Shëndeti i gojës është një nga aspektet më të rëndësishme të shëndetit tonë të përgjithshëm dhe kur shfaqen probleme në këtë fushë, mund të ndjeni dhimbje dhe parehati. Niveli i dhimbjes do të varet nga problemi dentar dhe nga çfarë e shkakton atë. Për fat të keq, shumë njerëz i neglizhojnë vizitat e rregullta me dentistët derisa të kenë një problem serioz sepse mendojnë se ato mund të zhduken vetë. Por sikurse me çdo problem shëndetësor, sa më herët të trajtohen, aq më mirë është. Thënë kështu, vizitat e rregullta në klinikën dentare janë shumë të nevojshme. Në këtë artikull ne do të mundohemi ta bëjmë sa më të lehtë për ju ti kuptoni sa më herët simpotmat e problemeve dentare, si dhe çfarë mund të bëhet për t’i parandaluar ato në kohën e duhur.
Është e ditur se cilido qoftë problemi shëndetësor, sa më herët të trajtohet aq më mirë është dhe kjo vlen edhe për problemet e shëndetit oral. Për shembull, kur kariesi (prishja e dhëmbit) zbulohet herët, dhëmbi do të riparohet me një procedurë të thjeshtë mbushjeje dentare. Por nëse nuk e trajtoni në këtë fazë, dhëmbi mund të infektohet dhe trajtimi i nevojshëm do të jetë një kanal rrënjë ose edhe nxjerrja e dhëmbit. Vizitat e rregullta në klinikën dentare dhe diagnostikimi i hershëm janë çelësi i mbrojtjes së buzëqeshjes tuaj, pa pasur nevojë për procedura invazive dhe të dhimbshme.
Sa më e thjeshtë të jetë procedura, aq më pak kushton trajtimi. Nëse i anashkaloni vizitat dentare sepse ato mund të jenë të shtrenjta, kur problemi zhvillohet edhe më shumë, cmimi i trajtimit do të rritet ndjeshëm. Nëse mendoni për një afat të gjatë, trajtimi i hershëm do të jetë shumë më mirë për buxhetin tuaj pasi nëse problemet dentare trajtohen sa më herët dhe i ndiqni rregullisht vizitat tuaja, do të paguani më pak dhe do të shmangni trajtimet potencialisht të shtrenjta.
Ruajtja e higjienës së mirë dentare mund të shmang fazat e hershme të sëmundjes së mishrave të dhëmbëve dhe të heqë pllakën dentare, e cila shpesh është shkaku i prishjes së dhëmbëve. Kur i lani dhëmbët, mund ti anashkaloni disa zona të caktuara të gojës dhe mund të mos jeni të vetëdijshëm për probleme të caktuara dentare derisa dëmi të jetë bërë. Dentisti juaj mund t’ju ndihmojë të identifikoni aspektet ku rutina juaj e higjienës orale ka nevojë për përmirësim duke diagnostikuar edhe shqetësimet më të vogla të shëndetit oral.
Për shkak se disa probleme dentare mund të mos vihen re nga ju, gjatë kontrollit dentar dentisti do të bëjë të gjitha llojet e ekzaminimeve, duke përfshirë depistime për kancerin. Ky problem shpesh neglizhohet dhe është shkaku i shumë vdekjeve në mbarë botën. Ashtu si me çdo kancer tjetër, kur zbulohet në kohën e duhur, shanset për shërim do të përmirësohen ndjeshëm. Pasi dentisti të zbulojë problemin, ai do t’ju këshillojë se çfarë hapash duhet të ndërmerrni për të marrë kujdesin që ju nevojitet.
Si përfundim, ajo që duam të themi është se anashkalimi i vizitave të rregullta dentare mund të jetë e rrezikshme. Nëse problemet zbulohen në kohën e duhur dhe kur ato janë ende në fazat e tyre të hershme, ju do të jeni në gjendje ta mbroni buzëqeshjen tuaj dhe gjithashtu të kurseni disa para.
Një nga simptomat më të zakonshme dhe të sikletshme të problemeve dentare është era e keqe e gojës. Kjo nuk është e njëjta erë që vjen nga ngrënia e ushqimeve me erë të keqe si qepa ose hudhra, por është ajo lloj erë e keqe goje që nuk largohet edhe pasi të keni larë gojën dhe të përdorni fill dentar ose shpëlarës goje. Kjo do të thotë se problemi është më i thellë dhe jo thjesht sipërfaqësor.
Era e keqe e gojës mund të shkaktohet nga kavitetet, infeksionet dhe sëmundjet e mishrave të dhëmbëve. Megjithatë, mund të ketë edhe arsye të tjera të mundshme, të tilla si bajamet dhe goja e thatë. Nëse vuani nga probleme të tilla lini një takim tek City Dental Clinic në Shqipëri për të mësuar se cila është arsyeja pse po ndodh. Dentisti juaj më pas do të zhvillojë një plan trajtimi bazuar në problemin tuaj specifik. Për shembull, nëse problemi është kariesi, ai do ë bëjë një mbushje dentare dhe do ta pastrojë zonën në mënyrë profesionale. Nëse çështja është më serioze, atëherë ai do të gjejë një trajtim tjetër për ta trajtuar atë siç duhet.
Një nga problemet më të zakonshme dhe shenjat më të hershme të problemeve dentare është prishja e dhëmbëve. Pllaka grumbullohet në dhëmbët tuaj dhe ndërvepron me karbohidratet dhe grimcat e ushqimit duke shkaktuar prishjen e dhëmbëve. Dhëmbi më pas sulmohet nga kjo përzierje. Kavitetet dhe prishja e dhëmbëve nuk do t’u ndodhin vetëm fëmijëve, por edhe të rriturve, të cilët mund t’i përjetojnë këto probleme nëse nuk kujdesen siç duhet për dhëmbët e tyre.
Sëmundja e mishrave të dhëmbëve e quajtur edhe periodontiti është një infeksion serioz që prek mishrat e dhëmbëve dhe dëmton indet e buta rreth tyre. Kjo është një gjendje e që shkakton mjaft dhimbje dhe nëse nuk trajtohet, mund të shkatërrojë kockën që mbështet dhëmbët tuaj duke shkaktuar lirimin ose rënien e tyre.
Edhe pse peridontiti është një problem i zakonshëm, nëse diagnostikohet në kohën e duhur ka një shans të lartë për t’u parandaluar. Për shkak se kjo ndodh zakonisht nga moskujdesi ose kujdesi jo i duhur oral, është e rëndësishme t’i përmbaheni një rutine larjeje, pastrimi të dhëmbëve me fill dy herë në ditë dhe të mos i anashkaloni vizitat dentare të paktën dy herë në vit.
Megjithëse një nivel i caktuar i ndjeshmërisë së dhëmbëve konsiderohet normal, kur bëhet e padurueshme mund të jetë shkak për shqetësim. Zakonisht, kjo ndodh kur shtresa e brendshme e dhëmbëve, e quajtur dentina, ekspozohet. Ekspozimi shkaktohet nga erozioni i cili është procesi i konsumimit ose kur mishërat tërhiqen nga dhëmbët tuaj, gjë që çon në ekspozimin e rrënjëve.
Rrënja e dhëmbit tuaj nuk është e mbuluar me smalt të fortë dhe përmban mijëra vena të vogla që janë të lidhura drejtpërdrejt me qendrën e dhëmbëve tuaj që quhet pulpë. Roli i këtyre venave është që të lejojnë stimuj si ushqimi i ftohtë, i nxehtë ose i ëmbël të arrijnë nervin e dhëmbit tuaj. Automatikisht kjo do të rezultojë në dhimbje dhe therje të forta. Ndjeshmëria e fortë e dhëmbëve është një simptomë e disa problemeve të ndryshme dentare duke përfshirë kavitetet, dëmtimin e dhëmbëve dhe periodontitin.
Dhimbja e dhëmbëve i referohet dhimbjes në ose rreth zonës së dhëmbit tuaj. Kjo dhimbje mund të shkaktohet nga faktor të ndryshëm, duke përfshirë acarimin e përkohshëm të mishrave të dhëmbëve, i cili mund të largohet vetë ose kavitetet, infeksionet dhe çështje të tjera dentare që nuk mund të trajtohen pa ndihmën e një dentisti.
Duhet të dini se kur simptomat shoqërohen me ethe dhe të dridhura kjo konsiderohet një urgjencë dentare dhe do të nevojitet kujdes urgjent dentar. Telefononi dentistin tuaj sa më shpejt të jetë e mundur ose shkoni menjëherë në urgjencën pranë jush. Edhe pse ky është një ndërlikim i rrallë, është mjaft i rrezikshëm pasi infeksioni i dhëmbit tuaj mund të përhapet në zona të ndryshme të trupit tuaj duke përfshirë edhe gjakun.
Përveç problemeve më të zakonshme të shëndetit të dhëmbëve që përmendëm më parë, ka edhe disa shenja vizuale që tregojnë se diçka nuk shkon me dhëmbët tuaj. Ndryshimi i ngjyrës së dhëmbëve ose mishrave të tyre është një nga problemet më të dukshme dhe mund të shkaktohet nga disa faktorë të ndryshëm. Disa prej tyre si pirja e duhanit ose higjiena e dobët dentare mund të shmangen dhe janë të parandalueshëm ndërsa faktor të tjerë si dëmtimet, plakja ose ilaçet mund të jenë të pashmangshme.
Me shumë mundësi do të keni dëgjuar për njollat e dhëmbëve dhe si t’i eliminoni ato për t’i bërë dhëmbët tuaj të duken më të shndritshëm. Megjithatë, e dini se në disa raste dhëmbët mund te formojnë njolla të bardha? Në gjuhën mjekësore këto quhen lezione të njollave të bardha, dhe tregojnë përkeqësim të hershëm të dhëmbëve. Lezionet e njollave të bardha mund të krijohen nga një dietë me kalcium të ulët, higjiena e dobët e dhëmbëve, demineralizimi i smaltit të dhëmbëve, fluoroza (ekspozimi i tepërt ndaj fluorit) dhe hipoplazia e smaltit (hollimi i smaltit të dhëmbëve). Lajmi i mirë është se ky problem dentar është i trajtueshëm dhe mund të menaxhohet lehtësisht me ndihmën e një dentisti.
Ulçera e gojës është një problem oral që karakterizohet nga plagë dhe puçra kudo brenda indeve të buta të gojës suaj. Zakonisht, ngjyra e tyre varion nga e bardha, e kuqja ose e verdha dhe mund të keni një ose më shumë prej tyre të pranishme në të njëjtën kohë. Zakonisht, zonat ku formohen ulçerat e gojës janë:
Jo vetëm që këto flluska në gojën tuaj do të shkaktojnë dhimbje, por ato gjithashtu do të shkaktojnë parehati gjatë ngrënies dhe pirjes. Megjithatë duhet të dini se ato nuk mund të transmetohen nga një person te tjetri duke u puthur apo duke ndarë ushqimin. Zakonisht në shumicën e rasteve këto plagë do të jenë të padëmshme dhe do të largohen vetë brenda një ose dy javësh.
Siç e thamë dhe më parë, tërheqja e mishrave të dhëmbëve është një nga simptomat e pranishme kur keni një problem dentar. Kjo gjendje do të ekspozojë sipërfaqen e dhëmbëve të dhëmbëve tuaj dhe do të shkaktojë dhimbje në zonën e prekur. Trajtimi për këtë gjendje mund të përfshij procedura kirurgjikale ose mjekim dhe një rutinë të rregullt higjienike.
Nëse nuk trajtohet, kjo formë e sëmundjes periodontale do të çojë në pasoja të rënda si humbja e dhëmbëve. Duhet të keni parasysh se sa më herët të bëhet diagnoza, aq më i mirë është rezultati dhe se ekzistojnë mjaft trajtime, në varësi të ashpërsisë së indit të humbur.
Disfagia, termi mjekësor për vështirësinë në përtypje ose gëlltitje, mund të jetë një simptomë shqetësuese që tregon një sërë problemesh themelore, duke përfshirë shqetësimet dentare. Në këtë rast është e rëndësishme të kuptohen shkaqet, efektet dhe kur është i nevojshëm kujdesi mjekësor.
Disgeuzia, ose shija e keqe kronike në gojë, mund të shkaktohet nga një sërë faktorësh, të tilla si sëmundja e mishrave të dhëmbëve, infeksionet, efektet anësore nga medikamentet ose konsumimi i duhanit. Kjo ndjesi e pakëndshme mund të ndërhyjë në dëshirën tuaj për të ngrënë dhe mund të jetë tregues i problemeve të rëndësishme shëndetësore.
Tre gjërat më të rëndësishme që duhen bërë për të menaxhuar këtë shqetësim janë këshillimi më një mjek të fushës, përmirësimi i higjienës dentare dhe rregullimi i disa huqeve si duhani ose alkoli. Për të zbuluar dhe trajtuar çdo problem dhe për të ruajtur shëndetin oral dhe të përgjithshëm, nëse këshillat e mësipërme nuk janë efektive është e rëndësishme të kërkoni ndihmë nga ekspertët e fushës.
Malokluzioni, ose ndryshimet në kafshimin ose shtrirjen e nofullës, mund të ndodhin gradualisht ose papritur dhe të ndikojnë në të folurit tuaj, përtypjen dhe shëndetin e përgjithshëm oral. Shkaku i këtyre ndryshimeve mund të jenë shumë faktorë, duke përfshirë zhvillimin natyral, humbjen e dhëmbëve, kirurgjia ortodontike ose dentare, trauma e fytyrës ose çrregullime të tilla si mosfunksionimi i artikulacionit temporomandibular (TMJ/TMD).
Vendsja e çrregullt e dhëmbëve, vështirësia në kafshim ose përtypje, vështirësia në të folur, konsumimi i dhëmbëve dhe dhimbja në nofull janë disa nga simptomat kryesore të këtij problemi. Shtrirja e nofullës mund të rezultojë në probleme të mëtejshme të shëndetit oral nëse nuk trajtohet në kohën e duhur, duke përfshirë probleme si vendosja e pabarabartë e dhëmbëve, rritja e rrezikut peridonatal, prishja e dhëmbëve, dhimbja e nofullës ose migrena.
Një dietë e shëndetshme dhe e ekuilibruar luan një rol vendimtar në ruajtjen e shëndetit tonë të përgjithshëm dhe atij oral. Llojet e ushqimeve dhe pijeve që konsumojmë çdo ditë do të ndikojnë drejtpërdrejt në dhëmbët tanë dhe në indet e buta që janë afër, ndaj është e rëndësishme të jemi të kujdesshëm.
Ashtu siç ka ushqime që ndikojnë negativisht për shëndetin tuaj oral, duhet të dini gjithashtu se ka disa ushqime që kanë një ndikim pozitiv në mirëqenien dentare. Disa ushqime, minerale dhe vitamina janë disa nga aspektet kryesore nëse doni ti mbani dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve të shëndetshëm. Disa nga lëndët ushqyese që duhet të përfshini në dietën tuaj të përditshme janë:
Praktikat e mira orale dhe higjiena jo vetëm që do të jenë të dobishme për të mbajtur një buzëqeshje të shëndetshme, por gjithashtu do të ndihmojnë në mbrojtjen e shëndetit tuaj të përgjithshëm. Higjiena e dobët e dhëmbëve mund të shkaktojë shumë probleme duke filluar nga era e keqe e gojës deri te çështje më serioze si sëmundja e mishrave të dhëmbëve ose humbja e tyre. Nëse problemi zbulohet në një fazë të mëvonshme, do të jetë më i vështirë për t’u trajtuar dhe për këtë arsye është e rëndësishme që të bëhen kontrolle të rregullta në klinikën dentare.
Nëse nuk kujdeseni siç duhet për shëndetin tuaj oral, mund të shfaqen disa probleme dentare dhe këto çështje mund të kenë disa efekte anësore negative, duke përfshirë: