Procesi kirurgjikal i heqjes së një ose më shumë dhëmballëve të pjekurisë përfshin nxjerrjen e dhëmbëve të përhershëm që ndodhen në zonat e sipërme dhe të poshtme në fund të gojës suaj. Dhëmballët e pjekurisë duhet të hiqen kur nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm për t’u zhvilluar pasi do të shkaktojnë shqetësim, infeksion ose probleme të tjera dentare. Kjo procedurë duhet të kryhet nga një kirurg oral ose një dentist i kualifikuar. Në disa raste, dhëmballa është e nevojshëm të hiqet si një metodë parandalimi përpara se të shkaktojë ndonjë dëmtim të dhëmbëve afër.
Së pari duhet të dini se jo të gjithë kanë nevojë t’i heqin dhëmballët e pjekurisë dhe se ata zakonisht dalin midis moshës 17 dhe 25 vjeç. Në rastet kur heqja është e nevojshme dhëmballa nuk ka hapësirë të mjaftueshme për të depërtuar lëkurën dhe për të dalë në mënyrë të shëndetshme duke shkaktuar dhimbje dhe duke lëvizur dhëmbët e tjerë të cilët ndodhen afër. Heqja e dhëmballës paraprakisht do të parandalojë që këto probleme të ndodhin dhe dhëmbët do të jenë në gjendje të shëndetshme pa shkaktuar levizje të nofullës.
Heqja e dhëmballës të pjekurisë duhet të bëhet nga një dentist i specializuar ose kirurg. Për më tepër, ne do të shpjegojmë në detaje se si shkon i gjithë procesi, çfarë duhet të prisni dhe çfarë ndodh pas tij.
Dhëmballët e pjekurisë janë dhëmbët e fundit që dalin në gojë midis moshës 17 dhe 25 vjeç të cilët quhen gjithashtu dhe molarët e tretë. Është shumë normale që në disa raste dhëmballët e pjekurisë të mos dalin kurrë tek disa individ dhe disa të tjerve ti dalin normalisht pa krijuar probleme, njësoj si molarët e tyre të tjerë.
Dhëmballët e pjekurisë që nuk kanë hapësirë të mjaftueshme për të dalë në gojë ose për t’u rritur siç duhet quhen si dhëmballë të prekura ose ndryshe të dëmtuara dhe mund ti ndodhin shumë njerëzve. Në disa raste ata gjithashtu mund të shpërthejnë pjesërisht ose plotësisht. Nëse dalin në mënyrën e gabuar ata mund të:
Dhëmballët e pjekurisë që nuk dalin si duhet do të shkaktojnë disa probleme dhe disa prej tyre mund të jenë:
Avantazhet dhe disavantazhet e heqjes së dhëmballëve të pjekurisë që janë asimptomatikë (që nuk shkaktojnë probleme) mund të varijojnë pasi parashikimi i problemeve të ardhshme që ata mund të shkaktojnë mund të jetë mjaft i vështirë. Më poshtë kemi përmenduar disa nga arsyet pse heqja e parakohshme e dhëmballëve të pjekurisë do të sjell avantazhe për shëndetin tuaj oral.
Problemet afatgjata pas nxjerrjes së dhëmballëve të pjekurisë janë shumë të rralla. Megjithatë, me raste, heqja e dhëmballëve të prekura ka nevojë për një procedurë kirurgjikale invazive që mund të përfshij gërryerjen në indin e mishit të dhëmbëve dhe nxjerrjen e kockës. Në raste të rralla, problemet që mund të ndodhin janë:
Procedura do të kryhet ose nga dentisti juaj ose nga një kirurg peridontal. Kushdo që do ta kryej atë do t’ju këshillojë se si të përgatiteni dhe çfarë duhet të keni parasysh gjatë rikuperimit. Ata gjithashtu do të diskutojnë me ju për llojin e anestezisë që do të përdorin dhe efektet e saj.
Numri i dhëmballëve që do të nxirren dhe gjendja e tyre do të përcaktojë se sa do të kushtojë e gjithë procedura e heqjes. Duhet të keni parasysh se pas kryerjes së operacionit, do t’ju duhet të hani vetëm ushqime të buta si supa dhe vakte të lëngshme.
Gjatë konsultave, kirurgu juaj do t’ju japë rekomandime se çfarë të hani dhe pini para procedurës. Këto rekomandime mund të ndryshojnë në varësi të llojit të anestezisë që do të përdoret në rastin tuaj. Në rastet e rënda kur përdoret anestezi intravenoze, nuk do të keni mundësi të hani ose të pini të paktën disa orë para operacionit, sepse nëse hani mund t’ju përzihet dhe keni të vjella.
Ne i këshillojmë pacientët tanë të vijnë në klinikë të paktën 30 minuta para operacionit. Në këtë mënyrë ju do të keni kohë të mjaftueshme për t’u rehatuar dhe ndoshta edhe të plotësoni disa formularë që mund të jenë të nevojshëm. Ndonjëherë mund të jetë gjithashtu e nevojshme të bëni dhe disa rreze X shtesë.
Përafërsisht kohëzgjatja e operacionit do të jetë rreth 50 minuta. Për shkak se pacienti do të jetë nën efektin e anestezisë, ai nuk do të ndjejë asnjë lloj dhimbjeje dhe shqetësimi. Për më tepër, ne do të shpjegojmë hapat e procedurës në mënyrë më të detajuar:
Pas përfundimit të procedurës, efekti anestezisë do të filloj të dal ngadal dhe do të jeni të vetëdijshëm. Për të parandaluar mpiksjen e gjakut në zonën e prekur, dentisti do të vendos një garzë për ta kafshuar. Ju mund të keni efekte anësore të moderuara nga anestezia menjëherë pas operacionit, të tilla si të përziera, marramendje dhe dridhje.
Pas kësaj, do të dërgoheni në një dhomë rikuperimi ku do të qëndroni për një orë dhe do të jeni nën vëzhgimin e stafit. Pasi ata të vlersojnë se jeni në gjendje të mirë shëndetsore do të mund të riktheheni në shtëpinë tuaj.
Pas operacionit, mund ta ndjeni fytyrën të fryrë dhe të ndiheni të çorientuar. Edhe pse në fillim mund të mos ndjeni shumë dhimbje, kjo mund të përkeqësohet pasi efekti i anestezisë të kaloj. Megjithatë, kjo mund të menaxhohet lehtësisht me ndihmën e antibiotikëve ose qetësuesve.
Ditën e parë pas heqjes së dhëmballës së pjekurisë duhet të keni parasysh:
Megjithëse shërimi i plotë i zonës mund të zgjasë deri në gjashtë javë, shumica e pacientëve janë në gjendje ti rikthehen aktiviteteve e tyre të përditshmë brenda dy ditëve. Kur bëhet fjalë për drejtimin e makinës, duhet të prisni që efekti anestezisë të dal plotësisht dhe nëse do të jeni nën efektin e qetësuesve kundër dhimbjeve, me shumë mundësi duhet të prisni edhe më gjatë.
Pasi të jeni gati të dilni nga klinika, dentisti do t’ju japë këshillat dhe rekomandimet e duhura se si të kujdeseni për dhëmbët dhe gojën tuaj në mënyrën e duhur. Ai gjithashtu do t’ju jap një garzë shtesë për të parandaluar gjakderdhjen. Nëse nuk keni garzë mund të merrni një copë pambuku, ta lagni me ujë dhe ta vendosni mbi zonën e mjekuar derisa gjakderdhja të ndalojë. Megjithatë, kini kujdes që të mos ushtroni shumë presion pasi kjo mund ta përkeqësojë.
Një mënyrë tjetër e shkëlqyer për të kontrolluar gjakderdhjen është duke vendosur një qese çaji të lagur në plagën e trajtuar për rreth 30 minuta. Kjo mund të lehtësojë dhimbjen dhe gjakderdhjen pasi çaji përmban tanine që do të ndihmojnë në trajtimin e problemit.
Siç e thamë dhe më parë, duhet të përpiqeni të shmangni pirjen e alkoolit, sepse ai jo vetëm që mund të zgjasë procesin e shërimit, por gjithashtu do të ndërhyjë në efektin e ilaçeve kundër dhimbjeve. Gjithashtu, përpiquni të mos bëni asnjë aktivitet fizik për rreth 3-4 ditë, sepse kjo mund të rrisë presionin në zonën e trajtuar duke i bërë mishrat e dhëmbëve të rrjedhin gjak dhe duke e bërë plagën të hapet.
Një gjë tjetër që duhet shmangur është pirja e duhanit pasi kjo do të irritojë drejtpërdrejt plagën duke e përkeqësuar gjakderdhjen dhe duke e zgjatur procesin e shërimit. Në rastet kur plaga mbyllet me qepje të tretshme, nuk do të keni nevojë të riktheheni në klinikën e stomatologut, por në rastet kur përdoren qepje jo të tretshme, duhet të ktheheni në klinikë rreth 14 ditë pas operacionit për ti hequr ato siç duhet.
Për të lehtësuar dhimbjen dhe për të minimizuar ënjtjen gjatë procesit të rikuperimit, mund të provoni të vendosni kompresa të ftohta në zonën e trajtuar ose të përdorni ilaçe kundër dhimbjeve si Tylenol dhe Advil. Këto metoda janë vërtetuar të jenë shumë efektive në këto raste, kështu që ja vlen t’i provoni. Nëse keni ndonjë vështirësi me gjumin, mund të vendosni jastëkë shtesë pas kokës. Në këtë mënyrë qarkullimi i gjakut do të reduktohet dhe dhimbja do të minimizohet.
Në përfundim, duhet të dini se heqja e dhëmballëve të pjekurisë është një procedurë dentare shumë e zakonshme dhe shkalla e suksesit të saj është shumë e lartë. Këta dhëmbë janë të vendosur në fund të gojës tuaj dhe zakonisht dalin në moshën 17 deri në 25 vjeç. E gjithë procedura do të bëhet nën efektin e anestezisë së përgjithshme, kështu që ju nuk do të ndjeni asgjë.
Megjithatë, gjatë fazës së rikuperimit, mund të keni pak siklet dhe dhimbje, por këto simptoma mund të menaxhohen lehtësisht. Kini parasysh të hani ushqime të buta dhe të shmangni aktivitetin e rëndë fizik, alkolin dhe cigaren. Shërimi i plotë mund të zgjasë pak, por me shumë mundësi do të jeni në gjendje të riktheheni në punë ose në shkollë për rreth dy ditë. Nëse vëreni ndonjë shenjë të gjakderdhjes së tepërt ose shenja infeksioni si p.sh. të dridhura, ënjtje ose rrjedhje, duhet të kontaktoni dentistin tuaj sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që problemi të trajtohet sa më shpejt.