Ju mund të keni buzëqeshjen e ëndrrave me procedurat të cilat përfshihen në restaurimin e plotë të gojës, i cili përfshin implante dentare dhe disa procedura të tjera në varësi të problemeve që mund të keni në shëndetin oral. Sëmundja e mishrave të dhëmbëve dhe mungesa e dhëmbëve janë dy nga problemet më të zakonshme të shëndetit oral që restaurimi i plotë i gojës synon të trajtoj.
Çfarë e dallon restaurimin e plotë të gojës nga ndryshimet estetike të buzëqeshjes është se kjo teknikë synon të trajtojë problemet serioze dentare ndërsa gjithashtu përmirëson estetikën, ndërsa ndryshimet estetike të buzëqeshjes janë opsionale dhe përfshijnë vetëm procedura kozmetike.
Zakonisht, restaurimi i plotë i gojës kombinon teknikat e stomatologjisë së përgjithshme, kozmetike dhe restauruese. Këto procedura mund të trajtojnë shqetësimet estetike ndërsa gjithashtu ndihmojnë në shëndetin tuaj oral. Restaurimi mund të përfshijë mbushje dentare, kurora, ura, lidhje kozmetike, proteza, transplante kockash ose indeve, trajtim të mishrave të dhëmbëve, pastrim të thellë, ortodonci dhe, natyrisht, implante dentare për të zëvendësuar çdo dhëmb të humbur, në varësi të asaj që ju dhe dentisti juaj dëshironi të trajtoni.
Hapi i parë drejt trajtimit të një seti të plotë dhëmbësh të rinj përmes restaurimit të plotë të gojës është ekzaminimi i plotë oral nga dentisti. Gjatë vizitës së parë, dentisti mund të vendosë se cilat trajtime – implante, ura ose proteza – janë më të përshtatshme. Pas konsultës së detajuar, bashk me dentistin do të vendosni se me cilën procedurë do të vazhdoni. Kirurgjia nuk është e nevojshme për trajtime më pak invazive si fasetat, lidhja dentare dhe kurorat dentare, por është e nevojshme për zëvendësimet e dhëmbëve me anë të implanteve që kanë për qëllim të zëvendësojnë plotësisht dhëmbët e humbur.
Njerëzit që kanë humbur të gjithë dhëmbët ose kanë dëmtime të konsiderueshme dentare në shumicën e gojës janë kandidatët më të përshtatshëm për restaurimin e plotë të gojës. Një nga qëllimet kryesore të restaurimit është ti ofrojë pacientëve që kanë nevojë për rregullime, trajtimet e nevojshme për të pasur një buzëqeshje me të cilën mund të ndihen të sigurt.
Nëse po konsideroni restaurimin e plotë të gojës duhet gjithashtu të jeni të hapur ndaj kirurgjisë dhe të jeni të gatshëm të konsideroni trajtime më invazive. Kushdo që vuan nga ankthi dentar duhet të flasë me dentistin për të kuptuar më mirë se si do të shkojë procedura.
Zakonisht, restaurimi i gojës fillon me një pastrim të plotë të dhëmbëve. Për të siguruar që goja është e shëndetshme për të përballuar trajtimet e nevojshme, dentisti do të trajtojë kavitetet, bakteret në indet e mishrave të dhëmbëve dhe inflamacionet. Dentisti mund të sugjerojë trajtime me fluor, mbushje dentare, pastrim të thellë dhe pastrim i thellë, kanal të rrënjëve, ose – në disa raste – heqjen e dhëmbëve, në varësi të shkallës dhe llojit të dëmit që mund të ketë prekur gojën. Hapat e mëtejshëm mund të ndryshojnë kur përgatitjet fillestare të kenë mbaruar. Disa nga procedurat e përfshira më shpesh në restaurimin e plotë të gojës janë:
Nëse buzëqeshja juaj është dëmtuar rëndë, me shumë gjasa do të keni mungesë të dhëmbëve ose dhëmbë që nuk mund të kryejn asnjë funksion. Lajmi i mirë është që implantet dentare kanë avancuar shumë dhe se kanë treguar një shkallë të jashtëzakonshme suksesi. Ato zgjasin një jetë dhe ofrojnë një pamje sa më natyrale.
Procedura e implantit dentar ndahet në tre faza: vendosja e vidës së parë, ndjekur nga vendosja e abutmentit, dhe në fund vendosja e kurorës. Trajtimi i plotë mund të zgjasë nga gjashtë deri në nëntë muaj, dhe procedurat do të jenë të ndara për ti lejuar kohë të mjaftueshme mishrave të shërohen. Për të mbuluar hapsirën boshe, shpesh dentisti do t’ju vendos një protezë e përkohshme derisa plaga të shërohet.
Një kirurg oral mund të kryejë një ngritje sinusi ose shtim kocke për të rikthyer pamjen normale të nofullës dhe densitetin e kockave nëse dëmtimi i nofullës është një nga problemet që mund të keni. Gjatë shtimit të kockës dentisti do të shtojë pjesën që mungon nga një kockë që zakonisht merret nga një kafshë, një donator ose një pjesë tjetër e trupit tuaj. Ajo bashkohet me kockën ekzistuese me kalimin e kohës, duke ofruar një bazë të fortë. Ngritja e sinuseve është një procedurë e ngjashme e cila kryhet në sinusin maksilar në nofullën e sipërme.
Edhe përse transplanti i kockave mjafton për ti dhënë nofullës tuaj një pamje më të plotë, ajo shpesh herë do të shoqërohet me implantet dentare, për të plotësuar dhe hapsirën që mungon. Kjo ndodh në rast se nofulla nuk ka densitet të mjaftueshëm kockor për të mbështetur implantet. Transplantet e zakonshme të kockave janë një zgjedhje e shkëlqyer dhe shumë e sigurt pasi kanë mbi 99% sukses.
Ju mund të jeni një kandidat i përshtatshëm për kurorat dentare nëse dhëmbët tuaj jan akoma të fortë dhe pas disa dëmtimeve strukturore dhe estetike të dhëmbëve. Kurorat dentare, të cilat shpesh janë prej porcelani, ngjajnë shumë me implantet dentare. Por një prej ndryshimeve kryesore është se ato janë pozicionuar mbi dhëmbët natyralë në vend që të futen kirurgjikisht në gojë. Konsiderojini ato si kapele në formë dhëmbësh që përmirësojnë pamjen e buzëqeshjes tuaj duke ofruar gjithashtu dhe mbështetje.
Dhëmbët tuaj do të jenë të përshtatshëm për kurorat dentare nëse ato janë të thyer por ende të ngjitura fort me rrënjën. Para se të vendoset kurora, dentisti duhet të trajtojë çdo prishje që ka ndodhur në mënyrën e duhur. Në disa raste ai gjithashtu mund të këshillojë nxjerrjen e dhëmbit dhe zëvendësimin e tij me një implant ose urë nëse rrënja e është e thyer ose e dëmtuar.
Urat dentare përbëhet nga disa kurora të bashkuara së bashku. Ato përdoren më shpesh për të plotësuar hapësirat e mbetura nga dhëmbët e humbur. Kjo procedurë është e përshtatshme nëse hapsira boshe ka dy dhëmbë të shëndetshëm afër. Ura e përbërë nga dhëmbi artificial mbush hapësirën e mbetur nga dhëmbi i humbur ndërsa kurorat mbulojnë dhëmbët e paprekur ose të dëmtuar.
Ngjashëm me kurorat dentare, urat shpesh përbëhen prej porcelani. Për shumicën e restaurimeve dentare, porcelani është materiali më i qëndrueshëm, i rezistueshëm ndaj njollave dhe më estetikisht i këndshëm dhe për këtë arsye është materiali më i përzgjedhur nga dentistët.
Si pjesë e restaurimit të plotë të gojës, dentisti mund të sugjerojë trajtimet ortodontike për pacientët të cilët i kanë dhëmbët në gjendje të mirë por nuk janë të pozicionuar saktë. Për këto procedura ju duhet të keni shumicën e dhëmbëve tuaj natyralë në gjendje të mirë. Nëse doni trajtime shtesë për të ndryshuar pamjen estetike të dhëmbëve tuaj pas përfundimit të trajtimit ortodontik, ekzistojnë disa trajtime të tjera kozmetike që mund të jenë të përshtatshme.
Aparatet tradicionale mund të kërkojnë deri në dy vjet për të dhënë rezultatet e duhura dhe mund të jenë mjaft të parehatshëm. Për këtë arsye, dentistët po i rekomandojnë pacietët e tyre gjithnjë e më shumë drejt Invisalign. Këto mbajtës bëhen me porosi dhe mund ti drejtojnë dhëmbët në më pak se 12-18 muaj dhe gjithashtu janë pothuajse të padukshme. Për më tepër, ndryshe nga aparatet tradicionale, ato mund të hiqen sa herë që hani ose kur e shikoni të arsyeshme.
Për dhëmbët të cilët janë në gjendje të mirë por kanë difekte të vogla estetike, fasetat prej porcelani janë një zgjidhje e shkëlqyer. Fasetat janë një shtresë shumë e hollë, zakonisht prej porcelani, që ngjiten mbi pjesën e përparme të një dhëmbi dhe krijohen me përpikmëri për të ngjasurar sa më shumë me ngjyrën dhe formën e dhëmbëve përreth tij. Ato mund të përdoren për të rregulluar dhëmbët e ç’ngjyrosur, të prishur ose çdo problem tjetër të zakonshëm estetik.
Faestat dentare shpesh janë procedura më pak e zakonshme e përdorur në restaurimin e plotë të gojës. Këto trajtime estetike do të përdoren pasi të jetë trajtuar çdo problem që shkon përtej estetikës. Fasetat prej porcelani janë zgjedhja perfekte pasi ato mund të fshehin plotësisht edhe papërsosmëritë më të vështira që mund të keni estetike. Për më tepër, ato mund të zgjasin deri në 15 apo edhe 20 vitë para se zëvendësimi të jetë i nevojshëm.
Fazat e përfshira në restaurimin e plotë të gojës shpesh kanë nevojë për disa muaj për të përfunduar. Kohëzgjatja do të variojë në bazë të çdo procedure. Për shembull, trajtimet më të rënda mund të marrin deri në një vit kohë në rastet më të rënda. Nga ana tjetër, mbushjet dhe procedurat e tjera restauruese mund të përfundojnë në një vizitë të vetme. Nëse keni inde të pamjaftueshme të mishrave të dhëmbëve, nëse keni nevojë për trajtime periodontale ose planifikim të rrënjëve, ato duhet të përfundojnë para se të vazhdohet me restaurimet e përhershme.
Konsultimi me një dentist të specializuar është mënyra më e mirë për të kuptuar nëse jeni një kandidat i mirë për restaurimin e plotë të gojës ose jo. Megjithatë, duke bërë pyetje për shëndetin tuaj dentar dhe periodontal, ju mund të merrni një ide të përgjithshme nëse nevojat tuaja trajtohen me anë të këtyre trajtimeve.
Zëvendësimi i dhëmbëve mund të jetë hapi i parë në restaurimin e plotë të gojës. Në shumë raste këto procedura përfshijnë zëvendësimin e të gjithë dhëmbëve prandaj pacientët që kanë këtë problem konsiderohen kandidatë të shkëlqyer. Dentistët mund të zëvendësojnë dhëmbët e humbur në disa mënyra, duke përfshirë protezat e pjesshme ose të plota të heqshme ose implantet dentare.
Me anë të restaurimit të plotë të gojës ju mund të riktheni pamjen e dhëmbëve të thyer ose të konsumuar, duke i bërë të duken njësoj si dhëmbët natyral. Traumat dentare, si dëmtimi i nofullës, gërryerja e dhëmbëve dhe kujdesi i dobët i dhëmbëve mund ti dëmtojnë ata seriozish. Gjithashtu neglizhimi i vizitave të rregullta dentare gjithashtu mund të sjell prishje të dhëmbëve. Në këto raste restaurimi i plotë i gojës do të jetë trajtimi i duhur.
Lëndimet e marra gjatë aktiviteteve fizike, aksidenteve automobilistike dhe incidenteve të tjera mund të shkaktojnë trauma të rënda dentare. Në këto raste, rikonstruksioni i plotë i gojës do të jetë i këshillueshëm, veçanërisht nëse mishrat janë gjithashtu të dëmtuar seriozisht.
Sëmundja e mishrave të dhëmbëve serioze quhet periodontit. Nga zhvillimi i kësaj gjendje mund të përjetoni tërheqje të mishrave, humbjen e dhëmbëve dhe humbjen e kockës së nofullës. Për të rikthyer buzëqeshjen dhe shëndetin oral të pacientit, restaurimi i plotë i gojës mund të jetë i nevojshëm nëse sëmundja periodontale ka shkaktuar probleme estetike ose probleme më të rënda të shëndetit oral.
Nëse jeni të pakënaqur me pamjen e buzëqeshjes tuaj dhe po kerkoni mënyra efektive dhe të përballueshme për të trajtuar problemet estetike dhe funksionale të tyre, restaurimi i plotë i gojës do të jetë zgjedhja e duhur. Në vend që të trajtojnë problemet ngadal në kohë të vecanta, rikonstruksioni i plotë i gojës përqendrohet në trajtimin e shumë problemeve në të njëjtën kohë në mënyrë më efektive.