Turizmi dentar është një temë shumë e përhapur vitet e fundit, pasi është një alternativë lehtësisht e aksesueshme për kujdesin dentar në Evropë. Destinacionet më të njohura për turizmin dentar në Evropë janë Kroacia dhe Shqipëria. Nuk është për t’u habitur që shumë pyesin nëse është më lirë të bësh dhëmbët në Kroaci apo Shqipëri. Përgjigja e shkurtër është se Shqipëria kushton më pak, duke garantuar kursime të konsiderueshme në krahasim me vendet e tjera evropiane pa asnjë humbje në cilësi.
Është logjike që ata të cilët vendosin t’i drejtohen turizmit dentar shpresojnë për kursime maksimale. Në këtë artikull do t’ju shpjegojmë se pse një trajtim me kosto të ulët nuk do të thotë kujdes dentar joefektiv ose i pasigurt, dhe sesi Shqipëria arrin të ofrojë më të mirën e të dy botëve.
Kostoja e ulët e implanteve dentare në Shqipëri dhe Kroaci mund të shpjegohet me taksat e ulëta dhe koston e ulët të jetesës dhe materialeve në këto vende. Megjithatë, fakti se kujdesi dentar është më i lirë në Kroaci apo Shqipëri është vetëm elementi i parë që ju duhet të merrni në konsideratë kur zgjidhni një klinikë. Ka disa klinika dentare që ofrojnë paketa reale të cilat përfshijnë bileta ajrore, akomodim, guida turistike dhe trajtime dentare cilësore.
Por si mund të zgjidhni midis këtyre dy vendeve që janë kthyer në pikë referimi për të gjitha shërbimet e turizmit dentar? Ja disa nga arsyet pse Shqipëria është zgjedhja më e mirë për turizmin dentar.
Kroacia ka qenë dikur një destinacion kryesor për turizmin dentar, por vitet e fundit Shqipëria ka krijuar një avantazh të rëndësishëm duke tërhequr një numër të pafundmë klientësh. Arsyeja është se Shqipëria, ashtu si Kroacia, ofron shërbim cilësor dentar dhe mundësinë për të vizituar një vend me bukuri të jashtëzakonshme, si në aspektin e natyrës, artit dhe kulturës.
Shqipëria është ndoshta një nga vendet më të paeksploruara në Evropë. Nga veriu në jug, nga lindja në perëndim, do të gjeni male të mbuluara me borë, liqene, lumenj të egër, ishuj, plazhe me rërë dhe vija bregdetare e pamje mahnitëse. Ka qindra kështjella dhe kala në të gjithë vendin, së bashku me qytete të lashta prej guri, vende fetare, amfiteatro dhe akropole. Ndërsa merrni kujdesin e merituar dentar, ju gjithashtu mund të eksploroni dhe krijoni kujtime të reja në një vend aventurier si Shqipëria.
Shumë klinika dentare në Shqipëri, si për shembul klinika e mirënjohur City Dental Clinic, përdorin teknologjinë më të fundit dhe plotësojnë të gjitha standardet evropiane për të garantuar sigurinë e pacientit. Klinikat në Shqipëri jane përpjekur që në fillim të fokusohen në këto karakteristika, duke lejuar kështu uljen e mëtejshme të çmimit të kujdesit dentar pa sakrifikuar cilësinë e shërbimeve.
Arsyeja për kostot e ulëta janë taksat më të ulëta. Nëse po pyesni veten nëse është më lirë të punoni dhëmbët tuaj në Kroaci apo Shqipëri, mund t’ju garantojmë se Shqipëria është më e leverdisshme. Ka shumë arsye për të zgjedhur turizmin dentar në Shqipëri, duke filluar që nga çmimet konkuruese e deri tek cilësia e shkëlqyer e materialeve të përdorura.
Një faktor i rëndësishëm që duhet marrë parasysh është profesionalizmi i stomatologëve shqiptarë, ku çdo ekspert ka një përvojë shumëvjeçare në këtë fushë. Përveç kësaj, shumë prej tyre janë trajnuar dhe kualifikuar në Itali, Gjermani ose SHBA. Të tjerë kanë studiuar në Shqipëri dhe kanë plotësuar shkollimin me përvojë shtesë jashtë vendit. Ata janë të përditësuar me teknologjinë dhe zhvillimet më të fundit dentare dhe klinikat e tyre janë të pajisura me pajisjet e gjeneratës së fundit.
Plani i trajtimit dentar që do të zgjidhni duhet shqyrtuar po ashtu. Klinikat dentare shqiptare kanë qenë gjithmonë shumë transparente në këtë drejtim. Planet e trajtimit të dhëmbëve që ato ofrojnë janë gjithmonë të qarta dhe të detajuara. Kjo do të thotë që pacienti ka të gjithë informacionin e nevojshëm rreth trajtimit dentar që do kryhet, materialeve të përdorura, çmimeve dhe kohëzgjatjen e trajtimit.
Së fundi, një aspekt tjetër që nuk duhet nënvlerësuar është fakti që në klinikat dentare në Shqipëri do të gjeni në një staf që zotëron diss gjuhë të huaja, si anglishtja dhe italishtja, në mënyrë perfekte. Mund të jeni të sigurt se ata do t’ju japin lehtësisht përgjigje për çdo pyetje që mund të keni, duke e bërë komunikimin me ju sa më të lehtë.