Vetëm ideja se duhet të rregulloni dhëmbët ju bën të dridheni nga frika? Më mirë do të duronit dhimbjen e një dhëmbi sesa të hyni në zyrën e dentistit? Epo nuk jeni vetëm. Shumë njerëz kanë frikë të shkojnë te dentisti dhe për rrjedhojë, ata nuk kërkojnë trajtimin që u nevojitet. Për njerëzit që i shmangin vizitat te dentisti sikur të ishin murtaja, anestezia qetësuese është zgjidhja e duhur për t’ju lehtësuar nga ankthi dhe frika.
Në stomatologji, ilaçe të ndryshme përdoren për të ndihmuar pacientët të pushojnë gjatë procedurave dentare. Pacientët zakonisht janë zgjuar, me përjashtim të atyre që janë nën anestezi të përgjithshme. Qetësuesit mund të përdoren për çdo trajtim, nga procedurat invazive deri te pastrimet e thjeshta të dhëmbëve. Përdorimi i tyre varet nga niveli i frikës tek pacienti.
Nivelet e intesitetit të qetësuesve vijojnë si më poshtë:
Anestezia venoze koshiente është një procedurë gjatë së cilës pacientët marrin anksiolitikë intravenozë (për ankthin e tyre) dhe analgjezikë (për dhimbje, të vjella, antibiotikë, kortizon ose barna antialergjike sipas nevojës). Më pas, pacienti ndihet plotësisht i relaksuar, ankthi i tij zhduket, ideja se po i nënshtrohet trajtimit dentar zbehet dhe reflekset e të vjellave reduktohen ndjeshëm. Reflekset e frymëmarrjes dhe vetëdija nuk largohen, por pacienti do të jetë i përgjumur dhe do të kujtojë shumë pak momente nga seanca deri në fund të trajtimit. Funksionet vitale dhe reflekset ruhen gjatë kësaj procedure, por mjeku përdor një monitor për të kontrolluar të gjitha shenjat vitale për të garantuar siguri maksimale.
Anestezia venoze koshiente është një alternativë e shkëlqyeshme për njerëzit që kanë frikë ose ankth nga vizitat te dentisti. Anestezia venoze koshiente mund të jetë gjithashtu e përshtatshme për individët që kanë një tolerancë të ulët dhimbjeje, nuk mund të qëndrojnë të qetë në karrigen e dentistit, kanë dhëmbë shumë të ndjeshëm ose reflekse të forta të të vjellave. Po ashtu, anestezia vlen për njerëzit që duhet të kryejnë shumë trajtime dentare. Fëmijëve mund t’u jepet një qetësues nëse ata kanë frikë të shkojnë te dentisti ose refuzojnë të bashkëpunojnë gjatë vizitës.
Kini parasysh këshillat e mëposhtme përpara se të kërkoni anestezi venoze koshiente në takimin tuaj të ardhshëm me dentistin:
Pas përfundimit të trajtimit ndiqni këto hapa:
Për 12 orët e ardhshme:
Nëse keni ndonjë problem mund të telefononi në çdo orë në numrin tonë të klinikës. Gjithmonë do të gjeni staf në dispozicion për t’ju ndihmuar dhe për t’iu përgjigjur çdo urgjence.
Anestezia venoze koshiente është plotësisht e sigurt kur administrohet nga një dentist me përvojë. Megjithatë, njerëzit që janë mbipeshë ose që kanë apnea të gjumit duhet të konsultohen me një mjek përpara se të marrin qetësues. Kjo për shkak se shanset për të zhvilluar komplikime nga anestezia janë më të larta për këta persona.
Është e rëndësishme të siguroheni që dentisti juaj të jetë i trajnuar dhe i kualifikuar për të administruar llojin e qetësuesit që do të merrni. Në City Dental Clinic, dentistët tanë të kualifikuar do të shqyrtojnë historinë tuaj mjekësore përpara se të vazhdojnë me anestezinë venoze koshiente. Ata do t’ju pyesin për çdo medikament që po merrni aktualisht për të përcaktuar nëse jeni i përshtatshëm për anestezinë venoze koshiente. Gjithçka do të bëhet në përputhje me dozat e rekomanduara nga FDA.
Kjo teknikë është jashtëzakonisht e sigurt në City Dental Clinic, pasi ne punojmë me një nga anesteziologët dhe reanimatorët më të mirë të Spitalin Universitar Nënë Tereza. Procedurat e anestezisë venoze koshiente trajtohen gjithmonë me kujdes ekstrem, duke ndjekur të gjitha masat dhe udhëzimet e nevojshme. Stafi ynë do të sigurohet që të kryejë të gjitha procedurat përgatitore në mënyrë që pacientëve tanë t’ju garantohet një trajtim i sigurt dhe pa dhimbje.