Anestezia dentare mund të jetë e nevojshme në rastet kur pacientët kanë frikë nga dentisti dhe në rastet e trajtimeve të komplikuara dentare. Ekzistojnë, disa lloje të ndryshme anestezie dentare që mund të përdoren. Është e rëndësishme të dalloni llojet e ndryshme të tyre dhe çdo efekt anësor që ato mund të kenë. Lloji i anestezisë së përdorur do të varet nga kohëzgjatja dhe nga procedura që ju nevojitet. Duke mësuar më shumë rreth anestezisë dentare, ju mund të merrni vendime më të informuara dhe të ndiheni më të sigurt për zgjedhjen tuaj.
Dentistët përdorin qetësues dhe anestezi dentare për të ndihmuar pacientët të ndihen më rehat dhe të qetë gjatë seancave dentare. Kjo është veçanërisht e përdorur për pacientët që i nënshtrohen procedurave të gjata dentare ose për ata që përjetojnë ankth ose fobi dentare. Efektet qetësuese të anestezisë, mund të sigurojnë një eksperience të qetë nga fillimi në fund. Duke përdorur këto teknika, dentistët mund t’i bëjnë takimet dentare më pak stresuese dhe më të rehatshme për pacientët e tyre.
Anestezia dentare vjen në disa lloje të ndryshme, secila me funksion dhe kohëzgjatje të vecantë. Ju mund të zgjidhni atë opsion që i përshtatet më mirë nevojave tuaja dhe në bazë të asaj cfarë mundëson dentisti juaj, pasi jo të gjitha llojet e anestezive mund të jenë të disponueshme nga të gjithë. Disa nga opsionet më të sigurta dhe të përdorura janë:
Anestezia lokale është e nevojshme për shumicën e procedurave dentare. Ajo përdoret për të mpirë zonën specifike të dhëmbit ose mishit të dhëmbëve që po trajtohet dhe për të garantuar që nuk do të përjetoni asnjë dhimbje ose shqetësim gjatë procedurës. Ilaçi funksionon duke bllokuar impulset nervore që trupi përdor për të komunikuar dhimbjen në tru.
Mpirja i mundëson dentistit të përfundojë procedurën sa më shpejt. Ajo zgjat të paktën për disa orë. Gjatë administrimit të anestezisë lokale, dentisti do të injektojë ilaçin në nervin që furnizon dhëmbin që po trajtohet. Çdo dhëmb ka një furnizim të ndryshëm nervor dhe pozicionimi i tij mund të ketë ndikim në vendndodhjen e injektimit. Dentisti fillimisht do të aplikojë një xhel anestezik topik ose llak në sipërfaqen e mishit të dhëmbëve për ta mpirë atë përpara se të administrojë injeksionin në mënyrë që të eliminojë dhimbjen dhe parehatinë që shkakton gjilpëra.
Dhimbja, ënjtja ose skuqja janë efekte anësore të mundshme të anestezisë lokale. Këto efekte nuk zgjasin shumë dhe do të ikin brenda disa ditësh ose orëve. Rrallë herë, disa pacientë mund të pësojnë paralizë momentale të fytyrës, por dhe kjo largohet vetë brenda pak orësh. Në varësi të gjendjes tuaj shëndetësore, një tjetër efekt anësor i anestezisë lokale mund të jenë rrahjet e shpejta të zemrës. Dentisti juaj mund të minimizojë dozën ose të shtojë mbrojtjen në raste të caktuara për të pakësuar këto efekte anësore.
Oksidi i azotit i cili njihet gjithashtu si gazi i të qeshurit është një analgjezik i butë që zvogëlon dhimbjen, por nuk ju vendos në gjumë. Quhet gaz për të qeshur pasi shkakton të qeshura tek njerëzit. Nëse dëshironi të qëndroni zgjuar gjatë procedurës dentare, ky është një opsion i shkëlqyer. Për të administruar oksidin e azotit, dentisti vendos një tub mbi vrimat e hundës.
Ndërsa thithni gazin, efektet e tij do të fillojnë, duke ju bërë të ndiheni të relaksuar. Oksidi i azotit nuk irriton dhe nuk ka aromë apo ngjyrë. Dentisti juaj mund ta rekomandojë këtë opsion nëse doni të ndiheni më qetë gjatë një procedure dentare. Ndryshe nga qetësuesët e tjerë të cilët përdoren në këto raste oksidi i azotit nuk do t’ju vërë në gjumë, dhe do të jeni të aftë të dëgjoni dhe të reagoni ndaj udhëzimeve të dentistit.
Nëse ndiheni të shqetësuar për takimin tuaj të ardhshëm tek dentisti konsiderojeni qetësuesin oral si një opsion për t’ju ndihmuar të ndiheni sa më të qetë dhe rehat gjatë procedurës. Qetësuesi oral vjen në formën e një tablete ose lëngu dhe merret rreth një orë para procedurës. Doza është e përshtatur për nevojat unike të çdo pacienti dhe mund të rregullohet në varësi të disa faktorëve si mosha, pesha dhe shëndeti i përgjithshëm. Ky lloj qetësuesi mund të përdoret nga dentistët për procedura më të gjata si kanalet e rrënjëve, kurorat ose vendosja e implantit dentar, si dhe për pacientët e rinj që mund të kenë vështirësi të qëndrojnë të palëvizur gjatë takimeve dentare.
Nëse zgjidhni këtë lloj anestezie, ju do të përjetoni përgjumje dhe këputje. Kjo do t’ju ndihmojë të relaksoheni dhe të ndiheni më të qetë gjatë procedurës dentare. Kur merret në kombinim me një amnezik tjetër, ka shumë pak gjasa të mbani mend ndonjë gjë rreth vizitës tuaj. Ky lloj qetësuesi mund të jetë veçanërisht i dobishëm për individët që vuajnë nga ankthi ose fobia dentare.
Është e rëndësishme të theksohet se qetësuesi oral nuk ofron lehtësim dhimbjeje pra, anestezia lokale mund të jetë ende e nevojshme për të mpirë zonën në të cilën punohet gjatë procedurës dentare. Gjithashtu, është e rëndësishme që të shoqëroheni nga dikush tjetër pasi mjekimi mund të shkaktojë përgjumje dhe të dëmtojë aftësinë tuaj për të drejtuar automjetin në mënyrë të sigurt.
Sedacioni IV, i njohur gjithashtu si anestezia intravenoze, është një tjetër lloj anestezie që përdoret në procedura dentare. Ky opsion është një hap përpara nga qetësuesi oral dhe administrohet përmes një linje intravenoze në krahun tuaj. Ilaçi shpërndahet drejtpërdrejt në qarkullimin e gjakut, gjë që e bën atë shumë efektiv dhe me veprim të shpejtë.
Anestezia IV i lejon pacientët të jenë të vetëdijshëm, por pa ndjerë dhimbje gjatë procedurës. Niveli i anestezisë mund të varijoj nga qetësimi i lehtë në të thellë, në varësi të kohëzgjatjes dhe kompleksitetit të procedurës. Për më tepër,ky opsion shpesh përdoret për probleme që kërkojnë një kohë më të gjatë trajtimi, të tilla si instalimi i implantit dentar ose heqja e dhëmbëve të pjekurisë.
Si përfundim, anestezia IV është një mënyrë e sigurt dhe efektive për të menaxhuar dhimbjen dhe ankthin gjatë procedurave dentare. Natyra e saj me veprim të shpejtë dhe niveli i personalizueshëm i qetësuesit e bëjnë atë një opsion të shkëlqyer për pacientët e të gjitha moshave dhe nevojave.
Kur bëhet fjalë për trajtimet dentare, zakonisht nuk kërkohet anestezi e përgjithshme. Kjo lloj anestezie zakonisht përdoret për procedura më të komplikuara që kërkojnë një dozë të lartë anestezie dhe kryhet në spitale ose në klinika të kirurgjisë orale nga një anestezist i specializuar. Si rezultat i kombinimit të barnave të ndryshme, kjo lloj anestezie shkakton përgjumje të plotë.
Anestezia e përgjithshme është forma më e fuqishme e qetësuesit që përdoret në fushën e stomatologjisë. Ajo e vendos trupin dhe mendjen tuaj në një gjendje krejtësisht të relaksuar, kështu që nuk do të jeni të vetëdijshëm për asgjë që po ndodh rreth jush. Megjithatë, për shkak të fuqisë së tij, ky lloj qetësuesi mbart disa rreziqe dhe kërkon monitorim të kujdesshëm nga specialisti përkatës.
Pas trajtimit, do t’ju duhet të keni dikë që t’ju shoqërojë në shtëpi, pasi nuk do të jeni në gjendje të drejtoni makinën ose të kryeni aktivitete që kërkojnë përqendrim. Gjithashtu këshillohet që të pushoni për pjesën e mbetur të ditës dhe të shmangni çdo aktivitet. Nëse keni pyetje në lidhje me opsionet e anestezive të disponueshme për trajtimin tuaj dentar, flisni me dentistin tuaj për të përcaktuar opsionin më të mirë për rastin tuaj.
Ashtu si çdo procedurë tjetër, edhe anestezia dentare ka disa efekte anësore të mundshme. Përpara se të zgjidhni llojin e anestezisë që duhet të përdorni, duhet të merrni parasysh disa faktorë dhe t’i diskutoni ato me dentistin tuaj. Disa nga rreziqet më të shpeshta të tyre janë:
Disa efekte anësore të tjera më të rralla mund të jenë:
Megjithëse anestezia dentare është e sigurt dhe mund të aplikohet në shumicën e rasteve, duhet të dini se ekzistojnë disa raste që duhet të keni parasysh që mund ta bëjnë zgjedhjen e tyre jo gjithmonë të përshtatshme për ju. Disa prej tyre mund të jenë: