Ndërhyrjet e kompjuterizuara po bëhen gjithnjë e më të njohura dhe përparimi teknologjik ka sjellë sukses të madh në fushën mjekësore, veçanërisht kur bëhet fjalë për teknologjinë dentare. Saktësia dhe besueshmëria e ndërhyrjeve të kryera me këtë teknikë janë në fakt shumë më të larta se sa me teknikat tradicionale dhe për këtë arsye klinikat vërtet profesionale e kanë bërë implantologjinë me guidë të kompjuterizuar standard metodologjik për ndërhyrjet dentare.
Si fillim le të kuptojmë se çfarë do të thotë ndërhyrje me guidë të kompjuterizuar. Termi përshkruan një grup procedurash për planifikimin, parashikimin dhe mbështetjen e procedurave kirurgjikale të ofruara nga një “software” apo program kompjuterik.
Ky program ju lejon të planifikoni deri në detaje vendosjen e implanteve dentare. Ekzistojnë tre faza kryesore të këtij procesi. Si fillim, realizohet marrja e skanimeve CT 3D të dhëmbëve të pacientit. Imazhet 3D i dërgohen një programi kompjuterik që planifikon implantin dentar duke marrë parasysh masën kockore të pacientit. Më pas, merret forma dixhitale e harkut dentar të pacientit. Më vonë, krijohet një ilustrim dixhital i formës dhe pozicionit të ri të dhëmbit. Në fund, realizohet krijimi i një shablloni. Ky shabllon do të vendoset në mënyrë intraoperative, duke lejuar që të kryhet pozicionimi i implanteve të përpunuara në varësi të guidës kompjuterike pa përdorimin e bisturisë.
Implantologjia me guidë të kompjuterizuar sjell një mori përfitimesh.
Si fillim, shkalla e saktësisë së vendosjes së implanteve është jashtëzakonisht e lartë. Ky nivel saktësie nuk do të ishte i mundur duke përdorur metoda tradicionale të implantologjisë. Ky lloj precizioni sjell më pak dhimbje, ngjitje më të mirë, rehati maksimale, qëndrueshmëri më të gjatë dhe përtypje optimale. Sa më mirë që implantet të riprodhojnë pozicionin natyral të dhëmbëve, aq më shumë cilësi garantojnë ato.
Planifikimi i ndërhyrjeve deri në detaje përmes programeve kompjuterike të implantologjisë me guidë të kompjuterizuar garanton gjithashtu një rehabilitim shumë më të shpejtë. Ju do të ndiheni sikur po përdorni dhëmbët tuaj natyralë në një kohë të shkurtër. Sidomos në rastin e pacientëve me reduktim kockor, kjo lloj teknologjie mund të sigurojë restaurimin e dhëmbëve edhe në rast të humbjes së tyre pas periodontitit akut ose volumit të ulët kockor.
Avantazhi kryesor për të gjithë pacientët janë ndërhyrjet invazive minimale. Sidomos për pacientët që kanë një sasi të madhe kockash dhe mishrash, kjo metodë kirurgjikale i lejon dentistët të bëjnë ndërhyrje pa prerë indet e pacientit! Pacienti nuk do të ketë nevojë për asnjë qepje. Ky është një avantazh thelbësor veçanërisht në rastin e pacientëve kardiopatikë dhe diabetikë, pasi implantologjia me guidë të kompjuterizuar nuk shkakton gjakderdhje! Ndërhyrjet invazive minimale padyshim kanë një sërë efektesh pozitive për të gjithë, duke filluar me një kohë më të shkurtër shërimi. Me implantologjinë me guidë të kompjuterizuar nuk do të keni ënjtje apo dhimbje, madje ekziston mundësia për të vendosur protezën përfundimtare në 24/72 orë.
Efektive për të gjithë pacientët dhe thelbësore për personat me kushte më komplekse mjekësore si periodontiti akut, sëmundjet e zemrës apo diabeti, implantologjia me guidë të kompjuterizuar në Shqipëri është një garanci sigurie dhe cilësie. Për këtë arsye, nëse po mendoni të bëni një operacion për implante dentare, City Dental Clinic do t’ju ofrojë metodat më të fundit të disponueshme të implantologjisë me guidë të kompjuterizuar, për rezultate të sakta me një përfundim natyral.
City Dental Clinic punon sipas standardeve më të fundit të cilësisë. Ne kemi vendosur të fokusohemi në garantimin e cilësisë së shërbimeve dentare. Suksesi i ndërhyrjeve tona dëshmohet nga mijëra vlerësime të pacientëve tanë në faqen tonë të internetit dhe mediat sociale. Për të arritur këtë standard cilësie, me kalimin e viteve ne kemi testuar dhe perfeksionuar metoda që na lejojnë të ndërhyjmë te pacientët duke u ofruar atyre shërbime dhe rezultate përfundimtare të përshtatura për kërkesat dhe nevojat e tyre.