Gjithçka Që Duhet Të Dini Rreth Invisalign

Invisalign është një nga avancimet më të reja në fushën e ortodoncisë, duke ofruar një zëvendësim të shkëlqyer për telat tradicionale. Ky trajtim është veçanërisht i përshtatshëm për të rriturit që kërkojnë mënyra diskrete dhe efektive për të rregulluar dhëmbët e tyre, pa nevojën për telat e dukshëm metalikë. Për shkak se dhëmbët e të rriturve kërkojnë më shumë kohë dhe forcë për të lëvizur, mbajtja e telave metalikë për një periudhë të gjatë nuk është gjithmonë zgjedhja më e mirë. Në këto raste, Invisalign është zgjidhja ideale për ata që duan të drejtojnë dhëmbët në mënyrë të shpejtë dhe të rehatshme.

Nëse jeni duke kërkuar një mënyrë efektive për të drejtuar dhëmbët tuaj, ju rekomandojmë të kontaktoni stafin tonë me përvojë tek City Dental Clinic në Shqipëri. Ekipi ynë do t’ju shpjegojë në detaje procesin, kohëzgjatjen e trajtimit dhe rezultatet e pritshme, duke ju siguruar një përvojë të kënaqshme dhe profesionale.

Trajtimi më i mirë invisalign për dhëmbët e shtrembër

Si Funksionon Trajtimi Me Invisalign?

Invisalign është një trajtim ortodontik inovativ që shërben si një alternativë e shkëlqyer ndaj aparateve tradicionale me tela. Këto mbajtëse të padukshme drejtojnë dhëmbët tuaj pa pasur nevojë për tela metalikë, duke i bërë më të rehatshme dhe më të lehta për t’u pastruar.

Ndryshe nga telat tradicionale, Invisalign mund të hiqen sa herë që keni nevojë të hani dhe të lani dhëmbët, duke ofruar një fleksibilitet të madh në jetën e përditshme. Pasi të merren masat tuaja, dentisti do t’ju pajisë me një sërë mbajtësish plastikë që duhen ndërruar çdo dy javë. Falë kësaj, ju nuk do të keni nevojë të shkoni tek dentisti për rregullime të shpeshta, pasi mund t’i keni ato me vete në çdo kohë. Sapo të kalojnë dy javë, thjesht vendosni serinë tjetër të këllëfëve.

Përpiquni T’i Mbani Vënë Sa Më Shumë Që Të Jetë E Mundur 

Për të arritur rezultate optimale dhe më të shpejta me Invisalign, është e rëndësishme të përpiqeni t’i mbani këllëfët sa më shumë gjatë ditës. Ndryshe nga aparatet tradicionale me tela, të cilat funksionojnë 24 orë në ditë pasi nuk mund t’i hiqni, Invisalign duhet të mbahet të paktën 22 orë në ditë. Duke vepruar kështu, do të mësoheni me ndjenjën se keni diçka mbi dhëmbët tuaj dhe do të siguroheni që trajtimi të jetë sa më efektiv. Këllëfët duhet të hiqen vetëm kur hani, pini, lani dhëmbët dhe përdorni fillin dentar. 

Mund Të Ndryshojnë Mënyrën Se Si Flisni

Ashtu si telat, Invisalign mund të ndikojë paksa në mënyrën se si shqiptoni fjalët. Kjo është më e zakonshme në fillim të trajtimit dhe mund të shkaktojë një ndryshim të lehtë. Kjo ndodh kryesisht kur përdorni Invisalign në të dy grupet e dhëmbëve, jo vetëm në pjesën e sipërme ose të poshtme. Zakonisht, kjo është e pashmangshme dhe do të mësoheni shpejt.

Por nuk keni pse të shqetësoheni  pasi ky problem do të zgjas vetëm ditët e para. Kini parasysh se sido të jetë situata nuk duhet ti hiqni ato, pasi është thelbësore të jeni konsistent dhe t’i mbani sa më shumë gjatë ditës deri kur te mësoheni dhe ndjesia të bëhet normale.

Kohëzgjatja E Trajtimit Me Invisalign Është E Ndryshme Për Çdo Person

Koha e trajtimit Invisalign do të jetë e ndryshme për çdo pacient dhe gjatë konsultimit, ortodonti do t’ju japë një kohë të përafërt se sa kohë do të duhet ti mbani vënë. Zakonisht për të rriturit, do t’ju duhet t’i mbani vënë për të paktën një vit ose më shumë. Gjithësesi kjo do të varet kryesisht nga problemi që mund të ketë pacienti. Në rastet kur vetëm një ose dy dhëmbë janë të shtembër, atëherë do të duhen më pak se disa muaj kohë për ti rregulluar, ndërsa në rastet kur problemi është më serioze dhe dhëmbët tuaj nuk janë në gjendje të mirë, trajtimi do të zgjasë më shumë.

Megjithatë, nuk keni pse të shqetësoheni për asgjë. Të gjithë këta faktorë do të diskutohen gjatë konsultimit tuaj fillestar me stafin tonë me përvojë këtu tek City Dental Clinic në Tiranë. Gjithashtu dentistët tanë do të shpjegojnë gjithçka dhe do të caktojnë një kohë të përafërt se sa do të zgjas trajtimi.

Cmimet me te mira per aparatet e drejtimit te dhembeve ne Shqiperi

Rezultatet Do Të Jenë Më Të Shpejta Se Me Telat Metalikë

Një tjetër avantazh i madh i Invisalign është se ato funksionojnë relativisht shpejt dhe ndryshimi do të jetë i dukshëm. Megjithatë, nëse doni të arrini këto rezultate duhet ti mbani vënë sa më më gjatë çdo ditë. Seti i mbatëseve të tejdukshme do t’ju jepet paraprakisht nga dentisti dhe ju do të duhet t’i ndërroni çdo dy javë. Në këtë mënyrë buzëqeshja juaj do të rikthehet në pozicionin e duhur. Disa njerëz mund të kenë nevojë për më shumë mbajtës se të tjerët dhe disa do të mund ta përfundojnë trajtimin brenda pak muajsh. Një gjë është e sigurt, nëse jeni konsistent dhe ndiqni udhëzimet e dentistit, rezultatet do të jenë të dukshme shumë shpejt.

Mos Harroni Të Përdorni Fillin Dentar Çdo Ditë

Sa herë që vizitoni dentistin tuaj, ai do t’ju rekomandojë të përdorni fill dentar të paktën dy herë në ditë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse keni tela ose Invisalign. Meqenëse dhëmbët dhe mishrat tuaj do të mbulohen nga mbajtëset e padukshme, është thelbësore që ato të jenë sa më të pastra. Nëse nuk përdorni rregullisht fillin dentar, bakteret dhe mbeturinat ushqimore mund të ngecin në dhëmbët tuaj, duke i bërë ata të duken të pisët. Kjo mund të përbëjë problem, pasi jo vetëm që do të bëjë mbajtëset të duken të pista, por gjithashtu mund të shkaktojë dhimbje dhe probleme shëndetësore.

Perdorimi i fillit dentar per pacientet me tela. Praktikat më të mira të kujdesit dentar për shëndet optimal.

Kujdesi Dentar Mund Të Marrë Pak Më Shumë Kohë Se Zakonisht

Rutina e kujdesit dentar mund të marrë vetëm disa minuta çdo mëngjes dhe çdo natë para gjumit. Për një shëndet të mirë oral, rutina juaj e përditshme duhet të përfshijë larjen e dhëmbëve, përdorimin e fillit dentar dhe shpëlarësin e gojës. Këto hapa të thjeshtë do t’ju ndihmojnë të mbani dhëmbët tuaj të pastër dhe të shëndetshëm për një kohë të gjatë. Megjithatë, shumë njerëz nuk janë të qëndrueshëm në rutinën e tyre orale, dhe kjo mund të ketë pasoja të dukshme në të ardhmen.

Nëse përdorni Invisalign, rutina e kujdesit dentar mund të zgjasë disa minuta më shumë. Është e këshillueshme që të pastroni dhëmbët me fill dentar pas çdo vakti para se të vendosni përsëri rreshtuesit. Nëse nuk e bëni këtë, grimcat e ushqimit dhe bakteret mund të ngecin nën rreshtues dhe të dëmtojnë dhëmbët tuaj. Për shembull, nëse hani një ëmbëlsirë ose karamele dhe nuk pastroni dhëmbët, sheqeri mund të mbetet aty për orë të tëra, duke dëmtuar shëndetin oral.

Është shumë e rëndësishme të mos humbisni asnjë hap gjatë rutinës suaj të përditshme të pastrimit të dhëmbëve. Nëse keni Invisalign, kjo mund të marrë pak më shumë kohë, por kur të shihni rezultatet do t’ia vlejë plotësisht. Edhe pas përfundimit të trajtimit, është e rëndësishme të vazhdoni me këtë rutinë çdo ditë për të ruajtur shëndetin dhe bukurinë e dhëmbëve tuaj sa më gjatë.

Mos Harroni Të Pastroni Mbajtësit E Gojës Gjithashtu

Përveç faktit që rutina e përditshme e pastrimit të dhëmbëve mund të zgjasë disa minuta më shumë kur mbani Invisalign, duhet të dini se mund t’ju duhet të merrni pak më shumë kohë për të pastruar edhe drejtuesit plastik. Ashtu si ushqimi mund të ngecë në dhëmbët tuaj, gjithashtu mund t’i bëjë mbajtësit të duken të pistë. Prandaj, duhet t’i pastroni sa herë që lani dhëmbët. Thjeshtë blini një furçë për të pastruar këllëfët plastik, shtoni pak pastë dhëmbësh dhe kaq.

Dentistët tanë sugjerojnë që ta bëni këtë çdo mëngjes dhe natë para se të flini dhe gjatë ditës mund t’i shpëlani ato me ujë për të hequr çdo papastërti të mbetur. Pastrimi i përgjithshëm dhe mirëmbajtja e këllëfëve tuaj është një domosdoshmëri që nuk do t’ju kushtojë shumë kohë dhe shpenzime.

Nuk Mund Të Hani Nëse Keni Mbajtësit Vënë

Një tjetër ndryshim dhe avantazh i madh që e bën Invisalign më të mirë se telat tradicionalë është se ju do të jeni në gjendje t’i hiqni ato sa herë të dëshironi dhe të shijoni ushqimin tuaj pa u shqetësuar nëse do të ngecin midis telave. Megjithatë, mos harroni se duhet t’i hiqni gjithmonë nëse konsumoni diçka përveç ujit. Nëse padashje harroni dhe hani ndërsa i keni vendosur, mund të gërvishten dhe ushqimi nuk do të shijojë aspak. Në krahasim me telat tradicionalë, ju duhet të jeni më të kujdesshëm me dietën tuaj, pasi ato mund të thyhen dhe të shkëputen nga dhëmbët tuaj, dhe do të kenë nevojë të ngjiten nga dentisti.

Një tjetër rekomandim i dentistëve është që çdo pacient të pijë sa më shumë ujë gjatë kohës që mbajnë Invisalign. Mbajtja e tyre për një kohë të gjatë mund ta bëjë gojën të thahet shpejt, veçanërisht në fillim. Duhet të përpiqeni të konsumoni të paktën 1.5 litra ujë në ditë, pasi kjo do ta bëjë procesin më të rehatshëm.

Aparat per drejtimin e dhembeve në Shqipëri, rezultate të mahnitshme të drejtimit të dhëmbëve.

Invisalign Mund Të Ndihmojë Në Zbardhjen E Dhëmbëve Tuaj

Qëllimi parësor i Invisalign është t’ju ndihmojë të drejtoni dhëmbët dhe të bëni buzëqeshjen tuaj më të bukur. Megjithatë, si një bonus, ky trajtim mund t’i bëjë dhëmbët tuaj të duken më të bardhë me kalimin e kohës. Falë këtij trajtimi, të gjithë përbërësit zbardhues në pastën e dhëmbëve do të mbesin në dhëmbët tuaj dhe do të qëndrojnë atje për një kohë më të gjatë pas larjes. Për më tepër, mund të ndihmojë në parandalimin e formimit të kaviteteve në dhëmbët tuaj. Përsëri kjo ndodh për shkak të fluorit në pastën e dhëmbëve i cili mbetet në dhëmbë në vend që të tretet nga shpëlarja me ujë.

Mund Të Duhet Bëni Rregullime Të Vogla Për Të Shpejtuar Procesin

Herë pas here dentisti mund të rekomandojë mjete të vogla që do ta përshpejtojnë procesin e Invisalign. Këto shpesh quhen butona “Invisalign”. Kjo nuk është metodë e përshtatshme për të gjithë dhe gjatë takimit tuaj, dentisti juaj do t’i diskutojë ato me ju për të përcaktuar nëse keni nevojë për to. Ato janë në thelb bashkangjitje të vogla për mbajtësit e Invisalign dhe dhëmbët. Ideja është që të ndihmohet lëvizja më e shpejtë e një dhëmbi specifik në mënyrë që të përafrohet më shpejt me të tjerët. Përveçse ju ndihmojnë të shihni rezultatet më shpejt, ato gjithashtu do të përzihen dhe do të jenë të padukshme për të tjerët.

Nuk Ka Kufi Moshe Për Invisalign

Ndryshe nga sa mendohet, trajtimi Invisalign nuk ka një kufi moshe, edhe pse përdoret më së shumti tek të rriturit që nuk dëshirojnë të mbajnë tela metalik. Nëse dentisti vendos që ju jeni të përshtatshëm për këtë trajtim duke marrë parasysh çdo faktor, rezultatet do të jenë të shkëlqyera. Njësoj si me telat, rezultatet do të jenë më të shpejta tek adoleshentët dhe të rinjtë për shkak se kockat e tyre lëvizin më shpejt në krahasim me të rriturit.

Maskerine per perdorim pas drejtimit te dhembeve ne Tirane.

Do Të Duhet Të Mbani Një Mbajtëse Edhe Pas Trajtimit

Për shkak se jep rezultate të shpejta dhe pothuajse janë të padukshme, Invisalign konsiderohet një shpikje revolucionare në fushën e ortodoncisë. Gjithsesi, ashtu si me aparatet tradicionale, trajtimi do të vazdhoj dhe pas përfundimit të terapisë. Përgjegjësia për të ruajtur rezultatet do të jetë në duart tuaja. Pasi të keni mbaruar me trajtimin, dhëmbët tuaj do të duhet të mbahen në vend nga një mbajtës tjetër permanent i cili duhet të mbahet vënë çdo natë.

Shumë njerëz i neglizhojnë këto hapa të rëndësishëm, gjë që bën që dhëmbët të rikthehen përsëri në pozicionin e tyre origjinal. Ndryshe nga ata që kanë mbajtur tela metalik, njerëzit që kanë mbajtur invisalign janë më të mësuar me ndjesinë e mbajtëseve, duke e bërë këtë hap më të lehtë. Është shumë e rëndësishme të ndiqni këtë hap nëse nuk doni të shpenzoni më shumë para për t’i rregulluar ato përsëri.

Dentisti Mund Të Duhet Të Bëjë Disa Rregullime Në Dhëmbët Tuaj

Duhet të jeni në dijeni se ndonjëherë dentisti do të duhet të bëjë disa rregullime të vogla në dhëmbët tuaj përpara se t’ju japë grupin e rreshtuesve. Këto rregullime të vogla përfshijnë gërryerjen e lehtë të dhëmbëve në mënyrë që ata të jenë më në përputhje me dhëmbët tuaj të tjerë ose me qëllim për të krijuar më shumë hapësirë ​​mes tyre. Ky hap nuk do të marrë shumë kohë dhe nuk do të jetë aspak i dhimbshme.

Çmimi I Trajtimit Do Të Varet

Nëse krahasohet me telat tradicional, trajtimi me Invisalign do të jetë më i shtrenjtë. Megjithatë, kjo do të varet nga disa faktorë. Disa njerëz mund të kenë nevojë për më shumë përmirësime që do të thotë se kërkojnë më shumë kohë dhe më shumë mbajtëse, duke e bërë atë më të shtrenjtë. Disa njerëz të tjerë mund të kenë nevojë për ndryshime të vogla që do të zgjasin vetëm disa muaj dhe nuk do të kushtojnë shumë. Kjo do të ndryshojë nga personi në person por zakonisht do të jetë më i lirë nëse keni mbajtur tela më parë. Çmimi do të vendoset nga dentisti pasi të ekzaminojë gojën tuaj plotësisht dhe të caktojë një kohë të përafërt se sa do të zgjasë.

Tabela Përmbledhëse