Implantet zigomatike janë një lloj impianti dentar që ofron një zgjidhje të shkëlqyer për individët që vuajnë nga humbja e rëndë e kockës në pjesën e sipërme të gojës. Kështu ata do të fitojnë përsëri besimin dhe buzëqeshjen e tyre të mëparshme. Në këtë blog, ne do të flasim në detaje për implantet zigomatike duke përfshirë avantazhet e tyre dhe si do të ndikojnë ato në cilësinë e jetës suaj. Gjithashtu do të përpiqemi të bëjmë më të lehtë për ju të zgjidhni nëse ky është trajtimi i duhur për ju apo jo.
Implantet Zigomatike janë lloje të impianteve dentare që përdoren për të ofruar mbështetje për dhëmbët artificialë tek pacientët që vuajnë nga humbja e kockës. Këto lloje të impianteve mund të vendosen vetëm në pjesën e sipërme të gojës. Megjithëse qëllimi i tyre është i njëjtë me impiantet dentare të tjera, vetë procedura është paksa ndryshe.
Siç tregon edhe emri, implantet zigomatike janë më të gjata se impiantet dentare tradicionale dhe ato janë të ankoruara në harkun zigomatik, i cili ofron mbështetje të plotë dhe nuk ka rrezik dështimi. Kjo do të eliminojë procedurën komplekse të transplantimit të kockës dhe do të bëhet e gjitha brenda një dite.
Pas vendosjes së implantit zigomatik ju do mund ta ndjeni atë përgjatë skajit të jashtëm të syve, mbi pjesën e mishit të faqeve. Skaji i poshtëm i kornizës së syrit është zona e parë që do të ndjeni nëse kaloni gishtat përgjatë çdo kreshte duke filluar nga ana e hundës.
Disa individë mund ti preferojnë ato pasi impiantet kërkojnë më pak mirëmbajtje dhe janë më të qëndrueshme se protezat. Të dy procedurat janë në rregull, për aq kohë sa ruani higjienën e nevojshme.
Një skanim CBCT do të kryhet para operacionit të impiantit zigomatik për të përcaktuar sasinë e kockës së disponueshme në pjesën e sipërme të gojës. Kjo lejon që dentistët tanë të përcaktojnë nëse ju jeni një kandidat i mirë për trajtimin me Implant Zigomatik dhe të planifikojnë instalimin e tyre. Për të bërë përvojën sa më të sigurt dhe pa dhimbje, i gjithë trajtimi do të bëhet nën ekeftin e sedacionit intravenoz.
Humbja e kockës mund të shkaktojë shumë probleme kur bëhet fjalë për të vendosur implante dentare, dhe arsyet kryesore për këtë problem përfshijnë:
Megjithëse implantet Zigomatike janë trajtimi më efektiv që do të ndihmojë pacientët me humbje dhëmbësh, është shumë e rëndësishme të dini rëndësinë e rastit tuaj të veçantë dhe të përpiqeni të minimizoni degradimin e ardhshëm të nofullës.
Implantet Zigomatike funksionojnë njësoj si impiantet dentare tradicionale duke imituar pamjen, ndjesinë dhe funksionin e dhëmbëve tuaj natyralë. Ajo që i ndan ato nga impiantet dentare të tjera është vendndodhja e tyre. Ato do të vendosen në kockën e faqes, ndryshe nga impiantet tradicionale që vendosen në kockën e nofullës. Stabiliteti i tyre do të jetë i njëjtë dhe ata do të funksionojnë ashtu si dhëmbët natyralë dhe ju nuk do të ndjeni ndonjë ndryshim.
Implantet dentare Zigomatike janë zgjedhja më e mirë për pacientët që kanë pasur procedura të pasuksesshme të transplantit të kockës ose impiante dentare për shkak të mungesës së rëndë të kockës së nofullës pasi ato mund të pozicionohen vetëm në arkun e sipërm. Me implantet Zigomatike, koha totale e trajtimit reduktohet në mënyrë të konsiderueshme pasi nuk do të jetë e nevojshme të bëhet transplant kocke.
Tek City Dental Clinic në Shqipëri, procedura e impiantit dentar zigomatik përfshin anestezi të përgjithshme ose sedacion IV, sepse ne dëshirojmë të bëjmë pacientët tanë të ndihen sa më rehat dhe të sigurt. Procedura e impiantit zigomatik përfshin hapat e mëposhtëm:
Pas përfundimit të procedurës, kirurgu juaj mund t’ju rekomandojë ilaçe kundër dhimbjes për të ndihmuar në menaxhimin dhe përballimin e çdo lloj dhimbjeje apo parehatie. Kjo do të varet nga niveli i dhimbjes dhe ato nuk janë të detyrueshme.
Pas çdo lloj operacioni, nxirja dhe enjtja konsiderohet një efekt anësor normal. Për ta menaxhuar këtë duhet të përdorni kompresa të ftohta dhe të aplikoni pak presion në zonën e trajtuar. Kjo do t’ju bëjë të ndiheni më mirë dhe do të reduktojë enjtjen. Në varësi të pacientit këto simptoma zakonisht zhduken brenda disa ditëve ose për një javë.
Pas përfundimit të procedurës, dentisti juaj mund t’ju rekomandoj antibiotikë për tju ndihmuar të evitoni infeksionet e mundshme. Higjiena juaj orale nuk duhet të ndryshoj, kështu që mos harroni të lani dhëmbët me një furçë të butë, të përdorni fillin dentar rregullisht dhe t’i shpëlani me një gargarë antimikrobike për gojën.
Për ditët e para pas procedurës, duhet të mbani një dietë me ushqime të buta siç janë supat smoothies dhe ushqime të tjera që nuk kanë nevojë të përtypen shumë.
Vizitat pasuese janë shumë të rëndësishme pas procedurës së implantit zigomatik sepse kirurgu do të ketë mundësinë të kontrollojë nëse çdo gjë po shkon si duhet. Për më tepër, kontrollet dhe pastrimet e rregullta do të ndihmojnë edhe në mirëmbajtjen e implantit tuaj.
Nëse vuani nga humbja e kockave dhe keni mungesë dhëmbësh, implantet zigomatike janë procedura e duhur për ju. Disa nga kandidatët më të përshtatshëm konsiderohen:
Edhe pse mund të tingëllojë e dhimbshme që implanti duhet të bashkëngjitet me kockën zigomatike, gjithë procesi do të shkaktojë më pak traumë se sa procedura e transplantit kockor. Gjatë procedurës, pacienti nuk do të ndjejë asnjë dhimbje sepse do të aplikohet anestezi lokale, kështu që nuk ka asgjë për tu shqetësuar.
Gjatë procesit të shërimit, kocka do të fillojë të rritet rreth implantit dhe do të funksionojë njësoj si rrënja juaj. I gjith ky proces nuk do të zgjasë shumë kohë kështu që do mund të ktheheni në aktivitetet tuaja të përditshme shumë shpejt. Vetë implanti do të zgjasë gjithë jetën, edhe pse dhëmbi artificial mund të ketë nevojë të zëvendësohet pas 15-20 vjetësh. Megjithatë, me kujdesin e duhur, dhëmbi juaj do të jetë i sigurt.
Për të mbajtur implantin dhe veten sa më të sigurt, dentistët sugjerojnë të shmangni sportet ku mund të merrni goditje në fytyrë. Nëse merrni pjesë në këto aktivitete përpiquni të mbani një mbrojtëse goje ose një mbrojtëse fytyre për të parandaluar çdo dëmtim të mundshëm.
Nëse, fatkeqësisht, dëmtoni implantet tuaja, do të duhet ti nënshtroheni një operacioni tjetër për të rregulluar zonën e dëmtuar. Ose do tju duhet t’i zëvendësoni ose ti hiqni fare implantet. Ju këshillojmë të jeni sa më të kujdesshëm dhe të shmangni sportet e ndryshme, veçanërisht gjatë periudhës së shërimit.
Siç thamë dhe më parë, periudha e shërimit nuk do të zgjasë shumë kohë dhe është shumë e lehtë ta mbani zonën e trajtuar sa më të shëndetshme dhe të pastër. Gjithçka që duhet të bëni është është të ndiqni rutinën tuaj normale. Gjithashtu nëse keni mundësi ne ju rekomandojmë të blini një furçë elektrike dhe një flosser uji pasi kjo do ta bëjë procesin e pastrimit shumë më të lehtë për ju.
Gjatë konsultimeve të para, dentisti do të përpiqet të krijojë një plan trajtimi që i përshtatet sa më mirë nevojave tuaja. Ata do të vlerësojnë gjendjen tuaj të përgjithshme të shëndetit oral, strukturën e kockës së nofullës dhe çdo problem mjekësor tjetër që mund të keni. Instrumentet më të përdorura do të jenë skanimet CT dhe imazheria 3D. Trajtimi do të personalizohet për nevojat tuaja të veçanta në mënyrë që rezultatet të përshtaten më mirë.
Ashtu si implantet tradicionale, edhe implantet zigomatike kanë shumë avantazhe për shëndetin tuaj oral dhe të përgjithshëm. Disa nga këto avantazhe përfshijnë:
Për pacientët që kanë pësuar humbje të konsiderueshme të kockës në nofullën e sipërme, implantet dentare zigomatike ofrojnë një trajtim efektiv që mundëson një bazë të fortë dhe solide për dhëmbët artificial. Implantet zigomatike kanë aftësinë të përmirësojnë ndjeshëm jetën e pacientit për shkak të shkallës së lartë të suksesit të tyre dhe për shkak të avantazheve që ofrojnë për oacientët me humbje kockore. Për të zbuluar nëse këto implante dentare janë zgjedhja më e mirë për ju, është e rëndësishme të konsultoheni me një kirurg oral të kualifikuar dhe me përvojën e duhur.
Qëllimi i implanteve zigomatike është rregullimi i përhershëm për njerëzit që kanë pasur humbje të konsiderueshme të kockave në nofullën e sipërme. Këto implante mund të zgjasin një jetë me mirëmbajtjen dhe kujdesin e duhur. Rutinat e rregullta të higjienës orale, të tilla si larja me furçë, pastrimi me fill dentar dhe kontrollet e rregullta, do të bëjnë që implantet zigomatike të zgjasin dhe të jenë sa me të shëndetshme.
Shqipëria ofron disa nga trajtimet më të mira dentare, ndaj është një zgjedhje e shkëlqyer nëse po konsideroni procedurën e implanteve zigomatike. Ne ofrojmë kujdes dentar me cilësi të lartë me çmime të përballueshme në krahasim me vendet e tjera.
Në Shqipëri do të gjeni disa ambiente moderne dentare të pajisura me teknologjitë më të fundit dhe staf mjekësor të trajnuar të specializuar në fushën e implanteve dentare. Siç e thamë edhe më parë, çmimet e përballueshmë të këtyre trajtimeve dhe cilësia e tyre është ajo që na bën ne një vend mjaft të kërkuar për turizmin dentar.
Kostoja e implanteve zigomatike bazohet në kërkesat dhe rrethanat personale të çdo pacienti. Implantet zigomatike kanë potencialin të ndryshojnë jetën e atyre që humbja e konsiderueshme e kockave i ka lënë pa mundësi për të zëvendësuar dhëmbët e humbur. Ato ofrojnë një mundësi për të rikthyer funksionin, vetëvlerësimin si dhe shëndetin e dhëmbëve tuaj. Zbuloni nëse implantet zigomatike janë një opsion i mirë për rrethanat tuaja duke folur me një dentist të specializuar në këtë fushë.
Studimet e bëra mbi implantet zigomatike kanë zbuluar një shkallë të lartë suksesi prej më shumë se 95%. Stabiliteti dhe mbështetja e jashtëzakonshme e siguruar nga vendosja e mirë e implanteve në kockën e trashë zigomatike është përgjegjëse për këtë shkallë të lartë suksesi. Rezultatet individuale, megjithatë, mund të ndryshojnë në varësi të faktorëve të tillë si shëndeti i përgjithshëm i pacientit, kujdesi i duhur pas dhe mirëmbajtja e higjienës dentare.
Po, në disa rrethana, individët me shkallë të ndryshme të humbjes së kockave mund të marrin një trajtim të plotë duke kombinuar implantet zigomatike me implantet dentare standarde. Ky kombinim përdor avantazhet e të dy llojeve të implanteve për të ofruar një zgjidhje të përshtatur për kërkesa të caktuara dentare.
Kompleksiteti i rastit, numri i implanteve të nevojshme, vendndodhja e klinikës dentare dhe kostoja e çdo trajtimi pasardhës janë vetëm disa nga faktorët që mund të ndikojnë në koston e operacionit të implantit zigomatik. Për shkak se operacionet e implanteve zigomatike janë më të avancuara, ato zakonisht janë më të shtrenjta se trajtimet standarde të implanteve. Për të marrë një vlerësim të saktë të kostos që është i përshtatur për nevojat tuaja specifike, këshillohet të flisni me një specialist dentar dhe ai do të vendosë se cila është procedura kryesore dhe kostoja e saj.
Për shkak se ngritja e sinusit kryhet shpesh përpara vendosjes së implantit dentar, veçanërisht në situata të humbjes së konsiderueshme të kockave në nofullën e sipërme, kjo është arsyeja pse është e domosdoshme të kuptohet rëndësia e tyre.
Megjithatë, me avancimin e teknologjisë së implanteve zigomatike, tani ka disa zëvëndësues efektivë për kirurgjinë konvencionale të ngitjes së sinusit, duke e bërë atë të panevojshëm. Duke ditur këto faktor, pacientët mund të zgjedhin llojin e procedurës që i përshtatet më së miri nevojave dhe preferencave të tyre duke bërë gjykime sa më të sakta për opsionet që kanë.