Shtatzënia është një rrugëtim unik për cdokënd dhe me kalimin e muajve gra të ndryshme mund ta përjetojnë simptoma të ndryshme. Disa probleme të zakonshme gjatë kësaj kohe mund të jenë këmbët e fryra, mos shijimi i ushqimeve me të cilat jeni mësuar, rënia e flokëve dhe problemet e dhëmbëve. Edhe pse këto probleme mund të jenë shumë të zakonshme, nuk duhet t’i neglizhoni pasi mund të përkeqësohen më vonë si për ju ashtu edhe për fëmijën tuaj të palindur. Gjatë shtatzënisë, duhet të kujdeseni siç duhet për dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve. Ndryshimet hormonale të shkaktuara gjatë kësaj periudhe rrisin mundësinë e sëmundjes së mishrave të dhëmbëve, të cilat mund të kenë ndikim në shëndetin e fëmijës së palindur. Në këtë blog, ne do të bëjmë çmos për t’ju ndihmuar në mirëmbajtjen e shëndetit të dhëmbëve dhe për të shpjeguar rreziqet që vijnë nga shtatzënia, në mënyrë që të jeni sa më të kujdesshëm.
Goja, dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve përbëjnë shëndetin tuaj dentar, i njohur gjithashtu dhe si shëndeti oral. Ky është një faktor shumë i rëndësishëm në mirëqenien tuaj të përgjithshme vecanërisht nëse jeni shtatzënë.
Shanset tuaja për të zhvilluar probleme të shëndetit oral gjatë shtatzënisë mund të rriten dhe këto probleme mund të ndikojnë negativisht edhe në shëndetin e fëmijës suaj të palindur. Për shembull, studimet kanë treguar një lidhje midis lindjes së hershme dhe sëmundjes së mishrave të dhëmbëve. Gjithashtu në krahasim me foshnjat e lindura në kohë normale, ato të parakohshme përjetojnë më shumë probleme shëndetësore gjatë dhe pas lindjes. Është e rëndësishme që të kujdeseni mirë për dhëmbët dhe mishrat e tyre gjatë këtyre 9 muajve për të mbrojtur shëndetin tuaj dhe të foshnjes.
Gjatë 9 muajve të shtatzënisë, trupi i një gruaje do të ndikohet shumë duke përfshirë dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve. Për më tepër, ne do të shpjegojmë në mënyrë më të detajuar ndikimin që shtatzënia ka tek nëna dhe tek shëndeti i fëmijës.
Kavitetet janë pika të vogla që formohen në sipërfaqen e dhëmbëve tuaj duke dëmtuar shtresën e smaltit. Kavitetet dentare janë më të zakonshme tek gratë shtatzëna. Ju mund t’i kaloni fëmijës tuaj të palindur bakteret që shkaktojnë kavitete, gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes, të cilat mund të shkaktojnë probleme për të në të ardhmen.
Nëse keni kavitete, është shumë e rëndësishme që ato të mbushen dhe trajtohen, por vetëm me mbushje dentare pa merkur. Amalgama dentare, e njohur edhe si mbushje argjendi, mund të çojë në probleme shëndetësore si për ju ashtu edhe për fëmijën tuaj të palindur nëse bie në kontakt me kavitetet. Amalgama është një përzierje e shumë materialeve, më së shpeshti metale dhe kimikate. Meqë amalgama përmban shumë mërkur rekomandohet të shmanget gjatë shtatzënisë.
Nëse trupi juaj ka sasi të lartë merkuri, ai mund të transferohet tek fëmija juaj i palindur përmes placentës ose qumështit të gjirit. Sipas studimeve, gratë që janë shtatzëna dhe kanë pasur mbushje me merkur mund të kenë më shumë gjasa se ato që nuk kanë për të përjetuar abort, presion të lartë të gjakut dhe fëmijë me peshë të ulët të lindjes. Përveç kësaj, merkuri mund të dëmtojë organe të tjera si veshkat dhe trurin e fëmijës.
Gjithashtu mbushjet dentare me amalgamë nuk rekomandohen nëse jeni duke ushqyer me gji fëmijën, dëshironi të mbeteni shtatzënë ose jeni aktualisht shtatzënë. Pyesni dentistin tuaj për një mbushje me rrëshirë të përbërë pa merkur nëse keni nevojë të trajtoni një kavitet. Kjo lloj mbushjeje përputhet me ngjyrën e dhëmbëve tuaj dhe krijohet duke kombinuar një lloj plastike me pluhur xhami. Mbushjet me rrëshirë të përbërë janë të sigurta si për ju ashtu edhe për fëmijën tuaj pasi ato nuk përfshijnë metale si merkuri. Megjithatë, nëse dentisti juaj nuk vëren se ka ndonjë problem me ndonjë nga mbushjet tuaja ekzistuese me amalgamë dentare, ai nuk do t’ju këshillojë t’i hiqni ato.
Gingiviti njihet si inflamacion i mishrave të dhëmbëve i cili konsiston në skuqje dhe ënjtje të tyre. Nëse nuk trajtohet, kjo gjendje mund të përkeqësohet dhe të bëhet më e rrezikshme. Hormonet që lidhen me shtatzëninë mund të rrisin rrezikun e gingivitit. Ky ptoblem është shumë i zakonshëm dhe prek 60-75 përqind të grave shtatzëna. Disa nga shenjat më të zakonshme të gingivitit janë:
Nivelet e larta të progesteronit dhe estrogjenit të lidhura me shtatzëninë mund të shqetësojnë për një moment indet dhe kockat që mbajnë dhëmbët tuaj në vend dhe si rezultat i kësaj, dhëmbët tuaj mund të lirohen. Nëse gingiviti nuk trajtohet, mund të rezultojë në sëmundje periodontale e cila do të dëmtojë mishrat dhe dhëmbët. Nëse dhëmbët tuaj lirohen, dentisti mund të rekomandojë nxjerrjen e tyre. Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme të trajtoni problemet tuaja dentare përpara se ato të përkeqësohen dhe të shkaktojnë më shumë dëme në shëndetin tuaj të përgjithshëm.
Shumë gra mund të përjetojnë të vjella në mëngjes, të njohura gjithashtu edhe si nauze dhe të vjella gjatë shtatzënisë, të cilat shpesh ndodhin gjatë muajve të parë. Acidi që vjen nga stomaku mund të ndikojë shumë në shëndetin e dhëmbëve tuaj dhe në shtresën e smaltit.
Ne rekomandojmë që klientet tana shtatzëna të bëjnë kontrolle rutinë me dentistin për të parandaluar çdo problem dentar që mund të ndikojë në shëndetin e tyre. Megjithatë, shumë njerëz zgjedhin të shkojnë te dentisti vetëm kur simptomat janë të dukshme ose kur shkaktojnë shqetësim. Disa nga shenjat më të zakonshme që tregojnë se duhet të vizitoni menjëherë dentistin janë:
Ne ju rekomandojmë t’i kushtoni vëmendje problemeve orale gjatë shtatzënisë, pasi ato mund të ndikojnë shumë në shëndetin e fëmijës suaj. Për të shmangur ndonjë ndërlikim të mëtejshëm, kontaktoni dentistin tuaj menjëherë dhe caktoni një vizitë.
Ne i rekomandojmë shumë klientët tanë të bëjnë kontrolle të rregullta dentare para dhe gjatë shtatzënisë në mënyrë që të parandalojnë dhe minimizojnë çdo problem për nënat dhe foshnjat.
Siç mund ta keni dëgjuar, kur bëhet fjalë për kushtet mjekësore, parandalimi dhe zbulimi i hershëm janë thelbësore. Kontrollet e rregullta dentare i lejojnë dentistit të gjejë dhe trajtojë problemin në kohën e duhur përpara se të zhvillohet më shumë. Gjithashtu, përpiquni t’i përmbaheni rutinës suaj dentare sepse pastrimi i rregullt dhe përdorimi i fillit dentar do t’i mbajnë mishrat dhe dhëmbët tuaj të shëndetshëm për një kohë shumë të gjatë.
Rrezet X dentare janë një komponent shumë i rëndësishëm i trajtimit dentar, sepse ato mund të zbulojnë se çfarë nuk shkon me mishrat, dhëmbët dhe nofullën tuaj. Megjithatë, sasia e ekspozimit ndaj rrezeve X duhet të jetë minimale për gratë shtatzëna dhe ato nuk duhet të bëhen shumë shpesh. Për t’ju mbrojtur ju dhe fëmijën tuaj, dentisti përdor doza shumë të ulëta rrezatimi dhe ju do të jeni të siguruar me masa mbrojtëse. Tregojini dentistit tuaj nëse jeni shtatzënë ose po përpiqeni të mbeteni shtatzënë përpara se të rekomandojë rreze X.
Para së gjithash, dentisti duhet të jetë i vetëdijshëm se ju prisni ose planifikoni të keni një fëmijë përpara se të rekomandojë ose të kryejë një procedurë. Në disa raste, disa procedura duhet të shtyhen deri pas lindjes së foshnjës, pasi ato mund të përbëjnë një rrezik të lartë. Disa nga trajtimet që janë të sigurta për t’u përdorur gjatë shtatzënisë përfshijnë:
Edhe pse mund të bëhen disa trajtime dentare kur pacientja është shtatzënë, ndonjëherë dentisti rekomandon që të presin derisa të jenë në tremujorin e dytë ose edhe pasi të lindin. Kjo bëhet për të mbajtur nënën dhe fëmijën të sigurt dhe për të shmangur çdo problem mjekësor.
Këtu janë disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë të mbani dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve tuaj të shëndetshëm gjatë shtatzënisë: