5 Gjëra Që Nuk E Dini Se Mund Të Shkaktojnë Erën E Keqe Të Gojës

Era e keqe e gojës e njohur gjithashtu dhe si halitoza është një problem i sikletshëm që mund të prek shumë njerëz. Ata që vuajn nga ky shqetësim do të jenë gjithmon duke kërkuar për mënyra për ta fshehur që të tjerët mos ta vënë re. Një nga shkaqet kryesore të këtij problemi, është higjena e dobët dentare, pasi kjo lejon lulezimin e baktereve dhe prodhimin e erërave të pakëndshme. Gjithsesi rrënjët e këtij problemi shkojnë përtej gojës.

Erë e keqe mund të jetë shenjë e shumë problemeve shëndetësore, që variojnë nga zakonet ushqimore deri te çështjet më serioze shëndetësore. Këto probleme mund të jenë të ndryshme dhe ndonjëherë edhe të befasishme. Është e nevojshme që këto faktor të identifikohen në momentin e duhur në mënyrë që të kuptoni nëse ju duhet ndihma e një profesionisti ose nëse shkaku mund të zgjidhet vetë. Në këtë blog, do të diskutojmë për 10 faktor që shkaktojnë erë të keqe të gojës dhe do t’ju japim këshillat e nevojshme për menaxhimin e tyre.

Dehidratimi Dhe Problemet Me Tharjen E Gojës

Screenshot 2024 05 07 162534

Hidratimi adekuat është i rëndësishëm jo vetëm për shëndetin e përgjithshëm, por edhe për atë oral. Ka disa mënyra se si mungesa e ujit në trup mund të ndikojë negativisht në erën e gojës tuaj. Ja disa detaje mbi rolin e ujit në shëndetin oral

  • Nëse nuk konsumoni sasinë e nevojshme të ujit çdo ditë, mund të përballeni me problemin e gojës së thatë. Për shkak se uji ndihmon në pastrimin e gojës nga bakteret, mungesa e tij do të bëjë që ato të mbeten më gjatë në gojë, duke shkaktuar erë të keqe të vazhdueshme që bëhet e dukshme sa herë që flisni.
  • Në mënyrë që shëndeti juaj oral të jetë në gjendje sa më të mirë, është e nevojshme të pini një sasi të konsiderueshme uji çdo ditë.Uji vepron njësoj si pështyma, duke ndihmuar në largimin e baktereve dhe copëzave të ushqimit të mbetur mes dhëmbëve. Pra, çdo gotë ujë jo vetëm që hidraton trupin, por gjithashtu përmirëson higjienën tuaj orale.
  • Probleme të tjera shëndetësore: Dehidratimi mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të ndryshme, pasi konsumi i mjaftueshëm i ujit është thelbësor për të mbajtur një sistem imunitar të shëndetshëm. Ndër simptomat e këtyre sëmundjeve mund të jetë dhe era e keqe e gojës.

Cilat Janë Shkaqet Më Të Zakonshme Të Dehidratimit?

Dehidratimi zakonisht ndodh për shkak të moskonsumimit të mjaftueshëm të ujit për të plotësuar lëngjet në trupin tuaj. Në këto raste kjo gjendje mund të shkaktohet edhe nga veprime nga më normalet si djersitja ose qarja. 

Edhe pse shaku më i zakonshëm i dehidratimit është moskonsumimi i ujit ka dhe disa faktorë të tjerë mund të shkaktojë humbjen e lëngjeve më shumë se zakonisht, si të ushtruarit në mot të nxehtë ose nëse vuani nga ndonjë sëmundje të stomakut. Disa njerëz janë gjithashtu më të prirur të vuajnë nga dehidratimi, si të moshuarit ose ata me diabet.

Cilat Janë Disa Simptomat Të Dehidratimit?

Ndërsa era e keqe e gojës mund të jetë një simptomë e tërthortë e dehidratimit, duhet të keni parasysh këto simptoma të tjera:

  • Etje e madhe.
  • Ndjenja e marramendjes.
  • Tharja e syve.
  • Nevoja e reduktuar për të urinuar.

Si Trajtohet Dehidratimi?

Dehidratimi trajtohet lehtësisht me një gotë të madhe ujë ose më shumë. Nëse pini gjatë gjithë ditës, lëngjet e trupit tuaj mund të rikthehen në gjendjen e tyre normale dhe ju mund të shmangni këtë problem në të ardhmen. Por nëse dehidratimi vjen nga probleme më të rënda shëndetësore atëher mund t’ju duhet të caktoni një vizitë me dentistin tuaj.

Ushqimet Që Konsumoni

Disa lloje të caktuara ushqimesh dhe pijesh mund të tërheqin baktere që shkaktojnë erë të keqe të gojës. E keqja është se këto lloje ushqimesh nuk mund të shmanget plotësisht sepse ato mund të jenë pjesë e një diete të shëndetshme dhe i shtojnë më shumë shije ushqimit. Kur dieta është e mirë për erën e gojës tuaj, ka shumë gjasa të mos jetë po aq e shijshme.

Çaj Dhe Kafe

Screenshot 2024 05 07 162605

Çaji dhe kafeja, veçanërisht kafeja janë pije të konsumuara pothuajse nga të gjithë por duhet të dini se ato mund të jenë shkaktar të reduktimit të prodhimit të pështymës dhe gjithashtu kanë një erë të fortë e cila do të qëndrojë në gojën tuaj për një kohë të gjatë. Nëse doni të shmangni erën e gojës nga këto pije ju rekomandojmë ta reduktoni konsumin e tyre sa më shumë të jetë e mundur. 

Alkoli 

Gjëja më e keqe që mund të pini nëse dëshironi që era e gojës tuaj të ketë erë të mirë janë pijet e pasura me sulfite, dhe alkooli është një prej tyre. Mund të keni vënë re se pas një nate ku keni konsumuar alkol do të ndiheni më të dehidratuar, gjë që krijon mjedisin perfekt për bakteret që të lulëzojnë. Megjithatë, ne e dimë që konsumimi i tij nuk mund të shmanget plotësisht nga disa njerëz pasi të gjithë e shijojmë një gotë verë në mbrëmje. Nëse dëshironi që goja juaj të mos mbaj erë t rëndë ne ju rekomandojmë që të pini sa më shumë ujë dhe të kufizoni konsumimin e alkolit sa më shumë të mundeni. 

Hudhra

Ndërsa hudhra shton shije të thellë në shumë gatime, duke përfshirë salcat e pastave dhe pjatat e tjera, ajo gjithashtu shpesh shkakton erë të pakëndshme të gojës. Edhe pasi të keni konsumuar një vakt që përmban hudhër, erë e këtij perimi mund të ndihet në frymën tuaj për një kohë të gjatë. Kjo ndodh sepse hudhra mund të përthithet në qarkullimin e gjakut dhe të dalë përmes mushkërive, gjë që shpjegon pse disa njerëz vazdhojnë ta ndjejnë shijen e hudhrës edhe disa ditë më vonë.

Proteina

Nëse proteina konsumohet në sasi të tepruar dhe në një proporcion të lartë krahasuar me yndyrnat dhe karbohidratet, trupi do ta përdorë atë për energji. Ketonet janë produkti anësor kur trupi përdor proteinën si karburant dhe ato kanë një erë të fortë që nuk mund të eliminohet kur i lani dhëmbët. Ky proces quhet ketozë. Reduktimi i konsumit të proteinave mund të mos jetë i mundshëm ose i shëndetshëm dhe në këto raste është më i rëndësishëm se era e gojës. Një mënyrë për të minimizuar efektet e një diete të lartë në proteina është të pini sa më shumë ujë gjatë ditës.

Qepët

Screenshot 2024 05 07 162628

Qepët përmbajnë shumë komponime me sulfur, dhe për shkak të kësaj larja e gojës mund të trajtoj vetëm gjysmën e problemit, pasi këto kimikate mund të shkaktojnë erë të keqe të frymës jo vetëm nga goja, por edhe nga mushkëritë kur hyjnë në qarkullimin e gjakut.

Peshk I Konservuar

Megjithëse peshku i konservuar është një opsion i shpejtë dhe i lehtë për drekë, ai mund të shkaktojë erë të keqetë gojës. Kjo ndodh sepse peshku fillon të oksidohet në kanaçe, gjë që i jep atij aromën e veçantë që mbetet në gojën tuaj shumë kohë pasi ta keni ngrënë.

Sheqeri

Bakteret e erës së keqe të gojës e kërkojnë sheqerin si lëndë ushqyese. Çamçakëzi është një trajtim momental për erën e keqe të gojës, por ndihmon vetëm nëse çamçakëzi është pa sheqer – nëse jo, thjesht po u jepni mikrobeve më shumë ushqim!

Ushqimet Acidike

Frutat dhe perimet me aciditet të lartë, si domatet, boronica dhe rrushi, krijojnë gjithashtu një mjedis që këto baktere të rrezikshme mund të përfitojnë. Një dietë e ekuilibruar duhet të përfshijë fruta dhe perime, megjithatë, ushqimet e pasura me acid mund të dëmtojnë seriozisht shëndetin e dhëmbëve. Kjo sjell një shqetësim kryesor: një dietë që është ideale për gojën mund të mos jetë ideale për shëndetin e përgjithshëm të trupit pasi do të kishte mungesë të disa lëndëve ushqyese dhe nuk do të siguronte ekuilibrin e nevojshëm të tyre.

Higjiena E Dobët Dentare

Screenshot 2024 05 07 162643

Një rutinë e rregullt e larjes dhe pastrimit të dhëmbëve me fill dentar është e rëndësishme pasi bakteret që ngecin në dhëmbë për një kohë të gjatë do të fillojnë të shkaktojnë erë të keqe të gojës nëse nuk eleminohen si duhet. Nëse këto baktere nuk pastrohen siç duhet, ato do të formohen në pllakë e cila ngjan si një material ngjitës pa ngjyrë. Kur kjo masë qëndron për një kohë të gjatë në gojën tuaj, mishrat e dhëmbëve do të fillojnë të irritohen. Kjo është faza e hershme e sëmundjes së mishrave të dhëmbëve dhe quhet gingivit.

Nëse zhvillohet edhe më shumë, infeksioni do të arrijë në kockë dhe kjo fazë e avancuar njihet si periodontiti. Bakteret që shkaktojnë erë të keqe të gojës mund të bllokohen gjithashtu edhe në gjuhën tuaj. Kjo mund të ndodh gjithashtu dhe nëse përdorni proteza dhe pajisje të tjera dentare të përhershme ose të lëvizshme nëse ato nuk janë të vendosura siç duhet ose nëse nuk pastrohen në mënyrën e duhur.

Medikamente

Screenshot 2024 05 07 162656

Disa ilaçe kanë efekte anësore dhe ato mund të varijojnë nga  më të lehta në më të rënda. Një prej ktyre efekteve anësore të zakonshme mund të jetë era e keqe e gojës, e cila mund t’ju bëjë të ndiheni në siklet në disa situata.

Kur medikamentet shpërbëhen në trupin tuaj, kimikatet lëshohen në qarkullimin e gjakut, të cilat mund të çojnë në erë të keqe të gojës. Goja e thatë mund të rezultojnë nga disa prej këtyre barnave, pasi ato ndërveprojnë me sistemin tuaj nervor dhe reduktojnë prodhimin e pështymës. Nëse medikamentet përdoren vetëm për një kohë të caktuar, efekti i tyre anësor do të largohet vetvetiu, por nëse duhet t’i përdorni për një kohë shumë të gjatë, mund t’i reduktoni këto efekte anësore duke pirë shumë ujë.

Si Të Shmangni Erën E Keqe Të Gojës Nga Ilaçet

Era e keqe e gojës mund të menaxhohet duke praktikuar një higjienë të mirë orale dhe duke bërë vizita të rregullta dentare. Era e keqe të gojës mund të shmanget duke:

  • Larë dhëmbët për rreth 3 minuta të paktën dy herë në ditë.
  • Pastroni dhëmbët me fill dentar pas çdo vakti ose të paktën dy herë në ditë.
  • Nëse përdorni proteza ose ndonjë pajisje tjetër dentare, sigurohuni që t’i pastroni ato çdo ditë.
  • Shmangni ushqimet si qepa ose hudhra.
  • Ndryshoni furçën e dhëmbëve çdo muaj.

Problemet E Aparatit Tretës

Problemet me aparatin tretës mund të jenë disa nga arsyet pse mund të keni erë të keqe të gojës. Për më tepër, do të përmendim disa nga shqetësimet që vijnë nga stomaku të cilat mund  të shkaktojnë erën e keqe të gojës:

Helicobacter Pylori

Pylori është një nga shkaqet më të zakonshme të erës së keqe të gojës që vjen nga sistemi tretës. Megjithëse ky lloj bakteri zakonisht bashkëjeton me bakteret e tjera në mikrobiomën tuaj të zorrëve, ai mund të shkaktoj edhe dëm serioz. Në dy të tretën e raseve kjo gjendje mund të jetë shkaktari i ulçerave gastrointestinale dhe të stomakut.

Sëmundja E Refluksit Gastroezofageal (GERD)

Nëse, pasi keni ngrënë vakte të caktuara, të tilla si bulmetet dhe ushqime pikante, vuani nga refluksi ose urthi, trakti juaj tretës mund të jetë burimi i erës së keqe të gojës. Aroma e thartë e këtyre acideve mund të ndikojë në frymëmarrjen tuaj duke prodhuar erë të pakëndshme.

Sëmundja E Veshkave

Ndonjëherë era e keqe e gojës me një erë të fortë amoniaku ose peshku mund të jetë një shenjë e sëmundjes kronike të veshkave.

Rritja E Tepërt Bakteriale E Zorrëve Të Holla (SIBO)

Nëse keni gazra, fryrje dhe gromësirë, SIBO mund të jetë shkaku i erës së keqe të gojës. Triliona baktere jetojnë në zorrën e trashë, e cila është pjesa e sistemit tretës ku ndodh tretja. Rritja e tepërt bakteriale mund të zhvillohet herë pas here edhe në zorrën e hollë, pavarësisht faktit se ajo është menduar për thithjen e ushqimit dhe ka një numër shumë më të vogël bakteresh. Disa individë mund të zhvillojnë SIBO pas një sëmundje gastrointestinale dhe ata që vuajnë nga keqpërthithja e fruktozës ose intoleranca ndaj laktozës mund të kenë gjithashtu probleme me bakteret e tyre të zorrëve. Shpesh, simptomat përkeqësohen pas konsumimit të fibrave.

Sëmundja Crohn Dhe Sëmundja Celiake

Malabsorbimi i ushqimit është shkaku kryesor i erës së keqe të gojës. Reduktimi i tretjes i lidhur me sëmundjen celiake dhe Crohn lë më shumë ushqim sa sa mund bakteret të tresin. Si rezultat, prodhohet më shumë sulfid hidrogjeni, ndonjëherë duke rezultuar në erë dhe gromësira me erë të keqe.

Diabeti

Pacientët me diabet mund të kenë gojë të thatë dhe reduktim të ndjeshëm të pështymës. Kjo  mund të ulë mbrojtjen e një individi kundër sëmundjeve orale, disa prej të cilave mund të çojnë në erë të keqe të gojës.

Për më tepër, rritja e niveleve të sheqerit në gjak tek diabetikët mund të kontribuojë në rritjen e niveleve të glukozës në pështymë. Glukoza e tepërt mund të çojë në një rritje të mikrobeve të gojës dhe një grumbullim të pllakës dentare. Nëse nuk trajtohet dhe pastrohet ky grumbullim mund të sjell sëmundjen e mishrave të dhëmbëve dhe prishjen e tyre gjë që mund të avancoj në halitozë. Diabeti i padiagnostikuar ose i kontrolluar në mënyrë jo të duhur mund të tregohet edhe nga era e keqe e gojës.

Qëndrimi Jo I Duhur Dhe Frymëmarrja Me Gojë

Screenshot2024 05 0716272

Çfarë Është Frymëmarrja Me Gojë?

Disa njerëz mund të marrin frymë vetëm përmes gojës për shkak të problemeve me hundën e tyre si alergjitë ose ftohja dhe kjo quhet frymëmarrje me gojë. Kjo do të ndodhë gjithashtu gjatë aktivitetit fizik, sepse njerëzit priren të marrin frymë përmes gojës për të ndihmuar në marrjen më të shpejtë të oksigjenit në muskuj.

A Është E Dëmshme Frymëmarrja Me Gojë?

Frymëmarrja e vazhdueshme me gojë, edhe kur jeni në gjumë, mund të shkaktojë komplikime. Tek fëmijët kjo mund të rezultojë në zhvillim të dobët, dhëmbë të shtrembër dhe anomali të fytyrës. Tek të rriturit kjo gjendje mund të çojë në sëmundje të mishrave të dhëmbëve dhe në erë të keqe të gojës. Gjithashtu mund të përkeqësojë edhe simptomat e sëmundjeve të tjera.

Në Përfundim

Në përgjithësi, era e keqe e gojës mund të shkaktohet nga arsye të ndryshme që mund të vijnë nga brenda ose jashtë gojës. Ndërsa disa nga simptomat mund të menaxhohen lehtësisht dhe madje mund të trajtohen vetë, të tjerat mund të kenë nevojë për një ekzaminim dhe trajtim më të detajuar. Arsyeja më e zakonshme për erën e keqe të gojës janë bakteret që janë të pranishme në dhëmbë dhe grimcat e ushqimeve të mbetura në gjuhë, të cilat nuk janë pastruar për një kohë shumë të gjatë.

Nëse keni vënë re erën e keqe të gojës dhe nuk e dini se cili është shkaku, ju rekomandojmë të bëni një takim me dentistin tuaj dhe ai do të identifikojë çdo arsye dhe do të gjejë trajtimin e duhur. Pas trajtimit, do të ndiheni më të sigurt dhe më rehat për të folur ose buzëqeshur.

Tabela Përmbledhëse