Ruajtja e shëndetit tuaj oral është e rëndësishme në çdo fazë të jetës. Në këtë blog, ne do të flasim për rëndësinë e kujdesit për dhëmbët tuaj ndërsa rriteni, për të parandaluar probleme të tjera mjekësore më të mëdha me dhëmbët tuaj si kavitetet, rënia e dhëmbëve dhe dhimbja e tyre. Mirëmbajtja e higjienës orale mund ta bëjë më të lehtë ngrënien dhe pirjen duke bërë që ushqimi t’ju shijojë më shumë.
Nëse vuani nga sëmundje si diabeti, probleme me zemrën ose përdorni medikamente që mund të ndikojnë në shëndetin tuaj oral, duhet të kujdeseni për dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve në mënyrën e duhur, për të shmangur çdo problem të mëtejshëm. Këtu do të përmendim disa hapa të rëndësishëm që duhen ndjekur nëse dëshironi të mbani mishrat dhe dhëmbët tuaj të shëndetshëm gjatë gjithë jetës.
Këshillat bazë të mirëmbajtjes për t’u kujdesur për shëndetin tuaj oral janë larja e tyre me furçë dhe pastrimi me fill dentar dy herë në ditë, çdo ditë. Ndërsa plakemi, disa probleme dentare si pllakëzat dhe grumbullimi i baktereve mund të jenë më të vështira për t’u trajtuar. Dhëmbët tuaj gjithashtu mund të kenë nevojë për një qasje më të butë pasi kanë kaluar procesin normal të konsumimit, kështu që mund t’ju duhet të bëni disa ndryshime në rutinën tuaj dentare. Ju duhet të mësoheni me këto ndryshime të reja dhe ne do t’ju ofrojmë disa këshilla në mënyrë që të kujdeseni për dhëmbët tuaj në mënyrën e duhur.
Furçat elektrike të dhëmbëve mund të jenë shumë të dobishme për të rriturit. Ato do të bëjnë një punë më të mirë në pastrimin e të gjithë dhëmbëve dhe gjithashtu disa nga këto furça kanë një kohëmatës të caktuar për t’u siguruar që po i lani dhëmbët në mënyrën e duhur dhe për kohën e duhur. Disa njerëz mund të vuajnë nga sëmundje që mund të ndikojnë nyjet, kështu që të kesh një furçë dhëmbësh elektrike që e bën punën vetë mund të jetë shumë e dobishme dhe ofron rezultatet më të mira. Nëse nuk keni blerë ende një furçë dhëmbësh elektrike, konsiderojeni këtë opsion tani.
Dentistët rekomandojnë përdorimin e furçave me qime të buta, pasi ato nuk i dëmtojnë dhëmbët dhe mishrat e tyre pasi presioni i tepërt mund të ndikojë negativisht në smaltin dhe mishrat e dhëmbëve dhe të shkaktojë dhimbje. Gjithashtu dhëmbët duhet të lahen me lëvizje të rrumbullakëta dhe të ngadalta.
Siç mund ta dini, pastrimi me fill dentar ndihmon në largimin e ushqimit të mbetur dhe shmangien e formimit të pllakës, e cila ndodh më shpejt tek dhëmbët e të rriturve. Dentistët rekomandojnë përdorimin e fillit pas çdo vakti ose të paktën dy herë në ditë. Gjithashtu duhet të ta përdorni fillin në mënyrë të butë dhe të kujdesshme për të shmangur dëmtimin dhe irritimin e mishrave të dhëmbëve.
Nëse jeni mësuar të shpëlani gojën disa herë në ditë, mund t’ju duhet të ndryshoni këtë praktikë. Po, shpëlarja e gojës është një mënyrë e shkëlqyeshme për të parandaluar kavitetet dhe krijimin e pllakave, por gjithashtu mund të prishë ekuilibrin e pH në gojën tuaj dhe të kontribuojë në tharjen e gojës.
Meqenëse të rriturit kanë më shumë gjasa të vuajnë nga goja e thatë, duhet të keni kujdes që të mos e teproni me shpëlarjen e gojës. Mjafton një herë para gjumit. Gjithashtu konsideroni përdorimin e një shpëlarësi pa alkool.
Të rriturit janë më të prirur të vuajnë nga rënia e dhëmbëve, kështu që konsiderimi i implanteve dhe protezave mund të jetë një alternativ e mirë, por vetëm në rastet kur është vërtet e nevojshme. Duhet të dini gjithashtu se implantet dentare janë zgjidhja më e mirë dhe janë shumë më efektive se protezat e lëvizshme. Ato ofrojnë përparësi në pamje dhe funksion, duke u dukur njësoj si dhëmbët tuaj natyralë. Gjithashtu implantet do të stabilizojnë kockat e nofullave dhe do të ofrojnë aftësi më të mira përtypëse.
Nëse po mendoni të vendosni proteza duhet të dini se është shumë e rëndësishme të kujdeseni për to siç duhet me produktet që do t’ju ofrojë dentisti juaj. Është gjithashtu e shëndetshme t’i hiqni ato herë pas here për disa orë në ditë mundësisht gjatë natës kur jeni duke fjetur.
Nëse vuani nga probleme të tjera shëndetësore që duhet të kontrollohen me ilaçe, duhet të dini se përdorimi i tyre mund të ndikojnë në shëndetin tuaj oral dhe të shkaktojë tharje të gojës. Kjo gjendje mund të shkaktojë më shumë sesa thjesht shqetësim dhe mund të jetë e rrezikshme për shëndetin tuaj dentar kështu që duhet të trajtohet në kohë për të shmangur formimin e pllakës, prishjen e dhëmbëve dhe sëmundjet e mishrave të dhëmbëve. Konsultohuni me dentistin tuaj nëse filloni marrjen e një mjekim të ri dhe nëse filloni të shihni ndonjë ndryshim, për të gjetur një zgjidhje për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm.
Diabeti është shumë i zakonshëm dhe shumica e njerëzve të diagnostikuar me të janë më të prirur ndaj sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve. Të moshuarit janë më të prirur të vuajnë nga diabeti, ndaj duhet të jenë më të kujdesshëm me shëndetin oral. Dentistët sugjerojnë gjithashtu se trajtimi i sëmundjes së mishrave të dhëmbëve mund të ndihmojë në përmirësimin e niveleve të glukozës në gjak dhe të ngadalësojë përparimin e diabetit tuaj. Marrëdhënia e sinqertë me dentistin tuaj dhe takimet e rregullta dentare janë të rëndësishme për të mbajtur buzëqeshjen tuaj të shëndetshme dhe për të menaxhuar dhe parandaluar efektet anësore të diabetit tek dhëmbët.
Kur jeni të etur, bëni çmos për të shmangur pijet me përmbajtje të lartë sheqeri si sodat dhe disa lëngje frutash. Dëmtimi i smaltit të dhëmbëve, zgavrave dhe rënia e dhëmbëve mund të shkaktohet nga pirja e shumë pijeve me sheqer duke rritur aciditetin në gojë. Zgjedhja më e mirë për shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe atë oral është të pini sa më shumë ujë. Uji ndihmon në shpëlarjen dhe hollimin e acideve në gojën tuaj dhe është një parandalues natyral për tharjen e gojës.
Ndërsa rriteni, ju jeni automatikisht në një rrezik më të lartë për zhvillimin e kancerit oral. Çdo ndryshim që filloni të vini re në zonën e gojës, buzës ose fytit tuaj është i rëndësishëm për t’u kontrolluar.
Ju duhet të shihni një mjek ose dentist nëse ndonjë nga këto simptoma vazhdojnë për një periudhë prej më shumë se 2 javësh:
Goja e thatë ndodh kur goja juaj nuk prodhon mjaft pështymë për ta mbajtur atë në gjendje të shëndetshme. Tharja e gojës mund ta bëjë më të vështirë ngrënien, gëlltitjen ose të folurin dhe gjithashtu mund të çojë në prishje të dhëmbëve ose infeksion të tyre.
Ajo mund të jetë gjithashtu një efekt anësor i disa ilaçeve që përdoren në trajtimin e problemeve të caktuara shëndetësore si diabeti ose nëse jeni duke trajtuar kancerin me kimioterapi ose radioterapi. Nëse mendoni se po vuani nga goja e thatë, bisedoni me mjekun ose dentistin tuaj për hapat që duhet të ndërmerrni.
Për të ruajtur shëndetin tuaj të përgjithshëm duhet të keni parasysh të mbani një dietë të ekuilibruar, të pasur me proteina dhe lëndë ushqyese. Jo vetëm që do t’ju ndihmojë të jeni të shëndetshëm, por gjithashtu do t’ju ndihmojë të mbani kockat dhe dhëmbët tuaj të fortë. Siç e dimë, në gojën tonë kemi baktere të shëndetshme dhe jo të shëndetshme dhe ato duhet të jenë të balancuara për të ruajtur shëndetin optimal oral. Ju gjithashtu duhet të provoni të përfshini ushqime të fermentuara si kosi, djathi dhe gjalpi në dietën tuaj pasi ato do të ndihmojnë në eliminimin e baktereve të këqija dhe në forcimin e kockave.
Meqenëse sistemi juaj imunitar tenton të bjerë me kalimin e moshës, duhet të përpiqeni të mbroni veten sa më shumë që të jetë e mundur nga infeksione dhe sëmundje të ndryshme që mund të ndikojnë në shëndetin tuaj dentar. Provoni të konsumoni ushqime që përmbajnë vitaminë D, vaj kokosi, hudhër, spirulinë dhe shumë zarzavate. Gjithashtu duhet të përpiqeni të jeni sa më aktivë, në mënyrë që të forconi sistemin tuaj imunitar. Kujdesuni për shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe të dhëmbëve duke ngrënë dhe duke u ushtruar rregullisht.
Përdorimi i duhanit shkakton shumë dëme në shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe gjithashtu tek dhëmbët. Gjëja më e keqe që mund të ndodh nëse pini duhan rregullisht është të zhvilloni kancer oral. Kanceri i gojës shfaqet më shpesh pranë gjuhës tek buza e poshtme dhe burrat kanë shumë më shumë gjasa se gratë të diagnostikohen me këtë sëmundje.
Nëse vëreni se shenjat që përmendëm më parë zgjasin për më shumë se dy javë, duhet të kontaktoni menjëherë një mjek të specializuar në këto raste ose bëni një vizitë tek dentisti. Njollat mund të shfaqen në pjesën e poshtme të gojës, në gjuhë ose në buzë. Probleme të tjera si infeksioni bakerial dhe herpesi janë gjithashtu më të zakonshme tek të rriturit.
Plagët dhe inflamacionet rreth zonës së gojës mund të shkaktojnë dhimbje dhe vështirësi në kryerjen e aktiviteteve normale si gëlltitja, ngrënia, etj. prandaj është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun tuaj për të diagnostikuar dhe parandaluar çdo problem të mundshëm në kohën e duhur dhe me qasjen e duhur.
Të gjitha funksionet e trupit tonë janë të lidhura me njëra-tjetrën duke përfshirë edhe gojën, dhe me kalimin e moshës jemi më të prirur të sëmuremi më shpejt dhe të zhvillojmë më shumë probleme shëndetësore, si diabeti, problemet e frymëmarrjes dhe sëmundjet e zemrës. Edhe nëse përdorni ilaçe për të trajtuar këto sëmundje, shëndeti juaj oral mund të ndikohet. Bakteret nga goja gjithashtu mund të udhëtojnë në organe të ndryshme duke shkaktuar probleme të tjera shëndetësore, kështu që diagnostikimi i hershëm është thelbësor.
Diabeti është një sëmundje që prek shumë njerëz në mbarë botën dhe mund të ndikojë në të gjitha funksionet e trupit. Sheqeri i pakontrolluar në gjak me kalimin e kohës dobëson enët e gjakut të mishrave të dhëmbëve, duke i bërë ato më të prirura ndaj infeksioneve dhe duke përshpejtuar përparimin e sëmundjes periodontale. Për më tepër, sheqeri i shtuar do të thotë më shumë sheqer që bakteret të ushqehen kur nivelet e sheqerit në gjak janë të larta. Nga ana tjetër, inflamacioni i shkaktuar nga infeksioni oral mund ta bëjë trupin më rezistent ndaj insulinës, duke e bërë më të vështirë kontrollin e niveleve të sheqerit në gjak.
Mirëmbajtja e shëndetit oral në shtëpi është e rëndësishme dhe përveç kësaj, duhet të caktoni edhe takime të rregullta me dentistin për t’u siguruar që gjithçka është në rregull. Disa probleme dentare mund të mos zbulohen nga ju ose mund t’i diagnostikoni gabim, kështu që këndvështrimi i një specialisti do të ishte jo vetëm i dobishëm, por edhe vendimtar.
Me kalimin e moshës, ne jemi më të prirur të sëmuremi ose të zhvillojmë sëmundje të ndryshme, kështu që duhet të keni parasysh që të jeni më të kujdesshëm. Nuk është kurrë vonë për të parandaluar dhe trajtuar shëndetin tuaj dentar. Ne jemi këtu për t’ju ofruar ndihmën tonë dhe për t’u kujdesur për nevojat tuaja duke u fokusuar në ofrimin e kujdesit të nivelit të lartë dhe tekonologjitë e fundit për pacientët e të gjitha moshave.