Ende nuk jeni të sigurt nëse jeni kandidati i duhur për implantet pterigoid? A mund të jenë implantet pterigoid zgjidhja e duhur për ju? Kontaktoni me stafin e City Dental Clinic dhe planifikoni një konsultë online me dentistët tanë të kualifikuar, për të mësuar më shumë rreth procedurës së implantimit pterigoid në Shqipëri.
Ne punojmë me pasion për t’u ofruar pacientëve tanë të gjitha zgjidhjet e mundshme për të pasur një buzëqeshje të re me dhëmbë të palëvizshëm. Ne ju ndihmojmë të vendosni implante dentare dhe të përfitoni një rezultat tërheqës dhe natyral. Klinika jonë mund të ndihmojë të gjithë pacientët që kanë mungesë dhëmbësh dhe kërkojnë proteza fikse mbi implante por që vuajnë nga mungesa e kockës në nofullën e sipërme dhe si pasojë nuk mund të jenë kandidatë të përshtatshëm për implantet dentare tradicionale.
Klinika jonë është ndër të paktat klinika dentare në Shqipëri që ofron këtë lloj procedure inovative të vendosjes së implanteve në këtë regjion anatomik delikat . Vendosja e implanteve pterigoid kërkon një kirurg me shumë përvojë kirurgjikale si dhe trajnime shtesë në fushën e implantologjisë së nofullave atrofike(nofullat me mungesë të kockës). Për këtë arsye, City Dental Clinic është vendi më i përshtatshëm për ju, pasi kirurgu ynë ka njohuri pasuniversitare në vendosjen e Implanteve Pterigoid dhe Zigomatik duke qenë se ka kryer një Master Shkencor në Universitetin e mirënjohuir të Pisa, në Itali. Tani mund t’i besoni klinikës sonë udhëheqëse në fushën e implantologjisë! Ne përdorim pajisje moderne, si dhe teknikat më të avancuara dhe inovative të cilat ju sigurojnë një rezultat të padiskutueshëm.
Kur një pacient diagnostikohet me nofulla atrofike (nofulla që kanë mungesë të kockës), nuk mund të vendosen implante dentare tradicionale. Në këto kushte për të pasur dhëmbë fiks përdoren implantet pterigoid. Edhe nëse një implantolog do të përpiqej të vendoste implantin dentar tradicional në mungesë të volumit të duhur të kockës, atëherë me shumë mundësi implanti nuk do fitonte stabilitetin primar dhe më pas do të dështonte.
Disavantazhi kryesor i implanteve pterigoid është se kirurgu nuk ka asnjë pikë orientuese që e ndihmon në pozicionimin tre dimensional , prandaj në botë njihet si “kirurgjia e verbër”. Kirurgu duhet të njohë në mënyrë perfekte anatominë dhe është e detyrueshme që të ketë shumë përvojë dhe trajnim në këtë fushë të implantologjisë për të pasur sukses dhe për të shmangur komplikacionet.
Pothuajse çdo pacient mund të zevëndësojë dhëmbët e humbur me proteza totale të lëvizshme ose me proteza të pjesshme dentare, por implantet dentare janë zgjidhja më e përshtatshme dhe afatgjatë për dhëmbët që ju mungojnë. Në këtë mënyrë ju menjanoni edhe protezat që ju lëvizin gjatë ngrënies apo ju bien gjatë të folurit me miqtë tuaj. Implanti dentar tradicional vendoset në pozicion të drejtë në kockën e nofullës, ndërsa implanti pterigoid vendoset në mënyrë të pjerrët nga kocka e nofullës drejt kockës sfenoidale. Rezultati përfundimtar do të jetë një buzëqeshje e re, e shndritshme, tërheqëse dhe vezulluese– pavarësisht nga vështirësitë e kaluara që kanë ndodhur me humbjen e masës kockore.
Implanti pterigoid kalon përmes tre kockave (kocka e nofullës, kocka e qiellzës dhe kocka sfenoidale) të cilat ndodhen në zonën pas dhëmballës së sipërme të pjekurisë. Kocka e qiellzës dhe kocka sfenoidale nuk i nënshtrohen proçesit të humbjes kockore siç bën kocka e nofullës, kështu që ky regjion anatomik është gjithmonë një mundësi për të vendosur një implant dentar te pacientët që vuajnë nga humbje kockore në nofullën e sipërme.
Për më tepër, implantet pterigoid janë të veçantë dhe unikë për gjatësinë e tyre, sepse ata janë shumë më të gjatë se implantet konvencionalë. Implantet pterigoide kanë një gjatësi 15 deri 25 mm, një gjatësi kjo e për të siguruar një stabilitet të përshtatshëm në kockë.
Një implant dentar për të arritur osteointegrimin (lidhjen me kockën) dhe për të funksionuar për një kohë të gjatë ka nevojë për qëndrueshmëri primare të lartë në momentin e vendosjes, e cila arrihet duke filetuar implantin në kocka me densitet të lartë.
Kocka në pjesën e pasme të nofullës së sipërme ka një cilësi dhe densitet të ulët duke e bërë vend jo të pëlqyer për vendosjen e implanteve tradicionale. Implanti pterigoid merr fillimin në këtë kockë të dobët por e rrit stabilitetin e tij kur kalon nëpër kockën palatinale dhe sfenoidale duke i ofruar këtij implanti osteointegrimin, funksionin dhe njëkohësisht mundësinë që pacientit ti vendosen direkt pas ndërhyrjes dhëmbë provizorë fiks mbi implante.
Hapi i parë është vlerësimi nga kirurgu jonë i densitetit dhe vëllimit të kockave që keni me anë të një skaneri 3D. Nga ky skaner laboratori ynë riprodhon nofullën tuaj në një model plastik (modeli stereolitografik) nga i cili ne marrim të dhëna më të detajuara për anatominë dhe mbi këtë model planifikojmë saktësisht pozicionin e implantit.
Këto implante vendosen me anestezi lokale dhe gjatë gjithë kohës ju do të jeni të relaksuar dhe të përgjumur, nga sedacioni koshient që do ju bëj një mjek anestezist i cili do kujdeset për ju gjatë gjithë interventit. Klinika jonë ndjek një protokoll shumë të shpëjtë i cili zgjat 5 minuta për implantin pterigoid. Kjo është një mënyrë më e sigurt në krahasim me çdo protokoll tjetër dentar në mbarë botën.
Procedura është pa dhimbje dhe ndonjëherë ajo mund të bëhet tërësisht pa kirugji me anë të një guide kirurgjikale e cila orienton kirurgun në pregatitjen e tunelit implantar pa berë asnjë prerje në gojën tuaj. Për këtë arsye, duhet të kontaktoni kirurgët tanë, të cilët kanë një përvojë të gjerë, për të vlerësuar gjendjen tuaj përpara se të filloni këtë lloj procedure dentare.
Implantet Dentare Pterigoid ofrojnë shumë përfitime për pacientët. Këto përfitime përfshijnë:
Në shumicën e rasteve, implantet pterigoid do të zëvendësojnë përgjithmonë dhëmbët që ju mungojnë. Përveç faktit që do të jeni më të sigurt në vetvete, do të jeni në gjendje të përtypni çdo ushqim ashtu siç do të bënit me dhëmbët tuaj natyralë. Për një numër të madh pacientësh, implantet pterigoid ndryshojnë jetën e tyre.
Shtimi artificial i kockës ka qenë një vendim i zakonshëm për pacientët që përjetojnë një humbje të rëndë kockore. Shtimet në lartësi dhe gjerësi i kockave, janë procedura shumë të vështira të cilat jo gjithmonë i arrijnë qëllimet e ndërhyrjes. Zakonisht, për të pasur një shtim kockor më të suksesshëm, kirurgu duhet të përdorë vet kockën suaj, duke e marrë atë nga një vend tjetër i trupit tuaj dhe duke e vendosur në nofullën ku mungon. Por kjo ndërhyrje do ishte edhe më e vështirë për ju sepse do ju shkaktonte dy plagë. Përveç kësaj, edhe nëse ndëhyrja shkon mirë duhet të pritet një vit pas kirurgjisë së shtimit të kockës për të vendosur implantet. Nëse përdoren implantet pterigoid pacientët nuk kanë nevojë për një shtim kockor artificial.
Një nga proçedurat për shtim kockor është Ngritja e Sinuseve Maksilarë. Kjo lloj ndërhyrje mund të zgjasë me muaj, për sa i përket procesit të implantimit, sepse pacienti duhet t’i nënshtrohet ngritjes së sinusit dhe të presë që zona të shërohet përpara vendosjes së implantit. Procedura e ngritjes së sinusit mund të sjell komplikacione të tilla si:, sinuzit kronik ose akut, fistula, infeksion, etj. Nëse përdoren implantet pterigoid nuk ka nevojë të bëhet shtim kocke në sinuset maksilare dhe pacientët mund të kënaqen me buzëqeshjen e tyre të re në një periudhë më të shkurtër kohore.
Implantet e shkurtra kanë përqindje shumë më të ulët të suksesit në nofullën e sipërme për shkak se kocka ka cilësi më të ulët.
Implantet zigomatike janë një mundësi tjetër për të arritur rehabilitimin implantar në nofullën e sipërme në mungesë të kockës, por ato e vendosin pacientin në rrezik më të lartë për sa i përket komplikimeve dhe zakonisht kanë nevojë për anestezi të përgjithshme për t’u vendosur.
“All on 4” është teknika e zevëndësimit të dhëmbëve duke vendosur 4 implante dentare në pjesën e përparme të nofullës tuaj. Duke qenë se dhëmbët shtrihen deri në pjesën e pasme të nofullës atehere do krijohet një forcë “levë” e cila do mbingarkojë implantet e vendosura në zonën e përparme. Vendosja e implanteve pterigoid në fund të nofullës ul mbingarkesën e implanteve të përparmë.
Shtimet e kockës dhe ngritjet e sinuseve do të zgjasin kohën e trajtimit për të paktën 1 vit nëse gjithçka shkon në mënyrë të përsosur.
Në ditët e sotme, kërkesat e pacientit janë shumë të larta dhe është shumë e rëndësishme që pas kirurgjisë ata të kenë dhëmbë provizorë. Nëse pacienti i nënshtrohet proçeseve të shtimit artificial të kockës ose ngritjes së sinuseve atëherë nuk është e mundur të ketë dhëmbë provizorë fiks dhe ndonjëherë pacienti nuk mund të përdorë as një protezë të lëvizshme.
Implantet dentare imitojnë pamjen e dhëmbëve natyralë dhe njëkohësisht mund të pastrohen në të njëjtën mënyrë. Procedura e larjes së dhëmbëve dhe pastrimit me fill dentar do të sigurojë mishra të shëndetshëm dhe jetëgjatësi të implanteve.
Ju duhet ta dini se implantet pterigoid kanë një shkallë suksesi prej më shumë se 95 përqind, njësoj si implantet tradicionale.
Ju mund të jeni kandidat për Implantet Pterigoid nëse paraqisni humbje të kockës në nofullën e sipërme, pasi keni humbur disa ose të gjithë dhëmbët dhe nëse keni përdorur një protezë të lëvizsshme për një kohë të gjatë. Por humbja e kockës mund të ketë ndodhur edhe për shkak të disa faktorëve të zakonshëm si mosha, apo edhe semundjeve të tilla si metabolizmi i kockave.
Ju mund të keni nevojë për implant pterigoid nëse:
Duhet të keni parasysh disa hapa specifikë pas vendosjes së implanteve pterigoid për rehabilitimin e nofullës atrofike. Kirurgu juaj do t’ju përshkruajë disa medikamente, të cilat përfshijnë antibiotikë dhe qetësues dhimbjesh pas procedurës së ndërhyrjes.
Për më tepër, kirurgu juaj do t’ju rekomandojë një lloj solucioni antiseptik që duhet ta përdorni për pastrimin e gojës dhe dhëmbëve. Kirurgu juaj do të heqë qepjet e implanteve pas një jave dhe gjithashtu do të kryejë disa vlerësime për të kontrolluar gjendjen e rikuperimit tuaj.
Pas kësaj, do të keni një rutinë në vijim të cilën duhet ta ndiqni. Dentisti do t’ju këshillojë të konsumoni ushqime të buta, javën e parë pas operacionit, si dhe të pini shumë lëngje.
City Dental Clinic ka një përvojë të gjërë në fushën e Implantologjisë. Ne jemi një nga klinikat dentare më të mira në Shqipëri, kur bëhet fjalë për vendosjen e implanteve dentare si dhe implanteve zigomatike apo pterigoide. Falë të gjitha këtyre, ne mund t’i përgjigjemi çdo pacienti dhe rasti dhe t’i ofrojmë cilësinë e jetës që meritojnë si dhe në të njëjtën kohë t’i ndihmojmë ata të arrijnë buzëqeshjen që kërkojnë.
Klinika jonë mund t’ju sigurojë nëse implantet pterigoid janë zgjidhja më e përshtatshme për ju. Tani mund të caktoni një konsultë ose takim me kirurgët e City Dental Clinic dhe ne do t’ju informojmë për çdo hap që duhet të ndiqni në lidhje me këtë procedurë dentare. Ju mund të përfitoni një buzëqeshje të re dhe tërheqëse e cila do të joshë çdo person që do t’ju shikojë. Tani, implanti pterigoid mund të sjell dobi në implantet dentare edhe nëse vuani nga humbja e rëndë e masës kockore.