MË TË MIRËT PËR JU

City Dental Clinic është një nga klinikat më moderne në Shqipëri, e vendosur në qendër të Tiranës, vetëm 400 metra nga Sheshi Skënderbej. Klinika jonë ofron shërbime me profesionalitet të lartë në fushën e estetikës dentare, estetikës faciale, kirurgjisë orale -maksilo-faciale, implantologjisë së avancuar dhe ortodoncisë.

Objektivi ynë është i përqëndruar mbi shëndetin dhe bukurinë, falë një skuadre mjekësh profesionistë të specializuar në fusha të ndryshme të kirurgjisë dhe dentistrisë. Me qëllimin për të ju ofruar një shërbim të jashtëzakonshëm i kushtojmë rëndësi përditësimit profesional, si në njohuritë shkencore ashtu edhe në aparaturat e teknologjisë së fundit.

Stafi ynë ndjek vazhdimisht konferenca dhe kongrese shkencore, brenda dhe jashtë vendit, për tu njohur me protokollet bashkëkohore të trajtimeve stomatologjike. Ne mund të realizojmë për ju një plan trajtimi të personalizuar , i cili jo vetëm do ju plotësojë kërkesat , por edhe do të kalojë pritshmëritë tuaja.

Jemi një skuadër kompakte që bashkëpunon në mënyrë sinergjike për të dhënë gjithmonë maksimumin, si dhe për të ndërtuar strategjinë më të mirë të mundshme për shëndetin dhe bukurinë tuaj. Të gjitha rastet diskutohen në një skuadër të përbërë prej 4 mjekësh : Kirurgu Oral-Maksilo-Facial, Protezisti, Ortodonti dhe mjeku Anestezist-Reanimator. Të gjithë së bashku me eksperiencën tonë, mund të ju garantojmë një trajtim që do ju bëjë të buzëqeshni për të gjithë jetën.

Për të ju ofruar siguri dhe rehati maksimale praktikojmë Sedacionin Venoz Koshient, që është e vetmja mënyrë për të përballuar ndërhyrjet kirurgjikale pa frikë dhe ankth. Gjatë gjithë ndërhyrjes pacienti është i monitoruar nga mjeku specialist anestezist-reanimator. Nga sedacioni venoz nuk përfitojnë vetëm pacientët që vuajnë nga sëmundje shoqëruese (semundje të zemrës, hipertension, diabet, kriza të ankthit etj.), por i shërben të gjithë pacientëve për tu ndjerë totalisht të relaksuar gjatë manipulimeve dentare apo kirurgjikale.

Treguesit kryesorë të cilësisë së punës sonë janë kënaqësia dhe besimi i pacientëve , të cilët na motivojnë tashmë prej 10 vjetësh, për tu përmirësuar dhe për të dhënë më të mirën çdo ditë. Ju jeni inspirimi ynë!

STAFI YNË