Humbja e dhëmbëve është një problem shumë i zakonshëm dhe mund t’i ndodhi shumë njerëzve duke shkaktuar kështu komplikime të shumta si vështirësi në të folur ose probleme me përtypjen. Implanti dentar është mënyra e duhur për të trajtuar rënien e dhëmbëve duke përmirësuar drastikisht cilësinë e jetës së pacientit dhe gjithashtu duke përmirësuar shëndetin e tij të përgjithshëm duke parandaluar krijimin e problemeve akoma më të mëdha.
Sistemet e implanteve dentare përbëhen nga trupi i implantit dentar, nga mbështetësi i tij dhe përfshijnë gjithashtu një vidë fiksuese. Dentisti do të vendos trupin e implantit dentar në kockën e nofullës për të zëvendësuar rrënjën që mungon nga dhëmbi që është hequr. Ky proces mund të ndahet në dy procedura të veçanta ose të bëhet e gjitha në një. Në këtë artikull, ne do t’ju ndihmojmë të bëni dallimin midis Implanteve Zigomatike dhe Implanteve Dentare Tradicionale.
Rënia e dhëmbëve, e cila njihet gjithashtu edhe si edentulizëm, është një problem i zakonshëm që mund të prek shumë njerëz, kryesisht të rriturit. Ky problem mund të ndodhë për disa arsye të ndryshme si:
Sëmundja e mishrave të dhëmbëve e njohur edhe si periodontiti është shkaku më i zakonshëm i rënies së dhëmbëve. Ky problem ndodh kur gurëzat, bakteret dhe pllakat grumbullohen dhe infektojnë dhëmbët dhe mishrat e tyre. Kur këto probleme nuk trajtohen në kohën e duhur dhe në mënyrën e saktë, infektsioni mund të depërtojë deri në kockën që mban dhëmbët, duke i bërë ata të bien.
Prishja e dhëmbëve dhe kavitetet janë një tjetër shkak i zakonshëm i rënies së dhëmbëve dhe mund të prekin njerëzit e të gjitha moshave. Ky problem zhvillohet kur bakteret fillojnë të gërryejnë smaltin e dhëmbëve duke i dobësuar ato. Kjo gjendje mund të trajtohet me procedura të ndryshme si mbushjet, por nëse problemi avancon më tej, një implant dentar mund të nevojitet.
Rënia e dhëmbëve mund të shkaktohet gjithashtu nga trauma dentare ose dëmtime të ndryshme. Ju mund të dëmtoni dhëmbët gjatë aktivitetit fizik nëse pengoheni dhe bini, ose ndoshta gjatë një aksidenti me makinë. Këto faktor nuk mund të parashikohen dhe parandalohen duke shkaktuar kështu një urgjencë dentare.
Siç e përmendëm edhe më parë, implantet dentare përdoren për të zëvendësuar dhëmbët që mungojnë dhe shërbejnë si zëvendësues të tyre. Në këtë blog, ne do të flasim për ndryshimin midis implanteve dentare tradicionale dhe atyre zigomatike.
Duke filluar me metodën e vjetër që është proteza tradicionale, këto zëvëndësues përshtaten mbi mishrat e dhëmbëve dhe mund të hiqen kur të jetë e nevojshme. Protezat tradicionale nuk përdoren më aq shpesh kohët e fundit sepse shkaktojnë njolla tek mishërat dhe mund të rrëshqasin nga goja duke i bërë ato jo fort të sigurta.
Implantet dentare janë alternativa më e mirë nëse po mendoni për zëvendësimin e dhëmbëve të rënë. Ato ofrojnë rezultate afatgjata dhe funksionojnë dhe duken njësoj si dhëmbët natyral. Këto implante dentare sigurohen fort në gojë dhe përbëhen nga materiale të forta, duke i bërë ato shumë të forta dhe rezistente ndaj dëmtimeve.
Kjo procedurë mund të rikthejë vetëbesimin dhe mund të përmirësojë gjithashtu funksionin e përgjithshëm të gojës. Pasi të keni kryer këtë procedurë, duhet të kujdeseni për dhëmbët tuaj të rinj ashtu si bëni me dhëmbët tuaj natyral. Implantet dentare janë më të rehatshme dhe ofrojnë rezultate më të qëndrueshme dhe për këtë arsye preferohen më shumë se protezat tradicionale.
E fundit, por jo më pak e rëndësishme, implantet zigotike. Ato përdoren kryesisht kur pacienti nuk ka kockë të mjaftueshme për të mbajtur implantin dentar tradicional. Dallimi kryesor është se në procedurën e implantit zigomatik, vida e abutmentit vendoset diagonalisht në mollëza, për t’u fiksuar në kockë.
Të gjitha këto opsione kanë të njëjtin funksion dhe lloji i implantit dentar që është i duhuri për ju do të varet nga shëndeti juaj i përgjithshëm, sa dhëmbë ju mungojnë, vendndodhja e tyre dhe nëse keni kockë të mjaftueshme për të mbajtur implantin.
Procedurat tradicionale të implanteve dentare përdoren për të zëvendësuar dhëmbët që mungojnë dhe indet e buta rreth tyre. Ato mbahen gjatë ditës me një ngjitës dentar dhe gjatë natës mund të hiqen. Ngjitësi është mjaft i fortë dhe do të vendoset në mishrat dhe protezat tuaja, duke i mbajtur ato në vend. Kapakët dentarë prej çeliku përdoren ndonjëherë për të siguruar protezat në dhëmbët e mbetur natyralë.
Ky opsion trajtimi mund të zëvendësojë grupin e plotë të dhëmbëve që mungojnë si në nofullën e poshtme ashtu edhe në atë të sipërme duke bërë të mundur zëvendësimin e një ose të të gjithë dhëmbëve. Këto proteza tradicionale janë krijuar që të përshtaten dhe të duken si dhëmbët tuaj natyralë dhe të ofrojnë të njëjtin funksion, pavarësisht nga dendësia e nofullës suaj. Zakonisht, kjo procedurë është më e shkurtër se vendosja e implanteve dentare dhe nuk ka nevojë për shumë procedura.
Hapi i parë i procedurës është marrja e masës së zonës ku duhet të vendoset proteza. Dentisti do të studiojë nofullat dhe kockat tuaja për të krijuar përshtatjen perfekte për ju. Kur protezat të jenë gati nga laboratori, ata do ti vendosin ato tek pacienti i tyre për të kontrolluar nëse i përshtaten dhe nëse i pëlqen pamja e tyre. Nëse ka ndonjë problem, ndryshimet mund të bëhen ende. Koha e rikuperimit dhe koha e krijimit të protezës nuk do të jetë shumë e gjatë.
Në rastet kur dhëmbët bien, zona ku ata mungojnë nuk stimulohet më nga rrënjët duke bërë kështu që trupi të shpërbëhet dhe të rithithë kockën, e cila më pas është e pamjaftueshme për implantin dentar. Ky quhet procesi i resorbimit. Ky problem do të zhbendos dhëmbët duke komprometuar gjithashtu strukturën e fytyrës tuaj.
Implantet zigomatike përdoren në rastet kur kocka nuk është e mjaftueshme ose nuk mund të sigurojë mbështetjen e nevojshme për vendosjen e një implanti dentar. Gjithashtu kjo është zgjidhja e duhur nëse pacienti nuk dëshiron t’i nënshtrohet një transplanti kockor ose lifting të sinusit.
Këto implante do të vendosen në mënyrë kirurgjikale mbi kockën maksilare, në zonën e mollëzave që quhen zigoma. Procedura e transplantimit të kockave nuk do të jetë e nevojshme në këtë rast pasi këto kocka janë mjaft të forta për ta mbajtur implantin në vend. Këto implante janë më të gjata dhe më të forta dhe ofrojnë një zëvendësim për harkun e plotë të dhëmbëve të sipërm. Procedura do të bëhet nga kirurg maksilofacial dhe jo dentist tradicional sepse kërkon specializimin dhe përvojën e duhur.
Një avantazh tjetër i implanteve zigotike është se ato do të vendosen brenda një dite dhe nuk do kanë nevojë për shumë kohë rikuperimi. Procedura është e ngjashme me implantet tradicionale, duke kërkuar vendosjen e një ure të përkohshme dhe një vizitë të dytë për atë të përhershme. Ura e përkohshme do të duket e ngjashme me atë të përhershme por do të jetë më e dobët. E mira është se nuk duhet të prisni shumë ndërmjet procedurave, dhe rezultatet do të merren relativisht shpejt, ndryshe nga implantet tradicionale.
Krahasuar me procedurën e transplantit të kockave, implantet zigotike kanë një shkallë më të lartë suksesi dhe nuk kërkojnë shumë ndërhyrje në kockën e nofullës. Ky trajtim do të ofrojë të gjitha përfitimet e implanteve tradicionale dhe do t’u sigurojë këtyre pacientëve dhëmbë të qëndrueshëm, me pamje natyrale dhe plotësisht të qëndrueshëm.
Disa nga avantazhet e implanteve zigotike janë:
Për të marrë rezultatet më të mira nga kjo procedurë duhet të ndiqni me kujdes rekomandimin e mjekut dhe të kujdeseni për veten. Disa faktorë që duhet të keni parasysh janë:
Si përfundim, këtu janë disa ndryshime kryesore midis implanteve dentare zigotike dhe atyre tradicionale:
Jetëgjatësia e të dyja këtyre procedurave të implantimit do të varet nga mirëmbajtja e tyre. Pacienti duhet të kujdeset për implantet e vendosura njësoj siç kujdeset për dhëmbët natyralë, duke i larë dhe duke përdorur fill dy herë në ditë. Nëse kujdeseni për implantet dentare siç duhet, ato mund të zgjasin deri në 25 vjet. Në rastet kur zëvendësimi i kockës është i domosdoshëm, implantet zigotike do të jenë opsion më efektiv, duke ofruar më shumë avantazhe se implantet dentare tradicionale.