Ne jemi mësuar që në moshë shumë të re se larja dhe pastrimi i dhëmbëve me fill për të parandaluar kavitetet është një domosdoshmëri. Le të jemi të sinqertë- mijëra njerëz kanë kavitete në dhëmballët e tyre. Ato janë kaq të zakonshme për shkak të faktit se qoshet dhe gropat në dhëmbët tuaj mund të fshehin brenda acidet dhe ushqimet, dhe e bëjnë të vështirë pastrimin e tyre siç duhet.
Megjithatë, kavitetet në dhëmbët e përparmë janë të mundshme edhe pse më pak të zakonshme se ato në dhëmballë. Nëse nuk kujdeseni siç duhet për higjienën tuaj orale, mund të bëheni viktimë e tyre në një ose më shumë dhëmbë në të gjithë gojën tuaj. Le të shikojmë se çfarë çon në kavitete në dhëmbët e përparmë dhe si mund të korrigjohen ato.
Kaviteti është rezultati që merrni nga dëmtimi i një dhëmbi. Prishja mund të ndikojë në veshjen e jashtme të një dhëmbi dhe shtresën e brendshme të tij. Kavitetet përfshihen në disa nga problemet më të zakonshme në botë dhe fëmijët dhe adoleshentët janë më të prekurit.
Procesi i krijimit të kavitetit ndodh me kalimin e kohës. Së pari, pllaka dentare fillon të krijohet në sipërfaqen e dhëmbit. Pllaka është një material i qartë, ngjitës që grumbullohet nga marrja e shumtë e sheqerit dhe niseshtesë dhe pastrimi jo i duhur. Kur lihen në sipërfaqe, bakteret fillojnë të ushqehen me sheqerna për të formuar pllakë. Kur kjo pllakë qëndron në dhëmbë për një periudhë të gjatë kohore, ajo ngurtësohet dhe bëhet tartar.
Tartari mund të jetë mjaft i vështirë për t’u hequr, dhe acidet brenda tij konsumohen në smaltin e jashtëm të dhëmbit. Një erozion i tillë çon në hapje të vogla ose vrima në dhëmb. Kur nuk trajtohet, tartari mund të sulmojë shtresën tjetër të dhëmbit që gjendet poshtë, domethënë dentinën. Dentina është një shtresë e butë që përmban tuba që kalojnë më nervin e dhëmbit.
Nëse prishja e dhëmbit vazhdon, acidi dhe bakteret mund të arrijnë në shtresën e brendshme të dhëmbit. Kjo, sigurisht, mund të krijojë edhe më shumë dhimbje nëse infeksioni shtrihet në kockë përtej rrënjës së dhëmbit.
Kavitetet ndodhin më shpesh në dhëmballë sepse ato përtypin ushqimin. Të çarat në dhëmballë e bëjnë më të thjeshtë që bakteret të grumbullohen. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se kavitetet nuk mund të formohen edhe në dhëmbët e përparmë.
Megjithëse kavitetet në dhëmbët e përparmë kanë më pak gjasa të ndodhin sesa kavitetet në dhëmballët e pasme, prap mund të ndodhi në disa njerëz. Më poshtë janë disa nga arsyet më të zakonshme pse kjo ndodh:
Higjiena e duhur orale është ndër mbrojtjet më efektive kundër kaviteteve dentare ose kariesit. Megjithëse pastrimi i dhëmbëve me fill dhe larja e duhur mund t’ju ndihmojnë në shmangien e tyre, një raport shkencor ka treguar se afërsisht 91% e njerëzve të rritur midis moshës 20 dhe 65 vjeç kanë pasur të paktën një kavitet në jetën e tyre.
Edhe pse mund të përdorni fill dentar dhe furçë, pyetja është, a po e bëni në mënyrën e duhur? Për larjen rekomandohet që të shpenzoni dy minuta duke pastruar bakteret, dy herë në ditë. Sigurohuni që të përdorni një furçë dhëmbësh me qime të buta, në mënyrë që të mos e gërryeni smaltin, dhe gjithashtu sigurohuni që të përdorni pastë dhëmbësh që përmban fluor, një mineral natyral që ngurtëson dhëmbët dhe mund të ndihmojë në parandalimin e kaviteteve.
Për më tepër, sigurohuni që të përdorni lëvizje të vogla rrethore në të gjithë dhëmbët sa herë që i lani. Afrohuni pranë vijës së mishrave të dhëmbëve dhe jepini dhëmbëve të përparmë të njëjtën sasi kohe dhe përkushtimi që u jepni dhëmbëve tuaj të pasmë. Shumë njerëz i lajnë dhëmbët, por një përqindje shumë e ulët e tyre në fakt përdorin fillin dentar. Pastrimi me fill duhet të bëhet të paktën një herë në ditë për dy deri në tre minuta,dhe duhet ti përdorni pas çdo vakti.
Përdorimi i fillit dentar ndihmon në heqjen e grimcave që gjenden midis dhëmbëve, grimca që larja nuk mund t’i kapë. Kjo do të thotë se përdorimi i fillit ndihmon në parandalimin e baktereve nga prishja prej grimcave të tilla dhe konsumimi i smaltit të dhëmbëve. Trajtimi i duhur i dhëmbëve kërkon maksimumi dhjetë minuta nga dita juaj dhe padyshim ia vlen. Duke mbajtur një higjienë të mirë dentare, ju mund të kurseni shumë kohë dhe dhimbje koke (dhe dhimbje dhëmbi).
Çdo personi i shijon një gotë Pepsi ose një filxhan çaj të ngrohtë herë pas here. Megjithatë, pije të tilla janë tepër acidike dhe mund të përshpejtojnë procesin e krijimit të kaviteteve duke u ngjitur në dhëmbë për një kohë të gjatë.
Pijet me sheqer dhe ushqimet si sheqeri, mjalti, akullorja, mentet, drithërat e thata, soda, patatet e skuqura dhe vetë kremi mund të cojnë në krijimin e kaviteteve pasi ato i rezistojnë largmit me anë të pështymës.Nëse do të bëni disa nga këto ushqime pjesë të dietës suaj, sigurohuni që të jetë në moderim dhe merrni parasysh larjen e dhëmbëve pasi t’i konsumoni për të hequr qafe acidet e dëmshme.
Të shkosh te dentisti të paktën dy herë në vit nuk tingëllon si frikësuese edhe përse është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Por, vlen për tu theksuar se vizita në zyrën e dentistit për rikontroll çdo dy vjet është e nevojshme për të parandaluar shfaqjen e kaviteteve ose kapjen e tyre në fazat e hershme të tyre.
Dentistët mund të vërejnë lehtësisht simptomat e hershme të kavitetit, si gërryerja e hershme e smaltit. Nëse simptoma të tilla dallohen para se të jetë tepër vonë, dentisti mund të jetë në gjendje të rikthejë kariesin para se të shkojë në një gjendje ku do të kishte nevojë për mbushje.Për më tepër, kontrollet rutinë dentare mund të përforcojnë dhëmbët për të ndihmuar në parandalimin e krijimit të kaviteteve në të ardhmen.
Trajtimi i kaviteteve në dhëmbët e përparmë është i ngjashëm me trajtimin e kaviteteve në dhëmbët e tjerë – një mbushje dentare. Duke parë pozicionin e saj në gojë, lloji i mbushjes është paksa i ndryshëm.
Në vend që të përdorin mbushje amalgame me ngjyrë argjendi ose ari, dentistët zgjedhin të sugjerojnë mbushje të përbërë ose porcelan. Këto mbushje janë shumë më pak të dukshme dhe kanë aftësinë të përputhen pa dallim me dhëmbët tuaj origjinal. Megjithatë, nuk janë aq të qëndrueshme dhe do të kenë nevojë të zëvendësohen herë pas here.
Një procedurë e tillë ndihmon që materiali të qëndrojë në vend pa u shkëputur nga të folurit, përtypja ose ndonjë gjë e ngjashme. Mbushjet dentare zakonisht nuk janë të dhimbshme ose të pakëndshme dhe nuk ka periudhë shërimi pas tyre. Ndonëse mund të keni pak ndjeshmëri, duhet të jeni në gjendje t’i riktheheni pirjes dhe të ngrënit normal që në momentin kur dilni nga zyra e dentistit.
Parandalimi i kaviteteve është mjaft i thjeshtë. Metoda më efikase është higjiena orale. Në veçanti, sigurohuni që të plotësoni rutinën tuaj me fluor.
Fluori është një mineral natyral që çlirohet nga shkëmbinjtë në ujë, ajër dhe tokë. Ekziston një teori e gabuar se fluori është një aditiv kimik, por ai është plotësisht një material natyror që ka një rëndësi të jashtëzakonshme për shëndetin oral.
Edhe përse shumica e ujit përmban fluor, ende nuk është mjaftueshëm për të luftuar prishjen e dhëmbëve i vetëm. Marrja ose përdorimi i shpëlarësve me këtë përbëres dhe pastës së dhëmbëve mund të ndihmojë në parandalimin e prishjes së dhëmbëve duke forcuar smaltin. Dentisti juaj mund të kryej të tilla trajtime sa herë të jetë e nevojshme për ju.
Duhet të kuptoni gjithmonë se ushqimet që përmbajnë acide duhen shmangur, por edhe ushqimet që përforcojnë dhëmbët duhet të jenë pjesë e dietës suaj. Djathi i pasur me kalcium, kosi dhe qumështi mund të forcojnë kockat në të gjithë trupin, përfshirë dhëmbët. Përveç kësaj, fosfori që gjendet në arrat, mishin pa dhjamë dhe vezët ka efekte mahnitëse për shëndetin oral.
Kavitetet nuk janë aspak qejf për askënd. Kur kavitetet ndodhen në dhëmbët e përparmë janë akoma më të dukshëm dhe të bezdisshmëm se kur ndodhen në dhëmballë. Lajmi i mirë është se ato janë lehtësisht të trajtueshme kur kapen në fazat fillestare, të ngjashme me një kavitet të zakonshëm.
Kavitetet e dhëmbëve të përparmë shkaktohen nga të njëjtat shkaqe: ushqimet acidike, higjiena e dobët orale dhe anashkalimi i kontrolleve rutinë dentare. Ato mund të vijnë edhe si rezultat i mungesës së fluorit, një mineral natyral ngurtësues që mund të ndihmojë në forcimin e smaltit dhe parandalimin e erozionit që shkakton prishjen e dhëmbëve.
Alternativat e trajtimit për kavitetet e dhëmbëve të përparmë janë të ngjashme me ato të kaviteteve molare. Mbushjet dentae që përbëhen nga një material i përbërë që përzihet në pjesën e bardhë të dhëmbit sugjerohen më shumë se ari ose argjendi, thjesht sepse janë shumë më pak të dukshme dhe miksohen më mirë me dhëmbin tuaj.