Një nga problemet shëndetësore më të shpeshta me të cilat njerëzit përballen gjatë jetës janë problemet dentare. Për shembull, gingiviti ose sëmundja e mishrave të dhëmbëve prek një pjesë të madhe të popullsisë.
Në këtë blog, ne do të trajtojmë 15 prej problemeve dentare më të zakonshme që prekin shumicën e njerëzve sot. Disa prej këtyre problemave mund të menaxhohen me lehtësi, ndërsa të tjera mund të kërkojnë trajtime më të avancuara. Ne do të përshkruajmë cilat janë këto probleme, shkaqet e tyre, metodat e trajtimit dhe masat parandaluese të mundshme.
Dhimbja e dhëmbit është sinjali që trupi juaj jep për të treguar se ka diçka që nuk shkon në gojën tuaj. Kjo dhimbje mund të jetë e lehtë dhe të zgjasë për një periudhë të shkurtër, ose mund të jetë e rëndë dhe të vazhdojë për një kohë të gjatë, duke bërë të pamundur ngrënien dhe përtypjen. Shkaqet më të zakonshme të dhimbjes së dhëmbëve përfshijnë:
Kur bakteret që konsumojnë glukozë prodhojnë acid në dhëmbë, kjo çon në prishjen e smaltit dhe/ose dentinës. Kjo ndodh kur dhëmbët nuk janë pastruar siç duhet në mënyrë të rregullt dhe/ose kur konsumohet shumë sheqer.
Larja e dhëmbëve për rreth 3 minuta të paktën dy herë në ditë me pastë dhëmbësh që përmban fluor dhe përdorimi me fill dentar janë mënyrat më të thjeshta për të parandaluar prishjen e dhëmbëve. Kontrollet e rregullta dentare gjithashtu mund të ndihmojnë në identifikimin e çdo problemi të mundshëm të shkaktuar nga kujdesi jo i rregullt dentar.
Për të minimizuar rrezikun e prishjes së dhëmbëve, ju rekomandojmë të reduktoni sa më shumë të jetë e mundur konsumin e sheqerit. Është e rëndësishme të kuptohet se vetë sheqeri nuk shkakton kavitete por janë bakteret që ushqehen me të dhe më pas prodhojnë acidin që rezulton në prishjen e dhëmbëve. Për të shmangur çdo problem afatgjatë, duhet të caktoni një takim me dentistin tuaj sapo të vini re ndonjë shenjë të këtyre problemeve. Nëse trajtimi shtyhet ose neglizhohet, mund të përfundoni duke u përballur me probleme serioze si:
Një nga zhvillimet më të rëndësishme në stomatologji në vitet e fundit janë implantet dentare. Këto implante ofrojnë një zgjidhje të përhershme për zëvendësimin e dhëmbëve, e cila nuk është e mundur me asnjë metodë tjetër. Implantet mundësojnë që dentistët të zëvendësojnë të gjithë strukturën e dhëmbit, duke përfshirë rrënjën e tij. Me kujdes dhe mirëmbajtje të duhur, dhëmbët e rinj mund të zgjasin për gjithë jetën. Megjithatë, disa nga shkaqet që mund të çojnë në dështimin e implantit përfshijnë:
Zgjedhja e dentistit dhe klinikës së duhur mund të minimizojë në mënyrë të konsiderueshme rrezikun e dështimit të implantit dentar. Një dentist i kualifikuar do të vendosë implantin në vendin e duhur, do të presë që të shërohet dhe do të ndjekë pacientin në çdo hap të procedurës. Sidoqoftë, higjiena e dobët e gojës është një nga shkaqet kryesore që mund të çojë në dështimin e implantit me kalimin e kohës ose të shkaktojë erë të keqe të gojës. Mirëmbajtja e dhëmbëve, përfshirë larjen e rregullt dhe përdorimin e fijes dentare, është e rëndësishme për të mbajtur gojën shëndetshme dhe dhëmbët të shkëlqyeshëm.
Gjithashtu, sëmundjet si gingiviti dhe periodontiti mund të dobësojnë strukturën e mbështetjes së implantit dhe me kalimin e kohës të çojnë në dështimin e tij. Në raste kur dështimi ndodh, implanti mund të zëvendësohet; por në disa raste, kjo mund të mos jetë e mundur dhe mund të kërkohen masa më serioze.
Kuror dentare përdoret për të mbuluar implantin dentar ose për të rregulluar një dhëmb të dëmtuar ose të thyer. Këto kurora kanë mundësi të lirohen dhe mund të shkëputen nga dhëmbi. Pacientët mund të përballet me këtë problem për shkaqe të ndryshme po shkaku më i shpeshtë është trauma fizike. Edhe pse e rallë në disa raste kurora mund të bie nëse nuk montohet apo ngjitet siç duhet në vend. Shkaku më i zakonshëm i humbjes së kurorës mund të jetë:
Nëse kurora shkëputet nga vendi, vizitoni menjëherë dentistin dhe ai do t’ju ndihmojë të gjeni mënyrën e duhur për ta trajtuar atë, ose duke vendosur të njëjtën kurorë nëse është e mundur, ose duke e ndryshuar atë.
Kërcitja e dhëmbëve, ose bruksizmi, është zakonisht një zakon i pavetëdijshëm. Kur njerëzit janë nën stres, ankth, apo edhe kur janë në gjumë, ata shpesh kërcisin dhëmbët pa e ditur. Si rezultat, ato konsumohen, gjë që rrit mundësinë e frakturave dhe nevojën për procedura restauruese.
Kjo gjendje mund të trajtohet në mënyra të ndryshme, duke përfshirë mbajtjen e një mbrojtësi të dhëmbëve që duhet ta mbani gjatë natës ose gjetjen e mënyrave për të menaxhuar stresin. Këto metoda do t’ju ndihmojnë të mbroni dhëmbët nga efektet që do të shkaktojë kërcitja dhe t’i mbroni ato nga dëmtimet e mëtejshme.
Konsumimi i dhëmbëve është një fenomen i pashmangshëm që ndodh për shkak të përdorimit të tyre të përditshëm. Falë përmirësimeve në kujdesin dentar dhe metodat parandaluese, njerëzit tani mund të ruajnë dhëmbët e tyre natyralë për një kohë më të gjatë, veçanërisht brezat më të rinj. Kjo gjithashtu do të thotë se brezi më i vjetër mund të ketë nevojë më të madhe për trajtime restauruese, dhe për fat të mirë, ekzistojnë shumë opsione të disponueshme për të zëvendësuar dhëmbët natyralë në mënyrën më efektive.
Kërcitja e dhëmbëve, siç u përmend më parë, mund të përshpejtojë këtë proces natyral të konsumimit, duke i bërë dhëmbët më të dobët për të kryer funksionin e tyre siç duhet. Kur kjo ndodh, dhëmbët e konsumuar mund të zëvendësohen me rimeso ose kurora dentare. Edhe pse këto trajtime mund të jenë të kushtueshme, investimi është i vlefshëm. Nëse nuk merren masa të duhura për trajtimin e tyre në kohën e nevojshme, mund të hasni vështirësi në të ngrënit dhe përtypjen.
Ndjeshmëria e dhëmbëve është një çështje e zakonshme që mund të prek shumë njerëz dhe zakonisht ndodh kur i ekspozoni dhëmbët në temperatura të ndryshme, si kur hani akullore ose kur pini çaj të nxehtë. Kjo zakonisht është një shenjë e konsumimit të smaltit i cili çon në ekspozimin e indeve të forta të ndjeshme, të njohura edhe si dentina.
Ka pasta dhëmbësh të dizajnuara posaçërisht për të ndihmuar në mbylljen e hapësirave të vogla të dentinës që shkaktojnë ndjeshmëri në dhëmbët tuaj. Në varësi të seriozitetit të gjendjes dentisti juaj mund të rekomandojë edhe trajtime të tjera për të ndihmuar ne fortësimin e dhëmbëve tuaj. Ngjashëm me dhimbjen dhe prishjen e dhëmbëve, ndjeshmëria e tyre mund të jetë një shenjë e një problemi themelor që duhet të ekzaminohet nga një dentist sa më shpejt të jetë e mundur.
Gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve tregon praninë e gingivitit ose sëmundjes së mishrave të dhëmbëve. Siç thamë dhe më parë,kjo gjendje është një ndër problemet më të zakonshme në mbarë botën, duke prekur shumicën e njerëzve në një moment të jetës së tyre.
Ruajtja e higjienës së duhur dentare mund të shmangë lehtësisht sëmundjet e mishrave të dhëmbëve. Rastet më të të lehta mund të menaxhohen vetëm me furçë dhe pastrim me fill dentar por nëse sëmundja nuk trajtohet, mund të zhvillohet sëmundja periodontale, në të cilën kocka rreth rrënjës së dhëmbit sulmohet nga sistemi imunitar. Kjo mund të rezultojë në:
Kur mishrat e dhëmbëve fillojnë të tërhiqen përtej madhësisë së tyre natyrale, dhëmbi do të shihet më shumë dhe do të duket më i gjatë. Kjo gjendje njihet si recesioni i mishrave të dhëmbëve dhe mund të shoqërohet edhe me periodontitit. Pasi problemi të avancojë dëmi nuk mund të riparohet vetë dhe pse në disa raste transplanti i tyre është i mundur.
Era e keqe e gojës mund të vij ose nga goja ose nga trakti gastrointestinal. Shkaktarët më të zakonshëm të erës së keqe të gojës janë infeksionet ose sëmundjet, si periodontiti, sëmundjet e mishrave të dhëmbëve dhe/ose absceset. Shumica e këtyre shkaqeve mund të parandalohen me higjienë të mirë dentare. Mënyra më e mirë e veprimit është të kontaktoni dentistin për të trajtuar problemin nëse prishja ose infeksioni ka filluar tashmë. Sapo problemi të trajtohet, era e keqe e gojës do të largohet me kalimin e kohës.
Disa persona mund të humbasin dhëmbët ose nga dëmtimet ose sëmundjet e ndryshme dhe në disa raste të tjera ato do të duhet të nxirren. Për fat të mirë, ka disa teknika dhe mënyra për të zëvendësuar dhëmbët që mungojnë duke përfshirë këtu urat dentare, implantet dhe madje edhe protezat e pjesshme. Dhëmbët që mungojnë duhet të zëvendësohen për disa arsye që mund të jenë:
Dëmtimi ose çarja e dhëmbëve është një problem shumë i zakonshëm. Këto probleme mund të shkaktohen nga rënia ose nga kontakti fizik, veçanërisht te fëmijët. Marrja e kujdesit mjekësor të menjëhershëm për dhëmbët e thyer ose të dëmtuar është shumë e rëndësishme pasi disa nga indet e brendshme delikate të dhëmbit mund të ekspozohen nëse thyerja është mjaft e madhe. Në disa raste një rimeso ose një kurorë dentare mund të përdoret për të riparuar një dhëmb të copëtuar dhe për të rivendosur formën dhe funksionin e tij, në varësi të thyerjes dhe sasisë së strukturës së dhëmbit të humbur.
Dhëmbët e shtrembër janë një problem gjenetik që rezulton nga mënyra se si dhëmbët e rritur dalin në nofull gjatë adoleshencës. Në disa raste dhëmbët mund të dalin në një pozicion të pazakontë, duke i detyruar dhëmbët fqinjë të dalin jashtë vijës, ose nofulla mund të jetë shumë e ngushtë për t’i përshtatur të gjithë dhëmbët në shtrirjen e duhur.
Dhëmbët e shtrembër mund të shkaktojnë gjithashtu gërryerje të dhëmbëve dhë vështirësi gjatë pastrimit. Me kalimin e kohës, kjo mund të rrisë rrezikun e konsumimit të tyre, sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve dhe gjithashtu prishjes. Për të rregulluar dhëmbët e shtrembër, dentistët do të rekomandojnë procedura ortodontike si telat ose maskerinat transparente. Në rrethana ekstreme kur këto trajtime ortodontike nuk do ta bëjnë punën athëher kirurgjia e nofullës do të jetë e nevojshme.
Njollat kafe, të zeza ose dhe të verdha mund të bëhen shkak shqetësimi për shumë persona. Ky problem mund të nsosh për shumë arsye por më e zakonta është ngrënia dhe pirja e ushqimeve dhe pijeve me ngjyrë. Dhëmbët do të njollosen më shpejt nga çaji, kafeja, vera e kuqe, çokollata e zezë, manaferrat dhe zarzavatet e ndryshme. Ky problem mund të trajtohet në mënyrë efektive nga procedurat profesionale për zbardhjen e dhëmbëve.
Zakonisht, dhëmbët e verdhë nuk janë shkak për shqetësim dhe do të jetë vetëm një çështje kozmetike. Megjithatë, ato mund të jenë edhe shenjë prishjeje ose infeksioni dhe në këtë rast do të marrin ngjyrë të zezë ose kafe. Kur kjo ndodh, dhëmbi duhet të diagnostikohet dhe trajtohet nga një dentist, sepse duhet të identifikohet rrënja e problemit.
Zakonisht, njollat e bardha në dhëmbët tuaj do të formohen për arsye të ndryshme duke përfshirë:
Njollat e bardha që janë një problem kozmetik mund të trajtohen duke përdorur pasta që përmbajnë proteina, zbardhja e dhëmbëve, mbushjet dhe/ose fasetat dentare pa dëmtuar strukturën e dhëmbëve.
Disa nga problemet dentare që përmendëm më lart mund të trajtohen dhe parandalohen lehtësisht, por të tjerat mund të jenë më serioze dhe komplikacione mund të ndodhin kur ato neglizhohen. Mos harroni të mbani një rutinë të rregullt dentare, e cila zakonisht përfshin:
Kjo është për shkak se shumica e problemeve të mësipërme vijnë nga prishja e dhëmbëve ose infeksioni. Shumicën e kohës, larja me furçë dhe pastrimi me fill dentar mund t’i shmangë me sukses shumicën e problemeve. Disa ndryshime në stilin e jetës gjithashtu mund të ndihmojnë në shmangien e problemeve dentare, duke përfshirë:
Megjithatë, është e rëndësishme të dini se gjenetika mund të ndikojë gjithashtu në shëndetin tonë dentar. Për shembull, dhëmbët e shtrembër zakonisht trashëgohen. Gjenetika gjithashtu mund të rrisë probabilitetin tonë për të vuajtur nga problemet dhe përkeqësimi i shëndetit dhëmbëve. Forma jonë natyrale e dhëmbëve mund të na bëj gjithashtu më të prirur për të kërcitur dhëmbët.
Edhe pse ekzistojnë shumë masa parandaluese për të shmangur problemet dentare, ka raste kur ato janë të pashmangshme. Prandaj, vizitat e rregullta te dentisti janë thelbësore. Dentistët mund të identifikojnë zonat problematike shumë kohë para se ato të kenë ndikim serioz në shëndetin tuaj.
Rezervoni një konsultë me stafin e City Dental Clinic në Shqipëri sa më shpejt nëse përballeni me ndonjë nga këto probleme ose nëse dëshironi të merrni masa parandaluese. Gjatë kësaj konsulte do të bëhet një ekzaminim i plotë, pastrim dentar dhe, nëse është e nevojshme, do të hartohet një plan trajtimi për t’ju ndihmuar të menaxhoni çdo problem ekzistues dhe të parandaloni ato të ardhshme.