Vendimi për t’ju nënshtruar një trajtimi ortodontik për një buzëqeshje të shëndetshme dhe të bukur mund të jetë i vështirë. Edhe përse ky rrugëtim është i ndryshëm për të gjithë, një nga avantazhet e tij kryesore është se ofron rezultate të shpejta. Megjithatë, përpara se t’i nënshtroheni një trajtimi ortodontik të caktuar ka disa gjëra të rëndësishme që duhet të merrni parasysh.
Në këtë blog, ne do të diskutojmë dhjetë faktorë kryesor që duhen të keni parasysh përpara trajtimit ortodontik. Ky informacion mund t’ju ndihmojë të merrni një vendim të informuar dhe t’ju japë sigurinë e duhur për të nisur udhëtimin tuaj drejt buzëqeshjes së përkryer. Ne do të përfshijmë cdo informacion të nevojshëm, nga kufizimet dhe vështirësitë deri te mënyrat më të mira për të ruajtur rezultatet tuaja.
Procedurat ortodontike janë të disponueshme për pacientë të çdo moshe. Për shkak të faktit që shpesh shihen te fëmijët dhe adoleshentët, ka një ide e gabuar se telat përdoren vetëm nga ta. Kjo është e pavërtetë. Sipas studimeve të kryera, të rriturit po interesohen gjithnjë e më shpesh për këtë trajtim gjatë viteve të fundit.
Nëse nuk ju pëlqen pamja e telave, ju mund të zgjidhni trajtime të reja si clear aligners, tela qeramik dhe tela të brendshëm. Këto janë disa opsione më të rehatshme dhe më pak të dukshme se telat tradicional. Për shkak të këtyre opsioneve të reja më të zhvilluara, më shumë të rritur po arrijnë të marrin rezultatet e duhura.
Gjatë konsultës së parë, ortodontisti juaj do të kontrollojë gojën për çdo problem të mundshëm dental dhe do të sigurohet që shëndeti juaj është në gjendje të mirë. Nëse jo, këto probleme do të duhet të trajtohen para se të vendosen telat. Pas vendosjes së tyre, do të duhet të vizitoni rregullisht ortodontistin tuaj, pasi kjo do të ndihmojë në arritjen e rezultateve të duhura dhe mbajtjen e dhëmbëve të shëndetshëm, duke shmangur çdo problem të mundshëm.
Telat nuk përdoren vetëm për drejtimin e dhëmbëve dhe ato luajnë një rol më të rëndësishëm sesa thjesht përmirësimi i pamjes fizike. Përveç drejtimit të dhëmbëve,telat mund të ndihmojnë edhe me problemet e kafshimit. Nëse ato nuk trajtohen në kohën e duhur, problemet e kafshimit si kafshimi i kryqëzuar dhe kafshimet e thella mund të çojnë në probleme më të mëdha si sëmundja e mishrave të dhëmbëve, humbja e dhëmbëve ose prishja e tyre. Telat mund t’i korrigjojnë këto probleme, pa shkaktuar dëme të mëtejshme të dhëmbëve ose të nofullës suaj. Është e rëndësishme të flisni me një ortodontist për të vendosur kush është mënyra më e mirë për të vepruar në bazë të problemeve tuaja dentare.
Për shkak se goja është një zonë jashtëzakonisht e ndjeshme, disa individë mund të ndiejnë pak dhimbje kur vendosin telat për herë të parë ose menjëherë pas shtrëngimit të tyre. Nëse dhimbja vazhdon për më shumë se dy ose tre ditë, kontaktoni ortodontistin tuaj nëse mund të shkoni për një kontroll. Telat mund të shkaktojnë diskomfort, ndjeshmëri të dhëmbëve, irritim në faqe dhe në buzë etj. Pas vendosjes së tyre gjithashtu mund të përjetoni dhimbje dhe lodhje të nofullës.Të gjitha këto varen nga individi dhe nga niveli i ngushtimit të telave.
Mësimi me telat mund të jetë paksa i vështirë në fillim, por do të bëhet më i lehtë me kalimin e kohës. Gjatë javëve të para, mund të ndjeni fërkime në faqet tuaja, por kjo është krejtësisht normale dhe do të largohet me kalimin e kohës. Gjithashtu mund të ndjeni dhimbje për një ose dy ditë kur ortodentisti do t’ju shtrëngoj telat, por kjo është një shenjë se ato po funksionojnë në mënyrën e duhur. Ndërsa dhëmbët lëvizin në pozicionet e duhura, sasia e lëvizjes së nevojëshme do të ulet, kështu që shqetësimi do të përmirësohet me kalimin e kohës. Duhet të dini se e gjitha është pjesë normale e procesit dhe së shpejti do të keni buzëqeshjen e ëndrrave.
Ngrënia e ushqimeve të shëndetshme është thelbësore për një buzëqeshje të shëndetshme, veçanërisht nëse keni tela. Për të shmangur çdo problem, është e rëndësishme të siguroheni që dhëmbët tuaj të jenë mjaft të fortë për të mbajtur telat dhe gjithashtu është mirë të shmangni disa ushqime që mund t’i dëmtojnë ato. Edhe pse dieta juaj nuk do të ndryshojë shumë, është e rëndësishme të qëndroni larg disa ushqimeve të caktuara për të shmangur dëmet e mundëshme. Disa nga ushqimet që ortodentistët rekomandojnë që të shmangni janë:
Një dietë e shëndetshme dhe higjiena e duhur e dhëmbëve përshpejtojnë dhe përmirësojnë efektivitetin e terapisë ortodontike. Fatkeqësisht, për shkak të kufizimeve të mësipërme, disa njerëz vendosin t’i përmbahen një diete me ushqime të buta me vlera minimale ushqyese. Edhe nëse disa ushqime kërkojnë kujdes të vecantë, ushqyerja e mirë është më e rëndësishme se kurrë. Terapia ortodontike gjithashtu funksionon më mirë nëse dhëmbët janë të shëndetshëm.
Për më tepër, përdorimi i pajisjeve ortodontike rrit mundësinë e zhvillimit të kariesit. Kavitetet dhe problemet e tjera të mundshme të shëndetit oral, të tilla si sëmundja e mishrave të dhëmbëve, mund të zgjasin procesit të shërimit. Për të parandaluar prishjen e dhëmbëve dhe sëmundjet orale,është e rëndësishme të mbani një dietë të shëndetshme dhe të praktikoni higjienën e duhur dentare.
Një nga problemet më të mëdha të telave është ngecja e ushqimit midis dhëmbëve ose kllapave. Kjo mud të shkaktojë dhimbje dhe parehati. Mënyra më e lehtë për ta parandaluar këtë është të mbani me vete një pasqyrë në mënyrë që të mund t’i shikoni dhëmbët shpesh. Gjithashtu mund të mbani me vete dhe pastë dhëmbësh, furçë dhëmbësh, dhe fill dentar. Kjo do t’ju ndihmojë të shmangni çdo moment të sikletshëm. Siç thamë më herët, disa ushqime që janë më të prirura për të shkaktuar këto probleme duhet të shmangen për të mirën tuaj. Mbajtja e një rutine të shëndetshme dentare është gjithashtu e rëndësishme për të pastruar telat sa më mirë që të jetë e mundur.
Të gjithë duhet të përpiqemi të praktikojmë një rutinë të mirë orale në mënyrë që të ruajmë forcën, shëndetin e dhëmbëve dhe mishrave të tyre. Por pas vendosjes së telave do të na duhet të bëjmë disa ndryshime në rutinën e higjienës orale. Pastrimi i zonës përreth kllapave dhe telave është thelbësor për të shmangur kavitetet dhe prishjen e dhëmbëve, pavarësisht nëse keni tela të brendshëm apo të rregullt. Gjithashtu furça e telave është një nga alternativat e shumta të disponueshme për pastrimin midis dhëmbëve. Instrumente të tjera, të tilla si një furçë dhëmbësh elektrike, mund të përdoren gjithashtu për të pastruar plotësisht zonën përreth kllapave.
Kohëzgjatja e nevojshme për të trajtuar çështjet ortodontike varion nga një numër faktorësh të ndryshëm, ku niveli i problemit luan një rol vendimtar. Ndërsa shqetësimet e vogla si hapësira e dhëmbëve ose distanca mund të zgjidhen nga ortodonti brenda 6 deri në 8 muaj, çrregullimet më të komplikuara që ndikojnë kafshimin mund të kërkojnë 12 deri në 18 muaj terapi. Kujdesi nga pacientët është një tjetër faktor që duhet marrë parasysh. Terapia do të zgjasë më shumë nëse pacient heq në mënyrë të përsëritur ose dëmton kllapat dhe lidhëset.
Gjatë trajtimit tuaj ortodontik, është e rëndësishme të paraqiteni në takimet e ngushtimit të telave çdo 4 deri në 6 javë. Edhe përse ortodonti juaj mund të jetë ekspert në drejtimin e dhëmbëve, ndonjëherë ai duhet të bëjë ndryshime në planin e trajtimit, sepse dhëmbët mund të ndryshojnë në mënyrë të papritur. Pjesëmarrja në këto takime do të bëjë të mundur që ortodonti të ushtrojë presionin dhe tensionin e nevojshëm për të arritur rezultatin e dëshiruar. Nëse i neglizhoni këto takime, mund të mos merrni rezultatet e dëshiruara.
Reteineri është i rëndësishëm për të mbajtur dhëmbët në vend pas heqjes së telave. Kur hiqen telat, mishërat dhe indet fibroze që mbajnë dhëmbët në vend lirohen. Kjo mund të shkaktojë lëvizjen e dhëmbëve përsëri në pozicionet e tyre origjinale. Duke mbajtur një retainer gjatë kohës që mishërat shërohen, dhëmbët tuaj do të qëndrojnë në vend. Pas disa muajsh, ortodontisti mund të sugjeroj ta mbani retainerin vetëm gjatë natës.
Kohëzgjatja e mbajtjes së retainerit varion në bazë të trajtimit. Gjatë rritjes ju do të vini re ndryshime të vogla në dhëmbët tuaj. Mbajtja e retainerit mund të ndihmojë në parandalimin e këtyre ndryshimeve dhe mirëmbajtjen e rezultateve të duhura.