vëreni një errësim të mishrave të dhëmbëve që nuk po përmirësohet me kalimin e kohës, është e rëndësishme të konsultoheni me një dentist. Ata do tju pyesin për historinë tuaj mjekësore, medikamentet që po përdorni dhe në qoftë se konsumoni duhan ose ndonjë lloj droge pasi këto faktor mund të kontribuojnë në nxirjen e mishrave të dhëmbëve.
Më pas, dentisti do të ekzaminojë tërësisht mishrat dhe dhëmbët tuaj, duke kontrolluar për baktere, grumbullim gurëzash dhe akumulimin e mundshëm të ushqimit midis dhëmbëve duke përdorur një pajisje periodontale. Nëse dentisti vëren ndonjë problem gjatë ekzaminimit, ai do të vendosë se cili është trajtimi i duhur për ju. Rrezet X dhe biopsia mund të jenë gjithashtu të nevojshme në disa raste për një kontroll më të detajuar pasi kjo gjendje mund të jetë gjithashtu një simptomë e kancerit. Ashtu si me çdo sëmundje tjetër, diagnoza dhe trajtimi i hershëm janë vendimtare.
Trajtimi do të ndryshoj në varësi të shkakut të problemit. Në disa raste ky problem mund të ketë nevojë për mjekim për t’u trajtuar dhe ndonjëherë ato mund të trajtohen vetë, për shembull, në rastet kur problemi shkaktohet nga pirja e duhanit. Zbardhja e mishrave të dhëmbëve është një trajtim i mundshëm i cili ofrohet nga dentistët, edhe pse nuk është shumë i rekomandueshëm.
Normalisht, gjëja më e sigurt për të bërë nëse filloni të vini re ndonjë ndryshim në mishrat e dhëmbëve është të konsultoheni me dentistin tuaj. Disa njerëz kanë provuar ta trajtojnë problemin me ilaçe natyrale dhe bimë mjekësore si sherebela, nenexhiku,limoni dhe rigoni për të trajtuar këtë gjendje. Mjekësia alternative sugjeron gjithashtu trumzën, rrënjën e kalamusit, dhe kamomilin . Kjo mund të ndihmojë në forcimin e indeve të mishrave të dhëmbëve, në largimin e erës së keqe të gojës dhe në uljen e inflamacionit. Edhe përse këto alternativa mund të funksionojnë për disa njerëz, nuk ka asnjë provë nuk që mbështet efikasitetin e këtyre ilaçeve natyrale për trajtimin e mishrave të nxirë.
Siç e përmendëm më parë, ekziston një trajtim profesional i mundësuar nga dentistët për të përmirësuar pamjen e mishrave të nxirë të dhëmbëve. Ky trajtim quhet zbardhje ose depigmentim i mishrave të dhëmbëve. Ka dy proçedura të cilat përdoren për kurimin e këtij problemi. E para quhet mikrodermabrasion dhe e dyta është teknika me laser.
Mikrodermabrazioni ngjason me mënyrën tradicionale të zbardhjes. Fillimisht dentisti do të mpijë mishrat e dhëmbëve dhe më pas do të heqë zonën e ngjyrosur, duke zbuluar pjesën e poshtme të mishrave të cilat janë të shëndetshme dhe ngjyrë rozë.
Mënyra e dytë e cila është dipigmentimi me lazer synon shkatërrimin e qelizave që prodhojnë melaninë tek mishrat e dhëmbëve. Trupi juaj prodhon një ngjyrë natyrale rozë të lehtë ndërsa indet shërohen pas proçedurës. Një nga avantazhet kryesore të kësaj proçedure është se rezultatet do të zgjasin gjithë jetën.
Një nga faktorët më të rëndësishëm për të mbajtur dhëmbët dhe mishrat e tyre të shëndetshëm është ruajtja e higjienës së mirë orale. Pastrimi i dhëmbëve me fill dhe larja e tyre dy herë në ditë është thelbësore. Gjithashtu mund të konsideroni eleminimin e sheqerit nga dieta juaj. Një tjetër gjë që duhet të keni parasysh është të shkoni te dentisti për kontrolle të rregullta pasi ata mund të diagnostikojnë problemet më herët dhe të parandalojnë dëmtimin e mëtejshëm të dhëmbëve. Pasta e dhëmbëve me fluor gjithashtu do të mbrojë dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve nga dëmtimi. Dentistët rekomandojnë gjithashtu përdorimin e një furçe me qime të buta, për të mos dëmtuar mishrat dhe smaltin e dhëmbëve.
Siç thamë më parë rreziku i sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve, kaviteteve dhe pllakës do të reduktohet nëse kujdeseni siç duhet për gojën tuaj. Është e rëndësishme të zgjidhni artikujt e rekomanduar nga profesionistët dentar që i përshtaten kërkesave tuaja personale dhe t’i përdorni ato sipas udhëzimeve të duhura për të marr rezultatet e dëshiruara.