Edhe përse dhëmbët e shtrembër mund të shkaktojnë shumë probleme me vetëbesimin tuaj, stomatologjia ofron shumë procedura për trajtimin e tyre. Dentisti juaj mund të sugjerojë një nga shumë teknikat e drejtimit të dhëmbëve për të korrigjuar buzëqeshjen tuaj ose për të zvogëluar pamjen ë tyre të shtrembër. Metoda më efektive për të rregulluar problemet e lidhura me dhëmbët dhe për të pasur një buzëqeshje më të të bukur është me tela. Megjithatë, ky trajtim ka një sërë problemesh, duke përfshirë parehatinë, vështirësinë e pastrimit dhe nevojën për modifikime të caktuara në ushqimet që konsumoni.
Problematika e dhëmbëve tuaj dhe historia juaj e shëndetit oral janë dy aspekte të rëndësishme që do të përcaktojnë mënyrën më të mirë të veprimit për të rregulluar buzëqeshjen tuaj. Dentisti do t’ju ndihmojë në zgjedhjen e trajtimit më të mirë për situatën tuaj pasi në rrethana të caktuara, vendosja e telave mund të jetë alternativa juaj e vetme për të arritur rezultatet e dëshiruara. Nga ana tjetër, drejtimi i dhëmbëve pa tela mund ta bëjë ushqyerjen më të lehtë për ju, ta shkurtojë kohën e trajtimit dhe të rrisë vetëbesimin tuaj përsa i përket pamjes. Nëse dëshironi të keni një buzëqeshje më të drejtë, ka disa opsione që duhet të merrni parasysh. Më poshtë, ne kemi shpjeguar shtatë metoda të mundshme për të rregulluar dhëmbët pa pasur nevojë për tela.
Përveç të qenit një zëvendësues praktik dhe i lehtë i telave, maskerinat transparente ofrojnë shumë benefite për sa i përket drejtimit të dhëmbëve. Për shembull, pacientët të cilët mbajnë maskerina e kanë më të lehtë pastrimin e dhëmbëve me fill dhe larjen e mishrave, duke e bërë më të thjeshtë ruajtjen e shëndetit optimal të dhëmbëve gjatë trajtimit.
Pas heqjes së maskerinave transparente, rreth 60% e ortodontëve këshillojnë pacientët e tyre që të mbajnë mbajtëset e tyre vazhdimisht për të ruajtur rezultatet. Të rriturit mund të përfitojnë gjithashtu nga përdorimi i kësaj teknike për korrigjime të vogla dentare. Për ata që kërkojnë një trajtim të shpejtë për dhëmbët e tyre, fasetat janë një zgjedhje e shkëlqyer. Edhe pse ato mund të plasariten, studimet tregojnë se me mirëmbajtjen e duhur do të duken mirë dhe pas 10 viteve.
Në google ka 131,000,000 rezultate për “si të bësh tela në kushte shtëpie”, shumë prej të cilave janë video. Këto vidio në mediat sociale këshillojnë përdorimin e objekteve si shirita gome, shkopinj ose gishta për të rregulluar dhëmbët e shtrembër. Këto teknika janë të gjitha të pasigurta dhe joefektive, kështu që nëse po kërkoni të rregulloni dhëmbët dhe t’i drejtoni ato, duhet të kontaktoni një dentist dhe të merrni ndihmë profesionale.
Vetëbesimi juaj mund të dëmtohet ndjeshëm nëse dhëmbët tuaj janë të shtrembër, duke e bërë më të vështirë të qeshni me zë ose të buzëqeshni lirshëm. Megjithatë, jo vetëm pamja juaj, por edhe shëndeti mund të dëmtohet nga shtrembërimi i këtyre dhëmbëve.
Sipas Shoqatës Amerikane Dentare, dhëmbët e shtrembër mund të rezultojnë në problemet e mëposhtme shëndetësore:
Në të kaluarën, vendosja e aparateve dentare nga dentisti ishte e nevojshme për të korrigjuar dhëmbët e shtrembër. Megjithatë, tani ka shumë mundësi të tjera të disponueshme falë avancimeve dentare për të pasur buzëqeshjen e ëndrrave tuaja.
Pas vendosjes së telave metalike, shumica e pacientëve do të vendosin një mbajtës. Ata që kanë nevojë dhe që kërkojnë vetëm pak korrigjim të dhëmbëve, mund të jenë në gjendje të marrin efektet e nevojshme vetëm me vendosjen e këtij mbajtësi pa vendosur telat. Ky mbajtës mbulon harkun e plotë të gojës dhe është transparent nga pikëpamja kozmetike. Për shkak të kësaj, është shumë më pak e dukshme se mbajtëset tipike. Për më tepër, kostoja e këtij lloji trajtimi ortodontik është shumë më e ulët se ajo e telave.
Nëse jeni duke kërkuar për një zëvendësues të telave dhe nëse nuk keni shumë probleme me dhëmbët, kjo mund të jetë zgjedhja më e mirë për ju. është e rëndësishmë të dini se maskerinat funksionojnë vetëm kur problemet nuk janë shumë të dukshme, pra nëse problemi është pak më i rëndë atëher duket të shikoni për një trajtim tjetër të mundshëm.
Stomatologjia estetike ofron një gamë të gjerë të mundësive për korrigjimin e dhëmbëve, duke përfshirë fasetat prej porcelani si një alternativë e mirë për rregullimin e dhëmbëve. Në Shqipëri, fasetat janë një zgjedhje e shkëlqyer për ata që nuk dëshirojnë të përdorin mbajtëse ortodonte tradicionale. Ato janë shtresa prej porcelani të holla dhe të ngurta, të cilat aplikohen në pjesën e përparme të dhëmbëve dhe mund të përdoren për të drejtuar dhëmbët që janë të pabarabartë, të copëtuar, të deformuar ose kanë probleme me hapsirat. Fasetat dentare ofrojnë një zgjidhje të qëndrueshme dhe rezistente ndaj problemeve estetike, duke përmirësuar pamjen dhe funksionimin e dhëmbëve.
Fasetat mund të jenë zgjidhja më e mirë për ju nëse po kërkoni një alternativë të shpejtë për të evituar telat. Megjithatë, ka disa arsye të cilat duhet të konsideroni para se të vendosni nëse ky është opsioni i duhur për ju. Fillimisht, është e rëndësishme të theksohet se fasetat janë të përhershme. Para se të ngjiten në dhëmb, dentisti do të duhet të heqë shtresën e smaltit nga sipërfaqja e jashtme e dhëmbëve. Për shkak të natyrës së tyre të përhershme, fasetat kërkojnë zëvendësim çdo pesë deri në dhjetë vjet. Nëse dëshironi të rregulloni dhëmbët tuaj pa përdorur mbajtëse ortodonte, është e rëndësishme të shqyrtoni opsionet e disponueshme dhe të bisedoni me dentistin tuaj për të gjetur zgjidhjen më të përshtatshme për nevojat tuaja specifike.
Për të rriturit në Shqipëri që kanë nevojë për trajtim ortodontik, Invisalign shpesh është zgjedhja më e pëlqyer. Invisalign është një sistem i mbajtësesh plastike transparente që përdoren në vend të aparatit ortodontik tradicional për drejtimin e dhëmbëve. Krahasuar me trajtimet ortodontike më konvencionale, Invisalign jep rezultate të shpejta dhe është i përshtatur posaçërisht për pacientin. Për më tepër, është pothuajse i padukshëm, kështu që askush nuk do ta dijë nëse i keni vënë apo jo.
Në fillim të trajtimit Invisalign, dentisti juaj do të bëjë një skanim 3D të gojës suaj. Pas kësaj, pamja 3D do të përdoret për të krijuar një seri maskerinash. Ato mund të nxirren për të ngrënë dhe për të pastruar dhëmbët, dhe mbahen vënë për rreth 20 deri në 22 orë në ditë.. Dhëmbët zhvendosen gradualisht në pozicionin e duhur përmes kësaj metode.
Nëse po kërkoni për një opsion tjetër përvec telave për të drejtuar dhëmbët tuaj, Invisalign është një opsion i shkëlqyeshëm. Të tjerët as nuk do të jenë në gjendje të vënë re se i keni veshur kur qeshni, ose flisni, pasi ato janë transparente. Megjithatë, Invisalign mund të jetë më i kushtueshëm se aparatet tradicionale, dhe ky lloj trajtimi ortodontik ende ka nevojë për vizita të rregullta te mjeku ortodont për të parë ecurinë e trajtimit.
Dentisti mund të drejtojë dhëmbët tuaj duke përdorur një procedurë të quajtur mbushje dentare. Rrëshira e përdorur për mbushje do të përputhet në mënyrë perfekte me ngjyrën e dhëmbëve tuaj. Ky proces përdoret për të trajtuar një sër problemesh si mbushja e hapësirave midis dhëmbëve, riformimi i formës së tyre dhe korrigjimi i plasaritjeve dhe çarjeve të vogla, duke krijuar iluzionin e dhëmbëve më të drejtë. Ndryshe nga fasetat, ky trajtim nuk kërkon ndonjë ndryshim në smaltin e dhëmbëve. Megjithatë, pas rreth 10 vjetësh, mund të ketë nevojë për disa kontrolle. Mbushjet dentare nuk janë përhershëm të qëndrueshme dhe mund të pësojnë deformime ose dëmtim me kalimin e kohës.
Pajisjet e quajtura zgjerues palnatal përdoren për të zgjeruar qiellzën e gojës. Në këtë mënyrë dhëmbët mund të migrojnë në një pozicion më të mirë dhe të shmangin shtrembërimin dhe tkurrjen që zakonisht shoqërojnë mbipopullimin. Efektet e këtij trajtimi zgjasin shumë dhe ato janë shumë të thjeshtë për t’u hequr.
Edhe pse zgjeruesit palatal janë të lirë, të thjeshtë për t’u vendosur dhe kanë efekte afatgjata, duhet të dini se ndërsa terapia përparon, nofulla juaj mund të lëvizë, duke shkaktuar hapjen e një hapësire midis dhëmbëve tuaj të përparmë. Mbajtësit ose metodat alternative të shtrirjes së dhëmbëve mund të përdoren për të adresuar këtë problem. Një gjë që ne u rekomandojmë klientëve tanë është të shmangin ngrënien e karamele të forta, frutave të mëdha ose perimeve nëse kan të vendosur një zgjerues palator. Kjo pajisje dentare mund të ketë nevojë të zëvendësohet nëse është e prishur, njësoj si telat tradicional.
Kurorat dentare janë mbajtëse të forta që vendosen mbi dhëmbët e thyer. Këto mbajtëse mund të ndihmojnë në korrigjimin e dhëmbëve tuaj pas një mbushjeje, trajtimit të kanalit të rrënjës, ose për të riparuar dhe ristrukturuar dhëmbët e prishur. Një kurorë mund të zvogëlojë ndikimin e dëmtimit në një dhëmbë dhe të rikthejë funksionin dhe estetikën e tij. Kur një dhëmbë duhet të përshtatet me madhësinë, ngjyrën, ose formën, e dhëmbëve fqinj kurorat janë zgjidhja më e mirë. Për të siguruar që ato të përputhen sa më mirë me dhëmbët tuaj natyralë, dentisti do t’i personalizojë sipas parametrave tuaj. Kurorat zakonisht bëhen nga materiale të tilla si porcelani ose zirkoni dhe janë shumë rezistente.
Kur përmenden trajtimet ortodontike telat janë gjëja e parë që ju vjen në mendje. Megjithatë, ka shumë metoda të ndryshme në dispozicion për drejtimin e dhëmbëve pa patur nevojën e tyre. Disa nga këto pajisje janë:
Pajisjet ortodontike mund të ndihmojnë pacietët me probleme të rënda të dhëmbëve të shkaktuara nga vendosja e keqe e nofullës. Këto pajisje mund të jenë gjithashtu të dhimbshme, dhe sa më shumë dhimbje të shkaktojnë, aq më shumë rritet mundësia që pacienti ta ndërpresë terapinë. Konsultohuni me mjekun tuaj për alternativat e menaxhimit të dhimbjes nëse vendosni të përdorni pajisje ortodontike dhe nëse ndjeni ndonjë shqetësim ai mund ta rregullojë duke bërë ndryshimet e nevojshme.
Disa njerëz i mendojnë zgjeruesit, fasetat, kurorar dhe telat shumë të pakëndshëm ose ndoshta edhe të shtrenjtë dhe nga pamundësia për të vendosur një nga terapitë e lartpërmendura ata mund të kenë provuar shumë sugjerime të bëra vetë për të rregulluar dhëmbët. Disa nga mjetet më të zakonshme që përdoren për të trajtuar dhëmbët në kushte shtëpie janë:
Megjithatë, duhet të dini se metodat e larypërmendura nuk konsiderohen të sigurta dhe ato mund të shkaktojnë probleme të mëtejshme të cilat mund të jenë:
Telat njihen si mënyra më efektive për të trajtuar dhëmbët ose nofullën e shtrembër, megjithatë, nëse dëshironi të merrni parasysh trajtime të tjera, mund të provoni maskerinat transparente, mbushjet dentare, kurorat, mbajtëset etj. Të gjitha këto trajtime kanë avantazhet dhe disavantazhet e tyre kështu që para se të vendosni se cili është trajtimi i duhur për ju, merrni parasysh çdo faktor.
Ne nuk mund të vendosim një çmim të qartë për ju, pasi të gjitha trajtimet e përdorura për të rregulluar dhëmbët tuaj do të varen nga ashpërsia e rastit tuaj dhe cili konsiderohet i përshtatshëm për ju. Megjithëse mund të shihni shumë opsione të cilat mund ti bëni vetë në internet, mos provoni asnjë prej tyre, sepse ato nuk janë të sigurta ose efektive, dhe do të shkaktojnë më shumë probleme. Nëse dëshironi të drejtoni dhëmbët, konsultohuni me një profesionist dhe ai do t’ju rekomandojë trajtimin e duhur në varësi të rastit tuaj.
Dhëmbët e shtrembër mund të shkaktohen nga arsye gjenetike, zhvendosja e dhëmbëve, kequshqyerja ose thithja e gishtit. Këto janë disa nga arsyet më të zakonshme por ka dhe të tjera.
Absolutisht. Me kalimin e kohës, dhëmbët e shtrembër mund të shkaktojnë probleme serioze si higjiena e dobët e dhëmbëve, probleme me tretjen e plotë të ushqimit dhe konsumimin e smaltit. Dhëmbët e shtrembër të patrajtuar gjithashtu mund t’ju bëjnë të ndiheni më pak të sigurt me pamjen tuaj të jashtme.
Në varësi të nivelit të shtrembërimit të dhëmbëve tuaj dhe çfarë sugjeron ortodonti ose dentisti juaj për rastin tuaj të veçant, metoda më e mirë për t’i drejtuar dhëmbët tuaj pa tela do të ndryshojë. Por në përgjithësi, përdorimi i maskerinave transparente është zgjidhja më e mirë për drejtimin e dhëmbëve pak të shtrembër nëse nuk doni të vendosni tela. Invisalign janë maskerina të bëra me porosi nga plastika transparente, janë fleksibël dhe përshtaten mirë mbi dhëmbët tuaj. Me kalimin e kohës, ata gradualisht i rivendosin dhëmbët tuaj në pozicionin e duhur. Çdo dy javë, maskerinat duhet të zëvendësohen dhe duhet të mbahen për të paktën 22 orë çdo ditë. Gjithashtu invisalign janë pothuajse të padukshëm, dhe janë një zgjedhje perfekte nëse doni të rregulloni pamjen e dhëmbëve të shtrembër.
Metoda më e shpejtë e drejtimit të dhëmbëve pa tela është me maskerinat transparente, si Invisalign. Si thamë dhe më sipër maskerinat përbëhen nga një material plastik i tejdukshëm. Ky trajtim zhvendos dhëmbët tuaj në pozicionin ideal gradualisht me kalimin e kohës dhe mund të hiqen për të ngrënë, larë ose pastruar. Nëse doni të drejtoni dhëmbët tuaj pa tela, është e rëndësishme të dini se ka disa faktorë të tjerë të rëndësishëm që duhen marrë parasysh, si kostoja, efikasiteti dhe kohëzgjatja e tyre.