Implantet Dentare: Shpjegimi I Procesit Kirurgjikal

Implantet dentare janë zgjidhja më e mirë për të zëvendësuar dhëmbët që mungojnë. Ato përbëhen nga tre pjesë kryesore: vida (posti), abutmenti dhe proteza dentare. Pas përfundimit të procedurës, ato duken dhe funksionojnë njësoj si dhëmbët natyralë.

Megjithatë, shumë njerëz kanë pyetje rreth procesit kirurgjikal, nivelit të dhimbjes dhe asaj që mund të ndodh gjatë trajtimit. Në këtë blog, do të shpjegojmë në detaje procedurën e implantit dentar, për t’ju ndihmuar të merrni një vendim më të informuar rreth këtij trajtimi dhe nëse ai është i përshtatshëm për ju.

kirurgjia e implanteve dentare ne Shqiperi

Çfarë Janë Implantet Dentare?

Implantet dentare janë një nga teknikat më të përdorura për zëvendësimin e dhëmbëve që mungojnë. Ato përbëhen nga një vidë metalike, e cila vendoset kirurgjikisht në kockën e nofullës dhe shërben si rrënjë për protezën dentare, që mund të jetë kurorë ose urë dentare.

Kurora, proteza ose dhëmbët artificialë lidhen drejtpërdrejt me këtë vidë, duke i dhënë dhëmbëve të rinj stabilitet dhe funksionalitet natyral. Ndryshe nga urat dentare ose protezat e lëvizshme, të cilat shpesh nuk përshtaten mirë dhe mund të lëvizin, implantet dentare janë të fiksuara përgjithmonë në nofull, duke ofruar zgjidhjen më të qëndrueshme dhe afatgjatë për zëvendësimin e dhëmbëve që mungojnë ose janë të dëmtuar rëndë.

pjeset e implantit dentar, kurora dentare, abutmenti, implant titani

Pjesët Kryesore Të Implantit Dentar

Implantet dentare përbëhen nga tre pjesë kryesore, të cilat janë:

Vida (Implanti)

Implanti dentar është një vidë metalike që vendoset kirurgjikisht në kockën e nofullës. Ai mund të vendoset në nofullën e sipërme ose të poshtme, në varësi të vendndodhjes së dhëmbit që mungon.

Ky post metalik, zakonisht i përbërë nga titani, shërben si rrënja e dhëmbit të ri. Falë kësaj strukture, implantet ndihen dhe duken si dhëmbë natyralë. Ndryshe nga urat dentare, të cilat kërkojnë ndryshimin e formës së dhëmbëve të ndodhur afër, implantet mbështeten vetëm në kockën e nofullës, duke ofruar një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë.

Abutmenti

Abutmenti është pjesa e implantit që vendoset mbi vidën metalike, duke shërbyer si lidhës midis implantit dhe dhëmbit artificial.

Ky komponent mund të jetë i përbërë nga porcelani, zirkoni, ari, titani ose çeliku inox. Të gjitha këto materiale janë të forta dhe të qëndrueshme, duke ofruar mbështetje shtesë për kurorën dentare dhe duke përballuar presionin e kafshimit dhe përtypjes.

Kurora Dentare

Kurora dentare është pjesa e fundit e implantit, e cila vendoset mbi abutment dhe shërben si dhëmbi artificial.

Tek City Dental Clinic në Shqipëri, dentistët tanë krijojnë kurora të personalizuara, duke marrë parasysh formën, madhësinë dhe ngjyrën e dhëmbëve tuaj për një përshtatje sa më natyrale.

Ndryshe nga abutmenti dhe vida metalike, kurora dentare është më pak e qëndrueshme dhe mund të kërkojë zëvendësim pas 10-15 vitesh, në varësi të materialit dhe kujdesit të pacientit.

Zakonisht, porcelani kombinohet me një aliazh metali (PFM) për të krijuar një kurorë të fortë dhe rezistente. Ajo fiksohet mbi abutmentin me vida ose çimento dentare, ndërsa vrima e vidës mbulohet me material mbushës kompozit për një pamje më uniforme.

Procesi i kirurgjise se implanteve dentare ne nje klinike dentare ne Shqiperi

Procesi Kirurgjikal I Vendosjes Së Implantit Dentar

Funksioni i Implanteve dentare është zëvendësimi i një ose disa dhëmbëve që mungojnë. Siç e thamë dhe më parë, ky trajtim është përhershëm, duke zëvendësuar të gjithë strukturën e dhëmbit, përfshirë rrënjën, dukë dhënë rezultate që nuk arrihen me asnjë teknikë tjetër.

Më poshtë është një shpjegim i detajuar i procesit të vendosjes së implantit dentar:

Konsulta Fillestare

Hapi i parë i procedurës së implantit është konsulta fillestare. Gjatë kësaj faze, dentisti do të ekzaminojë dhëmbët dhe indet përreth.

Nëse dhëmbi është i dëmtuar rëndë, do të nevojitet heqja e tij. Nëse dhëmbi mungon, dentisti do të analizojë gjendjen e kockës së nofullës. Në rastet kur ka humbje kockore, mund të rekomandohet transplant i kockës ose ngritje e sinusit.

Procedura e transplantit të kockës mund të zgjasë dhe kërkon kohë, por është e domosdoshme për suksesin e procedurës. Në raste të humbjes së rëndë të kockës së nofullës, dentisti mund të sugjerojë teknika si All-on-4, All-on-6 ose All-on-8, të cilat përdoren kur mungon një rresht i plotë dhëmbësh.

Zgjedhja e teknikës së duhur është thelbësore, pasi ndikon drejtpërdrejt në suksesin e procedurës dhe jetëgjatësinë e implantit.

Shëndeti I Dhëmbëve Dhe Indeve Të Buta

Një tjetër faktor i rëndësishëm që kirurgu dentar duhet të marrë parasysh para vendosjes së implantit është gjendja e indeve të buta. Nëse pacienti vuan nga gingiviti ose periodontiti, duhet të merren masat e duhura për trajtimin e tyre. Neglizhimi i këtyre problemeve mund të çojë në dështimin e implantit.

Përgatitja

Pasi të jetë përcaktuar lloji i implantit që do të përdoret, fillon përgatitja për procedurën. Në rastet me humbje kockore, është e nevojshme të kryhet transplanti i kockës përpara vendosjes së implantit.

Përtej kësaj, nuk kërkohet ndonjë përgatitje specifike. Për këshilla të mëtejshme mbi këtë hap, kontaktoni City Dental Clinic në Shqipëri.

Vendosja Kirurgjikale E Implantit

Pasi kocka të jetë shëruar, dentisti bën një prerje të vogël në mishrat e dhëmbëve dhe krijon hapësirën e nevojshme në nofull për vendosjen e implantit. Kjo siguron që vida të fiksohet fort dhe të integrohet siç duhet me kockën.

Rrënja E Re E Dhëmbit

Pasi implanti të vendoset, do të duhet 3 deri në 6 muaj që ai të integrohet plotësisht me kockën, një proces i njohur si osteointegrimi. Pas kësaj faze, dentisti vendos kurorën dentare, e cila fiksohet mbi abutmentin, duke e lidhur atë me implantin dhe siguruar një strukturë të qëndrueshme.

Zgjedhja E Kurorës Dentare

Zgjedhja e protezës së duhur për zëvendësimin e dhëmbëve që mungojnë është po aq e rëndësishme sa edhe vetë procedura. Kurora dentare është një nga opsionet më të preferuara falë përshtatjes natyrale dhe qëndrueshmërisë së saj.

Ato vijnë në përbërje të ndryshme, si porcelan i shkrirë me metal (PFM), zirkon, porcelan i pastër, qeramikë dhe rrëshirë kompozite. Çdo material ndryshon në qëndrueshmëri dhe estetikë, ndaj dentisti do të marrë parasysh disa faktor për të bërë zgjedhjen më të mirë.

Krahasuar me protezat e lëvizshme dhe urat dentare, implantet janë një zgjedhje shumë më e mirë, pasi nuk lëvizin, ofrojnë stabilitet maksimal dhe nuk kërkojnë modifikimin e dhëmbëve të tjerë, pasi mbështeten vetëm në kockën e nofullës.

Perfitimet e vendosjes se implanteve dentare ne Shqiperi

Përfitimet Kryesore Të Implanteve Dentare

Plotësojnë Hapësirat Dhe Përmirësojnë Kafshimin

Kur na mungon një dhëmb dhe nuk e zëvendësojmë, dhëmbët e tjerë priren të afrohen bashkë për të mbushur hapësirën bosh. Kjo lëvizje mund të shkaktojë ndryshime në gjithë gojën dhe të çojë në çrregullim të vendosjes së dhëmbëve.

Meqenëse implantet dentare mbyllin hapësirën e krijuar, dhëmbët mbeten në vendin e tyre duke parandaluar çdo lëvizje të panevojshme. Kjo do të thotë se forma e nofullës do të qëndrojë e njëjtë dhe dhëmbët nuk do të ndryshojnë pozicion e tyre.

Parandalojnë Ndyrshimet Në Strukturën E Fytyrës

Një tjetër përfitim i rëndësishëm i implanteve dentare është parandalimi i çrregullimeve në strukturën e fytyrës. Meqenëse nofulla është një pjesë thelbësore e pamjes, humbja e dhëmbëve mund ta dobësojë integritetin e saj, duke shkaktuar një pamje më të plakur dhe asimetrike në fytyrë.

Tabela Përmbledhëse