Pse Njerëzit Preferojnë Turizmin Dentar në Shqipëri?

Keni nevojë për një trajtim mjekësor, dentar apo estetik? Megjithatë, jeni duke u stepur nga kostot e larta? Atëherë turizmi dentar është një zgjidhje e përshtatshme për ju. Ju mund të shmangni çdo shqetësim dentar ose kozmetik dhe të rregulloni imazhin e fytyrës tuaj si dhe besimin tuaj. Në ditët e sotme, është bërë gjithnjë e më popullore që pacientët dentarë të kërkojnë trajtim dentar ose kozmetik jashtë vendit. Për më tepër, fenomeni i turizmit dentar në Shqipëri është një alternativë gjerësisht e njohur, jo vetëm për çmimet e përballueshme dhe cilësinë e shkëlqyer të trajtimeve dentare, por edhe sepse është një vend mahnites.

Kërkimi i trajtimit dentar jashtë vendit mund të ofrojë kursime të pacientit deri në 60% të çmimit fillestar. Përveç kësaj, kujdesi dentar që ofrohet është i nivelit më të lartë dhe madje më i mirë se ai që ofrohet në vendin tuaj. Megjithatë, e vetmja arsye pse këto çmime janë më të ulëta është për shkak të kostos më të ulët të jetesës si dhe për shkak të pagave mesatare.

dental tourism

Çfarë është Turizmi Dentar?

Turizmi dentar është zgjidhja më e madhe, e cila deri tani ofrohet me shumë sukses. Për shkak të rritjes së çmimeve në fushën e stomatologjisë, është rritur nevoja për trajtime të përballueshme të kujdesit dentar. Prandaj, trajtimi dentar jashtë vendit ju ofron çmime të ulëta dhe kjo është arsyeja më thelbësore pse njerëzit kalojnë kufirin çdo vit për të përfunduar këtë lloj trajtimi.

Nga ana tjetër, Shqipëria është një vend i njohur gjerësisht për paketat e turizmit dentar me përfitime të jashtëzakonshme si dhe trajtime të suksesshme dentare.

Stomatologët shqiptarë mund të përballojnë çdo lloj trajtimi kompleks dentar me komoditetin maksimal brenda një harku kohor shumë të shkurtër. Klinikat dentare në Shqipëri, ju garantojnë një cilësi të konsiderueshme trajtimesh së bashku me një kosto të reduktuar, në krahasim me vendin tuaj.

Kërkesat e turizmit dentar janë shtuar shumë keto vitet e fundit, me disa stomatologë që ofrojnë shërbime dentare si dhe prirje të parashikuara nga profesionistët që përfshijnë kritere të shumta siç janë: vizitat e shumta. Kjo gjë i detyron stomatologët të bëjnë përpjekje për të rritur të ardhurat e tyre, pasi zbulojnë potencial të jashtëzakonshëm në udhëtimet dentare. Për më tepër, klinikat dentare konkurrojnë me oferta dhe paketa tërheqëse për të joshur të njëjtët pacientë, gjë që mund të çojë në një betejë çmimesh.

Dental Tourism

Çfarë Duhet të Dini për Turizmin Dentar në Shqipëri

Secili person përpiqet të ruajë shëndetin e tij në nivelin më të lartë dhe në të njëjtën kohë të përjetojë kohën më interesante të mundur – dhe siç e dini Shqipëria është vendi më i përshtatshëm për ta realizuar këtë. Bukuritë natyrore të jashtëzakonshme dhe mahnitëse do t’ju lënë pa fjalë dhe në të njëjtën kohë do t’ju sigurojnë kohën më të pabesueshme që mund të kaloni. Siç mund ta zbuloni, ju mund të kaloni kohën më interestante dhe gjithashtu të përfundoni trajtimet më të mira dentare dhe orale në Shqipëri.

Është e sigurt që të gjithë janë të vetëdijshëm për numrin e shtuar të turistëve që ka Shqipëria. Kjo ndodh për shkak të cilësisë së mahnitshme të shëndetit të dhëmbëve. Klinikat dentare në Shqipëri ju garantojnë shërbimet më të mira dentare si dhe çmimet më të përballueshme kur bëhet fjalë për trajtimet e kujdesit dentar.

Ju mund të vizitoni Shqipërinë dhe të përjetoni cilësinë e klinikave dentare dhe stafin e profesionalizuar dhe të trajnuar mirë që ofron një shëndet oral jo të zakonshëm me rezultatet më befasuese. Sigurohuni që të identifikoni atë që është më e mira për ju dhe mos e humbni mundësinë për ta fituar atë.

Akomodimi Juaj

Klinikat dentare në Shqipëri, marrin përsipër transportin tuaj nga aeroporti në klinikën dentare ose hotel. Për më tepër, zyrat dentare në Shqipëri ofrojnë gjithashtu akomodim dhe zgjedhin një dhomë që i përshtatet të gjitha nevojave dhe kërkesave tuaja personale si dhe të shoqëruesit / shoqërueses tuaj.

Në këtë mënyrë, ju mund të përfitoni nga mundësia e relaksimit të qetë pa menduar për hapin tjetër, si dhe të qetësoni mendjen dhe të pushoni përpara se të vazhdoni procesin e shërbimeve dentare ose çdo gjë tjetër që duhet të përfundoni.

dental work

Arsyet Pse Duhet të Merrni Parasysh Turizmin Dentar në Shqipëri

Ne do të rendisim disa arsye që mund t’ju bindin të mendoni për turizmin dentar në Shqipëri.

  • Stomatologët në Shqipëri janë shumë të trajnuar dhe të kualifikuar.
  • Shumica e stomatologëve shqiptarë ose kanë qenë të arsimuar ose kanë përvojë të mëparshme pune jashtë vendit.
  • Kujdesi dentar që përfitoni në Shqipëri është në të njëjtin nivel apo edhe në nivel më të lartë, krahasuar me atë të vendit tuaj.
  • Shqipëria nuk ka kufizime udhëtimi për të hyrë në shtet.
  • Trajtimet dentare që ofrohen në Shqipëri ofrojnë mundësinë për të kursyer një vlerë të madhe parash (mund të kurseni deri në 60% të shpenzimeve tuaja të paramenduara).
  • Cilësia e veglave, materialeve dhe pajisjeve plotëson të gjitha Standardet Evropiane.
  • Do t’ju jepet një garanci me shkrim e cila do të tregojë qartë kohëzgjatjen e duhur të trajtimeve tuaja dentare.
  • Linjat ajrore në Shqipëri janë tepër komode dhe me reputacion te mire.
  • Shqipëria është një vend i sigurt i cili ka përqindje të ulët të incidencës së krimit në rrugë.
  • Njerëzit në Shqipëri janë mikpritës, miqësorë dhe bujarë me çdo të huaj që takojnë.
  • Klinikat dentare punojnë me profesionalizëm dhe seriozitet për çdo trajtim të kujdesit dentar.
  • Klinikat dentare në Shqipëri zakonisht krijojnë një marrëdhënie të ngushtë dhe respektuese me çdo pacient në veçanti.
  • Shqipëria është një vend i lirë që të jep mundësinë të vizitosh disa vende të ndryshme.
  • Shqipëria, siç njihet gjerësisht, është një nga vendet që ka me diell në Evropë, duke pasur diell mbi 300 ditë në vit.
  • Shqipëria njihet si perla e Ballkanit dhe është një destinacion shumë i preferuar turistik.
  • Mund të ndiqni disa sporte, si ecje, ski, kalërim, si dhe madje të bëni sporte ujore ose të vizitoni vende luksoze dhe të qeta ku mund të pushoni dhe qetësoheni.
  • Në Shqipëri ka plot kështjella, muze dhe atraksione të tjera kulturore që mund t’i vizitoni në kohën tuaj të lirë.
  • Stomatologët në Shqipëri komunikojnë lehtësisht në Anglisht, Italisht, Gjermanisht, Turqisht dhe kështu me radhë.

Siç mund ta shihni, ka shumë arsye që mund t’ju bindin të vizitoni Shqipërinë dhe gjithashtu të përfundoni trajtimet tuaja të shëndetit oral. Pas përfundimit të trajtimeve tuaja, në kohën e rikuperimit mund të vizitoni një numër të madh vendesh të ndryshme dhe të bëni gjëra të mrekullueshme. Nga ana tjetër, nëse dëshironi mund të ktheheni në shtëpi pasi të keni përfunduar të gjitha procedurat tuaja dentare.

dental insurance coverage and cost getty creative

Përfundimi

Përzgjedhja e vendit më të përshtatshëm për trajtimet tuaja dentare mund të jetë një procedurë vërtet e vështirë. Megjithatë, është shumë e vështirë të besosh verbërisht në një klinikë dentare të huaj pa bërë kërkimin e duhur. Kjo është arsyeja pse ne u përpoqëm të jemi sa më transparentë me ju.

Përpara se të merrni një vendim përfundimtar për trajtimin tuaj dentar në Shqipëri, pse të mos kontaktoni klinikën tonë për informacione të mëtejshme? 

Kontaktoni me ne, tani!

Tabela Përmbledhëse