Çdo klinikë dentare garanton cilësi, ndaj sigurohuni që të zgjidhni atë të duhurën!

Gjithnjë e më shumë njerëz po zgjedhin t’ia besojnë kujdesin e tyre shëndetësor dentar klinikave jashtë vendit. Vendet e Ballkanit, si Shqipëria, kanë çmime shumë më të përballueshme, gjë që luan një rol vendimtar në procesin e zgjedhjes së një klinike dentare për nevojat tuaja. Duke pasur parasysh leverdinë financiare, planifikimi i procedurave tuaja dentare jashtë vendit është një zgjedhje e arsyeshme. Megjithatë, ka disa gjëra që duhet të keni parasysh në mënyrë që të zgjidhni klinikën e duhur!

Pi7 Image dfdfdf

Si është e mundur të kombinohet cilësia me çmimet e arsyeshme?

Çmimi nuk është i vetmi faktor që duhet të merrni në konsideratë kur zgjidhni klinikën tuaj dentare. Shumica e klinikave me kosto të ulët nuk ju garantojnë cilësi dhe rezultate të shkëlqyera. Jemi dëshmitarë të përhapjes së popullaritetit të klinikave “low-cost” ku çmimet e ulëta lidhen me punën jo cilësore, duke sjellë përfundimisht dëme në shëndetin e pacientëve. Megjithatë, ka klinika dentare të cilat, pavarësisht se kanë çmime të përballueshme, kanë prioritet cilësinë, sigurinë dhe profesionalizmin.

Normalisht mund të pyesni veten si është e mundur që të kombinohet cilësia me çmimet e arsyeshme. Përgjigja qëndron në natyrën e çmimit. Klinikat serioze dhe të besueshme arrijnë të ofrojnë çmime të favorshme sepse vendi i tyre ka një regjim tjetër tatimor. Një barrë më e ulët tatimore dhe një kosto më e ulët jetese u lejon atyre të mundësojnë shërbime me çmime deri në 50% më të ulëta se çdo klinikë në Itali. Kështu, këto klinika janë në gjendje të ofrojnë trajtim cilësor me çmime të leverdisshme pa rrezikuar cilësinë.

Si mund të dallojmë një klinikë dentare të cilësisë së dobët?

Një mënyrë për të shmangur mashtrimet është të kuptoni mekanizmin që qëndron pas këtyre ofertave “të mrekullueshme”. Shenja e parë dalluese janë klinikat që i kushtojnë shumë vëmendje aspektit turistik të paketave të tyre dentare, vendeve për t’u vizituar dhe aktiviteteve argëtuese. Zakonisht, këto klinika ofrojnë shërbime dhe kujdes minimal, pasi mjeti i tyre kryesor për të tërhequr klientët është reklamimi i përfitimeve turistike të vendit të tyre.

Mos harroni se turizmi dentar nuk do të thotë të shkoni me pushime dhe ndërkohë të punoni dhëmbët, por e kundërta, të rregulloni dhëmbët dhe në kohën e lirë të shijoni qytetin. Ndonëse disa ndërhyrje mund të kenë një kohëzgjatje të shkurtër, po flasim për operacione dhe procedura dentare që kërkojnë orë të tëra kujdesi dhe disa vizita kontrolli.

female dentist holding tooth model

Si mund të zgjedh klinikën e duhur dentare?

Për të zgjedhur një klinikë dentare të besueshme dhe profesionale, merrni parasysh elementet e përmendura më poshtë:

Pajisjet që përdorin

Sigurohuni që klinika juaj të jetë e pajisur me apraturat më të fundit dhe materiale të certifikuara, si për shembull guida kompjuterike për implantet dentare, anestezi venoze etj. Sigurohuni që këto ndërhyrje të kryhen nga një personel mjekësor i specializuar. Pyesni për llojin e materialeve që përdorin dhe bëni kërkimet tuaja.

Vlerësimet e klientëve të tyre

Mënyra më e mirë për t’u ndjerë të sigurt për klinikën që po zgjidhni është të shikoni se çfarë mendojnë pacientët e tyre për ta. Ju mund të lexoni lehtësisht komentet dhe dëshmitë e klientëve të tyre në faqen e internetit të klinikës ose në rrjetet e tyre të mediave sociale.

Kontaktoni klinikën

Mos hezitoni të kontaktoni klinikën dentare që po mendoni të zgjidhni. Pyesni për procedurën që ju nevojitet, hapat dhe kohën e rikuperimit, materialet dhe pajisjet që përdorin, stafin që do t’ju trajtojë, etj. Për më tepër, mund të mësoni shumë për klinikën nga shërbimi i tyre ndaj klientit dhe stafi mjekësor.

Zgjidhni një klinikë e cila gjithashtu ofron mundësi të shkëlqyera argëtimi, vizita turistike dhe atraksione turistike. Fundja, pse të mos zgjidhni një vend ku mund të shijoni kohën tuaj të lirë. Shqipëria ofron të gjitha llojet e turizmit, nga monumentet historike deri te plazhet e bukura dhe terrenet malore. Zgjedhja e klinikës dentare të duhur në Shqipëri do të pasurojë udhëtimin tuaj duke siguruar shërbime elitare të kujdesit dentar me çmime të përballueshme!

City Dental Clinic është lider në fushën e turizmit dentar në Shqipëri. Ata ofrojnë komoditet të kombinuar me cilësi dhe profesionalizëm për garantimin e rezultateve të shkëlqyera! Nëse jeni duke kërkuar për një klinikë dentare në Tiranë, ju rekomandojmë të shikoni dëshmitë e mbi 3100 pacientëve të kënaqur nga shërbimi i City Dental Clinic dhe të beni zgjedhjen e duhur!

 

rgrgrg

Cilat janë avantazhet e paketeva dentare nga City Dental Clinic në Shqipëri?

  • Çmime të shkëlqyera. Kurseni 50%, duke ruajtur 100% të cilësisë.
  • Klinikë, mjekë dhe materiale të certifikuara ndërkombëtarisht.
  • Instrumentet dhe aparaturat e gjeneratës së fundit me guidë kompjuterike për implantet dentare.
  • Transporti, akomodimi dhe asistenca mjekësore falas.
  • Garanci me shkrim për të gjitha trajtimet dhe shërbimet e kujdesit dentar.
  • Ndërhyrje duke përdorur anestezi venoze koshiente për procedura pa dhimbje dhe pa frikë.
  • Përkthyes dhe interpret. Kujdes ndaj klientit dhe asistencë të vazhdueshme.

Tabela Përmbledhëse